Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 21 September 2024Main stream

Shpallet përbërja e qeverisë së re franceze: Jean-Noel Barot, kreu i diplomacisë 

21 September 2024 at 21:36

Pas dy javësh është bërë e ditur sonte përbërja e qeverisë së re të kryeministrit Michel Barnier, në të cilën kreu i ri i diplomacisë franceze do të jetë ish-ministri për Evropën, Jean-Noel Barot.

Ekipi i Barnier prej 39 personash është shumë i ri dhe përfshin disa figura të shquara politike, shkruan Figaro.

Sébastien Lecornu qëndroi në postin e ministrit të Mbrojtjes, ndërsa ministri i ri i Brendshëm është Bruno Retajo.

Ministër i Ekonomisë, Financave dhe Industrisë u emërua Antoine Armand dhe Ministre e Arsimit Anne Genet, gjithashtu makroniste, ndërsa Ministre e Kulturës do të jetë Rashida Dati.

Sipas Figaro, nuk është për t’u habitur që ministrat e rinj vijnë nga partitë e djathta apo nga radhët e makronistëve.

Maude Brejon, e cila prej katër vitesh mbron në televizion aksionin e pushtetit ekzekutiv, është emëruar si zëdhënëse e qeverisë, ndaj fytyra e saj është relativisht e njohur për publikun e gjerë.

 

The post Shpallet përbërja e qeverisë së re franceze: Jean-Noel Barot, kreu i diplomacisë  appeared first on Euronews Albania.

Before yesterdayMain stream

Franca në prag të formimit të qeverisë së re

By: lia rda
19 September 2024 at 22:37

Pas disa muajve pasiguri politike pas zgjedhjeve të parakohshme, duket se Franca është shumë afër ta ketë Qeverinë e re, pasi kryeministri Michel Barnier pritet ta paraqesë kabinetin e tij para presidentit Emmanuel Macron.

Macroni e emëroi Barnierin kryeministër të vendit para dy javëve.

Barnier, ish-kryenegociator i BE-së për Brexit-in, ka hasur në vështirësi për ta formuar Qeverinë e re, për shkak të dallimeve të mëdha mes partive politike.

Zgjedhjet e parakohshme të thirrura nga Macroni në korrik nuk dhanë fitues të qartë, i cili do të mundë ta formonte Qeverinë e re vetë, duke e lënë Francën në duart e një qeverie të përkohshme.

Tani i takon Macronit ta miratojë kabinetin e Barnierit.

BFM TV raportoi se Barnier e ka propozuar konservatorin Bruno Retailleu për ministër të Brendshëm, ndërsa Jean-Noel Barrot për ministër të Jashtëm.

Sebastien Lecornu do ta mbajë postin e ministrit të Mbrojtjes, sipas BFM TV, derisa ligjvënësi 33-vjeçar, Antoine Armand do ta marrë një post të lartë, të paspecifikuar, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Barnier ka shërbyer si ministër i Mjedisit, i Bujqësisë dhe i Punëve të Jashtme, ka qenë edhe ish-kryenegociatori i Bashkimit Evropian gjatë Brexit-it.

Ai ka qenë nën trysni për ta formuar Qeverinë e re pasi deri më 1 tetor është afati kur Qeveria duhet të paraqesë një draft-buxhet për vitin 2025./rel

Franca pranë formimit të Qeverisë së re

By: rom ario
19 September 2024 at 21:39

Pas disa muajve pasiguri politike pas zgjedhjeve të parakohshme, duket se Franca është shumë afër ta ketë Qeverinë e re, pasi kryeministri Michel Barnier pritet ta paraqesë kabinetin e tij para presidentit Emmanuel Macron.

Macroni e emëroi Barnierin kryeministër të vendit para dy javëve.

Barnier, ish-kryenegociator i BE-së për Brexit-in, ka hasur në vështirësi për ta formuar Qeverinë e re, për shkak të dallimeve të mëdha mes partive politike.

Zgjedhjet e parakohshme të thirrura nga Macroni në korrik nuk dhanë fitues të qartë, i cili do të mundë ta formonte Qeverinë e re vetë, duke e lënë Francën në duart e një qeverie të përkohshme.

Tani i takon Macronit ta miratojë kabinetin e Barnierit.

BFM TV raportoi se Barnier e ka propozuar konservatorin Bruno Retailleu për ministër të Brendshëm, ndërsa Jean-Noel Barrot për ministër të Jashtëm.

Sebastien Lecornu do ta mbajë postin e ministrit të Mbrojtjes, sipas BFM TV, derisa ligjvënësi 33-vjeçar, Antoine Armand do ta marrë një post të lartë, të paspecifikuar, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, shkruan REL.

Barnier ka shërbyer si ministër i Mjedisit, i Bujqësisë dhe i Punëve të Jashtme, ka qenë edhe ish-kryenegociatori i Bashkimit Evropian gjatë Brexit-it.

Ai ka qenë nën trysni për ta formuar Qeverinë e re pasi deri më 1 tetor është afati kur Qeveria duhet të paraqesë një draft-buxhet për vitin 2025.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Franca pranë formimit të Qeverisë së re appeared first on Euronews Albania.

AKIP kundërshton nismën e qeverisë për importin e mbetjeve

17 September 2024 at 14:50

Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve, AKIP, organizoi të hënën një takim me aktivistë dhe qytetarë për të kundërshtuar projekligjin e ri të qeverisë “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, ku parashikohet lejimi i importit të lëndëve djegëse alternative në favor të industrisë së prodhimit të çimentos dhe importimin e mbetjeve për industritë prodhuese dhe ricikluese. […]

The post AKIP kundërshton nismën e qeverisë për importin e mbetjeve appeared first on Reporter.al.

Nga projektet te zgjedhjet e 2025, zbardhen detajet e fundit nga mbledhja e Qeverisë në Dajt

By: V K
1 September 2024 at 11:18

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, po zhvillon në Dajt mbledhjen informale të qeverisë. Mësohet se kryeministri do të ketë 8 orë diskutime.

Ai tha se në mbledhje pritet që të flitet për projektet e PS, ndryshimet sa i përket drejtuesve të qarqeve dhe për zgjedhjet e 2025.

Këtë takim, kryeministri Rama pritet ta zhvillojë në zyrat qeveritare në Dajt. Pritet të marrë pjesë kabineti i kryeministrit dhe drejtues të institucioneve të varësisë.

Gjithashtu, pritet të marrin pjesë edhe krerët e grupeve të Komisioneve Parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë apo kreu i Grupit Parlamentar të PS-së si dhe kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali.

Pritet një mbledhje e gjatë, do të nisë në 10:00 deri në orën 18:00, ku do ketë grupe diskutimi sa i përket ekonomisë, sa i takon projekteve të PS, planit të saj strategjik.

Duket një takim që vjen tetë muaj përpara zgjedhjeve parlamentare 2025, ku PS ka nisur përgatitjet e saj.

Një çështje me interes lidhet me drejtuesit politikë dhe ndryshimet e mundshme që mund të ndodhin sa iu përket drejtuesve të PS në 12 qarqet e vendit. PS pritet të diskutojë edhe nëse planet e tyre janë realizuar deri tani apo jo.

The post Nga projektet te zgjedhjet e 2025, zbardhen detajet e fundit nga mbledhja e Qeverisë në Dajt appeared first on Albeu.com.

❌
❌