Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 September 2024Main stream

Skandali me diplomat false/ Universiteti u lincensua për një çantë Luis Vuitton

By: user 4
16 September 2024 at 20:03

Dy italianë, administratorë të Universitetit Wisdom në Tiranë kanë përfunduar në pranga gjatë një operacioni të Guardia di Finanza në Itali, si arkitektë të një skeme mashtrimi me diplomat false. Nga përgjimet rezulton se zyrtarë shqiptarë të akreditimit të universiteteve janë korruptuar, siç raportojnë mediat italiane, një prej tyre ka marrë një çantë Luis Vuitton, me vlerë rreth 1200 euro.

Në krye të skemës janë një çift të sapomartuarish, Savino Cianci dhe gruaja e tij Lucia Catalano, të dy administratorë të universitetit, që duke përfituar nga lidhjet në Shqipëri dhe në Itali, vendosen në krye të institucionit me premtimin se do ta shndërrojnë atë në qendër të mësimdhënies për studentët e ekselencës në të gjithë Ballkanin.

Mediat italiane raportojnë se të dy i dhuruan një çantë Louis Vuitton me vlerë 1200 euro presidentes së Këshillit të Akreditimit të Ascal (Agjencia për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë), organ qeveritar, e emëruar drejtpërdrejt nga kryeministri Rama për aktivizimin dhe përfundimin e procedurës së akreditimit të Wisdom University.

Në rrjetet sociale Nino Cianci ka postuar foto nga jeta e tij e bukur në vendin tonë, me udhëtime, takime të rëndësishme me profesorë, zyrtarë dhe projekte universitare. Në qershor, Nino kurorëzoi martesën në një dasmë luksoze me Lucia Catalanon, ndërsa sot janë arrestuar dhe është kryer transferimi i tyre në një burg në Itali.

Të dy përfunduan pas hekurave në përfundim të operacionit të Guardia di Finanza kundër diplomave false.

Në qeli përfunduan edhe bashkëpuntorë të tyre, të gjithë italianë Maria Saveria Modaffari, Giada Fortunata Modaffari, Maria Ornella Attisano, Leonardo Catalano, Marco Lombardi, Antonio Caporale dhe Maria M’Daraa. Përveç tyre, janë rreth tridhjetë të dyshuar si bashkëpuntorë në procedurat e pajisjes me diplomë kryesisht të studentëve italianë.

Në Shqipëri, përveç Universitetit Wisdom, çifti i italianëve ka edhe disa biznese të tjera, ndërsa në Itali Cianci dhe gruaja e tij janë aksionerë dhe drejtues të CS Consulting Group srl me seli në Foggia.

Të arrestuarit e tjerë janë pjesë e rrjetit për prodhimin e diplomave dhe specializimin apo trajnime të ndryshme, që në thelb, shërbejnë për të mashtruar studentët.

Mediat italiane kanë zbardhur pjesë nga dosja e prokurorisë, sipas së cilës Cianci kishte menaxhuar dhe organizuar “veprimtarinë kriminale dhe selinë e organizatës në qytetet Trani dhe Foggia”. Po sipas hetimeve ai “ka kryer menaxhimin e të ardhurave të paligjshme duke planifikuar dhe zbatuar ngritjen e zyrave kombëtare dhe të huaja, përfshirë ato virtuale, të kompanive që përfitojnë nga fitimet e paligjshme (Shqipëri)”.

Dokumentet e prokurorisë italiane dëshmojnë se universiteti Wisdom printonte diplomat false, përkundrejt pagesave që varionin nga 6 mijë deri në 20 mijë euro, në varësi të degës së specializimit.

Megjithatë, titujt ishin të rremë. Disa prej vërtetimeve ishin edhe të falsifikuara si të Universitetit La Sapienza i Romës.

Në një rast një viktimë ka paguar transferta bankare deri në 9 mijë euro për specializim. Dokumentet publike, qartësisht të falsifikuara, në disa raste kishin të dhëna të palexueshme.

19.500 euro është shuma e paguar nga një tjetër student, viktimë e skemës për të marrë titullin master në shkencat e edukimit.

9 mijë euro për diplomën trevjeçare në “Kriminologji”, e dhënë sipas akuzës nga një universiteti në fjalë.

Kostoja për një diplomë hotelerie arrinte deri në 6 mijë euro.

Një episod tjetër i raportuar në dokumentat e hetuesve ka të bëjë me një Maserati krejt të ri, që ishte blerë për të “pastruar” paratë e fituara nga çifti i administratorëve. Deri më tani, organet e prokurorisë shqiptare nuk kanë bërë asnjë lëvizje, ndërsa mbetet për t’u parë nëse operacioni i policisë italiane do të shtrihet deri në Shqipëri./Lapsi.al

The post Skandali me diplomat false/ Universiteti u lincensua për një çantë Luis Vuitton appeared first on Lapsi.al.

Diplomat false/ Arrestohet pronari i universitetit në Shqipëri

By: user 4
16 September 2024 at 18:43

Pas një hetimi të gjatë të Guarda Di Finanza në Itali, janë vënë në pranga 9 persona, mes të cilëve edhe pronari i Wisdom University, Savino Cianci, siç rezulton në dokumentet e qendrës kombëtare të regjistrimit të biznesi në Shqipëri.

Ata akuzohen për një skemë mashtrimi me dhënien e diplomave fiktive, teksa sipas mediave italiane hetimet nisën pas një denoncimi të bërë nga një qytetar.

Konkretisht në pranga kanë rënë Maria Saveria Modaffari, 38 vjeçe, Fortunata Giada Modaffari, 33 vjeçe, Maria Attisano, 57 vjeçe, Lucia Catalano, 44 vjeçe, Savino Cianci, 60 vjeç, Leonardo Catalano, 42 vjeç, Marco Lombardi, 52 vjeç, Antonio Caporale, 33 vjeç dhe Maria ‘Mdaraa, 36 vjeçe.

Ndërkohë në një reagim për mediat, avokatja e përbashkët e tyre ka deklaruar se: Tashmë kemi shpjeguar qëndrimin tonë për shumicën e akuzave para organeve të tjera gjyqësore. Këto ditë që na ndajnë nga marrja në pyetje do të mbledhim të gjithë dokumentacionin që kemi për të sqaruar aspektet e mbetura të historisë. Kemi besim të madh te organi gjyqësor procedues.

Referuar mediave italiane, thuhet se ata merrnin afërsisht rreth 8 mijë euro për çdo diplomë apo vërtetim fals që u jepej “studentëve”. Sipas dosjes hetimore, mediat italiane shkruajnë se ka pasur edhe raste kur u janë dhënë në këmbim një çantë e një firmë të njohur, me vlerë 1200 euro.

The post Diplomat false/ Arrestohet pronari i universitetit në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Kërcënimet e Vuçiç, seminaret e vasalit të Beogradit dhe akuza kundër liderit të opozitës

14 September 2024 at 19:02

Nga Agim Nesho Gjithmonë Ballkani ka qenë fushë beteja ku përplasen interesat e fuqive të mëdha. Dhe jo vetëm për ndarjet dhe tensionet etnike, që siç e ka shprehur Churchill “ka shumë histori për tu përtypur”, por për atë që diplomati i madh Kissinger e ka shprehur qartë që “janë fuqitë e mëdha që provokojnë […]

The post Kërcënimet e Vuçiç, seminaret e vasalit të Beogradit dhe akuza kundër liderit të opozitës appeared first on BoldNews.al.

“Më jep bagëtitë ose të vrava”- Arrestohet i riu, kërcënoi me kallashnikov bariun

By: fra nc
14 September 2024 at 09:09

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia e Malësisë së Madhe, pasi nën kërcënimin e armës së zjarrit, tentoi t’i vidhte bagëtitië e imta një shtetasi në  kullotën  e fshatit Nikç.

Uniformat blu kanë sekuestruar një armë zjarri automatik, një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës, thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, pas njoftimit se një shtetas  nën kërcënimin e armës po tentonte t’i vidhte një shtetasi  bagëtitë që i kishte për kullotë në mal në fshatin Nikç, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë kanë identifikuar, kapur dhe arrestuar shtetasin G. B., 27 vjeç, banues në fshatin Vukël.

Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e  provës materiale dhe armën e zjarrit kallashnikov që dyshohet se ky shtetas kishte qëlluar në ajër duke kërcënuar shtetasin V. N për t’i marrë bagëtitët e imta. Gjithashtu janë sekuestruar dhe një krehër me municion luftarak dhe një mjet prerës (thikë) dhe një gëzhojë”, thuhet në njoftimin e policisë.

The post “Më jep bagëtitë ose të vrava”- Arrestohet i riu, kërcënoi me kallashnikov bariun appeared first on Euronews Albania.

VIDEO/ Përballja e Marklen Hakës me drejtorin e policisë së Tiranës, çfarë i tha Tonin Vocajt?

By: V K
7 September 2024 at 08:44

Marklen Haka i rreshtuar si një nga eksponentët kryesorë të botës së krimit në vendin është arrestuar ditën e sotme në Nikël të Krujës, pas një operacioni katërditor.

Haka, këmbë zbathur u shoqërua në drejtorinë e Policisë së Tiranës, pas arrestimit nga aksioni blic, ku 33-vjeçari tentoi t’i ikte efektivëve.

Teksa futej në ambientet e komisariatit i rrethuar nga RENEA, Haka është përballur me kreun e policisë së kryeqytetit, Tonin Vocaj, që po dilte nga ndërtesa.

Në video, ai duket se është duke i thënë diçka Vocajt, por nuk kuptohet se çfarë i ka komunikuar. Vocaj ka tundur kokën dhe më pas ka takuar efektivë të tjerë.

The post VIDEO/ Përballja e Marklen Hakës me drejtorin e policisë së Tiranës, çfarë i tha Tonin Vocajt? appeared first on Albeu.com.

Momenti i arrestimit, Beleri: Policët nuk më kanë kontrolluar, i pyesja për arsyen e ndalimit dhe më përgjigjeshin nuk e dimë

By: M C
2 September 2024 at 21:36

Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës dhe eurodeputeti Fredi Beleri ka treguar mbrëmjen e sotme momentin e arrestimit mbrëmjen e 12 majit të vitit të kaluar. Beleri tha për “Çim Peka Live” se në momentin e arrestimit, punonjësit nuk i kanë bërë asnjë kontroll fizik.

Sipas tij i kanë vënë menjëherë prangat dhe më pas janë nisur për në komisariatin e Vlorës. Ai tha se vazhdimisht i ka pyetur për arsyen e arrestimit, ndërsa policët i janë përgjigjur se nuk e dinin.

Fredi Beleri: Në momentin e arrestimit kisha 300 mijë lekë me vete, të cilat ia kam dhënë avokatit pas tre ditësh. Nuk me kanë kontrolluar. I pyesja pse jam arrestuar dhe më përgjigjeshin se nuk e dinin për çfarë vetëm për një incident. Dhe telefonin e kam dhënë të nesërmen në orën 9:00. Ishin policë me uniformë ata që më arrestuan.

The post Momenti i arrestimit, Beleri: Policët nuk më kanë kontrolluar, i pyesja për arsyen e ndalimit dhe më përgjigjeshin nuk e dimë appeared first on Albeu.com.

Arrestimi i Elvis Kosovës/ Policia jep detajet: Në pranga edhe turku që deklaroi të vjedhur makinën 200 mijë euroshe

By: V K
28 August 2024 at 09:32

Policia ka dhënë detaje në lidhje me operacionin ku u arrestua Elvis Kosova, lidhur me skemën e mashtrimit për përvetësimin e një automjeti luksoz me vlerë 200 mijë euro.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, dhe goditjen e veprimtarive kriminale në çdo formë të shfaqjes së tyre.

Finalizohet operacioni policor i koduar “R 8”.

Bëri kallëzim të rremë, për qëllime përfitimi, për vjedhjen e një automjeti tip “Audi” të cilin e kishte marrë me qira në Gjermani, arrestohet autori i dyshuar.
Arrestohet gjithashtu 38-vjeçari që mori automjetin dhe shpallet në kërkim pronari i banesës ku u gjet i parkuar automjeti.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe në çdo formë të shfaqjes së tyre, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “R 8”.

Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit Y. E., 39 vjeç, banues në Gjermani, dhe E. K., 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu po punohet për kapjen e shtetasit J. H., 20 vjeç, banues në Prush.

Shtetasi Y. E., ka marrë me qira një automjet tip “Audi”, në Gjermani, të cilin e ka sjellë në Shqipëri dhe më pas ka bërë kallëzim të rremë se ja kanë vjedhur në afërsit të një hoteli në Tiranë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, ja ka dhënë automjetin shtetasit E. K., dhe ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e tij, për qëllime përfitimi.

Gjatë kontrollit në oborrin e një banese në fshatin Prush, u gjet i parkuar automjeti tip “Audi”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.

Vijon puna për kapjen e shtetasit J. H., i cili kishte fshehur automjetin në oborrin e banesës së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

The post Arrestimi i Elvis Kosovës/ Policia jep detajet: Në pranga edhe turku që deklaroi të vjedhur makinën 200 mijë euroshe appeared first on Albeu.com.

❌
❌