Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Pas Von der Leyen, Borrell do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën

By: Ela

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të zhvillojë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork. Kjo u njoftua sot nga Komisioni Evropian, sipas të cilit takimi do të mbahet në kuadër të aktiviteteve të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sesioni do të ketë një […]

The post Pas Von der Leyen, Borrell do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën appeared first on BoldNews.al.

Borrell drekë pune në Nju Jork me liderët e Ballkanit Perëndimor

By: lindita

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të zhvillojë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork. Lajmi u njoftua nga Komisioni Evropian, sipas të cilit takimi do të mbahet në kuadër të aktiviteteve të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Sesioni do të ketë një delegacion të lartë nga BE-ja, përfshirë Borrell dhe presidenten e Komisionit…

Source

Pas Von der Leyen, Borrell do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën

By: V K

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, do të zhvillojë një drekë pune me liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën në Nju Jork.

Kjo u njoftua sot nga Komisioni Evropian, sipas të cilit takimi do të mbahet në kuadër të aktiviteteve të sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sesioni do të ketë një delegacion të lartë nga BE-ja, përfshirë Borrell dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Prioriteti i BE-së do të jetë adresimi i konflikteve dhe krizave në nivel global”, theksohet në njoftim.

Në një takim të veçantë, presidentja von der Leyen, u takua të enjten në Bruksel me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të diskutuar mbi zgjerimin dhe një plan për rritje ekonomike për rajonin.

Pas takimit, Von der Leyen, shprehu se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë një vend në Bashkimin Evropian.

“Sot pritëm liderët e gjashtë partnerëve nga Ballkani Perëndimor. Të gjitha këto vende e kanë vendin në Evropë, dhe për këtë jemi duke punuar. Po ashtu, po i afrojmë ekonomitë dhe tregjet e tyre me të tona përmes Planit tonë të Rritjes prej 6 miliardë eurosh për rajonin”, shkroi ajo.

The post Pas Von der Leyen, Borrell do të takojë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën appeared first on Albeu.com.

Qeveria thotë se BE-ja i ka të gjitha arsyet për heqjen e masave ndaj Kosovës

Që prej tre muajsh kur përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave për Kosovën vendet anëtare të BE-së nuk kanë arritur në një vendim për heqjen ose jo të këtyre masave.

Bashkimi Evropian nuk bëri të ditur nëse kanë përfunduar diskutimet e vendeve anëtare për heqjen ose jo të masave, por Qeveria e Kosovës tha se çdo vonesë në këtë drejtim vetëm se e thellon padrejtësinë ndaj vendit tonë.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu tha për RTV21 se Kosova ka përmbushur të gjitha kushtet për heqjen e masave, derisa Serbia mbetet e pandëshkuar për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

“Sipas çdo parametri, deeskalimi në katër komunat në veri të vendit tashmë ka ndodhur. Kushtet për deeskalim janë përmbushur, të konstatuara dhe nga vetë raporti i z. Borrell, derisa edhe në terren situata është e qetë. Në anën tjetër, po bëhen një vjet nga sulmi terrorist dhe paramilitar në Banjskë, për të cilin pavarërisht raporteve dhe dëshmive të ofruara nga institucionet e vendit dhe tash aktakuzës së ngritur nga prokuroria speciale, BE-ja nuk e ka sanksionuar Beogradin zyrtar. Bashkimi Evropian i ka të gjitha arsyet për të larguar masat e vëna. Kryeministri Kurti dje gjatë drekës së ftuar nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të largojë masat restriktive mbi Kosovën. Çdo vonesë vetëm se e thellon padrejtësinë”, tha Kryeziu.

Masat ndëshkuese BE-ja ia vendosi Kosovës në qershor të vitit të kaluar pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.

The post Qeveria thotë se BE-ja i ka të gjitha arsyet për heqjen e masave ndaj Kosovës appeared first on Telegrafi.

Një BE parimore dhe e fuqishme

Sa herë që evropianët kthehen nga pushimet e tyre verore, thirrjet për një rishikim strukturor të Bashkimit Evropian janë praktikisht të pashmangshme. Ky vit nuk do të jetë ndryshe, megjithëse shtysa për ndryshim mund të jetë më e fuqishme se kurrë. BE-ja po përballet me sfida të shumta të frikshme – madje edhe ekzistenciale. Lufta […]

The post Një BE parimore dhe e fuqishme appeared first on Reporter.al.

❌