❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Izraeli vret komandantin e Hezbollahut në Liban

By: Re Nato

Një sulm ajror izraelit në Bejrut ka vrarë komandantin e Hezbollahut, Ibrahim Qubaisi. Kështu u shprehën për Reuters dy burime të sigurisë në Liban.

Sulmi vjen vetëm pak ditë pasi Hezbollahu tha se një komandant tjetër, Ibrahim Aqil, ishte vrarë në periferi të kryeqytetit.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatĂ« terroriste nga Shtetet e Bashkuara – kanĂ« kĂ«mbyer zjarr ndĂ«rkufitar pothuajse çdo ditĂ« qĂ« kur nisi lufta nĂ« GazĂ« mĂ« 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al

Kërcënimet nga Hezbollahu, pjesë e jetës së përditshme për banorët izraelitë

By: Re Nato

Sulmet e Hezbollahut me raketa në veri të Izraelit kanë shtuar frikën e banorëve të qyteteve izraelite përgjatë kufirit me Libanin. Një pjesë e tyre thonë se sirenat dhe sulmet me raketa janë bërë pjesë e jetës së përditshme. Banorët e qytetit veriperëndimor të Naharijas shpresojnë që lufta e Izraelit me Libanin do të përfundojë së shpejti dhe do të jetë një përmirësim të jetës atje.

Njerëzit që jetojnë ose punojnë në Naharija, në veriperëndim të Izraelit, thanë të martën se përshkallëzimi i sulmeve me raketa nga Hezbollahu me bazë në Liban ka rritur frikën dhe stresin, por shumë prej tyre theksojnë se kjo nuk është një gjë e re për banorët e këtij rajoni.

Për 22-vjeçaren Albina Chemodakov, e cila punon në një dyqan në Naharija, sirenat dhe kërcënimet për sulmet me raketa janë bërë pjesë e jetës së përditshme.

“PavarĂ«sisht sulmeve me raketa pĂ«r gati njĂ« vit, ne shkojmĂ« nĂ« punĂ« dhe jeta ende vazhdon. ËshtĂ« e frikshme tĂ« jetohet kĂ«shtu, por kjo Ă«shtĂ« jeta nĂ« Izrael”, thotĂ« ajo.

Uri Hayo, një 76-vjeçar në pension thotë se izraelitët janë mësuar me luftërat rajonale, që ndodhin çdo disa vjet.

“ÇfarĂ« mund tĂ« them? Jemi mĂ«suar me kĂ«to situata. Çdo 5, 10 apo 15 vite sĂ«rish fillon njĂ« luftĂ«. Lufta kundĂ«r terroristĂ«ve dhe guerileve Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ«â€, thotĂ« ai.

Por 53-vjeçari Yehuda Kidron e sheh situatën nga një pikëpamje më pozitive, duke thënë se banorët duhet të kujdesen për veten e tyre duke ndjekur këshillat e Komandës së Frontit të Brendshëm të Izraelit.

“Besoj se lufta do tĂ« pĂ«rfundojĂ« brenda njĂ« muaji. Besoj se kjo luftĂ« do zgjasĂ« edhe tre javĂ« tĂ« tjera, sepse lufta e fundit me Libanin nĂ« vitin 2006 zgjati vetĂ«m 28 ditĂ«. Kjo besoj se do tĂ« mbarojĂ« pas tre javĂ«sh dhe gjithçka do tĂ« jetĂ« mĂ« mirĂ«, ne do tĂ« mund tĂ« jetojmĂ« mĂ« mirĂ« kĂ«tu”, thotĂ« ai.

Pas gati një vit lufte kundër Hamasit në Rripin e Gazës në kufirin e tij jugor, Izraeli tani po përqëndrohet në kufirin e tij verior, ku Hezbollahu ka hedhur raketa në drejtim Izraelit për të shprehur solidaritetin me Hamasin. Hezbollahu dhe Hamasi, që janë shpallur organizata terroriste nga Shtetet e Bashkuara, mbështeten nga Irani.

Qeveria e Izraelit pĂ«rballet me presionin publik pĂ«r tĂ« siguruar kufirin verior dhe pĂ«r t’i kthyer nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sigurt banorĂ«t e atyre zonave nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre, njĂ« pĂ«rparĂ«si kryesore e luftĂ«s.

Forcat izraelite goditën objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor dhe grupi i mbështetur nga Irani sulmoi objektet ushtarake në Izraelin verior të martën, duke rritur frikën për një konflikt në shkallë të gjerë, një ditë pasi sulmet izraelit në Liban shkaktuan numrin më të madh të viktimave brenda një dite në disa dekada./VOA

Koalicion Berisha-Meta? Kreu i PL takon Nokën, Meta: Dalim edhe vetëm në zgjedhje

By: Re Nato

Partia Demokratike veë primareve brenda saj, për të përcaktuar kë do të mbaj në listë të hapur, e kë në listë të sigurt, ka nisur diskutimet dhe për aleancat për garën e 2025.

I pari mes të gjithë aleatëve, i pari që i shkoi në zyrë numrit 2 të PD-së, Flamur Noka, ishte Ilir Meta, të hënën.

Mes tyre ende nuk ka vendim, nëse do të dalin bashkë apo secili do të garojë me logon e kandidatët e vet.

Meta nuk pati një kërkesë për aleatin e tij apo propozim, por i ka kërkuar Nokës, që PD-ja të marrë vendimet e saj, për të thelluar më pas bisedimet dhe modalitet. Këtë e pohoi në edhe vetë Meta, në një konferencë për mediat.

“Ne respektojmĂ« cdo vendim tĂ« PD, dhe opozitĂ«s, ne marrim vendimet tona, nĂ« favor tĂ« maksimalizimit tĂ« votĂ«s.”

Megjithatë, deri sa secila parti të bëj llogaritë e saj elektorale, Meta siguroi se bashkëpunimi mes tyre do të vijojë të jetë i ngushtë, në drejtim të aksionit opozitar.

“Jemi takuar, do tĂ« vazhdojmĂ« bashkĂ«punimin nĂ« tĂ« gjithë .”

Deri më tani e qartë është që Ilir Meta do të jetë në listën e Tiranës, me apo pa aleancë, megjithëtse sic shprehet, do të preferonte që në fletën e votimit të 2025-ëë, në krye të kishte logon e PL-së.

“PL nĂ« çdo rast do tĂ« preferonte, nĂ« radhĂ« tĂ« parĂ« fitoren e opozitĂ«s, pastaj do tĂ« preferonte nĂ« cdo rast tĂ« dilte me logon e saj 
”

Ilir Meta nuk nguroi të ndihmojë Sali Berishën, në momentin që ai kishte më shumë nevojë, duke ia dhënë logon e tij, PL-në, si strehë për të gjithë kandidatët që pati në garën e majit të 2023.

Por dy liderët e opozitës janë në një realitet të ri, krahasuar me zgjehdhjet lokale, kur Sali Berisha zotëron logon e PD-së dhe Ilir Meta ndoshta do të kërkoj të testojnë logon e tij, shënderrimin e LSI-së, në PL-së, pasi la zyrën e Presidencës, korrik të 2022.

“Ilir Meta do tĂ« udhĂ«heqĂ« PL dhe listĂ«n e saj”

Pentagoni dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme mes rritjes së frikës së zgjerimit të luftës

By: Re Nato

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë një numër të vogël trupash shtesë në Lindjen e Mesme pas një intensifikimit të luftimeve mes Izraelit dhe militantëve të Hezbollahut në Liban, tha të hënën zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Pat Ryder.

Zoti Ryder nuk dha hollësi të tjera mbi numrin e forcave apo rolin e tyre në Lindjen e Mesme.

Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan i tha Zërit të Amerikës se mund të bëhet fjalë për dhjetëra trupa dhe detyra e tyre kryesore do të jetë përgatitja për një evakuiim të mundshëm të qytetarëve amerikanë, nëse do të shpërthente një luftë më e madhe rajonale.

Një zyrtar tjetër amerikan theksoi se situata nuk ka arritur ende në pikën kur një evakuuim me ndihmën e ushtrisë i shtetasve amerikanë nga rajoni është i nevojshëm.

Nëse nevojitet një evakuiim i qytetarëve amerikanë, mund të përdoret një kontigjent i marinsave amerikanë, që tashmë ndodhet atje dhe mund të realizojë këtë detyrë, i tha Zërit të Amerikës një tjetër zyrtar. Të gjithë folën në kushte anonimiteti.

Zoti Ryder, nĂ« pĂ«rgjigje tĂ« njĂ« pyetjeje tĂ« ZĂ«rit tĂ« AmerikĂ«s tĂ« hĂ«nĂ«n, u tha gazetarĂ«ve se Pentagoni Ă«shtĂ« njĂ« “organizatĂ« planifikuese” qĂ« Ă«shtĂ« e pĂ«rgatitur pĂ«r njĂ« “njĂ« numĂ«r tĂ« madh tĂ« rastĂ«sive”, nĂ«se kĂ«rkohet ndihma e ushtrisĂ« amerikane.

“Ne kemi prani mĂ« tĂ« madhe nĂ« rajon sot se sa mĂ« 14 prill, kur Irani kreu sulmin e tij me dron dhe raketa kundĂ«r Izraelit”, tha ai.

Njoftimi pason sulmet izraelite ndaj pozicioneve të Hezbollahut brenda Libanit, në të cilat u vranë qindra njerëz. Departamenti i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët amerikanë që të largohen nga Libani për shkak të rritjes së rrezikut të një lufte rajonale./VOA

Uzuni, në formacionin e javës/ Lojtari, ndër më të mirët në nivelin e dytë në Spanjë

By: Re Nato

Nuk është ende si dy vjet më parë, por mund të përsëritet.

Myrto Uzuni ka nisur shkëlqimin në ligën e dytë të Spanjës dhe po merr vlerësimet e duhura.

Sulmuesi shqiptar u përzgjodh në formacionin e javës 6-të të këtij kampionati, pasi realizoi gol në barazimin 2-2 që Granada arriti në fushën e saj ndaj Malagës.

Ylli kuqezi ishte në fushë për 90 minuta, realizoi për avantazhin e dytë, 2-1, ndonëse ekipi i tij nuk e mbajti dot fitoren.

Uzuni mori vlerësimin, i cili nuk ishte më i larti I javës, por që gjithsesi ia siguroi një vend mes njëmbëdhjetë lojtarëve më të mirë.

Ky ishte goli I dytë radhazi për beratasin, sepse ai shënoi edhe në javën e 5-të, në një tjetër barazim 2-2 të Granadës, këtë herë në fushën e Elçes.

Shpresohet që sulmuesi shqiptar të rigjejë formën që pati dy sezone më parë, kur u shpall Këpuca e Artë e Ligës së Dytë, duke shënuar 23 gola për Granadën, e duke iu afruar rekordit historik.

Uzuni ishte shumĂ« I mirĂ« edhe edicionin e kaluar nĂ« La Liga, pra nĂ« elitĂ«n e futbollit spanjoll, duke shĂ«nuar 11 gola, njĂ« nivel aspak pĂ«r t’u hedhur poshtĂ«./abcnews.al

Barcelona, Berisha në listë/ Portieri sugjerohet si alternativë tek kampionët spanjollë

By: Re Nato

Natyrisht që shanset i ka tepër të vogla.

Etrit Berisha sot nuk po zgjidhet për të qenë titullar në portën e kombëtares shqiptare, dhe është e qartë për moshën 35-vjeçare, por gjithsesi nuk është gjë e vogël që të këshillohet si alternativë e Barcelonës.

Klubi katalanas kĂ«rkon zĂ«vendĂ«sues pas dĂ«mtimit tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« portierit titullar, Ter Shtegen, dhe sugjerimin pĂ«r gardianin nga Prishtina e bĂ«n jo mĂ« pak se e pĂ«rditshmja kryesore sportive nĂ« KatalonjĂ«, “El Mundo Deportivo”.

Berisha është në listën e saj me 10 portierë, ku përfshihen Kejlor Navas, Pavlenka, Karius, Vaclik apo Kubek.

Për momentin ish-kapiteni kuqezi është pa skuadër.

Dikur, tek Barcelona u përfshi Rej Manaj, që luajti me ekipin B sezonin 2020-2021, dhe u bashkua me Mesin me shokë në verën e 2021-it në fazë përgatitore.

NdĂ«rkaq, dy portierĂ« tĂ« njohur kanĂ« shprehur gatishmĂ«rinĂ« pĂ«r tĂ« veshur fanelĂ«n “blaugrana”.

Këta janë Kejlor Navas, që mbetet aktiv, dhe Klaudio Bravo, që për momentin I ka dhënë fund karrierës.

Navas, që ka qenë portier i Realit të Madridit, ka luajtur kohët e fundit tek Paris SG, dhe tek Notingem Foresti.

Ai është 37 vjeç, për momentin pa ekip, ndonëse mbron portën e kombëtares së Kosta Rikës, dhe nëpërmjet agjentit Zhorge Mendes, thotë se është I hapur për të ndihmuar Barcelonën.

Klaudio Bravo është 41 vjeç dhe gjithashtu ka deklaruar se mund të jetë në krah të katalanasve, ku luajti për dy sezone, ndërsa muajin e kaluar njoftoi tëtheqjen nga futbolli./abcnews.al

Muçi “shkon” nĂ« tribunĂ«/ Sulmuesi shqiptar lihet jashtĂ« skuadrĂ«s nga trajneri i Beshiktash

By: Re Nato

Kohët kur shënonte dhe ngrinte në këmbë gjithë stadiumin janë harruar. Karriera e Ernest Muçit ka marrë një tjetër rrjedhë me nisjen e sezonit të ri me Beshiktash në Turqi dhe kombëtaren e Shqipërisë.

Talenti kuqezi u transferua nga Legia Varshavës te klubi I Stambollit për 10 milion euro. Një shifër e rëndësishme, por që 23 vjeçari u duk se do ta justifikonte shpejt. Në fakt, impakti i tij ishte i rëndësishëm me 4 gola në 17 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës.

Por gjërat kanë ndryshuar në këtë edicion.

Me uljen në pankinën e Beshiktash të Xhovani Van Bronkhorst, Muçi kuptoi menjëherë se do të ishte zgjedhje e dytë. Minuta me pikatore për sulmuesin, që gjithsesi goditjen e parë të rëndë e mori nga Silvinjo. Tekniku I kombëtares kuqezi e la jashtë listës për dy ndeshjet e shtatorit, të parat në Ligën e Kombeve.

Por nuk mjaftoi kjo. Ernest Muçi humbi vendin në skuadër edhe te Besiktash, pasi u detyrua të ndjekë nga tribuna ndeshjen e fundit në kampionat, që ekipi I tij e fitoi 2-1 kundër Ejupspor.

Van Bronkhorst e shpjegoi këtë si zgjedhje të detyruar teknike, pasi ka në dispozicion 14 lojtarë të huaj dhe rregullorja e kampionatit turk lejon vetëm 12 të tillë në protokollin e ndeshjeve.

Por tekniku holandez la të kuptohet se edhe forma e futbollistit shqiptar nuk është e mirë.

NjĂ« situatĂ« e vĂ«shtirĂ« kjo pĂ«r Muçin, qĂ« tani duhet tĂ« presĂ« janarin pĂ«r tĂ« gjetur njĂ« tjetĂ«r skuadĂ«r, qĂ« do t’i lejonte tĂ« kthente edhe njĂ« herĂ« karrierĂ«n nĂ« shinat e duhura.

Sigurimi i mjeteve, sipas historikut të dëmeve/ AMF: Rregullorja e re hyn në fuqi në 1 janar të vitit të ardhshëm

By: Re Nato

Nëse jeni shofer i kujdesshëm dhe pa shkelje gjatë drejtimit pagesa për sigurimin e automjetit do të jetë më  e ulët.Ndërkohë që drejtuesit e mjeteve që kanë një historik dëmesh të shkaktuara nga aksidentet do të paguajnë më shumë sigurim për makinën.

Autoriteti i MbikĂ«qyrjes Financiare ka miratuar rregulloren “pĂ«r pĂ«rcaktimin e faktorĂ«ve tĂ« riskut qĂ« pĂ«rfshihen nĂ« pĂ«rllogaritjen e primit pĂ«r produktet e sigurimit tĂ« detyrueshĂ«m nĂ« sektorin e transportit” e cila hyn nĂ« fuqi nĂ« 1 janar tĂ« vitit  2025.

Sipas rregullores  do të jetë Shoqëria e sigurimit që do të përllogarit primin e sigurimit bazuar në faktorët e riskut, si: Historiku i dëmeve, përfshirë edhe rastet kur shkaktari i aksidentit nuk është i shënuar në policën e sigurimit  fuqia motorike, mosha e të siguruarit si dhe eksperienca në drejtimin e mjetit motorik.

Në hartimin e tabelave të primit të rrezikut si dhe në përcaktimin e primit të sigurimit, shoqëria e sigurimit bazohet në bazën teknike të të dhënave për një periudhë që përfshin të paktën 5 vitet e fundit. Baza teknike e të dhënave duhet të përfshijë edhe të dhënat për dëmet e regjistruara për llogari të fondit të kompensimit për periudhën që merret në shqyrtim.

Shoqëria e sigurimit ka detyrimin të njoftojë Autoritetin e Mbikqyrjes për aplikimin e tarifave të reja të primit, depoziton bazën teknike të të dhënave, faktorët e riskut dhe vlerësimet e përdorura për llogaritjen e primeve të sigurimit./abcnews.al

Dhunoi babanë, pranga 43-vjeçarit në Lushnje. Një tjetër në pranga për thyerje të arrestit shtëpiak

By: Re Nato

Një 43-vjeçar është arrestuar në Lushnje, pasi ushtroi dhunë ndaj babait të tij.

Babai i 43-vjeçarit, u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Ndërkaq, një tjetër person është vënë në pranga nga Policia e Lushnjes.

NjĂ« 35-vjeçar u arrestua, pasi ka thyer masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« shtĂ«pi”. Gjithashtu, gjatĂ« shoqĂ«rimit ai ka kundĂ«rshtuar punonjĂ«sit e PolicisĂ«./abcnews.al

Bizhuteri të kontrabanduara në argjendari, procedohet penalisht 43-vjeçari në Fier

By: Re Nato

Një 43-vjeçar është proceduar penalisht në Fier.

Në argjendarinë e 43-vjeçarit, u gjetën dhe u sekuestruan nga policia, bizhuteri të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara.

“Sektori pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Fier referoi materialet nĂ« Prokurori ku nisi procedimi penal pĂ«r shtetasin D. H., 43 vjeç, banues nĂ« Fier, pasi nĂ« argjendarinĂ« e tij janĂ« gjetur dhe sekuestruar bizhuteri tĂ« dyshuara tĂ« kontrabanduara”, thuhet nĂ« njoftimin e PolicisĂ« sĂ« Fierit./abcnews.al

Shiste kanabis, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë. Procedohen penalisht dy të tjerë

By: Re Nato

NjĂ« 26-vjeçar Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« TiranĂ« dhe dy tĂ« tjerĂ« janĂ« proceduar penalisht nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Trisha”.

I riu u arrestua pĂ«r veprĂ«n penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve”.

ShĂ«rbimet e PolicisĂ« kanĂ« lokalizuar nĂ« rrugĂ«n “Petro Nini Luarasi”, dy shtetas, tĂ« cilĂ«ve gjatĂ« kontrollit fizik iu kanĂ« gjetur doza tĂ« lĂ«ndĂ«s sĂ« dyshuar narkotike kanabis, tĂ« cilat u sekuestruan nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale.

Dyshohet se lëndën narkotike, ata ia kanë blerë 26-vjeçarit. Të dy shtetasit u proceduan penalisht./abcnews.al

Drejtësi shqiptare në grupet e Europa League/ Juxhin Xhaja do të gjykojë ndeshjen Alkmaar-Elfsborg

By: Re Nato

Arbitri shqiptar, Juxhin Xhaja do të vendosë drejtësi në ndeshjen e Europa League mes AZ Alkmaar dhe Elfsborg.

Dy ndihmësit e Juxhin Xhajës dhe arbitri i katërt do të jenë sërish shqiptarë. Arbër Pema dhe Rejdi Avdo janë asistentë në këtë takim, ndërsa Albert Doda është përzgjedhur arbitër i katërt.

Ndeshja AZ Alkmaar – Elfsbord do tĂ« luhet tĂ« mĂ«rkurĂ«n mĂ« 25 shtator nĂ« stadiumin “AFAS Stadion”, nĂ« orĂ«n 18:45.

“Juxhin Xhaja, asistentĂ«t ArbĂ«r Pema e Rejdi Avdo, si dhe Alber Doda si arbitĂ«r i katĂ«rt do tĂ« vendosin drejtĂ«si nĂ« ndeshjen AZ Alkmaar-Elfsborg, nĂ« grupet e UEFA Europa League”, thuhet nĂ« njoftimin e FederatĂ«s Shqiptare tĂ« Futbollit./abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

Nga pastrues në hotele e bare, tashmë deputet në Gjermani/ Balidemaj: Fillimi ka qenë shumë i vështirë

By: Re Nato

Delija Balidemaj është një shqiptar nga Plava e Gucia, i cili tashmë ka arritur sukses në politikën gjermane, pasi është deputet në parlamentin e Mynihut.

NĂ« emisionin “ABC e MĂ«ngjesit”, Balidemaj u shpreh se fillimi nĂ« Gjermani ka qenĂ« shumĂ« i vĂ«shtirĂ«. Balidemaj tha se fillimisht ka punuar pastrues nĂ« hotele dhe bare.

Balidemaj deklaroi se u anëtarësua në Partinë e Gjelbër, pasi sipas tij, kjo forcë politike në atë kohë, mbronte të drejtat e emigrantëve.

“UnĂ« kam ardhur drejt e nĂ« Mynih, jetoj kĂ«tu prej atĂ«herĂ«. KanĂ« qenĂ« shumĂ« tĂ« vĂ«shtira, nuk njihnim gjuhĂ«n, edhe kulturĂ«n nuk e njihnim. Halli na solli nĂ« njĂ« moment tĂ« tillĂ«. Ishte me tĂ« vĂ«rtetĂ« shumĂ« e vĂ«shtirĂ«. Jetonim nĂ« njĂ« shtĂ«pi me kushte shumĂ« tĂ« rĂ«nda. UnĂ« dhe zonja ime punonim nĂ« njĂ« hotel, pastronim. PunĂ«n e lamĂ«, u kthyem nĂ« dhomĂ«n tonĂ«. Kam hyrĂ« nĂ« PartinĂ« e GjelbĂ«r, tregon momentin tim emocional dhe shkakun pse unĂ« nĂ« atĂ« kohĂ« u futa nĂ« politikĂ«. NĂ« atĂ« kohĂ« ishte partia qĂ« nĂ« sytĂ« e mi, mbronte tĂ« drejtat e tĂ« huajve dhe luftonte pĂ«r ato. Ndaj edhe e bĂ«ra zgjedhjen e tillĂ«â€, theksoi ai./abcnews.al

Scholz: Gjermania nuk do t’i japĂ« leje UkrainĂ«s pĂ«r armĂ«t me rreze tĂ« gjatĂ«

By: Re Nato

Kancelari i GjermanisĂ«, Olaf Scholz, ka ngulur kĂ«mbĂ« se vendi i tij nuk do t’i heqĂ« kufizimet ndaj UkrainĂ«s nĂ« lidhje me pĂ«rdorimin e armĂ«ve gjermane me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi kundĂ«r RusisĂ«, pavarĂ«sisht lutjeve tĂ« Kievit.

Qeveria i ka marrĂ« “disa vendime” nĂ« lidhje me mbĂ«shtetjen ushtarake pĂ«r UkrainĂ«n, tĂ« cilat “janĂ« shumĂ« tĂ« qarta pĂ«r mua”, tha Scholz tĂ« hĂ«nĂ«n mbrĂ«ma nĂ« Nju Jork, ku do tĂ« takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Scholz theksoi se në mesin e atyre vendimeve janë edhe kufizimet që ia ndalojnë Ukrainës të hedhë raketa gjermane thellë brenda territorit të Rusisë.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« nĂ« pĂ«rputhje me qĂ«ndrimin tim personal
 Ne nuk do ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« dhe kemi arsye tĂ« mirĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«â€, shtoi Scholz, i cili ndodhet nĂ« Shtetet e Bashkuara pĂ«r tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« AsamblenĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara.

Ushtria izraelite deklarohet e gatshme për pushtimin tokësor të Libanit

By: Re Nato

IDF ka mbajtur një konferencë shtypi televizive në momentet e fundit, në të cilën një zëdhënës përsëriti pretendimet se forcat izraelite janë të përgatitura për një pushtim tokësor të Libanit nëse është e nevojshme.

KundĂ«radmirali Daniel Hagari pĂ«rsĂ«riti se Izraeli “nuk po kĂ«rkon luftĂ«â€, por tha se do tĂ« bĂ«jĂ« “çfarĂ«do qĂ« Ă«shtĂ« e nevojshme” pĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« nĂ« kufirin verior tĂ« vendit, shkruan Sky News.

I pyetur nĂ«se kjo vlen edhe pĂ«r njĂ« luftĂ« me Libanin, ai tha: “A Ă«shtĂ« ushtria e pĂ«rgatitur? Po. Ushtria Ă«shtĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« plotĂ« dhe ne do tĂ« bĂ«jmĂ« gjithçka qĂ« Ă«shtĂ« e nevojshme pĂ«r tĂ« rikthyer nĂ« shtĂ«pi tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t tanĂ« nĂ« kufirin verior tĂ« sigurt”.

Mbi 41 mijë palestinezë të vrarë në Gaza që nga 7 tetori

By: Re Nato

Të paktën 41,455 njerëz janë vrarë dhe 95,878 janë plagosur në sulmet ushtarake izraelite në Gaza që nga 7 tetori.

Kështu u shpreh Ministria e Shëndetësisë në Gaza, përmes një deklarate, shkruan Al Jazeera.

Në 24 orët e fundit, nga sulmet e Izraelit janë vrarë 24 persona, teksa 60 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lufta Izrael-Hamas filloi kur luftëtarët e drejtuar nga Hamasi vranë rreth 1.200 persona, kryesisht civilë, në një sulm më 7 tetor në jug të Izraelit.

Ata rrëmbyen rreth 250 persona të tjerë dhe ende mbajnë rreth 100 pengje./abcnews.al

Eksportet e Eurozonës në krizë/ BQE: Do vazhdojnë goditjen nga kosto e energjisë dhe produktiviteti i ulët

By: Re Nato

Eksportuesit e Eurozonës do të vazhdojnë të përballen me një situatë të vështirë dhe konkurrence te vazhdueshme edhe në vitet e ardhshme për shkak të kostove të larta të energjisë dhe rritjes së dobët të produktivitetit të punës.

Shqetësimi është ngritur nga Bankea Qendrore Europiane në një studim të bërë së fundmi, sipas të cilës eksportet e eurozonës kanë humbur një pjesë të mirë të tregut global pasi kostot e shtuara kanë bërë që shumë sektorë të zhyten në recesion të thellë.

“Sfidat e konkurrencĂ«n mund tĂ« vazhdojnĂ« mĂ« tej pasi kostot e energjisĂ« me shumĂ« gjasa do tĂ« mbeten tĂ« larta dhe eurozona Ă«shtĂ« ende e ndjeshme ndaj ndryshimeve tĂ« tregut global pĂ«r shkak tĂ« varĂ«sisĂ« sĂ« saj tĂ« vazhdueshme nga importet e energjisĂ«â€, thuhet nĂ« raportin e BankĂ«s Europiane.

Krizat e fundit që nga pandemia e deri te pushtimi i Ukrainës nga Rusia kanë goditur tregtinë e jashtme të eurozonës dhe situata nënvizon Banka Qendrore Europiane mund të bëhet edhe më e vështirë edhe për shkak të tensioneve gjeopolitike.

Rritja e produktiviteti në ekonomitë e eurozonës është shumë pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe hendeku midis dy blloqeve është zgjeruar ndjeshëm në vitet e fundit. Kjo ka ndodhur kryesisht prej pandemisë fillimisht me skemat e bizneseve për të mbajtur në punë fuqinë punëtore mes vështirësive e më pas prej agresionit rus, që solli shtrenjtim të fortë të çmimit të energjisë duke rritur kostot për kompanitë.

Nga tremujori i katërt i vitit 2019 dhe deri në tremujorin e dytë të këtij viti, produktiviteti në eurozonë u rrit me vetëm 0.9%, ndërsa në Amerikë ky tregues ishte shumë më i lartë duke arritur në 6.7%./abcnews.al

Mbi 100 mijë turistë në Përmet/ Në qytetin e luleve rreth 30 përqind më shumë turistë se vjet

By: Re Nato

Përmeti i Vjosës, luleve e njerëzve të ngrohtë ka pritur e përcjellë turistë nga anë e kënd botës këtë vit.

Sipas të dhënave qytetin e vogël në jug të vendit deri në fund të muajt gusht e kanë vizituar mbi 100 mijë vizitorë.

Këta të fundit nuk mungojnë as në vjeshtë.

Në Përmet ashtu siç vendasit thonë përveç detit mund të gjesh çdo gjë tjetër nga ujrat tremalë të Bënjes, lugina e Vjosës dhe objektet e kultit që në këtë qytet janë të shumta e të veçantë.

Përveç natyrës vizitorët i tërheqin edhe çmimet që mbeten të ulëta.

Në krahasim me vitin e shkuar rezulton se në Përmet numri i turistëve ka qënë afro 30 përqind më i lartë./abcnews.al

❌