Shpallet përbërja e qeverisë së re franceze: Jean-Noel Barot, kreu i diplomacisë
Pas dy javësh është bërë e ditur sonte përbërja e qeverisë së re të kryeministrit Michel Barnier, në të cilën kreu i ri i diplomacisë franceze do të jetë ish-ministri për Evropën, Jean-Noel Barot.
Ekipi i Barnier prej 39 personash është shumë i ri dhe përfshin disa figura të shquara politike, shkruan Figaro.
Sébastien Lecornu qëndroi në postin e ministrit të Mbrojtjes, ndërsa ministri i ri i Brendshëm është Bruno Retajo.
Ministër i Ekonomisë, Financave dhe Industrisë u emërua Antoine Armand dhe Ministre e Arsimit Anne Genet, gjithashtu makroniste, ndërsa Ministre e Kulturës do të jetë Rashida Dati.
Sipas Figaro, nuk është për t’u habitur që ministrat e rinj vijnë nga partitë e djathta apo nga radhët e makronistëve.
Maude Brejon, e cila prej katër vitesh mbron në televizion aksionin e pushtetit ekzekutiv, është emëruar si zëdhënëse e qeverisë, ndaj fytyra e saj është relativisht e njohur për publikun e gjerë.
The post Shpallet përbërja e qeverisë së re franceze: Jean-Noel Barot, kreu i diplomacisë appeared first on Euronews Albania.