Nis emisioni âPĂ«r ShqiptarĂ«tâ me historinĂ« e trishtĂ« tĂ« familjes Bunga
âPĂ«r ShqiptarĂ«tâ nisi me historinĂ« e trishtĂ« tĂ« familjes Bunga.
Kilometra larg Tiranës, në një prej fshatrave të Burrelit, Veli dhe Fërdëze Bunga, ndërtuan familjen e tyre me 3 fëmijë, 2 djem dhe 1 vajzë. Një prej tyre është Hazizi që është sot me ne, djali i vogël i familjes.
Kur Hazizi ishte 5 vjeç familja zhvendoset nĂ« qytet, me shpresĂ«n se Burreli do tĂ« sillte njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r fĂ«mijĂ«t. PrindĂ«rit punonin me çâtĂ« mundnin, por edhe punĂ«t nĂ« fshat nuk i lanĂ« pas doreâŠ
Hazizi nisi punë si shofer, sapo mbushi 18 vjeç. Në një prej ditëve që shkonte në punë, dikush i bën një telefonatë, duke I thënë të kthehej sa më shpejt. Me ankthin se çfarë po ndodhte, e me distancën që i dukej tani shumë më e madhe, Hazizi arrin në Burrel dhe gjen të bërë shkrumb e hi shtëpinë e tyre. Gjithë puna e një jetë e prindërve por edhe e fëmijëve, u shemb brenda pak orësh. Në këtë dhimbje gjetën ngushëllimin që të paktën kishin njëri-tjetrin dhe askush nuk u dëmtua.
Kjo ngjarje solli në familje ndjesinë e parë të humbjes, dhe siç thotë Hazizi tashmë dera e vuajtjeve u hap.
Asokohe gati 15 vite mĂ« parĂ«, i dĂ«rgojnĂ« nĂ« njĂ« banesĂ« shtetĂ«rore, e ngjashme me njĂ« konvikt. Jetonin edhe familje tĂ« tjera, ku korridoret dhe tualetet ishin tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta, por sâkishte vend pĂ«r ankesa. TĂ« paktĂ«n e kishin njĂ« çati mbi kokĂ«.
Me vitet, motra dhe vëllai u martuan dhe me prindërit ngeli vetëm Hazizi.
Hazizi kishte nisur të transportonte mobilje në fshatra të ndryshëm të Burrelit. E në një prej ditëve sytë i panë Florinën. Një vajzë e bukur, që i mori menjëherë zemrën.
Florina erdhi nuse në familjen Bunga, ku gjeti shumë varfëri, por edhe shumë ngrohtësi.
Muret e lagështa të asaj shtëpie të vjetër u ngrohën nga të qeshurat e fëmijëve që çifti i ri solli në jetë. E para lindi Ajla, që sot është 10 vjeç, më pas Amelja që sot është 7, 2 vite më vonë djali Ani dhe në këtë vit e vogla e familjes Alea.
Rolet nĂ« familje ishin tĂ« ndara nĂ« mĂ«nyrĂ« gati perfekte. GjatĂ« javĂ«s Florina punonte nĂ« rrobaqepĂ«si, Hazizi shofer, ndĂ«rsa gjyshĂ«rit ndihmonin nĂ« mbajtjen e fĂ«mijĂ«ve, nĂ« pĂ«rcjelljen pĂ«r nĂ« shkollĂ« e pĂ«r tâi marrĂ« sĂ«rish nĂ« shtĂ«pi.
Ajo që më pas do të prishte çdo ekuilibër në familje do të ishte një ditë e zymtë shkurti, e këtij viti.
Mëngjesi nisi si zakonisht. Prindërit shkuan në punë, fëmijët bën gati çantat e shkollës, dhe gjyshi i shoqëroi për në shkollë.
Ajla shkonte në klasën e 5 ndërsa Amelia kishte pak muaj që kishte nisur klasën e parë.
Atë ditë Ajlën, motrën më të madhe, e merr gjyshja më shpejt nga shkolla duke i lënë porosi të shoqit që të merrte më pas të voglën Amelia.
Rrugës për në shtëpi, Ajla me gjyshen kthehen për të blerë këpucë tek të përdorurat, thotë Hazizi.
Gjatë rrugës së kthimit gjithë sytë e njerëzve ktheheshin drejt tyre. Disa i shikonin me habi, disa me keqardhje, e disa ulnin sytë, por diçka i bashkonte; asnjë nuk iu fliste. Ndoshta sepse në të tilla raste nuk ke fjalë.
Ajo që theu heshtjen ishte telefonata e një të afërmi, që njofton gjyshen se pranë shtëpisë së tyre kishte ndodhur një aksident.
Lanë këpucët e sapo blera dhe të dyja vrapuan për në vendngjarje.
Ajo që do të kishte qenë një ditë normale, ku gjyshi ecte në trotuar me mbesën prej dore, rrugës për në shtëpi, u kthye në një rrugë të lënë përgjysmë.
Një makinë që kalonte me shpejtësi, del nga rruga dhe i përplas të dy.
Veliu 74 vjeçar, babai i Hazizit qĂ« kemi nĂ« studio, iku nga kjo jetĂ«, duke thĂ«nĂ« vetĂ«m disa fjalĂ« tĂ« fundit. âMe shikoni vajzĂ«n, mos u merrni me muaâŠâ
Dhe më pas heshtje e një kalvar i pafund vuajtjesh për Amelian 7 vjeçare që mbeti e aksidentuar rëndë.
NĂ« trupin e saj tĂ« vogĂ«l, i vetmi vend ku aksidenti sâla shenja ishte koka.
Diku mbeti çanta e shkollës, ashtu e grisur dhe copëtuar, diku mbetën këpucët e vjetra që i bleu nëna e që kanë 7 muaj që presin të vishen.
Hazizi kur mësoi lajmin shkoi menjëherë në spital. E vetmja porosi që la ishte të kishin kujdes Florinën e cila ishte shtatzënë në prag të lindjes.
Teksa Hazizi ikte me ambulancë në Tiranë, me Amelian që luftonte me jetën, në anën tjetër të shtëpisë Florina shtatzënë qante për vajzën dhe lutej që të ishte gjallë.
Amelia qëndroi 3 javë në reanimacion, kishte dëmtim në organe, thyeje të kockave e një sërë kompikimesh shëndetësore.
Hazizi flinte jashtë derës së spitalit, duke vuajtur për vajzën, por dhe për humbjen e babait të cilin nuk mundi as të përcillte në banesën e fundit. E mundonte edhe meraku për të shoqen, e cila në 10 ditë humbi 10 kilogramë.
Në netët pa gjumë e plot ankth, ku operacionet e Amelias nisnin në orën 3 të mbrëmjes e përfundonin pasditen e ditës tjetër, mori lajmin se u bë baba. Florina 2 javë pas aksidentit solli në jetë Alean që sot është 7 muajshe.
Ishte një rreze shprese, por u kthye shpejt në një tunel të errët që si gjendej drita.
Alea lindi e sëmurë. Qante shumë dhe nuk mbushej me frymë. Papritmas familja e lumtur e Burrelit u nda në copëza. Në një anë qëndronte babai me Amelian në reanimacion, në tjetrën Florina me të sapolindurën sërish në reanimacon e diku më larg, në shtëpinë që e pushtoi dhimbja qëndronte gjyshja që humbi bashkëshortin e kujdesej për 2 fëmijët e tjerë.
Gjendja e të sapolindurës ishte emergjente dhe duhej dërguar jashtë Shqipërisë. Bën thirrje për ndihmë tek Fondacioni Firdeus, pa treguar se kishin edhe një vajzë tjetër në spital të aksidentuar rëndë.
I dukej shumë të kërkonin ndihmë 2 herë. Një lajm i mirë gëzoi paksa prindërit, kur mësuan që shuma e kërkuar u mblodh dhe Alea do të nisej për kurim jashtë. 2 javë më vonë u rikthye shëndoshë e mirë, teksa Amelia qëndronte në spital në pritje për të njohur motrën e saj.
Jeta e Amelias vazhdon mes vuajtjeve të shumta. U bë 7 muaj që nuk ka dalë nga spitali, 7 muaj që nuk ngrihet dot të ecë, 7 muaj në të cilët ka kryer 32 operacione.
Ajo qĂ« Amelia ka nevojĂ« tani, Ă«shtĂ« shpresa se do tĂ« mund tâi rikthehet normalitetit, se do tĂ« mund tĂ« ecĂ« vetĂ«, tĂ« dal nga spitali, tĂ« shkojĂ« tĂ« pĂ«rqafoj motrat dhe vĂ«llanĂ« qĂ« i mungojnĂ« aq shumĂ«. MjekĂ«t kanĂ« thĂ«nĂ« se nĂ«se shkon jashtĂ« ka mundĂ«si qĂ« tĂ« kryej disa ndĂ«rhyrje qĂ« do i rikthejnĂ« funksionet e trupit. Dhe Hazizit me FlorinĂ«n si mbetĂ«t gjĂ« tjetĂ«r veçse tĂ« lutĂ«n e tĂ« besojnĂ« se pĂ«r ta nuk do tĂ« ketĂ« vetĂ«m ziâŠ
The post Nis emisioni âPĂ«r ShqiptarĂ«tâ me historinĂ« e trishtĂ« tĂ« familjes Bunga appeared first on Albeu.com.