Eksportet e Eurozonës në krizë/ BQE: Do vazhdojnë goditjen nga kosto e energjisë dhe produktiviteti i ulët
Eksportuesit e Eurozonës do të vazhdojnë të përballen me një situatë të vështirë dhe konkurrence te vazhdueshme edhe në vitet e ardhshme për shkak të kostove të larta të energjisë dhe rritjes së dobët të produktivitetit të punës.
Shqetësimi është ngritur nga Bankea Qendrore Europiane në një studim të bërë së fundmi, sipas të cilës eksportet e eurozonës kanë humbur një pjesë të mirë të tregut global pasi kostot e shtuara kanë bërë që shumë sektorë të zhyten në recesion të thellë.
âSfidat e konkurrencĂ«n mund tĂ« vazhdojnĂ« mĂ« tej pasi kostot e energjisĂ« me shumĂ« gjasa do tĂ« mbeten tĂ« larta dhe eurozona Ă«shtĂ« ende e ndjeshme ndaj ndryshimeve tĂ« tregut global pĂ«r shkak tĂ« varĂ«sisĂ« sĂ« saj tĂ« vazhdueshme nga importet e energjisĂ«â, thuhet nĂ« raportin e BankĂ«s Europiane.
Krizat e fundit që nga pandemia e deri te pushtimi i Ukrainës nga Rusia kanë goditur tregtinë e jashtme të eurozonës dhe situata nënvizon Banka Qendrore Europiane mund të bëhet edhe më e vështirë edhe për shkak të tensioneve gjeopolitike.
Rritja e produktiviteti në ekonomitë e eurozonës është shumë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe hendeku midis dy blloqeve është zgjeruar ndjeshëm në vitet e fundit. Kjo ka ndodhur kryesisht prej pandemisë fillimisht me skemat e bizneseve për të mbajtur në punë fuqinë punëtore mes vështirësive e më pas prej agresionit rus, që solli shtrenjtim të fortë të çmimit të energjisë duke rritur kostot për kompanitë.
Nga tremujori i katërt i vitit 2019 dhe deri në tremujorin e dytë të këtij viti, produktiviteti në eurozonë u rrit me vetëm 0.9%, ndërsa në Amerikë ky tregues ishte shumë më i lartë duke arritur në 6.7%./abcnews.al