Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

E rëndë në Gramsh/ Shkoi për të prerë dru, gjendet i mbytur në lumë (EMRI)

By: V K

Ditën e djeshme, një 70-vjeçar në Gramsh i cili kishte shkuar për të prerë dru, është gjetur i mbytur Sejdin Hysa nga fshati Kodovjat, u gjend i mbytur afër lumit në fshatin Bersnik.

I ndjeri kishte shkuar për dru, por humbi kontaktet me familjarët që dje pasdite.

Familjarët njoftuan policinë dhe nisën kërkimet.

Në kërkime u përfshinë edhe forcat zjarrfikëse në Gramsh, të cilat bënë të mundur gjetjen sot në mëngjesit të trupit të pajetë të të moshuarit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, pasi gjatë ditës së djeshme nuk ka pasur shira në Gramsh.

Policia po heton nga erdhi uji me rrëmbim që i mori jetën 70-vjeçarit.

The post E rëndë në Gramsh/ Shkoi për të prerë dru, gjendet i mbytur në lumë (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Misteri në Gramsh – Shkoi për të prerë dru, gjendet i mbytur në lumë/ EMRI

By: Ela

Një 70-vjeçar, i cili kishte shkuar ditën e djeshme për të prerë dru, është gjetur i mbytur në Gramsh. Sejdin Hysa nga fshati Kodovjat u gjend i mbytur afër lumit në fshatin Bersnik. I ndjeri kishte shkuar për dru, por humbi kontaktet me familjarët që dje pasdite. Familjarët njoftuan policinë dhe nisën kërkimet. Në kërkime […]

The post Misteri në Gramsh – Shkoi për të prerë dru, gjendet i mbytur në lumë/ EMRI appeared first on BoldNews.al.

Ervin Salianji flet nga Gramshi: Thellësisht mirënjohës, të nisim bashkëpunim të fortë e të sinqertë

By: V K

Partia Demokratike ka “ndezur” motorët e fushatës për zgjedhjet e vitit 2025. Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për Elbasanin, Ervin Salianji, ka qenë në Gramsh, ku ka vizituar qytetarët në këtë zonë.

Salianji shprehet se është thellësisht mirënjohës për mikpritjen e qytetarëve në këtë zonë. Ai thotë se është koha që të nisë një bashkëpunim i fortë dhe i sinqertë.

“Gramsh Thellësisht mirënjohës për mirëpritjen dhe besimin për të nisur një bashkëpunim të fortë dhe të sinqertë”.

The post Ervin Salianji flet nga Gramshi: Thellësisht mirënjohës, të nisim bashkëpunim të fortë e të sinqertë appeared first on Albeu.com.

Stuhi në Gramsh, breshëri sa një kokërr arre

By: M C

Gramshi është përfshirë këtë mbrëmje nga stuhi shiu dhe breshëri.

Breshëri i fuqishëm ra në qytet, sikurse duket edhe nga pamjet që Top Channel sjell, ndërkohë që ende nuk dihen dëmet që ka shkaktuar në bujqësi.

Breshëri që ka rënë edhe pak javë më parë në Elbasan dhe Gramsh, shkaktoi dëme të shumta te pemët dhe kulturat bujqësore.

The post Stuhi në Gramsh, breshëri sa një kokërr arre appeared first on Albeu.com.

❌