❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Nga e shtuna në të martën, sfida interesante në xhiron e tretë të Superligës së basketbollit

Java e tretë në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll do të dhurojë sfida interesante.

Përballja e parë e xhiros do të jetë ndërmjet Vëllaznimit dhe Trepçës. Kuqezinjtë kanë një fitore e një humbje, derisa kampionët e nisën edicionin me fitoren ndaj Golden Eagle Yllit.

Të dielën është derbi i kësaj xhiro ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Sigal Prishtinës, ku të dy skuadrat numërojnë nga një fitore e një humbje.

Derbi i skuadrave prizrenase po ashtu është interesant mes Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit, ku të dy skuadrat kanë nga një fitore. Kjo sfidë sjell edhe sfidën mes vëllezërve Burim dhe Samir Zekiqi.

Xhiroja e tretë do të mbyllet me takimin mes Borës dhe Pejës, që duan fitoren e parë në këtë kampionat. Skuadra prishtinase debuton në Superligë dhe ka dy humbje, kurse verdhezinjtë në ndeshjen e parë pësuan nga Vëllaznimi.

ProCredit Superliga-Java 3

E shtunë

17:15 VĂ«llaznimi – Trepça

E diel

17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

19:00 Proton Cable Prizreni – Bashkimi

E martë

19:00 Bora – Peja

The post Nga e shtuna në të martën, sfida interesante në xhiron e tretë të Superligës së basketbollit appeared first on Telegrafi.

Barcelona dënohet nga UEFA shkaku i një flamuri racist të Hansi Flick

Barcelona ia ka pa sherrin një flamuri të shfaqur nga një stadium në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

UEFA ka dënuar Barcelonën me një gjobë prej 10,000 euro pasi tifozët e tyre kanë vënë një flamur racist gjatë ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve kundër Monakos, zbulon Arancha Rodríguez i Cope.

Disa tifozĂ« tĂ« BarcelonĂ«s hynĂ« nĂ« stadium me njĂ« pankartĂ« qĂ« shkruante “Flick Heil”, duke iu referuar njĂ« pĂ«rshĂ«ndetjeje famĂ«keqe naziste qĂ« Ă«shtĂ« raciste ndaj hebrenjve.

UEFA e ka hetuar këtë çështje dhe tani ka vendosur të godasë Barçën me një gjobë. Por kjo nuk është e gjitha.

Barça gjithashtu Ă«shtĂ« ndaluar t’u shesĂ« bileta tifozĂ«ve pĂ«r ndeshjen e tyre tĂ« ardhshme evropiane jashtĂ« shtĂ«pisĂ« sĂ« tyre. /Telegrafi/

The post Barcelona dënohet nga UEFA shkaku i një flamuri racist të Hansi Flick appeared first on Telegrafi.

Dardanët me reagim pasi FSHF organizon Evropianin e grupmoshave U21 me Serbinë: Keni shkelur mbi gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve

Federata Shqiptare e Futbollit ka fituar organizmin e Kampionatit Evropian 2027 për grupmoshat U21.

Sigurisht që ky do të ishte një lajm i madh sikur FSHF ta fitonte vet këtë organizim, megjithatë ata kanë bashkëpunuar me shtetin gjenocidial Serbinë dhe së bashku do të jenë dy shtete organizatore.

Reagime të mëdha ka pasur nga të gjitha anët pasi duket një vendim i papranueshëm që Shqipëria të organizojë një Evropian me Serbinë.

Pas tifo grupit tĂ« ShqipĂ«risĂ« ‘Tifozat Kuq e Zi’, ka ardhur edhe reagimi nga tifo grupi i KosovĂ«s, ‘DardanĂ«t’.

Në një reagim të gjatë aty thuhet se dikush ka ka shkelur me dy këmbë mbi emocionet, gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve.

Postimi i plotë nga Dardanët (Pa ndërhyrje):

Dikush ka vendosur qe ta normalizoje bashkepunimin me te ashtuquajturet serbe dhe te ashtuquajturen serbi si kurrgje hiç duke shkelur me dy kembe mbi emocionet, gjakun dhe plaget e fresketa te shqiptareve te kesaj treve dardane. Pak dite pasi kujtuam si popull renien ne detyre te heroit Afrim Bunjaku dhe hyrjen terroriste, barbare e kriminale te çetnikeve te furnizuar me municion armesh nga vendi fqinj hegjemonist, na vjen lajmi zyrtar se nga Tirana paskan vendosur te bashkepunojne me serbine per bashkorganizim te Euro 2027 per grupmoshen U-21. Bashkepunojne me federaten e atyre qe nuk e shqipton asnje denim kur çdo jave klubet serbe shfaqin banderola shoviniste me flamurin e Kosoves te mbuluar me ngjyra te serbise apo kur tifozet e klubeve te beogradit behen nxites e motivues per rikthim te ushtrise serbe ne Kosove, gje qe me pas u perpoq te ndodhe me nje grup terrorist derisa mori pergjigjen e burrave dhe grave heroike te Republikes, te cilet u treguan se pragun e shtepise e mbrojme ne çdo pellembe te tij. Shqiptaret e Kosoves nuk kane nevoje per poshterim moral dhe emocional, por ndihme dhe perkrahje. Ngjarja edhe do te organizohet, por turpi do te jetoje perjete dhe nuk do te falet. Kosova nuk do ta fale. Jo ne emrin tone! /Telegrafi/

The post Dardanët me reagim pasi FSHF organizon Evropianin e grupmoshave U21 me Serbinë: Keni shkelur mbi gjakun dhe plagët e freskëta të shqiptarëve appeared first on Telegrafi.

Barcelona ka një rival më pak në garën për Kimmich

Joshua Kimmich mund të jetë duke kaluar sezonin e tij të fundit si futbollist te Bayern Munich.

Mbrojtësi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës dhe ende nuk ka marrëveshje për rinovim të saj.

ShumĂ« klube tĂ« mĂ«dha janĂ« vĂ«nĂ« pas tij, por Barcelona mbetet favoriti kryesor pĂ«r t’i siguruar shĂ«rbimet e tij.

L’Equipe ka njoftuar se Paris Saint Germain Ă«shtĂ« tĂ«rhequr nga gara pĂ«r t’i siguruar shĂ«rbimet e gjermanit.

Tani kjo është një plus për Barcelonën që ka një rival më pak në garë për Kimmich.

Gjithsesi gjiganti katalunas për të arritur deri te Kimmich, duhet ta mposht konkurrencën e skuadrave angleze si Liverpool, Man City dhe Arsenal.

Një ndihmesë e madhe për Barcelonën pritet të jetë trajneri Hansi Flick, me të cilin Kimmich ka raporte të shkëlqyeshme. /Telegrafi/

The post Barcelona ka një rival më pak në garën për Kimmich appeared first on Telegrafi.

MVP dhe pesëshja më e mirë e javës së dytë në Superligë

Java e dytë në ProCredit Superligë solli tri ndeshje interesante, duke përfshirë derbin mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës.

Mitrovicasit fituan në këtë përballje (77:67), por basketbollisti me indeksin më të lartë ishte Terrell Brown. Ai ndaj kampionit të Kosovës kishte 35 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime, duke pasur indeksin e ndeshjes 37, apo më të lartin e kësaj xhiro.

Te ‘XehetarĂ«t’ mĂ« i miri ishte Desmond Cambridge Jr me 20 pikĂ«, tetĂ« kĂ«rcime dhe tri asistime.

Sigal Prishtina regjistroi fitoren e parë këtë edicion, duke fituar ndaj Borës, ku Damiree Burns e përfundoi ndeshjen me dyshifror të dyfishtë, 23 pikë e 13 kërcime, duke shtuar edhe një asistim, derisa bashkëlojtari i tij, Jalen Moore e mbylli ndeshjen me 15 pikë, katër kërcime dhe 11 asistime.

Te Bora, më i miri ishte Ardarryl Clay Jr me 36 pikë, dy kërcime dhe katër asistime.

MVP

Terrell Brown (Golden Eagle Ylli) 35 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 37 indeksi

Top 5

Terrell Brown (Golden Eagle Ylli) 35 pikë, 9 kërcime, 2 asistime, 37 indeksi

Damiree Burns (Sigal Prishtina) 23 pikë, 13 kërcime, 1 asistim, 34 indeksi

Jalen Moore (Sigal Prishtina) 15 pikë, 4 kërcime, 11 asistime, 26 indeksi

Ardarryl Clay Jr (Bora) 36 pikë, 2 kërcime, 4 asistime, 23 indeksi

Desmond Cambridge Jr (Trepça) 20 pikë, 8 kërcime, 3 asistime, 20 indeksi

The post MVP dhe pesëshja më e mirë e javës së dytë në Superligë appeared first on Telegrafi.

Përjashtimi nga Kombëtarja, Edon Zhegrova thyen heshtjen dhe tregon në konferncë se çka ndodhi

Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija ishin përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës pas ndeshjes me Rumaninë.

FFK kishte lëshuar një komunikatë për shtyp ku kishin treguar se përjashtimi ka ndodhur pasi ishte thyer rregullorja e brendshme dhe trajneri Foda kishte marrë vendimin për përjashtimin e tre futbollistëve.

Treshja e futbollistëve nuk ishin në ndeshjen ndaj Qipros dhe mbetet të shihet nëse ata do të jenë në muajin tetor kur Kosova luan ndaj Lituanisë në udhëtim dhe ndaj Qipros në Prishtinë.

Edon Zhegrova më në fund e ka thyer heshtjen, teksa në konferencë për shtyp te Lille ka folur për rastin në fjalë.

Ai u pyet nga gazetarët francezë për përjashtimin, derisa tha se u zemërua pasi ishte Federata që mori vendimin dhe jo trajneri.

Gjithsesi ylli dardan thotë se çështja është zgjidhur dhe tani ecin përpara.

“Po, me tĂ« vĂ«rtetĂ«, diçka e vogĂ«l ndodhi me pĂ«rzgjedhjen. Arrita vonĂ« nĂ« njĂ« takim dhe ajo qĂ« mĂ« zemĂ«roi pak mĂ« shumĂ« ishte se ishte federata ajo qĂ« e mori vendimin dhe jo trajneri, por e di qĂ« jam profesionist”.

“Tani, Ă«shtĂ« nĂ« tĂ« kaluarĂ«n, çështja Ă«shtĂ« zgjidhur dhe ne ecim pĂ«rpara”, deklaroi sulmuesi kosovar. /Telegrafi/

The post Përjashtimi nga Kombëtarja, Edon Zhegrova thyen heshtjen dhe tregon në konferncë se çka ndodhi appeared first on Telegrafi.

Gazetari e kritikoi për fitoren minimale, Flick vjen me një përgjigje epike për të

Barcelona është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer duke marrë shtatë fitore në shtatë ndeshjet e para në La Liga.

Megjithatë katalunasit ndaj Getafes kanë fituar me rezultat minimal 1-0 dhe kjo duket si ka pëlqyer gazetarëve në Spanjë.

Hansi Flick u përball me një pyetje të çuditshme nga një gazetar pas fitores 1-0 të Barcelonës kundër Getafes në La Liga të mërkurën.

Kur u pyet nĂ«se ishte i kĂ«naqur me njĂ« fitore kaq tĂ« vogĂ«l, Flick qeshi dhe u pĂ«rgjigj: “Sa pikĂ« merr nga fitorja 1-0, mĂ« thuaj?”

Flick shpjegoi se rezultati pritej kundër një skuadre të fortë mbrojtëse si Getafe. Ai u shpreh krenar për lojtarët e tij, duke u shprehur se ata luftuan shumë në të gjithë 95 minutat e ndeshjes.

Flick pranoi se Barcelona kishte vetëm një shans të pastër dhe arriti ta kthejë në gol atë.

Ai vuri në dukje se megjithëse ekipi ndonjëherë luftoi me shpejtësinë, ata në fund siguruan tre pikët jetike të nevojshme për ecurinë e tyre. /Telegrafi/

The post Gazetari e kritikoi për fitoren minimale, Flick vjen me një përgjigje epike për të appeared first on Telegrafi.

Luhet nga e premtja në të diel, orari i xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë

Albi Mall Superliga e Kosovës do të luhet këtë fundjavë, ku në program janë pesë ndeshje për tu zhvilluar në kuadër të xhiros së shtatë.

Federata e Futbollit të Kosovës tanimë ka publikuar edhe orarin për ndeshjet e xhiros së shtatë që zhvillohen nga e premtja në të diel.

Llapi dhe Suhareka zhvillojnĂ« ndeshjen e parĂ« tĂ« premten me fillim nga ora 15:00 nĂ« stadiumin ‘Zahir Pajaziti’.

Të shtunën në program janë dy sfida të tjera, ku Ballkani para adhuruesve të vet pret Ferizajn.

NdĂ«rkohĂ« nĂ« stadiumin ’18 qershori’ nĂ« KlinĂ«, Dukagjini Ă«shtĂ« nikoqir i DritĂ«s.

Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet të dielën me Gjilanin që pret para adhuruesve të vet Prishtinën.

NdĂ«rkohĂ« sfida e fundit e kĂ«saj jave Ă«shtĂ« ajo mes Feronikelit ’74 dhe MalishevĂ«s qĂ« zhvillohet nĂ« Drenas. /Telegrafi/

The post Luhet nga e premtja në të diel, orari i xhiros së shtatë në Albi Mall Superligë appeared first on Telegrafi.

Trepça ndaj kampionit tĂ« ÇekisĂ«, Nymburk

Kampionia e KosovĂ«s, Trepça do tĂ« ketĂ« njĂ« ndeshje mjaft tĂ« vĂ«shtirĂ« ndaj kampionit tĂ« ÇekisĂ«, Nymburk.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Turneu kualifikues po zhvillohet në Antalia të Turqisë. Sfida zhvillohet të premten nga ora 13:00, sipas kohës në Kosovë.

Nëse arrin në finale, Trepça do të luajë përballë fituesit të ndeshjes Levice (Sllovaki) e Kalev/Cramo (Estoni). Finalja zhvillohet të dielën nga ora 18:00.

Në çerekfinale të kualifikimeve, mitrovicasit fituan ndaj kampionit të Qipros, Keravnos 82:79.

NĂ« kualifikime janĂ« 24 skuadra, ku katĂ«r mĂ« tĂ« mirat nga çdo grup kualifikues do t’i bashkohen 28 skuadrave qĂ« tashmĂ« janĂ« pĂ«rcaktuar pĂ«r edicionin e ri.

Ndeshja transmetohet në faqen zyrtare të Ligës së Kampionëve në YouTube.

The post Trepça ndaj kampionit tĂ« ÇekisĂ«, Nymburk appeared first on Telegrafi.

Orari i xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligë, ndeshjet luhen në tre ditë

Albi Mall Superliga e Kosovës do të vazhdoj me xhiron e gjashtë nga dita e premte.

Kjo xhiro do të zhvillohet në tre ditë, të premten një sfidë, të shtunën dy të tjera dhe të dielën dy.

Prishtina pret Dukagjinin të premten në kampin nacional në Hajvali me fillim nga ora 15:00.

TĂ« shtunĂ«n sfida interesante janĂ« ajo mes Ferizajt dhe Llapit si dhe SuharekĂ«s dhe Feronikelit ’74.

Ndërkohë ditën e diel në program janë edhe dy ndeshje të tjera. Drita dhe Ballkani luajnë derbin e javës në Gjilan, derisa interesant pritet të jetë edhe në stadiumin Liman Gegaj në Malishevë, ku Malisheva pret Gjilanin. /Telegrafi/

The post Orari i xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligë, ndeshjet luhen në tre ditë appeared first on Telegrafi.

“Futbolli Ă«shtĂ« i padrejtĂ«â€ – futbollistĂ«t e RomĂ«s me mesazhe emocionuese pĂ«r De Rossin

Daniele De Rossi është shkarkuar nga Roma pas vetëm katër ndeshjeve në sezonin e ri.

Ky lajm ka qenë një shok për futbollistët e Romës, të cilët nuk ishin në dijeni për shkarkimin e trajnerit të tyre.

Të gjithë futbollistët e klubit italian kanë shkruar mesazhe emocionuese në rrjetet sociale duke falënderuar legjendën italiane.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paulo Dybala (@paulodybala)

“ZotĂ«ri, nuk kanĂ« kaluar shumĂ« muaj, por ka mjaftuar pĂ«r tĂ« na pĂ«rcjellĂ« shumĂ« gjĂ«ra nĂ« nivel sportiv dhe njerĂ«zor. Futbolli shpesh Ă«shtĂ« i padrejtĂ« 
 faleminderit pĂ«r gjithçka dhe ju uroj mĂ« tĂ« mirĂ«n pĂ«r veten tuaj nĂ« tĂ« ardhmen”, ka shkruar Dybala.

Mesazh shumë emocionues ka shkruar edhe portieri Mile Svilar, ku De Rossi ishte trajneri që i dha besimin dhe e vendosi si titullar te Roma.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SVILAR (@svilar_mile)

“Faleminderit qĂ« ma ndryshove jetĂ«n, do tĂ« jem gjithmonĂ« mirĂ«njohĂ«s”, ka shkruar Svilar.

“Faleminderit pĂ«r gjithçka qĂ« keni bĂ«rĂ« dhe keni qenĂ« gjithmonĂ« me mua
. Ishe pikĂ« referimi qĂ« i vogĂ«l, bashkĂ«lojtar, mik, kapiten dhe trajner. TĂ« uroj mĂ« tĂ« mirat sepse e meriton si burrĂ« dhe si profesionist dhe jam i sigurt se do tĂ« arrish gjithçka qĂ« dĂ«shiron. Suksese trajner. TĂ« dua Daniele”, ka shkruar kapiteni Lorenzo Pellegrni. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lorenzo Pellegrini (@lorepelle7)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bryan Cristante (@bryancristante)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Stephan El Shaarawy (@stewel92)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gianluca Mancini (@gianlumancio_23)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Angelino (@angelino_69)

The post “Futbolli Ă«shtĂ« i padrejtĂ«â€ – futbollistĂ«t e RomĂ«s me mesazhe emocionuese pĂ«r De Rossin appeared first on Telegrafi.

UEFA i ndëshkon gjithmonë, por tifozët e Celtic vazhdojnë përkrahjen për Palestinën: Një mesazh i ri në ndeshjen e Ligës së Kampionëve

Grupi i tifozëve të Brigadës së Gjelbër, i njohur gjerësisht për dashurinë e tyre për Celtic dhe guximin për të shpjeguar gjallërisht gjithçka që mendojnë me një slogan në ndeshje, theksoi edhe një herë mesazhin e mbështetjes për Palestinën në Ligën e Kampionëve.

Tifozët e Celtic nuk heqin dorë nga mbështetja e tyre më e fortë e mundshme për Palestinën në kohë të vështira. Nga ndeshja në ndeshje ata shpallin slogane kushtuar popullit palestinez pranë flamujve të këtij vendi, e kështu ishte edhe mbrëmë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Organi drejtues i futbollit evropian (UEFA) nuk ka mëshirë për tifozët e Celtic, por ata nuk kujdesen shumë për këtë. Pra, vitet e fundit kanë paguar gjoba dhe gjoba për slogane pro-palestineze dhe në nëntor u gjobitën me 19 mijë euro vetëm për flamurin e Palestinës në Ligën e Kampionëve.

“They can oppress you, they can imprison you, but they will never break your spirit!

Gaza, Jenin, Tulkarm, Nablus, you’ll never walk alone!”

Celtic fans’ message to the people of Palestine tonight. đŸ‡”đŸ‡žđŸ‡”đŸ‡žđŸ‡”đŸ‡žđŸ‡”đŸ‡ž pic.twitter.com/ZcQ6ONCv4A

— Alan MacLeod (@AlanRMacLeod) September 18, 2024

Pavarësisht se e dinin se do të ndëshkohen për qëndrimin e tyre sërish në një ndeshje të kompeticionit më elitar evropian, tifozët e Celtic ngritën mbrëmë së bashku flamujt e Irlandës dhe Palestinës me një mesazh të fortë që u bë shpejt viral.

“Mund tĂ« tĂ« shtypin, mund tĂ« tĂ« burgosin, por kurrĂ« nuk do tĂ« tĂ« thyejnĂ« shpirtin. Gaza, Jenin, Tulkarm, Nablus, nuk do tĂ« ecni kurrĂ« vetĂ«m”, ​​thuhet nĂ« njĂ« mesazh tĂ« tifozĂ«ve tĂ« Celtic.

Interesant është fakti se lojtarët e Celtic kohët e fundit luajtën kundër Hibernian në elitën e futbollit skocez dhe gjatë asaj kohe tifozët e tyre dërguan një tjetër mesazh interesant që bëri jehonë në botën e futbollit.

[Crosspost] Celtic fans banner before their match at Hibernian https://t.co/LlT8wfgOGv pic.twitter.com/X3QBwkIErS

— /r/DetroitCityFC Bot (@rDetroitCityFC) August 11, 2024

Ndryshe nga qĂ«ndrimet e shumicĂ«s sĂ« EvropĂ«s pĂ«r kĂ«tĂ« çështje, tifozĂ«t e Celtic thanĂ«: “RefugjatĂ«, mirĂ« se erdhĂ«t”, sĂ« bashku me disa flamuj tĂ« tjerĂ« palestinezĂ«.

Ndryshe, përfaqësuesja skoceze e ka hapur mbrëmë në mënyrë fantastike sezonin e ri të Champions League me fitoren 5:1 ndaj Slovan Bratislavës. Të pesë golat u shënuan nga golashënues të ndryshëm. /Telegrafi/

The post UEFA i ndëshkon gjithmonë, por tifozët e Celtic vazhdojnë përkrahjen për Palestinën: Një mesazh i ri në ndeshjen e Ligës së Kampionëve appeared first on Telegrafi.

❌