Champions League, finalja e vitit 2027 hiqet nga ”San Siro”: Vendimi për vendin e ri do të merret në 2025
Qyteti i Milanos nuk do të presë finalen e Champions League në vitin 2027. Lajmi u bë i ditur nga UEFA menjëherë pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv në Pragë. “Duke qenë se Komuna nuk mund të garantojë se në stadiumin ”San Siro” dhe në zonat përreth tij do të bëhen rikonstruktime deri në finalen e vitit 2027, u vendos që qytetit të Milanos ti hiqet e drejta për organizimin e ndeshjes.