Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dyshohet se ushtronte dhunë ndaj gruas së tij, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë

By: rom ario

Një 46-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë, pasi dyshohet se ushtronte dhunë në mënyrë të vazhdueshme ndaj gruas së tij.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Po ashtu bëhet me dije se në pranga gjatë orëve të fundit ranë edhe 4 persona të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Arrestohen 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin S. D., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin H. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. A., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– M. K., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Dyshohet se ushtronte dhunë ndaj gruas së tij, arrestohet 46-vjeçari në Tiranë appeared first on Euronews Albania.

Dhuna ndaj grave, KiE: Shqipëria përparim, por ka ende çështje që duhen trajtuar me urgjencë

Shqipëria vlerësohet të ketë përparime në legjislacionin e saj kundër dhunës në familje dhe ndaj grave, por ende ka çështje të cilat kërkojnë të zgjidhen me urgjencë. Në këtë përfundim ka arritur raporti i ri i publikuar nga GREVIO (Grupi i Ekspertëve për Masat kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje), i cili është
❌