Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarri shkrumboi banesën në Pukë, familja në qiell të hapur, apelon për ndihmë

By: user 11

Një zjarr ra pasditen e sotme në një banesë të fshatit Mesul të Pukës, duke bërë që gjithçka të shkrumbohej në pak minuta. Kryefamiljari ndodhej në spital i shtruar në QSUT në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa familja e tij kishin qenë duke ngrënë drekë kur kanë parë flakët në tavanin e banesës.

“Ishim duke ngrënë bukë dhe kemi parë zjarrin në tavan që kishte rënë, nuk e dimë nga erdhi. I kam marrë mamin, nënë dajën dhe i kam nxjerrë jashtë. Na janë djegur televizori, dushi, raftet, kolltuqet, frigoriferi, lavatriçja”, tha Geraldo Keci, djali i familjes.

Mungesa e rrugës automobilistike ka bërë të pamundur mbërritjen e zjarrfikëses, e për pasojë shtëpia u dogj e gjitha. Pas ngjarjes, përfaqësues të bashkisë së Pukës shkuan te shtëpia e djegur dhe ndër të tjera apeluan për ndihmë ndaj familjes.

“Dëmet janë të konsiderueshme. E gjithë banesa është jashtë funksionit pasi është e dëmtuar totalisht nga zjarri me të gjitha orenditë dhe pajisjet brenda. Fatmirësisht nuk kemi dëme në njerëz dhe kjo është fat, për pjesën tjetër na duhet i gjithë angazhimi i strukturave vendore, i shtetit, drejtorive përkatëse për t’i ardhur në ndihmë kësaj familje. Po ashtu i apeloj biznesit pukjan dhe kush ka mundësi ta ndihmojë në mënyrë që kjo familje ta kalojë sa më shpejt këtë situatë“, u shpreh Ferit Ringaj, nënkryetar i Bashkisë së Pukës.

The post Zjarri shkrumboi banesën në Pukë, familja në qiell të hapur, apelon për ndihmë appeared first on Lapsi.al.

“Ishim duke ngrënë drekë kur…”- Zjarri shkrumboi totalisht banesën në Pukë, familja në qiell të hapur! Apeli: Kush ka mundësi të ndihmojë!

Një zjarr ra në banesën e Ardian Kecit në fshatin Mesul të Pukës, duke bërë që gjithçka të shkrumbohej në pak minuta. Kryefamiljari ndodhej në spital i shtruar në QSUT në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa familja e tij kishin qenë duke ngrënë drekë kur kanë parë flakët në tavanin e banesës. “Ishim duke

Përfshihet nga flakët një banesë në Pukë, identifikohet i lënduari (EMRI)

By: Oldi

Është përfshirë nga zjarri një banesë në fshatin Mesul të Pukës. Sipas informacioneve, si pasojë e flakëve një person ka mbetur i lënduar. I plagosuri është identifikuar si Ardian Keci.

The post Përfshihet nga flakët një banesë në Pukë, identifikohet i lënduari (EMRI) appeared first on BoldNews.al.

Merr flakë banesa në Pukë, detajet e para

By: lia rda

Një banesë në fshatin Mesul të Pukës është përfshirë nga flakët. Dyshimet e para janë se shkak është bërë një shkëndijë elektrike.

Ndërkohë, mësohet se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Mesul, në banesën e shtetasit ka rënë zjarr dhe për pasojë  banesa është djegur plotësisht.

Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit./abcnews.al

Zjarr në një banesë në Pukë, raportohet për dëme materiale

By: P. Gj.

Një banesë në fshatin Mesul të Pukës, është përfshirë nga flakët.

Nja zjarri mësohet se një asnjë persona nuk ka mbetur i lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zjarrfikësja dhe policia ndodhen në vendngjarje. Po punohet për shuarjen e flakëve dhe për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Në fshatin Mesul, në banesën e shtetasit ka rënë zjarr dhe për pasojë  banesa është djegur plotësisht.

Nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të rënies së zjarrit

The post Zjarr në një banesë në Pukë, raportohet për dëme materiale appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌