❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nis emisioni “PĂ«r ShqiptarĂ«t” me historinĂ« e trishtĂ« tĂ« familjes Bunga

By: D Marku

“PĂ«r ShqiptarĂ«t” nisi me historinĂ« e trishtĂ« tĂ« familjes Bunga.

Kilometra larg Tiranës, në një prej fshatrave të Burrelit, Veli dhe Fërdëze Bunga, ndërtuan familjen e tyre me 3 fëmijë, 2 djem dhe 1 vajzë. Një prej tyre është Hazizi që është sot me ne, djali i vogël i familjes.

Kur Hazizi ishte 5 vjeç familja zhvendoset nĂ« qytet, me shpresĂ«n se Burreli do tĂ« sillte njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t. PrindĂ«rit punonin me ç’tĂ« mundnin, por edhe punĂ«t nĂ« fshat nuk i lanĂ« pas dore


Hazizi nisi punë si shofer, sapo mbushi 18 vjeç. Në një prej ditëve që shkonte në punë, dikush i bën një telefonatë, duke I thënë të kthehej sa më shpejt. Me ankthin se çfarë po ndodhte, e me distancën që i dukej tani shumë më e madhe, Hazizi arrin në Burrel dhe gjen të bërë shkrumb e hi shtëpinë e tyre. Gjithë puna e një jetë e prindërve por edhe e fëmijëve, u shemb brenda pak orësh. Në këtë dhimbje gjetën ngushëllimin që të paktën kishin njëri-tjetrin dhe askush nuk u dëmtua.

Kjo ngjarje solli në familje ndjesinë e parë të humbjes, dhe siç thotë Hazizi tashmë dera e vuajtjeve u hap.

Asokohe gati 15 vite mĂ« parĂ«, i dĂ«rgojnĂ« nĂ« njĂ« banesĂ« shtetĂ«rore, e ngjashme me njĂ« konvikt. Jetonin edhe familje tĂ« tjera, ku korridoret dhe tualetet ishin tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, por s’kishte vend pĂ«r ankesa. TĂ« paktĂ«n e kishin njĂ« çati mbi kokĂ«.

Me vitet, motra dhe vëllai u martuan dhe me prindërit ngeli vetëm Hazizi.

Hazizi kishte nisur të transportonte mobilje në fshatra të ndryshëm të Burrelit. E në një prej ditëve sytë i panë Florinën. Një vajzë e bukur, që i mori menjëherë zemrën.

Florina erdhi nuse në familjen Bunga, ku gjeti shumë varfëri, por edhe shumë ngrohtësi.

Muret e lagështa të asaj shtëpie të vjetër u ngrohën nga të qeshurat e fëmijëve që çifti i ri solli në jetë. E para lindi Ajla, që sot është 10 vjeç, më pas Amelja që sot është 7, 2 vite më vonë djali Ani dhe në këtë vit e vogla e familjes Alea.

Rolet nĂ« familje ishin tĂ« ndara nĂ« mĂ«nyrĂ« gati perfekte. GjatĂ« javĂ«s Florina punonte nĂ« rrobaqepĂ«si, Hazizi shofer, ndĂ«rsa gjyshĂ«rit ndihmonin nĂ« mbajtjen e fĂ«mijĂ«ve, nĂ« pĂ«rcjelljen pĂ«r nĂ« shkollĂ« e pĂ«r t’i marrĂ« sĂ«rish nĂ« shtĂ«pi.

Ajo që më pas do të prishte çdo ekuilibër në familje do të ishte një ditë e zymtë shkurti, e këtij viti.

Mëngjesi nisi si zakonisht. Prindërit shkuan në punë, fëmijët bën gati çantat e shkollës, dhe gjyshi i shoqëroi për në shkollë.

Ajla shkonte në klasën e 5 ndërsa Amelia kishte pak muaj që kishte nisur klasën e parë.

Atë ditë Ajlën, motrën më të madhe, e merr gjyshja më shpejt nga shkolla duke i lënë porosi të shoqit që të merrte më pas të voglën Amelia.

Rrugës për në shtëpi, Ajla me gjyshen kthehen për të blerë këpucë tek të përdorurat, thotë Hazizi.

Gjatë rrugës së kthimit gjithë sytë e njerëzve ktheheshin drejt tyre. Disa i shikonin me habi, disa me keqardhje, e disa ulnin sytë, por diçka i bashkonte; asnjë nuk iu fliste. Ndoshta sepse në të tilla raste nuk ke fjalë.

Ajo që theu heshtjen ishte telefonata e një të afërmi, që njofton gjyshen se pranë shtëpisë së tyre kishte ndodhur një aksident.

Lanë këpucët e sapo blera dhe të dyja vrapuan për në vendngjarje.

Ajo që do të kishte qenë një ditë normale, ku gjyshi ecte në trotuar me mbesën prej dore, rrugës për në shtëpi, u kthye në një rrugë të lënë përgjysmë.

Një makinë që kalonte me shpejtësi, del nga rruga dhe i përplas të dy.

Veliu 74 vjeçar, babai i Hazizit qĂ« kemi nĂ« studio, iku nga kjo jetĂ«, duke thĂ«nĂ« vetĂ«m disa fjalĂ« tĂ« fundit. “Me shikoni vajzĂ«n, mos u merrni me mua
”

Dhe më pas heshtje e një kalvar i pafund vuajtjesh për Amelian 7 vjeçare që mbeti e aksidentuar rëndë.

NĂ« trupin e saj tĂ« vogĂ«l, i vetmi vend ku aksidenti s’la shenja ishte koka.

Diku mbeti çanta e shkollës, ashtu e grisur dhe copëtuar, diku mbetën këpucët e vjetra që i bleu nëna e që kanë 7 muaj që presin të vishen.

Hazizi kur mësoi lajmin shkoi menjëherë në spital. E vetmja porosi që la ishte të kishin kujdes Florinën e cila ishte shtatzënë në prag të lindjes.

Teksa Hazizi ikte me ambulancë në Tiranë, me Amelian që luftonte me jetën, në anën tjetër të shtëpisë Florina shtatzënë qante për vajzën dhe lutej që të ishte gjallë.

Amelia qëndroi 3 javë në reanimacion, kishte dëmtim në organe, thyeje të kockave e një sërë kompikimesh shëndetësore.

Hazizi flinte jashtë derës së spitalit, duke vuajtur për vajzën, por dhe për humbjen e babait të cilin nuk mundi as të përcillte në banesën e fundit. E mundonte edhe meraku për të shoqen, e cila në 10 ditë humbi 10 kilogramë.

Në netët pa gjumë e plot ankth, ku operacionet e Amelias nisnin në orën 3 të mbrëmjes e përfundonin pasditen e ditës tjetër, mori lajmin se u bë baba. Florina 2 javë pas aksidentit solli në jetë Alean që sot është 7 muajshe.

Ishte një rreze shprese, por u kthye shpejt në një tunel të errët që si gjendej drita.

Alea lindi e sëmurë. Qante shumë dhe nuk mbushej me frymë. Papritmas familja e lumtur e Burrelit u nda në copëza. Në një anë qëndronte babai me Amelian në reanimacion, në tjetrën Florina me të sapolindurën sërish në reanimacon e diku më larg, në shtëpinë që e pushtoi dhimbja qëndronte gjyshja që humbi bashkëshortin e kujdesej për 2 fëmijët e tjerë.

Gjendja e të sapolindurës ishte emergjente dhe duhej dërguar jashtë Shqipërisë. Bën thirrje për ndihmë tek Fondacioni Firdeus, pa treguar se kishin edhe një vajzë tjetër në spital të aksidentuar rëndë.

I dukej shumë të kërkonin ndihmë 2 herë. Një lajm i mirë gëzoi paksa prindërit, kur mësuan që shuma e kërkuar u mblodh dhe Alea do të nisej për kurim jashtë. 2 javë më vonë u rikthye shëndoshë e mirë, teksa Amelia qëndronte në spital në pritje për të njohur motrën e saj.

Jeta e Amelias vazhdon mes vuajtjeve të shumta. U bë 7 muaj që nuk ka dalë nga spitali, 7 muaj që nuk ngrihet dot të ecë, 7 muaj në të cilët ka kryer 32 operacione.

Ajo qĂ« Amelia ka nevojĂ« tani, Ă«shtĂ« shpresa se do tĂ« mund t’i rikthehet normalitetit, se do tĂ« mund tĂ« ecĂ« vetĂ«, tĂ« dal nga spitali, tĂ« shkojĂ« tĂ« pĂ«rqafoj motrat dhe vĂ«llanĂ« qĂ« i mungojnĂ« aq shumĂ«. MjekĂ«t kanĂ« thĂ«nĂ« se nĂ«se shkon jashtĂ« ka mundĂ«si qĂ« tĂ« kryej disa ndĂ«rhyrje qĂ« do i rikthejnĂ« funksionet e trupit. Dhe Hazizit me FlorinĂ«n si mbetĂ«t gjĂ« tjetĂ«r veçse tĂ« lutĂ«n e tĂ« besojnĂ« se pĂ«r ta nuk do tĂ« ketĂ« vetĂ«m zi


The post Nis emisioni “PĂ«r ShqiptarĂ«t” me historinĂ« e trishtĂ« tĂ« familjes Bunga appeared first on Albeu.com.

“S’E KAM TAKUAR KURRË DJALIN TIM”/ Historia e dhimbshme e Buçit tĂ« “PĂ«rputhen” (VIDEO)

By: D Marku

Emisioni “Glamour” nĂ«n modelimin e Ester Bylyku u rikthye kĂ«tĂ« tĂ« premte nĂ« ekranin e “Ora News”, duke vijuar traditĂ«n me tĂ« ftuar specialĂ« tĂ« botĂ«s sĂ« “shoĂ« biz”-it shqiptar.

Personazhi i çeljes sĂ« kĂ«tij sezoni tĂ« ri ishte Endi, i njohur ndryshe si Buçi, i cili u bĂ« i njohur me konkurrimin e tij nĂ« programin e dashurisĂ« “PĂ«r’puthen”.

NĂ« rrĂ«fimin e tij krejtĂ«sisht ndryshe nga ç’jemi mĂ«suar ta shikojmĂ«, Buçi foli mbi marrĂ«dhĂ«nien e tij me fĂ«mijĂ«t.

“Jam ndarĂ« me mamanĂ« e fĂ«mijĂ«ve. Ajo Ă«shtĂ« lidhur me njĂ« tjetĂ«r dhe e ka cik problem tĂ« m’i sjellĂ« çunat kĂ«tu, se ndoshta s’e lĂ« filani dhe fistĂ«ku.

KĂ«shtu kemi mbetur deri tani, mĂ« ndodhi dhe ajo gjĂ«ja me babin nĂ« 2021-in qĂ« i ka vĂ«nĂ« tĂ« gjithĂ« gjĂ«rat nĂ« “stop” dhe i ka ndryshuar rrĂ«njĂ«sisht familjen time.

Ajo Ă«shtĂ« njĂ« nga arsyet mĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r mua. Djali, Kristianin s’e kam takuar kurrĂ«. NĂ« 2019-Ă«n erdhi ish-i, dhe erdhi nĂ« kohĂ« plazhi dhe 3 muaj shijuam pushimet.

Pastaj ajo ngeli shtatzanë, kur lindi çuni vdiq babi dhe tani që po qartësohen pak gjërat, po luftoj për një takim së shpejti.

Kur flas me tĂ« mĂ« thotĂ«: “Ej ti, ti i ngjan Kristanit”, qĂ« Ă«shtĂ« vetĂ« ai. E di ti qĂ« je çuni im ti, i them”, rrĂ«feu Buçi.

 

The post “S’E KAM TAKUAR KURRË DJALIN TIM”/ Historia e dhimbshme e Buçit tĂ« “PĂ«rputhen” (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

By: D Marku

etori po afron dhe ndërsa disa prej nesh po ndiejnë ndryshimin e motit dhe po përgatiten për mbrëmje komode, disa shenja të horoskopit mund të mos e kenë muajin më të lehtë. Yjet, duket se nuk do të jenë shumë të sjellshëm me disa prej nesh. Nëse jeni një nga shenjat e mëposhtme, mos u shqetësoni (shumë), por përgatituni për disa sfida dhe momente të vogla
 të pafata.

Binjakët

TĂ« dashur BinjakĂ«, Tetori po ju thĂ«rret tĂ« vendosni frenat. Po, e di qĂ« ju pĂ«lqen tĂ« vraponi nga njĂ« vend nĂ« tjetrin dhe tĂ« bĂ«ni mijĂ«ra gjĂ«ra nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, por kĂ«tĂ« muaj yjet po ju thĂ«rrasin: “Stop!” Vonesat nĂ« punĂ«, pengesat e papritura dhe keqkuptimet e vogla me miqtĂ« dhe kolegĂ«t do ta bĂ«jnĂ« jetĂ«n tuaj tĂ« pĂ«rditshme pak mĂ« kĂ«rkuese sesa do tĂ« dĂ«shironit.

KĂ«shilla jonĂ«? BĂ«ni njĂ« pushim. Mundohuni tĂ« mos merrni pĂ«rsipĂ«r detyrime shtesĂ« dhe shikoni muajin si njĂ« mundĂ«si pĂ«r tĂ« organizuar mĂ« mirĂ« kohĂ«n tuaj. MĂ« mirĂ« mos nxitoni sepse nxitimi do t’ju sjellĂ« edhe mĂ« shumĂ« telashe.

Virgjëresha

VirgjĂ«resha, bĂ«hu gati pĂ«r njĂ« muaj plot me pengesa tĂ« vogla qĂ« do tĂ« testojnĂ« perfeksionizmin tĂ«nd. Tetori mund t’ju sjellĂ« zhgĂ«njime nĂ« punĂ« ose vĂ«shtirĂ«si personale qĂ« nuk i kishit llogaritur. Orari juaj mund tĂ« dalĂ« nga binarĂ«t dhe zgjidhjet “perfekte” qĂ« keni pasur nĂ« mendje mund tĂ« duken mĂ« larg se kurrĂ«.

GjĂ«ja qĂ« duhet mbajtur mend Ă«shtĂ« se nuk mund tĂ« kontrolloni gjithçka. LĂ«nia e gjithçkaje nĂ« duart e veta pĂ«r njĂ« kohĂ« mund tĂ« duket e frikshme, por mund tĂ« jetĂ« mirĂ« pĂ«r ju. Jepini vetes hapĂ«sirĂ« ​​pĂ«r t’u qetĂ«suar dhe pĂ«r tĂ« ripĂ«rcaktuar atĂ« qĂ« ka vĂ«rtet rĂ«ndĂ«si.

Shigjetari

Shigjetari, miku ynĂ« i preferuar aventurier, kĂ«tĂ« muaj gjĂ«rat nuk do tĂ« shkojnĂ« aq mirĂ« sa do tĂ« dĂ«shironit. FatkeqĂ«sitĂ« dhe zhgĂ«njimet e vogla do t’ju sjellin njĂ« ndjenjĂ« zhgĂ«njimi dhe mund tĂ« filloni tĂ« dyshoni pĂ«r qasjen tuaj tĂ« dashur pozitive ndaj jetĂ«s.

Mos lejoni qĂ« kĂ«to pengesa tĂ« pĂ«rkohshme t’ju rrĂ«zojnĂ«. PĂ«rballoni pengesat me optimizmin tuaj karakteristik dhe kujtojini vetes se çdo vĂ«shtirĂ«si Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« aventurĂ« e re. Mund tĂ« mos jetĂ« koha pĂ«r plane dhe udhĂ«time tĂ« mĂ«dha, por Ă«shtĂ« koha e pĂ«rkryer pĂ«r tĂ« shqyrtuar se çfarĂ« ju bĂ«n vĂ«rtet tĂ« lumtur.

Peshqit

TĂ« dashur Peshq, tetori do tĂ« jetĂ« emocionalisht pak mĂ« intensiv se sa e kishit parashikuar. Yjet sjellin me vete drama tĂ« vogla nĂ« marrĂ«dhĂ«niet tuaja dhe Ă«shtĂ« e mundur tĂ« ndjeni se tĂ« tjerĂ«t nuk ju kuptojnĂ« aq sa do tĂ« dĂ«shironit. NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, punĂ«t tuaja profesionale mund t’ju sjellin stres dhe vĂ«shtirĂ«si qĂ« nuk i prisnit.

ÇelĂ«si kĂ«tu Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« mos merrni gjithçka personalisht (po, e di, mĂ« lehtĂ« tĂ« thuhet se sa tĂ« bĂ«het). PĂ«rpiquni tĂ« ruani gjakftohtĂ«sinĂ« tuaj dhe t’i jepni pĂ«rparĂ«si qetĂ«sisĂ« suaj mendore. NdonjĂ«herĂ« distancimi nga situatat mund t’ju ndihmojĂ« t’i shihni gjĂ«rat mĂ« qartĂ«.

The post Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi appeared first on Albeu.com.

Hyn në fuqi skema e re 5 mln euro për bujqësinë, shteti grant 50% të investimit në serat diellore! Financim për rrjetat anti-breshër kush mbjell mbi 1 hektar

By: D Marku

Ka hyrë në fuqi skema e re e investimeve në bujqësi që parashikon dhënien e 5 milionë eurove për fermerët në formë granti. Sipas vendimi, të gjithë fermerët që do mbjellin mbi 1 hektar me perime apo fruta do marrin 50% grant për rrjetat antibreshër. Kjo mbështetje do të jepet deri në 5 hektar të mbjella dhe jo më shumë se 1.5 milionë lekë për hektar.

Të gjithë ata fermerë që do të investojnë në sera diellore me sipërfaqe nga 200 metër deri në 2 hektar dhe do të përfshijnë edhe sistemin e ujitjes, do të marrin gjithashtu 50% grant nga buxheti i shtetit, por jo më shumë se 15 milion lekë për prodhimin e perimeve, ose  8 milionë lekë hektari për prodhimin e rrushit dhe deri 4 milionë lekë financim për një hektar për prodhimin e luleshtrydheve.

Gjysma e investimit në stalla për mbarështimin e kafshëve dhe rritje të stabilimenteve do të mbulohet nga shteti, por nuk do të jepen më shumë se 15 milionë lekë për subjekt. Për të përfituar fermerët duhet të kenë mbi 10 lopë, ose mbi 10 dosa, apo mbi 100 krerë të imta e deri tek ata që kanë mbi 10 mijë shpendë.

Ndërsa për blerjen e traktorëve, makinerive dhe pajisjeve për mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore dhe blegtorale bazuar në faturat tatimore do të jepen në formë granti jo më shumë 5 milionë lekë. Kurse në sektorin e peshkimit vlera e grantit do të jetë deri 20 milionë lekë.

Aplikimet e fermerëve do të nisin më 1 tetor dhe do mbyllen në nëntor, dhe 30% e vlerës së financimit mund të jepet që këtë vit për fituesit. Synimi i skemës është rritja e prodhimit vendas, jo vetëm në bujqësi e blegtori por edhe peshkim, deri në 20% sipas Ministrisë së Bujqësisë.

The post Hyn në fuqi skema e re 5 mln euro për bujqësinë, shteti grant 50% të investimit në serat diellore! Financim për rrjetat anti-breshër kush mbjell mbi 1 hektar appeared first on Albeu.com.

“BURG POLITIK”/ Salianji jep mesazhin e parĂ« nga burgu: Nuk ka diktaturĂ« qĂ« nuk mposhtet! (VIDEO)

By: D Marku

Deputeti i sapoburgosur i Partisë Demokratike Ervin Salianji ka dhënë mesazhin e parë për mbështetësit e tij nga qelia e burgut të Fierit.

Përmes një video-montazhi nga procesi i këtyre ditëve deri në transferimin e tij në Fier, Salianji thotë se ky është burg politik.

“Nuk ka diktaturĂ« qĂ« nuk mposhtet!

Kjo Ă«shtĂ« vetĂ«m medalje nĂ« karrierĂ«n time politike”, thotĂ« shkurtimisht Salianji nĂ« komentin bashkĂ«ngjitur videos.

The post “BURG POLITIK”/ Salianji jep mesazhin e parĂ« nga burgu: Nuk ka diktaturĂ« qĂ« nuk mposhtet! (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Lajçak flet pas takimit me Kurtin në New York: Nuk ka rrugë tjetër veç normalizimit të marrëdhënieve

By: D Marku

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin që ka zhvilluar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Lajçak nĂ« platformĂ«n “X”, ka deklaruar se nĂ« kĂ«tĂ« takim Ă«shtĂ« diskutuar pĂ«r rrugĂ«n pĂ«rpara, drejt normalizimit tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve me SerbinĂ«.

“Ne ramĂ« dakord se nuk ka alternativĂ« pĂ«rveç zbatimit tĂ« shpejtĂ« tĂ« marrĂ«veshjes pĂ«r rrugĂ«n drejt normalizimit”, ka shkruar Lajçak.

Zyra e Kurtit njoftoi sot se kryeministri i ka thĂ«nĂ« ndihmĂ«ssekretarit pĂ«r Çështje Evropiane dhe Euroaziatike tĂ« Departamentit Amerikan tĂ« Shtetit, James O’Brien, dhe emisarit tĂ« Bashkimit Evropian pĂ«r dialogun, Miroslav Lajçak, se Kosova Ă«shtĂ« e pĂ«rkushtuar nĂ« procesin e normalizimit tĂ« raporteve KosovĂ«-Serbi, sipas parimeve tĂ« MarrĂ«veshjes Bazike tĂ« Brukselit dhe Aneksit tĂ« Ohrit.

The post Lajçak flet pas takimit me Kurtin në New York: Nuk ka rrugë tjetër veç normalizimit të marrëdhënieve appeared first on Albeu.com.

Berat/ Aksident i rëndë! 50 vjeçari me biçikletë përplaset për vdekje nga automjeti, shoferi shoqërohet në Komisariat (EMRI)

By: D Marku

Aksidenti i rëndë me pasoje vdekjen mbrëmjen e sotme në qytetin e Beratit. Një 50 vjeçar Bardhi Daullja, u aksidentua për vdekje nga një automjet i drejtuar nga Albert Mustafallari, 49 vjeç.

Shoferi i makinës është shoqëruar në ambienetet e komisariatit në Berat. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

‘Rreth orĂ«s 20:40, nĂ« rrugĂ«n e KuçovĂ«s, shtetasi A. M., 49 vjeç, banues nĂ« Berat, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojĂ« vdekjen shtetasin B. D., 50 vjeç, i cili ishte duke lĂ«vizur me biçikletĂ«.

Drejtuesi i automjetit Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar nĂ« ambientet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« Berat pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme.’, njofton policia.

The post Berat/ Aksident i rëndë! 50 vjeçari me biçikletë përplaset për vdekje nga automjeti, shoferi shoqërohet në Komisariat (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA

By: D Marku

Uragani Helene ka shkaktuar dëme të mëdha në mbarë Floridën dhe juglindjen e Shteteve të Bashkuara, duke lënë të vdekur të paktën 30 persona në katër shtete amerikane, teksa ekipet e shpëtimit po vazhdojnë operacionet për shpëtimin e njerëzve nga vërshimet.

Guvernatori i Xhorxhias, Brian Kemp, tha se dhjetëra persona janë të bllokuar në ndërtesat e shkatërruara nga uragani i kategorisë 4.

Stuhia arriti erëra maksimale prej 225 kilometrash në orë, kur goditi rajonin e Floridës të enjten në mbrëmje. Por, stuhia shkaktoi dëme edhe më në veri, teksa edhe Karolina e Veriut po përballet me vërshime. Disa spitale në jug të Xhorxhias mbetën pa energji elektrike, ndërkaq një spital në Tenesi u mbyll.

Shkatërrimet nga uragani Helene vijnë pasi ndryshimet klimatike po mundësojnë që stuhi të tilla të kenë fuqi më të madhe, dhe kur ato kalojnë përmes ujërave të nxehta po shndërrohen në uragane të fuqishme e tajfun, shpesh brenda disa orësh.

Në Floridë janë regjistruar pesë viktima. Viktima janë raportuar edhe në Xhorxhia dhe në dy Kalorinat.

Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis tha se dëmi i shkaktuar nga uragani Helene, duket se është më i madh sesa dëmi i shkaktuar nga uragani Idalia dhe Debby marrë së bashku. Këto dy uragane kishin goditur SHBA-në në gusht.

Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave ka dislokuar edhe 1.500 punëtorë shtesë në mëngjes dhe më vonë gjatë ditës ka dërguar në zonat e prekura edhe 400 shpëtimtarë.

Për shkak të stuhisë, mbi 4 milionë shtëpi dhe biznese mbetën pa rrymë mëngjesin e së premtes në Floridë, Xhorxhia dhe Karolinë të Jugut.

Edhe Atlanta është prekur nga vërshimet, si pasojë e uraganit.

Parashikuesit e motit kanë thënë se pritet që stuhia të dobësohet teksa do të lëvizë përmes Tenesisë dhe Kentakit.

Paraprakisht, uragani Helene kishte goditur Meksikën, duke shkaktuar vërshime dhe dëme të tjera. Ndërkaq, në perëndim të Kubës, Helene shkaktoi dëme në sistemin e energjisë, duke lënë mbi 200.000 shtëpi dhe biznese pa energji elektrike./ REL

The post Të paktën 30 të vdekur nga uragani Helene në SHBA appeared first on Albeu.com.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama në OKB: U përpoqëm të ndihmojmë vendin fqinj, nuk qëndruam duarlidhur

By: D Marku

Kryeministri Rama gjatĂ« fjalĂ«s sĂ« tij në OKB foli pĂ«r çështjen e emigrantĂ«ve. Kryeministri theksoi se ShqipĂ«ria u kthye nĂ« “strehĂ«n” e emigrantĂ«ve, duke shtuar se kjo tregon se mikpritja shqiptare Ă«shtĂ« e lidhur me bindjen humanitare.

“Disa ditĂ« mĂ« parĂ« u zotuam kundrejt paktit pĂ«r tĂ« ardhmen, njĂ« kuadĂ«r solid me rezultate qĂ« duhen zbatuar. Kemi marrĂ« angazhime tĂ« tilla nĂ« tĂ« shkuarĂ«n. Ky Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r shans pĂ«r njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« paqme dhe begatĂ« ndĂ«rkohĂ« qĂ« jetojmĂ« nĂ« kohĂ« tĂ« zymta.

Shqipëria kishte për qëllim të përfaqësonte atë komunitet për vlera e parime që janë të panegociueshme. Mos u gaboni, me tolerancë nuk kërkoj vetëkënaqësi, po të shkojmë përtej zonave tona të rehatisë, jo duke pranuar këndvështrimet e tjetrit por duke u angazhuar me kompleksitetin e historive tona. Toleranca që shqiptarët shprehen gjatë luftës së dytë botërore ndaj hebrenjve, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend që e mbylli me më shumë hebrenj sesa kur nisi lufta.

Të nxisim mirëkuptim e paqeve, duke vënë veten në vendin e tjetrit. Shqipëria u shndërrua në strehën e sigurt për njerëzit që ikën nga vdekja, ndërkohë që shtetet më të pasura u kthyen shpinën. U dhamë strehë refugjatëve Iranian, jetët e cilëve cënoheshin. Paguam një çmim të madh me sulm kiberntik që synonte të gjunjëzonte vendin.

Ne nuk u lĂ«kundĂ«m dhe nuk do tĂ« lĂ«kundemi pĂ«r aq kohĂ« sa Ă«shtĂ« e nevojshme. SĂ« fundmi i shtrimĂ« dorĂ«n ItalisĂ« pĂ«r tĂ« lehtĂ«suar vĂ«shtirĂ«sitĂ« nĂ« migracion. NĂ« vend tĂ« flisnim, vepruan, nuk qĂ«ndruam duarlidhur. Kjo qĂ«nie solidariteti e bashkĂ«punimi Ă«shtĂ« boshti i politikĂ«s nĂ« vendin tonĂ«â€, tha Rama.

The post Marrëveshja me Italinë për emigrantët, Rama në OKB: U përpoqëm të ndihmojmë vendin fqinj, nuk qëndruam duarlidhur appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Kishte kultivuar 269 bimĂ« kanabis, arrestohet shqiptari nĂ« Angli! Jetonte nĂ« ‘shtĂ«pi bari’ me gruan: Ajo nuk di gjĂ«

By: D Marku

-Një 29-vjeçar me origjinë shqiptare është dënuar me 24 muaj burg në Angli, për shkak se kishte kultivuar 269 bimë kanabis në një banesë në Burton Latimer.

Pasditen e 21 korrikut të këtij viti, policia shkoi në vendndodhjen e shqiptarit Eduart Cili.

Ky i fundit i lejoi oficerĂ«t tĂ« futeshin brenda nĂ« banesĂ«, duke i thĂ«nĂ« se “unĂ« e bĂ«ra, gruaja ime nuk di asgjĂ« pĂ«r kĂ«tĂ«â€, deklaratĂ« qĂ« çoi nĂ« arrestimin e tij, si i dyshuar pĂ«r kultivimin e lĂ«ndĂ«s narkotike.

GjatĂ« kontrollit brenda njĂ« papafingoje oficerĂ«t gjetĂ«n bimĂ«t e kanabis-it – qĂ« kapnin vlerĂ«n deri nĂ« 90,000 ÂŁ, sĂ« bashku me pajisjet e nevojshme pĂ«r prodhimin e rritjes.

Lënda narkotike dhe mjetet e gjetura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Eduart Cili u akuzua pĂ«r prodhim droge tĂ« kontrolluar tĂ« klasit B – kanabis – dhe u paraqit nĂ« GjykatĂ«n e MagjistraturĂ«s sĂ« Northampton mĂ« 23 korrik, ku u deklarua fajtor dhe u la nĂ« paraburgim.

Të hënën, më 9 shtator, në Gjykatën e Kurorës së Northampton, ai mori dënimin dhe u urdhërua të paguante një shtesë prej 187 £ pas lirimit të tij.

The post FOTO/ Kishte kultivuar 269 bimĂ« kanabis, arrestohet shqiptari nĂ« Angli! Jetonte nĂ« ‘shtĂ«pi bari’ me gruan: Ajo nuk di gjĂ« appeared first on Albeu.com.

Nxënësja 10 vjeçe në Fresk largohet nga shkolla dhe alarmon familjarët. Policia e gjen tek banesa e gjyshes

By: D Marku

Ditën e sotme, rreth orës 14:50, është marrë njoftim se një nxënëse 10 vjeçe, që frekuenton një shkollë në zonën e Freskut, është larguar nga ambientet e shkollës pa dijeninë e prindërve dhe stafit të shkollës dhe nuk dihej vendndodhja e saj.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 pas marrjes së njoftimit janë angazhuar maksimalisht për gjetjen e saj me anë të shërbimeve të terrenit dhe duke këqyrur kamerat e sigurisë të bizneseve përreth shkollës.

Pas kryerjes së verifikimeve në terren është bërë lokalizimi i 10-vjeçares, e cila është gjetur në banesën e gjyshërve të saj, në zonën e Laprakës.

E mitura është intervistuar në prani në prindërve dhe psikologëve dhe gjatë intervistimit ka deklaruar se është larguar nga shkolla me dëshirë.

The post Nxënësja 10 vjeçe në Fresk largohet nga shkolla dhe alarmon familjarët. Policia e gjen tek banesa e gjyshes appeared first on Albeu.com.

BE, “shuplaka” ndaj Melonit: Ja si fondet pĂ«r tĂ« ndihmuar AfrikĂ«n pĂ«rfundojnĂ« nĂ« duart e trafikantĂ«ve tĂ« qenieve njerĂ«zore

By: D Marku

NjĂ« fond specifik i Bashkimit Evropian duhej tĂ« ndihmonte AfrikĂ«n t’i pĂ«rgjigjej nĂ« mĂ«nyrĂ« efektive krizĂ«s sĂ« migracionit, por paratĂ« u pĂ«rdorĂ«n nĂ« shkelje tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut, duke pĂ«rfunduar nĂ« duart e kriminelĂ«ve. Kjo Ă«shtĂ« ankesa qĂ« pĂ«rmban raporti i publikuar mĂ« 25 shtator nga Gjykata e AuditorĂ«ve tĂ« BE-sĂ« pĂ«r pĂ«rdorimin e Fondit tĂ« MirĂ«besimit pĂ«r AfrikĂ«n.

Gjyqtarët akuzojnë shprehimisht Komisionin Evropian se ka shpenzuar gabimisht paratë e vëna në dispozicion dhe se ka mbivlerësuar rezultatet e arritura. Akuza më e rëndë, megjithatë, ka të bëjë me përgjegjësinë e zyrtarëve, të cilët mbyllën një sy ndaj shkeljeve të qarta ndaj emigrantëve të kryera nga të njëjtët trafikantë që Europa siguron se dëshiron të luftojë. Libia dhe Tunizia janë vendet më problematike. Të njëjtat me të cilat Italia ka nënshkruar marrëveshje të rëndësishme partneriteti.

Rezultatet e mbivlerësuara
Fondi (EuTF) i aktivizuar nĂ« vitin 2015 Ă«shtĂ« menduar pĂ«r tre rajone afrikane: Sahel dhe Liqenin Çad, Bririn e AfrikĂ«s dhe AfrikĂ«n Veriore. TĂ« gjitha kĂ«to zona karakterizohen nga zhvendosja e brendshme, ndĂ«rsa Sahel Ă«shtĂ« njĂ« nga rrugĂ«t e tranzitit qĂ« pĂ«rdoret mĂ« shpesh nga emigrantĂ«t qĂ« shkojnĂ« nĂ« EvropĂ«.

“MbĂ«shtetja e fragmentuar qĂ« i kushton pak vĂ«mendje prioriteteve strategjike nuk jep njĂ« ndikim”, tha Bettina Jakobsen, anĂ«tare e GjykatĂ«s Evropiane tĂ« Audituesve. Ajo shprehet se edhe pse EuTF ka ndihmuar nĂ« mbajtjen e migracionit nĂ« krye tĂ« agjendĂ«s politike dhe tĂ« zhvillimit, ne duhet tĂ« pĂ«rsĂ«risim kritikat tona, pasi pak ka ndryshuar.

“Fondi ende nuk Ă«shtĂ« i fokusuar mjaftueshĂ«m nĂ« prioritetet e tij dhe ka njĂ« fushĂ«veprim shumĂ« tĂ« gjerĂ«â€, nĂ«nvizoi ajo. Gjykata thekson se megjithĂ«se financimi u arrit shpejt, nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« nĂ«se mĂ«nyra se si Ă«shtĂ« shpenzuar Ă«shtĂ« efektive.

“Rezultatet nuk tregojnĂ« nĂ«se projektet janĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme ose nĂ«se ato kanĂ« kontribuar nĂ« adresimin e shkaqeve rrĂ«njĂ«sore tĂ« paqĂ«ndrueshmĂ«risĂ«, migrimit tĂ« parregullt dhe zhvendosjes”, thuhet nĂ« raport.

Komisioni nuk është ende në gjendje të përcaktojë se cilat janë qasjet më efektive dhe efikase për zvogëloni migrimin e parregullt dhe zhvendosjen e detyruar në Afrikë, thuhet në dokument.

Marrëveshjet e Italisë me Libinë dhe Tunizinë
Pjesa mĂ« e rĂ«ndĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me shkeljen e tĂ« drejtave tĂ« njeriut nĂ« vendet qĂ« blloku europian ka zgjedhur tĂ« financojĂ«, si Libia dhe Tunizia. Italia ka hyrĂ« nĂ« marrĂ«veshje partneriteti me LibinĂ« nĂ« vitin 2017, tĂ« nĂ«nshkruara nga kryeministri i atĂ«hershĂ«m Paolo Gentiloni pas negociatave tĂ« zhvilluara nga ish-ministri i BrendshĂ«m Marco Minniti. Qeveria italiane ra dakord tĂ« ofrojĂ« ndihmĂ« ekonomike dhe mbĂ«shtetje teknike pĂ«r autoritetet libiane pĂ«r tre vjet pĂ«r tĂ« reduktuar trafikimin e emigrantĂ«ve nĂ«pĂ«r Detin Mesdhe. Shteti libian u angazhua pĂ«r tĂ« pĂ«rmirĂ«suar kushtet e qendrave tĂ« tij tĂ« pritjes pĂ«r emigrantĂ«t. Traktati, i parashikuar pĂ«r tre vjet, u rinovua edhe pĂ«r pesĂ« vjet tĂ« tjera nĂ« nĂ«ntor 2022, menjĂ«herĂ« pas fillimit tĂ« qeverisĂ« sĂ« udhĂ«hequr nga udhĂ«heqĂ«si i Fratelli d’Italia, Giorgia Meloni.

Që nga fillimi i mandatit të saj, kryeministrja italiane është angazhuar personalisht në disa raste për të nënshkruar marrëveshje me Tunizinë. Gjithashtu në këtë rast, ndër pikat kyçe të marrëveshjeve është detyra e kombit të drejtuar nga presidenti Kais Saied për të ndaluar largimet e parregullta të emigrantëve. Si Libia ashtu edhe Tunizia janë denoncuar në disa raste nga organizatat humanitare për shfrytëzimin e emigrantëve dhe kushtet e rënda në të cilat mijëra njerëz janë të detyruar të jetojnë nën zgjedhën e autoriteteve lokale. Auditimi i Gjykatës konfirmon këto probleme dhe kritikon mënyrën e menaxhimit të fondeve.

Shumë para janë shpenzuar, por migrimi vazhdon
NĂ« vitin 2018 gjyqtarĂ«t kishin publikuar njĂ« raport paraprak pĂ«r pĂ«rdorimin e kĂ«tyre fondeve nĂ« vlerĂ« prej 5 miliardĂ« eurosh kontribute, nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« 27 vendeve afrikane. PavarĂ«sisht burimeve tĂ« mĂ«dha tĂ« investuara, nĂ«nvizoi Gjykata, “shifrat e migrimit tĂ« parregullt drejt EvropĂ«s po rriten pĂ«rsĂ«ri vazhdimisht, pas njĂ« ngadalĂ«simi relativ gjatĂ« pandemisĂ«. MarrĂ«veshjet financuese tĂ« BE-sĂ« pĂ«rcaktojnĂ« nĂ« kushtet e pĂ«rgjithshme qĂ« “veprimi duhet tĂ« pezullohet nĂ«se BE-ja zbulon zyrtarisht shkeljen e tĂ« drejtave tĂ« njeriut”. Gjykata kundĂ«rshtoi se kjo klauzolĂ« ishte injoruar ose nĂ« çdo rast “nuk Ă«shtĂ« zbatuar sistematikisht pĂ«r tĂ« gjitha projektet, veçanĂ«risht ato qĂ« kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me sigurinĂ«, menaxhimin e kufirit ose aktivitete tĂ« tjera tĂ« ndjeshme”.

Emigrantët me furçë dhëmbësh por pa ujë
Çështjet kryesore kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me LibinĂ«, e cila megjithĂ« fondet e marra nga Roja Bregdetare Libiane dhe pajisjet specifike tĂ« financuara nga Fondi dhe tĂ« dorĂ«zuara nĂ« vitin 2021, “nuk ka njĂ« qendĂ«r kombĂ«tare koordinimi pĂ«r kĂ«rkim-shpĂ«tim dhe qendra e saj e koordinimit pĂ«r shpĂ«timin detar nuk Ă«shtĂ« ende funksionale”. GjyqtarĂ«t theksuan gjithashtu se organizatat humanitare kanĂ« reduktuar mundĂ«sitĂ« e aksesit nĂ« vendet qĂ« duhet tĂ« ofrojnĂ« ndihmĂ« pĂ«r migrantĂ«t.

Disa të kthyer të intervistuar nga auditorët pranuan se nuk ishin në gjendje të përdornin disa artikuj të marrë me fondet e BE-së, si furçat e dhëmbëve dhe sapunin, sepse nuk kishin akses në ujë. Së fundi, ndërsa fondet kanë përmirësuar pak kushtet në qendrat ku mbahen emigrantët, cilësia (e tmerrshme) e trajtimit nga autoritetet libiane nuk ka ndryshuar.

Marrëveshja midis rojes bregdetare libiane dhe trafikantëve
GjykatĂ«sit theksuan gjithashtu se si anijet dhe pajisjet e furnizuara pĂ«r “rojet bregdetare libiane” mund tĂ« pĂ«rfundojnĂ« nĂ« duart e “aktorĂ«ve tĂ« ndryshĂ«m” nga pĂ«rfituesit, tĂ« cilĂ«t janĂ« gjithashtu nĂ« gjendje tĂ« ruajnĂ« pikat e zbarkimit tĂ« emigrantĂ«ve tĂ« shpĂ«tuar nĂ« det. Por kush janĂ« kĂ«ta aktorĂ«?

Raportet e organizatave humanitare prej vitesh flasin për kontrabandistët dhe trafikantët e qenieve njerëzore, të cilët kanë marrëdhënie të ngushta me aparatin libian të sigurisë. Prania e tyre vihet re edhe në qendrat e paraburgimit, ndërsa pajisjet e paguara me fondet evropiane ndonjëherë rishiten, pikërisht në ato organizata kriminale që 27 të bllokut thonë se duan të luftojnë.

The post BE, “shuplaka” ndaj Melonit: Ja si fondet pĂ«r tĂ« ndihmuar AfrikĂ«n pĂ«rfundojnĂ« nĂ« duart e trafikantĂ«ve tĂ« qenieve njerĂ«zore appeared first on Albeu.com.

SHBA ende pa ambasador nĂ« ShqipĂ«ri, David Kostelancik “ngec” nĂ« senat

By: D Marku

David J. Kostelancik i nominuar nga presidenti Biden për ambasador në Shqipëri duhet të presë edhe për një kohë të pacaktuar për të marrë miratimin nga senati i SHBA.

Në senatin amerikan dy ditë më parë Jeanne Shaheen Senatore nga Hampshire paraqiti një mocion mbështetës për ta miratur këtë kandidaturë.

“PĂ«r mĂ« shumĂ« se 35 vite zoti David J. Kostelancik ka shĂ«rbyer si njĂ« diplomat karriere i shĂ«rbimit tĂ« jashtĂ«m dhe Ă«shtĂ« njĂ« kandidat me shumĂ« kualitete nĂ« tĂ« pĂ«rfaqĂ«suarin e SHBA nĂ« vendin aleat si ShqipĂ«ria. Ai ka shĂ«rbyer mĂ« parĂ« nĂ« ShqipĂ«ri dhe vende tĂ« tjera. ËshtĂ« mĂ«se e qartĂ« se kemi njĂ« kandidat tejet tĂ« kualifikuar pĂ«r tĂ« shĂ«rbyer si ambasador nĂ« ShqipĂ«ri. Mund tu them se sot Kina dhe Rusia kanĂ« ambasadorĂ«t e tyre nĂ« ShqipĂ«ri dhe tani Ă«shtĂ« detyrĂ« e senatit tĂ« vendosĂ«. Ju ftoj pĂ«r konsensus nĂ« miratimin e kĂ«saj kandidature pa ndĂ«rhyrje dhe pa debat pĂ«r ambasador i SHBA nĂ« ShqipĂ«ri”, tha Jeanne Shaheen, senatore nga Hampshire.

Por kolegu i saj Mike Lee senator nga Utah e kundërshtoi kandidaturën e Kostelancik duke sjellë këtë argument.

“Zoti David J. Kostelancik ka provuar se nuk mund tĂ« pĂ«rmbush zbatimin e detyrave nĂ« mbrojtjes tĂ« interesave tĂ« SHBA. Performanca e tij nĂ« Hungari si i dĂ«rguar me punĂ« duhet ta diskualifikojĂ« nĂ« pasjen e njĂ« mandati diplomatik. Ai u pĂ«rfshi nĂ« politikĂ«n e brendĂ«shme hungareze. Sulmoi lirinĂ« e medias dhe u pĂ«rfshi nĂ« aktivizĂ«m social. Ai dĂ«mtoi marĂ«dhĂ«niet me njĂ« aleat tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tonin. Administrata Biden e pati tĂ« gjithĂ« mundĂ«sinĂ« tĂ« na sillte njĂ« emĂ«r tjetĂ«r si tĂ« nominuar kur vitin e shkuar kandidatura e Kostelancik u kthye nga senati”, Mike Lee senato Utah.

Jeanne Shaheen Senatore nga Hampshire theksoi se vonesat në emërimin e ambasadorëve janë shqetësuese e me pasoja për sigurinë kombëtare. Për mungesë kuorumi mocioni i saj nuk u hodh për votim duke krijuar një tjetër vonesë për DASH në sjelljen e një ambasadori në Shqipëri.

The post SHBA ende pa ambasador nĂ« ShqipĂ«ri, David Kostelancik “ngec” nĂ« senat appeared first on Albeu.com.

“Do tĂ« jemi pranĂ« tij” Baçi para burgut tĂ« Fierit: Salianji i dĂ«nuar politik, çdokush nga ne mund tĂ« ishte sot nĂ« vendin e tij

By: D Marku

Deputeti Luan Baçi, ka pritur në ambientet e burgut të Fierit, ku ka deklaruar se ndodhet aty në mbështetje të deputeti Ervin Salianji, i cili pritet të vuajë dënimin me një vit burg në këtë IEPV.

“NĂ« burgun e Fier vjen sot njĂ« koleg dhe mik i imi, koleg i PD i dĂ«nuar politikisht nga kjo mazhorancĂ« dhe ky kryeministĂ«r. Absolutish do tĂ« jemi pranĂ« tij dhe nĂ« krah tĂ« tij. Strukturat e degĂ«s sĂ« qarkut Fier do tĂ« jenĂ« nĂ« dispozicion tĂ« tij. ËshtĂ« detyrimi ynĂ« meqĂ« institucioni u vuajtjes sĂ« dĂ«nimit tĂ« tij Ă«shtĂ« nĂ« Fier.

Kushdo mund tĂ« ishte sot nĂ« vend tĂ« tij. Salianji pĂ«rveçse ka bĂ«rĂ« njĂ« dĂ«nim qĂ« u vĂ«rtetua katĂ«rçipĂ«risht i vĂ«rtetĂ«, sepse vĂ«llai i Xhafajt u dĂ«nua Ă« Itali, si mund tĂ« themi qĂ« Salianji Ă«shtĂ« dĂ«nuar me tĂ« drejtĂ«. ËshtĂ« njĂ« i dĂ«nuar politik, Ă«shtĂ« njĂ« goditje ndaj opozitĂ«s”, tha Baçi

The post “Do tĂ« jemi pranĂ« tij” Baçi para burgut tĂ« Fierit: Salianji i dĂ«nuar politik, çdokush nga ne mund tĂ« ishte sot nĂ« vendin e tij appeared first on Albeu.com.

I shoqëruar nga tre automjete, Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit (VIDEO)

By: D Marku

Eskorta e policisë e cila shoqëronte deputetin Ervin Salianji ka mbërritur pak momente më parë në ambientet e burgut të Fierit.

Salianji do të vuajë dënimin e tij prej një viti në këtë institucion, ndërsa më herë gjatë ditës së sotme ai u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës.

Deputeti demokrat u dënua me një vit heqje lirie pasi Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për dënimin e tij për veprën penale të kallëzimit të rremë.

 

The post I shoqëruar nga tre automjete, Ervin Salianji mbërrin në burgun e Fierit (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Shigeru Ishiba pritet të emërohet kryeministër i ri i Japonisë

By: D Marku

Ish-ministri i Mbrojtjes, Shigeru Ishiba, pritet të bëhet kryeministër i ri i Japonisë të premten, pasi e fitoi një garë të ngushtë për ta udhëhequr Partinë në pushtet Liberal Demokrate (LDP).

Ishiba, 67 vjeç, e mposhti kandidaten nacionaliste Sanae Takaichi në balotazh, në një garë e cila ishte ndër më të paparashikueshmet për liderin e partisë në dekadat e fundit. Plot nëntë kandidatë garuan për këtë post.

Lideri i LDP-së, partisë e cila e ka udhëhequr Japoninë pothuajse përgjatë gjithë epokës pas luftës, e ka praktikisht të sigurt emërimin kryeministër i vendit për shkak se partia e ka shumicën në Parlament.

Kryeministri në largim, Fumio Kishida, njoftoi në gusht se do të japë dorëheqje për shkak të një varg skandalesh, të cilat zbehën popullaritetin e partisë.

“Ne duhet t’i besojmĂ« popullit, duhet ta themi tĂ« vĂ«rtetĂ«n me guxim dhe sinqeritet, dhe tĂ« punojmĂ« sĂ« bashku pĂ«r ta bĂ«rĂ« JaponinĂ« vend tĂ« sigurt, ku tĂ« gjithĂ« mund tĂ« jetojnĂ« me buzĂ«qeshje pĂ«rsĂ«ri”, tha Ishiba gjatĂ« njĂ« fjalimi tĂ« shkurtĂ«r para ligjvĂ«nĂ«sve pas votimit.

Qasja e tij ndaj diplomacisë me aleatin më të madh të Japonisë, SHBA-në, do të jetë në qendër të vëmendjes, duke qenë se ai vazhdimisht ka kërkuar që marrëdhëniet mes tyre të jenë më të baraspeshuara.

Gjatë fushatës së tij, ai bëri thirrje edhe për krijimin e një NATO-je aziatike, një ide e cila e ka zemëruar Kinën, dhe që është hedhur poshtë nga një zyrtar i lartë amerikan.

Ambasadori amerikan në Japoni, Rahm Emanuel, e uroi Ishibën për postin dhe tha se mezi pret të punojë me të për forcimin e aleancës SHBA-Japoni.

Ishiba u fut në Parlament më 1986, pas një karriere të shkurtër në bankë, por qëndrimet e tij kanë bërë që ai të ketë armiq brenda LDP-së.

Ai ishte lënë mënjanë nga kryeministri në largim Kishida, dhe u bë zë kundërshtar në parti, duke gëzuar përkrahje të madhe nga publiku dhe anëtarë të partisë.

Ai e ka kundërshtuar përdorimin e rritur të energjisë bërthamore dhe e ka kritikuar partinë e vet për moslejimin e çifteve të martuara të përdorin mbiemra të ndarë.

The post Shigeru Ishiba pritet të emërohet kryeministër i ri i Japonisë appeared first on Albeu.com.

“MbretĂ«ria e ShpifarakĂ«ve” Rama reagon sĂ«rish pĂ«r Salianjin: ËshtĂ« mĂ«kat edhe nĂ« librat e ShenjtĂ«

By: D Marku

Rama ka reaguar sërish lidhur më dënimin me 1 vit burg të Ervin Salinajit për kallëzim të rremë duke shkruar se Viktimizimi i një të dënuari për një vepër të turpshme, e cila mund të konsiderohet kryevepra e turpit të Mbretërisë së Shpifarakëve.

Ai shton se nuk ishte thjesht një shpifje si miliona shpifjet që janë thënë e shkruar në këto 34 vjet Liri Shpifjeje, po ishte një fabrikim i tërë, një film i Kinostudios së Shqupit me aktorë e me producentë të përkushtuar për të bërë keq

Rama: Heroizimi i njĂ« krijuesi rrethanash tĂ« rreme pĂ«r tĂ« sulmuar publikisht njĂ« kundĂ«rshtar politik, duke çoroditur opinionin publik me njĂ« fushatĂ« tĂ« egĂ«r shpifjesh pĂ«rmes telenovelĂ«s “Babale”, si edhe kundĂ«rvĂ«nia me egĂ«rsi ndaj njĂ« vendimi gjykate tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ« qĂ« bazohet nĂ« ligjin kundĂ«r veprĂ«s penale tĂ« kallzimit tĂ« rremĂ«, flet shumĂ« qartĂ« pĂ«r dallimin mes dy botĂ«ve qĂ« ndajnĂ« shumicĂ«n e ShqipĂ«risĂ« me MbretĂ«rinĂ« e ShpifarakĂ«ve nĂ«n Penxheren e Katit tĂ« TetĂ« tĂ« pakicĂ«s!

Viktimizimi i njĂ« tĂ« dĂ«nuari pĂ«r njĂ« vepĂ«r tĂ« turpshme, e cila mund tĂ« konsiderohet kryevepra e turpit tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« ShpifarakĂ«ve – sepse nuk ishte thjesht njĂ« shpifje si miliona shpifjet qĂ« janĂ« thĂ«nĂ« e shkruar nĂ« kĂ«to 34 vjet Liri Shpifjeje, po ishte njĂ« fabrikim i tĂ«rĂ«, njĂ« film i Kinostudios sĂ« Shqupit me aktorĂ« e me producentĂ« tĂ« pĂ«rkushtuar pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« keq – tregon se sa poshtĂ« ka rĂ«nĂ« niveli i kuptimit tĂ« botĂ«s sonĂ« mediatike pĂ«r peshĂ«n e rĂ«ndĂ« tĂ« shpifjes nĂ« jetĂ«n e njĂ« shoqĂ«rie.

Jo më kot shpifja konsiderohet në të gjithë librat e shenjtë si një mëkat gati i barabartë me vrasjen e tjetrit; jo më kot shpifja konsiderohet në botën demokratike si një vepër e dënueshme dhe si një helm prej të cilit janë ruajtur me fanatizëm organet e shtypit, deri kur bota mori kot nëpër oqeanin e mediave e të rrjeteve sociale, ku shpifja është kthyer në peshkaqenin më të frikshëm; jo më kot njerëzia në vendin tonë është lemerisur nga prurjet e shpifjes nëpër ekranet e kanalet e rrjeteve sociale.

Ideja se një politikan mund të shpifi lirisht në emër të popullit që e ka zgjedhur, ndërsa kush lufton me shpifësit ligjërisht apo e thotë hapur si puna ime, se dënimi i një shpifësi është një lajm i mirë për lirinë e për demokracinë, nuk qenka tjetër përpos një shtypës i fjalës së lirë e i opozitarizmit, është një ide që ka marrë zë të lartë prej mbrëmë, pikërisht sepse shpifësit e të gjitha foltoreve e banaqeve ndjehen të kërcënuar në lirinë e tyre për të sakatuar me shpifje publikisht, këdo që nuk e mundin dot politikisht me fakte e me argumente.

Faktet e argumentat duan punë e aftësi të tjera nga aftësia për të shpifur, që i shkon për shtat çdo humbësi në betejën politike e çdo dembeli të paguar për të informuar publikun, për të cilin shpifja është një depo e pambarimtë municioni në shpirtin e zymtë dhe mendjen e ngushtë. Por nuk ka asnjë diskutim se për çdo njeri normal, që meriton të informohet lirisht për faktet dhe të ketë mundësinë ta ndjekë jetën publike e politike, pa u marrë zvarrë nëpër lumenjtë e llumit të shpifjeve e sherreve me libër shtëpie, vendimi i djeshëm i gjykatës ishte një lajm i shumëpritur pozitiv.

Sa pĂ«r mua qĂ« nuk i komentoj vendimet e gjykatave, kjo vlen gjithnjĂ« kur ato vendime nuk janĂ« tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ« apo edhe kur mund tĂ« mos mĂ« bindin personalisht, sepse kurrĂ« nuk mund t’i ve nĂ« diskutim punĂ«t e drejtĂ«sisĂ«, por nuk mĂ« ndalon dot askush qĂ« ta ndaj publikisht opinionin tim kur drejtĂ«sia bĂ«n drejtĂ«si deri nĂ« fund. KĂ«shtu qĂ« heroin e saj tĂ« ri MbretĂ«ria e ShpifarakĂ«ve mund ta ngjisĂ« edhe krah pĂ«r krah Penxheres sĂ« Katit tĂ« TetĂ« nĂ« gjoksin e bluzave qesharake tĂ« luftĂ«s kundĂ«r DrejtĂ«sisĂ«, sepse kĂ«sisoj jo vetĂ«m do tĂ« ritregojĂ« se sa larg realitetit tĂ« shqiptarĂ«ve Ă«shtĂ«, po edhe do ta meritojĂ« akoma mĂ« shumĂ« vendimin e hidhur tĂ« GjykatĂ«s Sovrane tĂ« Popullit nĂ« zgjedhjet e afĂ«rta politike.

The post “MbretĂ«ria e ShpifarakĂ«ve” Rama reagon sĂ«rish pĂ«r Salianjin: ËshtĂ« mĂ«kat edhe nĂ« librat e ShenjtĂ« appeared first on Albeu.com.

I dënuar me 1 vit heqje lirie, Avokati: Salianji do të niset sonte drejt burgut të Fierit

By: D Marku

Deputeti Ervin Salianji do të transferohet në burgun e Fierit, ku do të kryejë dënimin e dhënë nga Gjykata e Apelit, me 1 vit heqje lirie.

Kjo u bë e ditur nga avokati i Salianjit, Ledio Braho, i cili tha se ligjvënësi demokrat do të vuajë dënimin në burgun që i ka caktuar regjimi.

Braho tha se jemi në kushtet e një vendimmarrjeje haptazi politike, edhe pse ai zgjodhi që të përballet me burgun vullnetarisht.

“QĂ« mbrĂ«mjen e sotme do transferohet drejt burgut tĂ« Fierit. Detyra e shtetit tĂ« shmangĂ« pĂ«rplasje nĂ« burgje. Ky nuk Ă«shtĂ« problemi i Salianjit, problemi Ă«shtĂ« se jemi nĂ« kushtet e njĂ« vendimmarrjeje politike”, tha Braho.

Ervin Salianji u vetëdorëzua në Policinë e Tiranës pasditen e sotme, duke zgjedhur kështu të përballet me regjimin, sikundër ai e konsideroi, dënimin e dhënë nga Apeli. Salianji dhe PD e konsiderojnë vendimin e Apelit si politik, të urdhëruar nga Edi Rama.

PD vendosi të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me mazhoracën e Edi Ramës.

The post I dënuar me 1 vit heqje lirie, Avokati: Salianji do të niset sonte drejt burgut të Fierit appeared first on Albeu.com.

Erdogan kërkon që Turqia të jetë pjesë e përhershme e Këshillit të Sigurimit

By: D Marku

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka shprehur dëshirën që vendi i tij të ketë një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Si Turqi po pĂ«rpiqemi pĂ«r t’u bĂ«rĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« pĂ«rhershĂ«m, por nuk kemi arritur ndonjĂ« rezultat”, tha ai nga Stambolli. Erdogan tha se anĂ«tarĂ«t e pĂ«rhershĂ«m aktualĂ« nuk kanĂ« treguar asnjĂ« qĂ«llim pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur kĂ«rkesĂ«n e TurqisĂ«.

Këshilli i Sigurimit aktualisht përbëhet nga 15 anëtarë: 5 të përhershëm Kina, Franca, Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA  dhe 10 jo të përhershëm të zgjedhur për mandate dyvjeçare nga Asambleja e Përgjithshme.

The post Erdogan kërkon që Turqia të jetë pjesë e përhershme e Këshillit të Sigurimit appeared first on Albeu.com.

‘S’mund tĂ« mendoj pĂ«r njĂ« dhuratë ’/ Urimi qĂ« Stresi i bĂ«ri Noizy-t pĂ«r ditĂ«lindje

By: D Marku

Stresi dhe Noizy kanë rregulluar raportet mes tyre e tashmë janë miq shumë të mirë. Ndaj miqtë kujtohen dhe për ditët e veçanta.

Sot, me rastin e ditëlindjes së Noizyt, Stresi e ka uruar publikisht:

“Nuk mund te mendoj per nje dhurate me te mire se miqesia jone! GĂ«zuar Ditelindjen”- shkruan Stresi krah videos ku shfaqet duke kĂ«nduar me Noizyn.

Kujtojmë se Noizy feston sot ditëlindjen e 38-të. Një prej urimeve nga personazhet e njohur ishte dhe ai i Loredanës, e cila e cilësoi reperin si mikun e saj të ngushtë.

The post ‘S’mund tĂ« mendoj pĂ«r njĂ« dhuratë ’/ Urimi qĂ« Stresi i bĂ«ri Noizy-t pĂ«r ditĂ«lindje appeared first on Albeu.com.

❌