❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Krijimi i shtetit bektashi/ Berisha akuzon Ramën se po luan kartën e armiqësive fetare

By: user 8

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka reaguar në lidhej me idenë e kryeministrit Edi Rama, për krijimin e një shteti bektashi në vend.

Ai u shpreh se kjo nuk mund të ndodhë sepse vendi ynë është një shtet laik dhe se një ide e tillë vjen nga ata që janë armiq të shqiptarëve.

“TeqetĂ« ishin mĂ«sonjĂ«tore dhe mburoja tĂ« luftĂ«tarĂ«ve tĂ« lirisĂ«.

Shqipëria është shtet laik, këtë e duan vetëm armiqtë e Shqipërisë.

Rama u bë kësaj here ashtu siç është, nuk kam dyshuar kurrë se është armik i shqiptarëve.

Kjo Ă«shtĂ« njĂ« thikĂ« e tmerrshme. Synoi tĂ« luajĂ« kartĂ«n e fundit tĂ« ndasive dhe armiqĂ«sive fetare”, tha ai.

Lexo më tej: Ideja për shtetin bektashi/ Komuniteti Mysliman: Nisma, e rrezikshme! 

The post Krijimi i shtetit bektashi/ Berisha akuzon Ramën se po luan kartën e armiqësive fetare appeared first on Lapsi.al.

Habit avokati Mëngjesi: Thotë se ka rregulluar raportet me porositësin e sulmit ndaj tij

By: user 8

Avokati Sokol Mëngjesi i cili u dhunua barbarisht në datë 29 maj të këtij viti, përmes një deklarate noteriale vë në dijeni Gjykatën e Tiranës se ka rregulluar marrëdhëniet me Dritan Nanon, personin e dyshuar se ka porositur aktin.

Përmes mbrojtësit ligjor, Mëngjesi, një deklaratë të tillë e depozitoi në seancën e kësaj të mërkure, teksa Nano kërkonte ndryshimin e masës së sigurisë. Trupa e gjykimit nuk e mori parasysh kërkesën, duke lënë në fuqi masën e sigurisë vendosur ndaj Nanos.

Sokol Mëngjesi u dhunua nga tre persona mëngjesin e 29 majit, mbasi la fëmijën në kopësht, në zonën e ish bllokut. Personat që morën pjesë në këtë konflikt ishin Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku. Ky i fundit nuk mori pjesë në dhunë, por ndihmoi njërin prej autorëve ta largonte nga vendi ngjarjes.

Nga informacionet, mësohet se Sokol Mëngjesi është rikuperuar dhe ka nisur aktivitetin e punës. Shumë shpejt pritet që të marrë pjesë edhe në seancat gjyqsore, për të mbrojtur klientët që ai përfaqëson.

The post Habit avokati Mëngjesi: Thotë se ka rregulluar raportet me porositësin e sulmit ndaj tij appeared first on Lapsi.al.

SĂ« bashku me vĂ«llezĂ«rit vrĂ nē 33-vjeçarin, arrestohet pas njĂ« viti i riu

By: user 8

Autori i një vrasje të ndodhur një vit më parë në një lokal në fshatin Hot i Ri në Shkodër është vënë në pranga nga policia.

Blutë bëjnë me dije se 21-vjeçari Luçian Mehilli, i arrestuar sot, akuzohet se në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, të arrestuar më herët, kanë vrarë 33-vjeçarin Valter Fjerza.

PĂ«r tĂ«, Gjykata e ShkodrĂ«s ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve”, kryer nĂ« bashkĂ«punim.

“NĂ« vijim tĂ« punĂ«s pĂ«r ndalimin e shtetasve tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim, nĂ« lidhje me vrasjen e shtetasit V. F., kryer pas njĂ« konflikti tĂ« çastit, nĂ« afĂ«rsi tĂ« njĂ« lokali nĂ« fshatin Hot i Ri, mĂ« datĂ« mĂ« 21.09.2023, Sektori pĂ«r Krimet e RĂ«nda dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan, kapĂ«n dhe vunĂ« nĂ« pranga shtetasin L. M., 21 vjeç, banues nĂ« ShkodĂ«r.  NĂ« lidhje me kĂ«tĂ« rast, Policia ka vĂ«nĂ« nĂ« pranga dhe shtetasin E. D., pĂ«r veprat penale “PĂ«rkrahja e autorit tĂ« krimit”, “MoskallĂ«zimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikĂ«ve”, si dhe po punon pĂ«r kapjen e shtetasit A. M., tĂ« kĂ«rkuar pĂ«r tĂ« njĂ«jtat vepra penale.  Deri tani, pĂ«r kĂ«tĂ« rast, Policia ka vĂ«nĂ« nĂ« pranga 4 shtetas dhe vijon punĂ«n pĂ«r ndalimin e shtetasit tĂ« fundit tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim”, sqarojnĂ« autoritetet.

Pas ngjarjes, nga kontrollet në lokalin në afërsi të vendit ku u krye vrasja, policia po ashtu gjeti dhe sekuestroi një sasi kanabisi në trajtë boçe, që dyshohet se posedohej nga 5 shtetasit.

The post SĂ« bashku me vĂ«llezĂ«rit vrĂ nē 33-vjeçarin, arrestohet pas njĂ« viti i riu appeared first on Lapsi.al.

Venezuela lëshon urdhër arresti për presidentin e Argjentinës

By: user 8

Prokurori i Përgjithshëm i Venezuelës, Tarek William Schaab, ka bërë të ditur se Caracas ka lëshuar një urdhër ndërkombëtar për arrestimin e presidentit të Argjentinës, Javier Milei.

Kjo masĂ« lidhet me “vjedhjen e njĂ« avioni qĂ« i pĂ«rkiste linjĂ«s ajrore venezueliane EMTRASUR, njĂ« lĂ«vizje qĂ« çoi nĂ« humbjen e aseteve tĂ« rĂ«ndĂ«sishme venezueliane”.

Përveç Javier Milei, urdhra të ngjashëm u lëshuan kundër sekretares së zyrës presidenciale, Carina Millay, dhe ministres së sigurisë së Argjentinës, Patricia Bullrich.

Sipas Prokurorit të Përgjithshëm të Venezuelës, urdhër-arresti ndërkombëtar i është dërguar Interpolit një ditë më parë.

“Ata vodhĂ«n avionin, duke shkatĂ«rruar pronĂ«n kombĂ«tare tĂ« VenezuelĂ«s”, tha Schaab nĂ« njĂ« intervistĂ« me gazetarĂ«t venezuelas.

Boeing 747-300M ishte në Aeroportin Ndërkombëtar të Buenos Aires që nga qershori 2022, kur u devijua në Argjentinë për furnizim me karburant për shkak të motit të keq.

Autoritetet argjentinase kanë zbuluar se ky avion është blerë në Iran. Më vonë u bë e ditur se avioni ishte shkatërruar në SHBA. Prokurori pohoi më tej se kombi i Venezuelës është ende i rrethuar nga forcat e huaja dhe për këtë arsye ata po përdorin presidentin e Argjentinës.

The post Venezuela lëshon urdhër arresti për presidentin e Argjentinës appeared first on Lapsi.al.

Shqiptari kapet në Spanjë me mijëra bimë kànàbÏsi

By: user 8

Garda Civile ka kryer operacionin “Gruri”, duke goditur njĂ« rast tĂ« kultivimit tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike, operacioni u krye nĂ« njĂ« shtĂ«pi nĂ« JumillĂ«, SpanjĂ« .

Mediat e huaja raportojnë së gjatë operacionit u sekuestruan 2500 bimë kanabis, katër kilogramë sytha marihuanë, materiale kultivimi dhe një armë gjahu me ajër të kompresuar me municion.

Në pranga ka rënë një 29 vjeç i cili rezulton shqiptar, mbi të rëndojnë akuzat e kultivimit dhe prodhimit të drogës.

Operacioni filloi pas zbulimit të ekzistencës së mundshme të një sere nëntokësore në një zonë rurale, konfirmuar nga Njësia e Dronëve të Gardës Civile.

MĂ« tej u mor njĂ« urdhĂ«r qĂ« lejonte zbulimin e bimĂ«ve nĂ« faza tĂ« ndryshme tĂ« rritjes. Operacioni ‘Gruri’ Ă«shtĂ« i dyti i çmontuar nĂ« njĂ« shtĂ«pi nĂ« JumillĂ« gjatĂ« muajve tĂ« fundit.

Në qershor, një tjetër hetim i përbashkët i Gardës Civile dhe Policisë Vendore rezultoi me sekuestrimin e një kilogrami sytha dhe arrestimin e dy burrave për akuza të ngjashme.

The post Shqiptari kapet në Spanjë me mijëra bimë kànàbÏsi appeared first on Lapsi.al.

Episodet që po çojnë drejt një lufte totale Izraelin me Libanin

By: user 8

Për gati një vit Izraeli ka zhvilluar një luftë mbrojtëse në kufirin e tij me Libanin. Që nga 8 tetori modeli ka qenë njësoj. Civilët në të dy anët e kufirit janë larguar. Hezbollah, milicia shiite në Liban, ka gjuajtur raketa dhe ka lëshuar dronë bombardues drejt qyteteve dhe bazave ushtarake pranë kufirit verior të Izraelit. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) janë përgjigjur në të njëjtën mënyrë me sulme artilerie dhe ajrore. Ky model tani është thyer.

Vitin e kaluar, pas sulmit të befasishëm nga Hamasi më 7 tetor, zyrtarët e inteligjencës izraelite pranuan se i kishin hequr sytë nga Hamasi, grupi me bazë në Gaza. Ata i kishin kaluar vitet e mëparshme duke i përqendruar përpjekjet e tyre kryesisht tek Hezbollahu, një armik shumë më i frikshëm. Ngjarjet e fundit kanë vërtetuar se niveli i depërtimit të Izraelit në Hezbollah është me të vërtetë i gjerë.

Më 17 shtator, mijëra bipera të përdorur nga anëtarët e milicisë shpërthyen njëkohësisht, duke vrarë dhjetëra, duke plagosur mijëra dhe duke shkaktuar kërdi në rrjetet e komunikimit. Të nesërmen, qindra mjete të tjera komunikimi u shpërthyen duke shkaktuar pakashumë të njëjtin efekt. Sulmet sinjalizuan një ndryshim. Izraeli mori iniciativën për të nxitur luftën.

Lexo më tej: Pikëpyetjet/ Si i shpërtheu Mossadi mijëra anëtarë të Hezbollahut me një SMS

Dy ditë më vonë, Izraeli shkoi më tej, duke bombarduar dhe shkatërruar një ndërtesë apartamentesh në lagjen Dahiyeh të Bejrutit, bastioni kryesor i Hezbollahut. Sulmi vrau Ibrahim Akilin, një anëtar themelues i lëvizjes dhe shefin e operacioneve të saj, së bashku me komandantët e elitës së Forcës Radvan. Ministria e Shëndetësisë e Libanit njoftoi se të paktën 45 persona u vranë. Izraeli ka vrarë komandantë të tjerë të lartë të Hezbollahut në Bejrut. Më 30 korrik Izraeli vrau Fuad Shukr, shefin de fakto ushtarak të Hezbollahut. Megjithatë, kjo ishte në hakmarrje ndaj një sulmi raketor të Hezbollahut që kishte vrarë 12 fëmijë në një fshat, Druze, në Lartësitë Golan. Vrasja e Ibrahim Akil ishte një lëvizje e llogaritur nga Izraeli për të ndryshuar dinamikën e konfliktit dhe për të filluar goditje në nivele më të larta brenda Hezbollahut.

QĂ« nga sulmi ndaj biperave, Izraeli gjithashtu ka filluar sulmet ajrore gjatĂ« natĂ«s, duke goditur shumĂ« mĂ« thellĂ« brenda Libanit krahasuar me vitin e kaluar. OficerĂ«t izraelitĂ« thonĂ« se kanĂ« shkatĂ«rruar mbi 300 nga vendet e lĂ«shimit tĂ« raketave tĂ« Hezbollahut, si dhe disa nga raketat me rreze tĂ« gjatĂ« veprimi tĂ« milicisĂ«, tĂ« cilat ajo ende nuk i ka lĂ«shuar. NjĂ« oficer i pĂ«rshkroi kĂ«to sulme si “rritje pĂ«rshkallĂ«zimi”. 

Hezbollahu, ende nĂ« rrĂ«mujĂ« pas sulmeve mĂ« tĂ« fundit tĂ« Izraelit, mori kohĂ«n e tij duke u pĂ«rgjigjur; por herĂ«t nĂ« mĂ«ngjesin e 22 shtatorit lĂ«shoi ​​njĂ« breshĂ«ri prej 115 raketash drejt Izraelit verior, duke gjuajtur mĂ« thellĂ« brenda vendit nga sa kishte bĂ«rĂ« deri tani. Shumica e kĂ«tyre raketave u kapĂ«n nga sistemet mbrojtĂ«se tĂ« Izraelit. VetĂ«m njĂ« pjesĂ« e vogĂ«l e civilĂ«ve u plagosĂ«n nga raketat qĂ« kaluan.

Pavarësisht përshkallëzimit, kjo nuk është ende një luftë e gjithanshme. Asnjëra palë nuk ka lëshuar asgjë afër fuqisë së saj të plotë të zjarrit. Nga Hezbollahu, kjo do të nënkuptonte gjuajtjen e breshërive shumë më të mëdha, duke përfshirë raketa me rreze të gjatë veprimi drejt vendndodhjeve kryesore civile dhe ushtarake në Izraelin qendror, dhe nisjen e inkursioneve të shumta tokësore në territorin izraelit. Për Izraelin, sulmi i madh do të përfshinte një fushatë më të gjerë bombardimi kundër rrjetit të raketave të Hezbollahut, duke përfshirë pikat e lëshimit brenda zonave civile, dhe si një mjet përfundimtar me shpresën për ta kthyer popullatën libaneze kundër organizatës, shkatërrimin e infrastrukturës civile. Që tani, shumë libanezë e kundërshtojnë luftën e Hezbollahut me Izraelin. Burimet ushtarake thonë se Izraeli po planifikon gjithashtu një ofensivë tokësore që do të përfshinte kapjen e një zone disa kilometra brenda territorit në veri të kufirit libanez.

Ushtria izraelite ka njoftuar vendosjen e njĂ« divizioni tĂ« dytĂ«, qĂ« ishte nĂ« Gaza deri rreth njĂ« muaj mĂ« parĂ«, nĂ« veri nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r kĂ«tĂ« ofensivĂ« tokĂ«sore. MegjithatĂ«, njĂ« pushtim i tillĂ« nuk duket i pashmangshĂ«m. NjĂ«sitĂ« luftarake po stĂ«rviteshin gjatĂ« sĂ« shtunĂ«s nĂ« bazat nĂ« veri, por ende nuk kishin filluar tĂ« grumbulloheshin nĂ« zonat pranĂ« kufirit. “Planet pĂ«r njĂ« pushtim tokĂ«sor janĂ« gati. Por ne jemi ende shumĂ« larg nga tĂ« kemi forcat e mjaftueshme kĂ«tu pĂ«r t’i kryer ato” – tha njĂ« oficer rezervĂ« i pĂ«rfshirĂ« nĂ« pĂ«rgatitjet.

Ky moment, teksa Izraeli ka sulmuar fort Hezbollahun, maskon ndarjet brenda elitĂ«s sĂ« lartĂ« ushtarake dhe politike tĂ« vendit. NjĂ« pjesĂ« e elitĂ«s po kĂ«rkon njĂ« pĂ«rshkallĂ«zim shumĂ« mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« luftĂ«s, duke argumentuar se Izraeli duhet tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga kaosi brenda radhĂ«ve tĂ« Hezbollahut pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar njĂ« pjesĂ« shumĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« aftĂ«sive tĂ« tij dhe pĂ«r tĂ« kapur territor. GjeneralĂ«t mĂ« tĂ« kujdesshĂ«m, duke pĂ«rfshirĂ« Yoav Gallant, ministrin e Mbrojtjes, favorizojnĂ« strategjinĂ« aktuale, mĂ« graduale, me tĂ« cilĂ«n shpresojnĂ« se do t’i japĂ« hapĂ«sirĂ« ​​Hezbollahut pĂ«r tĂ« rishqyrtuar pozicionin e tij dhe pĂ«r t’u tĂ«rhequr.

Benjamin Netanyahu, kryeministri, ka premtuar se do t’i kthejĂ« banorĂ«t e veriut tĂ« sigurt nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre. “QĂ«llimet tona janĂ« tĂ« qarta dhe veprimet tona flasin vetĂ«â€, kĂ«mbĂ«ngul ai.

NĂ« fakt, prioriteti pĂ«r Netanyahun Ă«shtĂ« t’i provojĂ« njĂ« publiku gjithnjĂ« e mĂ« kritik izraelit se ai mund tĂ« fitojĂ« tĂ« paktĂ«n nĂ« njĂ« front. NĂ« Gaza, forcat izraelite kanĂ« shkatĂ«rruar pjesĂ«n mĂ« tĂ« madhe tĂ« brezit bregdetar dhe bashkĂ« me tĂ« edhe strukturĂ«n ushtarake tĂ« Hamasit, duke vrarĂ« mbi 40,000 palestinezĂ« sipas zyrtarĂ«ve shĂ«ndetĂ«sorĂ« nĂ« territor. Por ata nuk kanĂ« arritur tĂ« shpĂ«tojnĂ« 101 pengjet qĂ« mbahen ende atje, ose tĂ« detyrojnĂ« Hamasin tĂ« pranojĂ« njĂ« armĂ«pushim sipas kushteve tĂ« Izraelit. Netanyahu dĂ«shiron tĂ« zhvendosĂ« fokusin nĂ« veri dhe t’i shkĂ«pusĂ« kĂ«to dy fronte nga njĂ«ri-tjetri.

MĂ« 19 shtator, sekretari i pĂ«rgjithshĂ«m i Hezbollahut, njĂ« Hassan Nasrallah dukshĂ«m i tronditur, doli nĂ« valĂ«t e transmetimit pĂ«r t’iu drejtuar anĂ«tarĂ«ve tĂ« tij. Ai kĂ«mbĂ«nguli, siç ka bĂ«rĂ« qĂ« nga tetori i vitit tĂ« kaluar, se “Ne nuk do t’i ndalim sulmet tona pĂ«r sa kohĂ« qĂ« armiku nuk e ndalon luftĂ«n e tij nĂ« Gaza”. Ndryshe nga Gaza, korniza pĂ«r njĂ« armĂ«pushim tĂ« luftĂ«s nĂ« Liban tashmĂ« ekziston nĂ« formĂ«n e RezolutĂ«s 1701 tĂ« Kombeve tĂ« Bashkuara. Ajo mandaton njĂ« tĂ«rheqje tĂ« forcave tĂ« Hezbollahut nĂ« lumin Litani, gati 30 km nga kufiri. Por Nasrallah refuzon ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ« derisa Izraeli tĂ« tĂ«rhiqet nga Gaza.

Tani pĂ«r tani nuk Ă«shtĂ« e sigurt qĂ« Netanyahu mund tĂ« rivendosĂ« qetĂ«sinĂ« ose t’u mundĂ«sojĂ« qytetarĂ«ve izraelitĂ« tĂ« kthehen nĂ« shtĂ«pi nĂ« veri. ÇfarĂ«do qĂ« tĂ« thotĂ« kryeministri, as qĂ«llimet dhe as strategjia e tij nuk janĂ« tĂ« qarta. E megjithatĂ«, Ă«shtĂ« gjithnjĂ« e mĂ« e dukshme se nĂ« luftĂ«n e tij me Hezbollahun, Izraeli nuk Ă«shtĂ« i pĂ«rgatitur tĂ« presĂ« derisa qĂ«llimet apo strategjia tĂ« qartĂ«sohet.

Përshtatur nga The Economist në shqip, ©LAPSI.AL 

The post Episodet që po çojnë drejt një lufte totale Izraelin me Libanin appeared first on Lapsi.al.

Plani i opozitës: Protesta të vazhdueshme dhe qeveri teknike

By: user 8

Edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 dhe sikundër maxhoranca, edhe Partia Demokratike ka nisur fushatën zgjedhore.

Gazetari Osman Stafa në një lidhje ka dhënë më shumë detaje në lidhje me lëvizjet që pritet të ndërmarrë Partia Demokratike. Ai tha se PD ka lajmëruar se do ketë protesta të vazhdueshme, por se nuk është dhënë një datë për këtë. Gazetari shton se opozita ka si kërkesë kryesore qeverinë teknike, pa Ramën kryeministër.

“Sali Berisha ka thĂ«nĂ« se do ketĂ« protesta tĂ« pandalshme. Nuk ka njĂ« datĂ«, sepse do iu lihet kohĂ« drejtuesve politikĂ« qĂ« tĂ« njohin mĂ« mirĂ« strukturat dhe tĂ« afrojnĂ« elementĂ«t, qĂ« kanĂ« ikur nga partia.

PD do kĂ«rkojĂ« qeveri teknike, pa RamĂ«n kryeministĂ«r, duke qenĂ« se akuzat kryesore tĂ« opozitĂ«s janĂ« se PS pĂ«rdor shtetin dhe grupet kriminale pĂ«r tĂ« mos votuar opozitĂ«n. SĂ« paku kĂ«shtu pretendojnĂ« opozitarĂ«t” – u shpreh Stafa.

The post Plani i opozitës: Protesta të vazhdueshme dhe qeveri teknike appeared first on Lapsi.al.

KĂČkaĂŹnĂ« nga ShqipĂ«ria/ Antimafia arreston 12 anĂ«tarĂ« tĂ« klanit mafioz

By: user 8

Një operacion i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Barit çoi në pranga 12 persona, nga 27 që u hetuan, për akuza në lidhje me promovimin dhe mbështetjen e një organizate të dedikuar për shitjen e kokainës.

Nga hetimet rezultoi se kokaina e kapur gjatë operacionit ishte me një nivel të lartë pastërtie dhe se mbërrinte në Itali me anije peshkimi që niseshin nga Shqipëria.

Sipas anti-mafias, nga hetimi doli në hap rëndësia e lidhjeve midis mafias vendase dhe organizatave ndërkombëtare të krimit, duke sinjalizuar nevojën për bashkëpunim transnacional për të luftuar efektivisht trafikun e drogës.

Operacioni i zhvilluar mëngjesin e sotëm ka çuar në arrestimin e 12 personave, nga të cilët 11 janë transferuar në burg dhe për njërin është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie.

Ndaj të arrestuarve janë ngritur akuzat për trafikun e paligjshëm të substancave narkotike, veçanërisht kokainës, së bashku me menaxhimin dhe shpërndarjen e substancave të tilla në tregun lokal të Foggia-s dhe provincave përreth, duke përfshirë Barletta-Andria-Trani, Lower Molise dhe Abruzzo.

Por duket se operacioni ka krijuar një ngërç lidhur me 15 personat e tjerë, të cilët për shkak të vonesave në procedurat e marrjes në pyetje, nuk u arrestuan. Kjo situatë e re mund të zgjidhet vetëm nga një gjyqtar, i cili duhet të dëgjojë të dyshuarit përpara se të vendosë nëse do të vazhdojë me arrestimin, për të shmangur konsiderimin e këtyre personave si fajtorë për krime më të rënda se ata të arrestuar menjëherë. Si rrjedhojë, këta 15 të dyshuar tashmë e dinë kontekstin e hetimit dhe detajet e procedimit, duke krijuar frikën te autoritetet për rrjedhje të mundshme të hetimeve apo shkatërrim të provave.

Koordinatori i DDA Bari, Francesco Giannella, sqaroi kontekstin në të cilin u kryen arrestimet, duke nënvizuar kompleksitetin që lidhet me zbatimin e marrjes në pyetje. Prokurori Roberto Rossi shprehu gjithashtu shqetësime për rrezikun e mundshëm të arratisjes ose ndërhyrjes në prova nga të dyshuarit, duke pasur parasysh se disa njerëz në rrezik arrestimi tani kanë akses në informacione të ndjeshme rreth procedimeve.

Prokurori publik i DDA-së, Ettore Cardinali, vuri në dukje papërshtatshmërinë e këtyre procedurave të reja në rastin konkret të krimit të organizuar, duke sugjeruar se një qasje më tradicionale mund të garantonte një efektivitet më të madh në arrestimin dhe ndalimin e figurave të përfshira në organizatën mafioze.

The post KĂČkaĂŹnĂ« nga ShqipĂ«ria/ Antimafia arreston 12 anĂ«tarĂ« tĂ« klanit mafioz appeared first on Lapsi.al.

Bilanc tragjik/ 182 tĂ« vdĂškur nga sulmet izraelite nĂ« Liban, mbi 700 tĂ« plagĂČsĂčr

By: user 8

BBC raporton se ka pasur një tjetër përditësim nga Ministria e Shëndetësisë e Libanit për viktimat.

PĂ«rditĂ«simi thotĂ« se 182 njerĂ«z janĂ« vrarĂ« dhe 727 janĂ« plagosur, “pĂ«rfshirĂ« fĂ«mijĂ«, gra dhe mjekĂ« ndihmĂ«s” nĂ« sulmet nĂ« Libanin jugor qĂ« nga mĂ«ngjesi i sotĂ«m.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i Admin Daniel Hagari thotĂ« se forcat ajrore izraelite kanĂ« goditur mĂ« shumĂ« se 300 objektiva deri mĂ« tani sot, duke shtuar se “çdo shtĂ«pi qĂ« godasim pĂ«rmban armĂ«â€. Dhe ai thotĂ« se ushtria izraelite tani “po i zgjeron sistematikisht sulmet kundĂ«r Hezbollahut”.

Lexo më tej: Izraeli shton sulmet në Liban, SHBA ngre alarmin se mund të fillojë luftë totale 

Ai thotĂ« se IDF po pĂ«rgatitet tĂ« godasĂ« sĂ« shpejti “objektivat terroriste” nĂ« rajonin e LuginĂ«s Bekaa, njĂ« zonĂ« nĂ« Libanin veri-lindor qĂ« tashmĂ« ka parĂ« sulme.

Ai u bĂ«n thirrje njerĂ«zve qĂ« ndodhen pranĂ« shtĂ«pive ku ruhen armĂ«t tĂ« largohen, duke shtuar: “Hezbollahu synon t’i hedhĂ« kĂ«to armĂ« drejt Izraelit dhe ne nuk do ta lejojmĂ« kĂ«tĂ«! QĂ«ndroni larg pĂ«r mbrojtjen tuaj.”

The post Bilanc tragjik/ 182 tĂ« vdĂškur nga sulmet izraelite nĂ« Liban, mbi 700 tĂ« plagĂČsĂčr appeared first on Lapsi.al.

Euro ‘prek fundin’, tjetĂ«r minimum historik

By: user 8

Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke arritur tashmë afër pragut të 99 lekëve. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 99.08 lekë, duke arritur një nivel të ri minimal historik.

Euro ka qëndruar gjatë gjithë muajit shtator poshtë nivelit të 100 lekëve, me një tendencë të qëndrueshme në rënie. Në 30 ditët e fundit, kursi i këmbimit të euros ka rënë me 1.4%, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 6.9%.

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për herë të fundit në kursin e këmbimit valutor në fillim të muajit gusht. Qysh prej atëherë, kursi ndodhet vetëm nën efektin e forcave të tregut.

Pasi arriti ta mbante kursin sipër kufirit të 100 lekëve mes muajve maj dhe korrik, në muajin gusht Banka e Shqipërisë vendosi të tërhiqej nga ndërhyrja, për të testuar lëvizjet e kursit në vlerat e veta normale të tregut. Pavarësisht se kursi ka rënë poshtë nivelit të 100 lekëve, ashtu siç edhe pritej, Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se luhatshmëria e kursit (në këtë rast rënia) nuk ka qenë shumë e fortë dhe shqetësuese. Për këtë arsye, Banka Qendrore ka vendosur se një ndërhyrje në kursin e këmbimit, për momentin, nuk është më e nevojshme.

Valutat e tjera kryesore shënuan një rritje të lehtë ditën e hënë, por duke qëndruar sidoqoftë pranë niveleve të ulëta shumëvjeçare.

Dollari amerikan këmbehej me 89.22 lekë, afër niveleve më të ulëta në 15 vitet e fundit.

Lexo më tej: Rritet kërkesa për kredi, por bankat po tregohen më përzgjedhëse 

Rënia e kursit të euros po ndikohet nga oferta e lartë e monedhës europiane, falë tendencës në rritje të të ardhurave nga turizmi dhe investimeve të huaja direkte, veçanërisht në prona. Gjithashtu, një risi për këtë vit është interesi i investitorëve të huaj institucionalë për letrat e borxhit në lekë të qeverisë shqiptare. Flukset e investimeve të portofolit për këtë qëllim kanë dhënë një ndikim shtesë në zhvlerësimin e euros, në periudha të veçanta gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të vitit.

Në krahun tjetër, edhe oferta e shtrënguar e lekut po vazhdon të ndikojë paralelisht në forcimin e monedhës vendase, sidomos për shkak të shtrëngimit të ndjeshëm të politikës fiskale në dy vitet e fundit. Për 8-mujorin 2024, suficiti buxhetor arriti një rekord të ri historik për periudhën, në vlerën e 58 miliardë lekëve. Suficiti është rritur me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Leku i fortë vazhdon të favorizojë uljen e kostos së importit të mallrave dhe shërbimeve në ekonominë shqiptare. Kjo përkthehet në presione më të ulëta inflacioniste nga jashtë dhe fitime më të mëdha për importuesit e mallrave, ndërkohë që bën edhe më lira udhëtimet turistike të shqiptarëve jashtë vendit.

Leku i fortë ka efekte të kundërta në kahun e eksporteve, duke gërryer të ardhurat e eksportuesve të mallrave dhe shërbimeve.

Në produktet financiare, forcimi i lekut ka ulur vlerën e kursimeve në valutë, ndërsa ka favorizuar ndjeshëm huamarrësit me kredi në valutë të huaj dhe me të ardhura në lekë. /monitor 

The post Euro ‘prek fundin’, tjetĂ«r minimum historik appeared first on Lapsi.al.

Shteti i ri bektashi/ Meta e quan gjetje për zgjedhje

By: user 8

Në një konferencë për shtyp, presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka folur mes të tjerash edhe në lidhje me krijimin e shtetit të ri bektashian.

“Ideja pĂ«r krijimin e shtetit tĂ« ri bektashi, vjen kur jemi nĂ« prag tĂ« zgjedhjeve. Kjo ide Ă«shtĂ« e pa konsoliduar.

Rama Ă«shtĂ« grabitĂ«si mĂ« i madh i pronave fetare. IdetĂ« e tij janĂ« aventura”, u shpreh ai.

Kjo ide për një shtet të ri sovran bektashian u prezantua nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Lexo mĂ« tej: PropagandĂ« apo lajthitje/ Nis gallata pĂ«r “shtetin bektashi” tĂ« Edi RamĂ«s 

The post Shteti i ri bektashi/ Meta e quan gjetje për zgjedhje appeared first on Lapsi.al.

Izraeli shton sulmet në Liban, SHBA ngre alarmin se mund të fillojë luftë totale

By: user 8

Avionët luftarakë izraelitë kryen dhjetëra sulme në Libanin jugor të hënën në mëngjes, duke shtuar bombardimet e tyre ndërsa ushtria paralajmëroi civilët të evakuoheshin dhe tha se do të vazhdonte të godiste vendet ku besonte se Hezbollahu po ruante armë.

Vargu i sulmeve, të cilat ngritën kërpudha tymi dhe zjarri nëpër kodrat e Libanit jugor, pasuan paralajmërimet e SHBA ndaj Izraelit kundër ndërmarrjes së hapave që mund të rezultojnë në një luftë të plotë me grupin militant libanez.

“Ne kĂ«shillojmĂ« civilĂ«t nga fshatrat libaneze tĂ« vendosura brenda dhe pranĂ« ndĂ«rtesave dhe zonave tĂ« pĂ«rdorura nga Hezbollahu pĂ«r qĂ«llime ushtarake, tĂ« tilla si ato tĂ« pĂ«rdorura pĂ«r ruajtjen e armĂ«ve, qĂ« tĂ« largohen menjĂ«herĂ«â€, tha zĂ«dhĂ«nĂ«si i Forcave tĂ« Mbrojtjes tĂ« Izraelit, kundĂ«radmirali Daniel Hagari.

Banorët e Bejrutit i thanë Financial Times se morën thirrje paralajmëruese në linjat e tyre fikse nga ushtria izraelite që urdhëronte banorët e fshatrave në Libanin jugor ku ndodhet Hezbollahu të evakuohen.

Ministri i informacionit i Libanit Ziad al-Makary tha nĂ« mediat sociale se njĂ« numĂ«r i madh banorĂ«sh nĂ« Bejrut dhe zona tĂ« tjera morĂ«n mesazhe telefonike “tĂ« rastĂ«sishme” pĂ«rmes telefonave tĂ« tyre fikse, duke u thĂ«nĂ« atyre tĂ« evakuonin vendndodhjet e tyre.

Lexo më tej: Përshkallëzohet konflikti në Lindjen e Mesme, Izraeli sulmon Libanin jugor 

Zyra e tij nĂ« Bejrut mori njĂ« nga telefonatat, tĂ« cilat ai tha se ishin pjesĂ« e politikĂ«s sĂ« “luftĂ«s psikologjike” tĂ« Izraelit, duke shtuar se “puna nĂ« MinistrinĂ« e Informacionit vazhdon si zakonisht”. 

Ministri i Kulturës mori gjithashtu një telefonatë me një theks të çuditshëm arab duke e paralajmëruar atë që të largohej menjëherë nga zyra sepse ishte një objektiv, njoftuan lajmet shtetërore libaneze.

“IDF (ushtria izraelite) do tĂ« angazhohet nĂ« sulme tĂ« gjera, tĂ« sakta, kundĂ«r objektivave terroriste qĂ« janĂ« ngulitur gjerĂ«sisht nĂ« tĂ« gjithĂ« Libanin,” tha Hagari.

Avionët luftarakë izraelitë goditën thellë në rajonet jugore të Libanit dhe Bekaa, duke kryer më shumë se 80 sulme ajrore në jug brenda gjysmë ore herët të hënën në mëngjes, sipas lajmeve shtetërore libaneze. Sulmet ajrore vranë një person dhe plagosën pothuajse 24 njerëz, tha ministria e Shëndetësisë së Libanit.

Bastisjet izraelite shĂ«nuan disa nga bombardimet mĂ« tĂ« rĂ«nda tĂ« zonave tĂ« dominuara nga Hezbollahu nĂ« Libanin jugor qĂ« kur palĂ«t filluan shkĂ«mbimin e zjarrit ndĂ«rkufitar pas sulmit tĂ« Hamasit mbi Izraelin mĂ« 7 tetor. PĂ«rshkallĂ«zimi ka ngjallur frikĂ«n se njĂ« luftĂ« e plotĂ« tokĂ«sore mund tĂ« jetĂ« e pashmangshme, dhe SHBA-ja lĂ«shoi ​​tĂ« dielĂ«n njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« ashpĂ«r ndaj Izraelit kundĂ«r pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« frontit tĂ« dytĂ« nĂ« veri.

Lexo më tej: Kreu i Hezbollahut: Sulmet e Izraelit ndaj Libanit janë një shpallje lufte, ne nuk do të ndalemi 

I pyetur pĂ«r mundĂ«sinĂ« e njĂ« inkursioni tokĂ«sor izraelit nĂ« Libanin jugor, Hagari tha se Izraeli do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« “bĂ«jĂ« gjithçka qĂ« nevojitet” pĂ«r tĂ« parandaluar qĂ« Hezbollahu tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje tĂ« godasĂ« Izraelin verior dhe tĂ« lejojĂ« banorĂ«t vendas tĂ« kthehen nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre.

Ai tha se IDF kishte fokusuar sulmet e saj të hënën në mëngjes në shtëpitë që fshihnin armët e Hezbollahut. Ushtria shpërndau një video që tregonte IDF-në duke goditur një ndërtesë që dukej të ishte një shtëpi e zakonshme në Libanin jugor. IDF tha se Hezbollahu kishte fshehur një raketë që ishte gati për ta lëshuar në atë ndërtesë.

Sirenat u dĂ«gjuan disa herĂ« gjatĂ« natĂ«s nĂ« veri tĂ« Izraelit, por zjarri nga Hezbollahu ishte mĂ« i heshtur se natĂ«n e kaluar, kur grupi militant lĂ«shoi ​​rreth 150 raketa kundĂ«r Izraelit.

Hezbollahu tha se breshĂ«ritĂ« e sĂ« dielĂ«s ishin njĂ« pĂ«rgjigje “fillestare” ndaj shpĂ«rthimeve masive tĂ« pajisjeve tĂ« tij tĂ« komunikimit qĂ« vranĂ« 37 njerĂ«z dhe plagosĂ«n mĂ« shumĂ« se 3,000 nĂ« tĂ« gjithĂ« Libanin. Hezbollahu ka fajĂ«suar Izraelin pĂ«r shpĂ«rthimet e paisjeve, i cili nuk e ka konfirmuar apo mohuar drejtpĂ«rdrejt pĂ«rgjegjĂ«sinĂ«.

Lexo më tej: Pikëpyetjet/ Si i shpërtheu Mossadi mijëra anëtarë të Hezbollahut me një SMS 

John Kirby, zĂ«dhĂ«nĂ«si i KĂ«shillit tĂ« SigurisĂ« KombĂ«tare tĂ« SHBA-sĂ«, paralajmĂ«roi Izraelin tĂ« dielĂ«n se kishte “mĂ«nyra mĂ« tĂ« mira” pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« qytetarĂ«t izraelitĂ« tĂ« mund tĂ« kthehen nĂ« shtĂ«pitĂ« e evakuuara nĂ« veri “se sa njĂ« luftĂ«, pĂ«rshkallĂ«zim, pastaj hapja e njĂ« fronti tĂ« dytĂ«â€. 

“Ne nuk e besojmĂ« njĂ« konflikt ushtarak dhe kĂ«tĂ« po ua themi drejtpĂ«rdrejt homologĂ«ve tanĂ« izraelitë ne nuk besojmĂ« se pĂ«rshkallĂ«zimi i kĂ«tij konflikti ushtarak Ă«shtĂ« nĂ« interesin e tyre mĂ« tĂ« mirĂ«, ” tha Kirby pĂ«r ABC’s This Week.

NĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r “frontin e brendshĂ«m” tĂ« shtetit tĂ« Izraelit tĂ« hĂ«nĂ«n, ministri i mbrojtjes i Izraelit Yoav Gallant tha se banorĂ«t duhet tĂ« qĂ«ndrojnĂ« tĂ« qetĂ« pĂ«rballĂ« pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« luftimeve.

“Ne po thellojmĂ« sulmet tona nĂ« Liban, sekuenca e operacioneve vazhdon,” tha Gallant. “Para nesh janĂ« ditĂ« kur publiku do tĂ« duhet tĂ« tregojĂ« gjakftohtĂ«si, disiplinĂ«.” 

Duke dhĂ«nĂ« njĂ« shenjĂ« se Izraeli po pret qĂ« reagimi i Hezbollahut tĂ« intensifikohet, Gallant u bĂ«ri thirrje izraelitĂ«ve qĂ« tĂ« ndjekin urdhrat nga afĂ«r. “Dallimi midis suksesit dhe dĂ«shtimit do tĂ« varet nga hyrja e qytetarĂ«ve nĂ« dhomat e mbrojtura dhe zonat e tjera nĂ« pĂ«rputhje me udhĂ«zimet qĂ« u kemi dhĂ«nĂ«. Kjo shpĂ«ton jetĂ«â€, tha Gallat.

Financial Times, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

The post Izraeli shton sulmet në Liban, SHBA ngre alarmin se mund të fillojë luftë totale appeared first on Lapsi.al.

SPAK shton një tjetër akuzë për Redi Mollën dhe Mariglen Qaton

By: user 8

Dy ish-drejtorëve të Bashkisë Tiranë i shtohet një tjetër akuzë nga Prokuroria e Posaçme.

Prokurori i çështjes Klodian Braho i shtoi akuzĂ«n “pastrim parash” Redi MollĂ«s si dhe Mariglen Qatos.

Komunikimi i akuzës tjetër iu bë e njohur atyre dhe avokatëve në seancën e kësaj të hënë e cila u zhvillua në orën 10.00.

Ndërsa për Taulant Tushen u kërkua zgjatja e afatit hetimor me tre muaj, kërkesa e cila u pranua nga gjykata.

NĂ« 2 korrik tĂ« kĂ«tij viti, SPAK i komunikoi akuzat “Korrupsion pasiv” dhe “mosdeklarim tĂ« pasurisĂ«â€ MollĂ«s dhe Qatos, ndĂ«rsa Tushes i komunikoi akuzĂ«n “shkelje e barazisĂ« nĂ« tendera”.

Tushe, Molla dhe Qato u arrestuan nĂ« muajin mars tĂ« kĂ«tij viti me urdhĂ«r tĂ« ProkurorisĂ« sĂ« Posaccme Antikorrupsion, nĂ« kuadĂ«r tĂ« hetimeve pĂ«r dosjen “5D”.

Tre ish drejtorĂ«t u lanĂ« nĂ« masĂ«n “arrest nĂ« burg”, ndĂ«rsa pesĂ« persona tĂ« tjerĂ« nĂ« masĂ«n “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Kecci dhe Englatina Zere.

Sipas Spak, Qato dhe Molla janĂ« pronarĂ« de facto tĂ« kompanisĂ« “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese nĂ« disa tendera pranĂ« bashkisĂ«.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r 11 procedura tenderimi nĂ« harkun kohorĂ« tĂ« 6 viteve, nga 2016 deri nĂ« 2022. Kompania njihet dhe me dy emra tĂ« ndryshĂ«m “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

Me akuzën e re Mollës dhe Qatos i zgjatet afati hetimor edhe një vit, ndërsa Tushes i përfundon pas tre muajsh.

vijon
 

The post SPAK shton një tjetër akuzë për Redi Mollën dhe Mariglen Qaton appeared first on Lapsi.al.

Sovraniteti i Urdhrit Bektashi/ Kryegjyshata Botërore: Mbështesim plotësisht nismën

By: user 8

Kryegjyshata Botërore Bektashiane ka reaguar lidhur me lajmet e fundit për nismën e sovranitetit të Urdhrit Bektashi.

Në një njoftim për media, Kryegjyshata Bektashiane ka përgënjeshtruar lajmet, duke i cilësuar të pabaza.

Po ashtu, thuhet se Baba Mondi, udhëheqësi shpirtëror i Urdhrit Bektashi, e mbështet plotësisht këtë nismë.

NĂ« intervistĂ«n e tij ekskluzive me The New York Times, Baba Mondi pĂ«rsĂ«riti rĂ«ndĂ«sinĂ« e kĂ«saj nisme, duke deklaruar: “Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap vendimtar drejt mbrojtjes sĂ« traditĂ«s shekullore tĂ« Urdhrit Bektashi tĂ« moderimit shpirtĂ«ror dhe pĂ«rfshirjes fetare. NĂ« njĂ« kohĂ« kur ekstremizmi dhe intoleranca janĂ« nĂ« rritje, kjo nismĂ« siguron qĂ« vlerat tona tĂ« paqes dhe tolerancĂ«s mund tĂ« lulĂ«zojnĂ« nĂ« njĂ« shkallĂ« globale.”

KujtojmĂ« se kryeministri Edi Rama, nĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r “New York Times”, zbuloi idenë pĂ«r krijimin nĂ« TiranĂ« tĂ« njĂ« “Urdhri Bektashi” tĂ« ngjashĂ«m me atĂ« tĂ« shtetit tĂ« Vatikanit nĂ« RomĂ«.

Rama tha se krijimi i një shteti bektashi me territorin dhe pasaportat e tij është një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare.

“NjĂ« mikroshtet i moderuar islamik do tĂ« dĂ«rgonte njĂ« mesazh; mos lejoni qĂ« stigma e muslimanĂ«ve tĂ« pĂ«rcaktojĂ« se cilĂ«t janĂ« myslimanet. Ne duhet tĂ« kujdesemi pĂ«r kĂ«tĂ« thesar, qĂ« Ă«shtĂ« toleranca fetare dhe qĂ« nuk duhet ta marrim kurrĂ« si tĂ« mirĂ«qenĂ«. Ndoshta tĂ« gjithĂ« do tĂ« thonĂ« ky Ă«shtĂ« i çmendur, KĂ«tĂ« e kanĂ« thĂ«nĂ« shumĂ« herĂ« mĂ« parĂ«. Nuk mĂ« intereson. GjĂ«ja e rĂ«ndĂ«sishme, çmenduri apo jo, Ă«shtĂ« tĂ« luftosh pĂ«r mirĂ«â€.

Njoftimi i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve:

Kryegjyshata Botërore Bektashiane përgënjeshtron thashethemet e fundit të qarkulluara në media në lidhje me nismën e sovranitetit të Urdhrit Bektashi. Këto raporte janë krejtësisht të pabaza. Baba Mondi, udhëheqësi shpirtëror i Urdhrit Bektashi, e mbështet plotësisht këtë nismë.

NĂ« intervistĂ«n e tij ekskluzive me The NeĂ« York Times, Baba Mondi pĂ«rsĂ«riti rĂ«ndĂ«sinĂ« e kĂ«saj nisme, duke deklaruar: “Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap vendimtar drejt mbrojtjes sĂ« traditĂ«s shekullore tĂ« Urdhrit Bektashi tĂ« moderimit shpirtĂ«ror dhe pĂ«rfshirjes fetare. NĂ« njĂ« kohĂ« kur ekstremizmi dhe intoleranca janĂ« nĂ« rritje, kjo nismĂ« siguron qĂ« vlerat tona tĂ« paqes dhe tolerancĂ«s mund tĂ« lulĂ«zojnĂ« nĂ« njĂ« shkallĂ« globale.”

Pasditen e sotme do të ketë një deklaratë zyrtare në emër të Baba Mondit dhe Urdhrit Bektashi, duke dhënë detaje dhe sqarime të mëtejshme për këtë çështje. Ju lutemi vini re se çdo koment ose deklaratë tjetër që i atribuohet Urdhrit Bektashi është e rreme dhe në përputhje me rrethanat do të lëshohen tërheqje.

The post Sovraniteti i Urdhrit Bektashi/ Kryegjyshata Botërore: Mbështesim plotësisht nismën appeared first on Lapsi.al.

Gjermani/ AfD në rrugë drejt fitores në Brandenburg

By: user 8

Alternativa për Gjermaninë (AfD), një parti e ekstremit të djathtë, parashikohet të dalë e para në zgjedhjet e së dielës në Brandenburg, në përpjekje për të vazhduar fitoret e saj në shtetet e tjera lindore këtë muaj dhe të mundë socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz.

AfD-ja u bë partia e parë e ekstremit të djathtë që fitoi zgjedhjet shtetërore në Gjermani që nga Lufta e Dytë Botërore, duke dalë e para në Tyringen me 1 shtator dhe për pak nuk doli e para në Saksoni.

Kjo parti është një nga disa grupet e së djathtës ekstreme në Evropë që përfiton nga shqetësimet rreth ngadalësimit të zhvillimit ekonomik, imigracionit dhe luftës në Ukrainë, shqetësime që janë veçanërisht të forta në Gjermaninë lindore të drejtuar dikur nga komunistët.

Partia, e cila nuk ka gjasa të jetë në gjendje të qeverisë sepse nuk ka një shumicë dhe partitë e tjera refuzojnë të punojnë me të, po kërkon gjithashtu të përfitojë nga pakënaqësitë për shkak të grindjeve në koalicionin federal trepartiak të kancelarit Scholz.

Një fitore e AfD-së në zgjedhjet shtetërore do të ishte një siklet i veçantë për Social Demokratët, që kanë fituar zgjedhjet në Brandenburg dhe kanë qeverisur shtetin prej 2.5 milionë banorësh, që nga ribashkimi i Gjermanisë në vitin 1990.

Ajo gjithashtu do të shtronte pikëpyetje të mëtejshme në lidhje me përshtatshmërinë e zotit Scholz, kancelarit gjerman më jo popullor në histori, për të udhëhequr partinë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kryeministri popullor socialdemokrat i Brandenburgut, Dietmar Woidke, ka shmangur fushatën me kancelarin Scholz, i cili jeton në kryeqytetin e shtetit, Potsdam. Në një veprim të pazakontë, Woidke ka kritikuar gjithashtu sjelljen dhe politikat e koalicionit qeverisës.

Ai ka provuar të nxjerrë në pah historitë e suksesit ekonomik gjatë pesë viteve, që nga zgjedhjet e fundit shtetërore, si hapja e një fabrike TeslaTSLA.O dhe aeroportin e Brandenburgut, që i shërben Berlinit dhe tani është qendra e tretë më e rëndësishme e aviacionit në Gjermani.

Ngushtimi i hendekut

Javët e fundit, SPD-ja ka arritur të ngushtojë diferencën me AfD-në, sipas anketave.

Një anketë e publikuar nga organizata Forschungsgruppe Wahlen të enjten, e radhiti AfD-në të parën me 28 për qind në Brandenburg me SPD-në vetëm një pikë prapa me 27 për qind, të ndjekur nga konservatorët me 14 për qind dhe he Aleancën e re të majtë Sahra Wagenknecht (BSW) me 13 për qind.

“Sfida ime mĂ« e madhe nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« legjislative 
 (Ă«shtĂ«) tĂ« mos lejojĂ« qĂ« ekstremistĂ«t e krahut tĂ« djathtĂ« tĂ« kenĂ« asgjĂ« pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« nĂ« kĂ«tĂ« vend kurrĂ« mĂ«â€, tha zoti Woidke tĂ« martĂ«n nĂ« njĂ« veprimtari tĂ« fushatĂ«s.

Ai ka kërcënuar se do të japë dorëheqjen nëse partia e tij radhitet pas AfD-së. Kreu i partisë AfD Tino Chrupalla, tha se kancelari Scholz duhet ta bëjë të njëjtën gjë.

“ËshtĂ« koha e fundit qĂ« kjo qeveri tĂ« vuajĂ« pasojat pas kĂ«tyre zgjedhjeve shtetĂ«rore”, tha zoti Chrupalla.

Sipas anketave, të dy partnerët më të vegjël të koalicionit të kancelarit Scholz, Demokratët e Lirë dhe të Gjelbërit, duket se do të luftojnë për të fituar 5 për të votave të nevojshme për të hyrë në parlamentin e shtetit.

Në nivelin kombëtar, tri partitë në koalicionin e zotit Scholz tani, sipas anketave, kanë më pak mbështetje se konservatorët e opozitës, megjithëse analistët politikë thonë se shumë gjera mund të ndryshojnë përpara zgjedhjeve federale, që do të zhvillohen në shtator të vitit 2025. /Voa

The post Gjermani/ AfD në rrugë drejt fitores në Brandenburg appeared first on Lapsi.al.

Moti ndryshon, ditë të ftohta në javën që vjen

By: user 8

PĂ«r javĂ«n qĂ« presim pĂ«rpara vendi ynĂ« pritet tĂ« pĂ«rjetojĂ« njĂ« javĂ« “normale” vjeshte. Kalimi i njĂ« fronti tĂ« ftohtĂ« pritet tĂ« sjellĂ« mot tĂ« vranĂ«t dhe reshje shiu pĂ«r disa ditĂ« ndĂ«rsa depĂ«rtimi i masave ajrore tĂ« thata dhe tĂ« ngrohta do tĂ« sjelli mot tĂ« kthjellĂ«t e pĂ«rsĂ«ri rritje tĂ« temperaturave.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e Hënë moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash hera-herës deri të dendura si dhe reshje shiu të izoluara dhe të dobta në mesditë dhe pasdite.

Për ditën e Martë dhe ditën e Mërkurë pritet kalimi i një fronti të ftohtë atmosferik. Moti parashikohet kryesisht i vranët por nuk do të mungojnë edhe intervalet e herëpashershme me diell (kthjellime). Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme (ndërprerje) me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave. Në vëmendje duhet patur zona e veriperëndimit ku reshjet parashikohen me intensitet mesatar deri dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Duke filluar nga dita e Enjte pritet një situatë pasfrontale dhe depërtimin e masave ajrore të qëndrueshme, të thata dhe më të ngrohta me origjinë jugperëndimore. Moti për ditën e Enjte parashikohet fillimisht me vranësira e më pas mot i kthjellët në të gjithë territorin. Gjithashtu edhe për ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 3-8 m/s ndërsa hera-herës përgjatë zonave luginore dhe bregdet bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 10-18 m/s.

The post Moti ndryshon, ditë të ftohta në javën që vjen appeared first on Lapsi.al.

Arrestohen 26 shoferë brenda javës

By: user 8

Policia Rrugore ka bërë bilancin javor të arrestimeve dhe gjobave të vendosura për shoferët problematikë.

Sipas Policisë Rrugore, në një javë janë arrestuar për shkelje të ndryshme 26 shoferë. Ndërsa, janë vendosur në total mbi 10 mijë masa administrative.

“Rezultatet javore tĂ« Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Rrugore TiranĂ« (15.09.2024 – 21.09.2024) 🚹

Gjatë javës së fundit, janë zbatuar masa të rrepta në ruajtjen e rendit dhe sigurisë rrugore:

✅ 26 Arrestime dhe procedime penale:

  • đŸș 10 persona pĂ«r drejtim mjeti nĂ«n ndikimin e alkoolit.
  • đŸš« 3 persona pĂ«r pa leje drejtimi.
  • 🚩 12 persona pĂ«r shkelje tĂ« rregullave tĂ« qarkullimit.
  • 💊 1 persona pĂ«r drejtim mjeti nĂ«n ndikim e lĂ«ndĂ«ve narkotike

✅ Masat administrative:

  • 📈 10.039 masa administrative tĂ« vendosura, mesatarisht 1,434 nĂ« ditĂ«.
  • 🌑 30 masa pĂ«r xhama tĂ« zinj.
  • 🚗💹 833 masa pĂ«r shpejtĂ«si mbi normat e lejuara.
  • đŸ“± 253 masa pĂ«r pĂ«rdorim celulari gjatĂ« drejtimit.
  • 🔒 472 masa pĂ«r mos vendosjen e rripit tĂ« sigurimit.
  • ⚠ 299 masa pĂ«r mosdhĂ«nie pĂ«rparĂ«si qytetarĂ«ve.
  • 🅿 7.222 masa pĂ«r qĂ«ndrim tĂ« gabuar.
  • 🏍 427 masa pĂ«r mospĂ«rdorim tĂ« kaskĂ«s mbrojtĂ«se/jelekut fosforeshent, neni 169.

✅ Pezullime dhe bllokime:

  • đŸș 11 raste pezullim pĂ«r drejtim nĂ«n ndikimin e alkoolit.
  • 🚗💹 11 raste pĂ«r tejkalim shpejtĂ«sie.
  • 🚗💹 58 raste tĂ« ndryshme

🚗🚓  11 automjete u bllokuan, pĂ«rfshirĂ« 3 me targa tĂ« huaja.

Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor pĂ«r njĂ« udhĂ«tim tĂ« sigurt! 🚓🛣

#PoliciaRrugore #TiranĂ« #SiguriaRrugore”, njofton Policia Rrugore.

The post Arrestohen 26 shoferë brenda javës appeared first on Lapsi.al.

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën këmbësori

By: user 8

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e qytetit të Fierit, raporton gazetarja Marsela Topi për Balkanweb.

Një këmbësor, i moshës 81-vjeç, është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes së fortë ka marrë dëmtime të rënda në kokë. Si pasojë e goditjes, këmbësori ka ndërruar jetë, megjithëse është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë. Mësohet se këmbësori po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është goditur nga automjeti.

Fier/ Informacion paraprak 

Rreth orĂ«s 13:15, nĂ« rrugĂ«n “SkĂ«nderbej”, Fier, shtetasi M. J., 47 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka pĂ«rplasur kĂ«mbĂ«sorin, shtetasin L. Ç., 81 vjeç.

Si pasojĂ« e pĂ«rplasjes shtetasi L. Ç., ka humbur jetĂ«n.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit, shtetasin M. J., në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Fier, humb jetën këmbësori appeared first on Lapsi.al.

Kushtetuesja i mbyll dyert kompensimit të profesioneve të lira, që kanë parapaguar tatim fitimin 15%

By: user 8

Një vendim i gjykatës kushtetuese për mos pranimin e kërkesës së qeverisë për plotësimit e vendimit të mëparëshëm të kësaj gjykate që shfuqizoi taksimin 15% të profesioneve të lira, duket se i ka mbyllur dyert kompensimit të subjekteve që kishin parapaguar këstin e parë.

Duke rrëzuar kërkesën e qeverisë që kushtuesja të shprehej për efektet që prodhonte vendimi i saj dhënë në qershor të këtij viti, Gjykata Kushtuese ka nënvizuar se vendimi në fjalë ka hyrë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare. Thënë ndryshe praktikisht nuk do të ketë kompensimin për 6,541 subjekte të profesioneve të lira, të cilët kishin parapaguar rreth 5 milion euro tatim mbi të ardhurat.

Një vendim i gjykatës kushtetuese për mos pranimin e kërkesës së qeverisë për plotësimit e vendimit të mëparshëm të kësaj gjykate që shfuqizoi taksimin 15% të profesioneve të lira, duket se i ka mbyllur dyert kompensimit të subjekteve që kishin parapaguar këstin e parë. Duke rrëzuar kërkesën e qeverisë që kushtuesja të shprehej për efektet që prodhonte vendimi i saj dhënë në qershor të këtij viti, gjykata kushtuese ka nënvizuar se vendimi në fjalë ka hyrë në fuqi pas publikimit në fletoren zyrtare. Thënë ndryshe praktikisht nuk do të ketë kompensimin për 6,541 subjekte të profesioneve të lira, të cilët kishin parapaguar rreth 5 milion euro tatim mbi të ardhurat.

Në të njëjtën ditë 16 shtator, 2024 kur Kushtetuesja nxori vendimin në fjalë, deputetja e partisë demokratike Jorida Tabaku depozitoi në kuvend një projekt ligj për të kompensuar profesionistë e lirë që kana parapaguar tatim fitimin 15%, si dhe fshirjen nga sistemi të detyrimeve tatimore së bashku me kamatevonesat që janë krijuar nga zbatimi për disa muaj i ligjit të shfuqizuar.
Mbetet për tu parë nëse do të pranohet nga mazhoranca ky propozimin, por vendimi i dytë i kushtetues për hyrjen në fuqi të vendimit të shfuqizimit të taksimit pas botimit në fletoren zyrtare është një gur i fortë në dorën e qeverisë për të mos bërë kompensimin e atyre profesionistëve të lirë që e parapaguan këstin e parë të tatimit mbi të ardhurat personale.

The post Kushtetuesja i mbyll dyert kompensimit të profesioneve të lira, që kanë parapaguar tatim fitimin 15% appeared first on Lapsi.al.

Zbulohen dy “shtĂ«pi bari” nĂ« ShkodĂ«r

By: user 8

Dy “shtĂ«pi bari” u zbuluan nĂ« fshatin Xhan nĂ« ShkodĂ«r, ndĂ«rsa u arrestua nĂ« flagrancĂ« njĂ« 46-vjeçar, i cili dyshohet se kishte kultivuar bimĂ«t narkotike.

Policia sqaron se lënda narkotike ishte në proces tharje, ndërsa u sekuestrua një armë zjarri kallashnikov dhe municione luftarake.

“NĂ« vijim tĂ« megaoperacionit kombĂ«tar tĂ« koduar “Territor i pastĂ«r”, shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r, gjatĂ« kontrollit tĂ« territorit, nĂ« fshatin Xhan, tĂ« njĂ«sisĂ« administrative Pult, kanĂ« konstatuar tĂ« mbjella nĂ« tokĂ« 54 bimĂ« tĂ« dyshuara kanabis”, thotĂ« policia.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në dy banesa të braktisura, u gjetën rreth 336 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Njoftimi: 

Vijon me intensitet megaoperacioni “Territor i pastĂ«r”, kundĂ«r kultivimit tĂ« bimĂ«ve narkotike.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Shkodër, i zhvilluar në territorin e fshatit Xhan, të njësisë administrative Pult, gjatë të cilit u godit një tjetër rast i kultivimit dhe prodhimit të kanabisit dhe i armëmbajtjes pa leje.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe vunë në pranga një 46-vjeçar, që dyshohet se kishte kultivuar bimët narkotike dhe mbante pa leje armë zjarri e municion luftarak.

Asgjësohen rreth 390 bimë kanabis, shumica në proces tharjeje.

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

NĂ« vijim tĂ« megaoperacionit kombĂ«tar tĂ« koduar “Territor i pastĂ«r”, shĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r, gjatĂ« kontrollit tĂ« territorit, nĂ« fshatin Xhan, tĂ« njĂ«sisĂ« administrative Pult, kanĂ« konstatuar tĂ« mbjella nĂ« tokĂ« 54 bimĂ« tĂ« dyshuara kanabis.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në dy banesa të braktisura, u gjetën rreth 336 bimë të dyshuara narkotike kanabis në proces tharjeje, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Po gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Në vijim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. F., 46 vjeç, banues në fshatin Bleran, i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve kanabis dhe posedues i armës së zjarrit dhe municionit luftarak që u gjetën në dy banesat e braktisura që i kishte në përdorim ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Zbulohen dy “shtĂ«pi bari” nĂ« ShkodĂ«r appeared first on Lapsi.al.

❌