❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ekspozimi ndaj metaleve të rënda mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve e zemrës

Ekspozimi ndaj metaleve të rënda ka qenë i lidhur me kancerin, dëmtimet neurologjike dhe problemet riprodhuese ose zhvillimore. Tani, një studim i ri po i shtohet kërkimeve në zhvillim që tregon se ekspozimi ndaj metaleve si uraniumi dhe bakri mund të ndikojnë gjithashtu edhe në shkakun kryesor të vdekjeve në mbarë botën, sëmundjet kardiovaskulare.

Ekspozimi i metaleve, që mund të rezultojë nga burime të tilla si pirja e duhanit, uji i pijshëm, ndotja dhe disa ushqime ose produkte të konsumit, lidhet me akumulimin e kalciumit në arteriet koronare, sipas studimit të botuar në Journal of the American College of Cardiology.

“PĂ«rmasat e kĂ«tyre lidhjeve janĂ« tĂ« habitshme, pasi janĂ« tĂ« krahasueshme me ato tĂ« vĂ«zhguara pĂ«r faktorĂ«t klasikĂ« tĂ« rrezikut si duhani dhe diabeti”, shkruan kardiologĂ«t Dr. Sadeer Al-Kindi dhe Khurram Nasir.

Grumbullimi i kalciumit koronar shkakton aterosklerozë, një sëmundje kronike dhe inflamatore kardiovaskulare e cila shkakton ngushtim të mureve arteriale dhe rrjedhimisht reduktim të rrjedhjes së gjakut. Bllokimi i pjesshëm ose i plotë i arterieve mund të çojë në probleme si si goditje në tru dhe sëmundje koronare të zemrës, të cilat mund të shkaktojnë aritmi, arrest kardiak ose infarkt.

“Gjetjet tona theksojnĂ« rĂ«ndĂ«sinĂ« e konsiderimit tĂ« ekspozimit ndaj metaleve si njĂ« faktor rreziku tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r aterosklerozĂ«n dhe sĂ«mundjet kardiovaskulare”, tha autori kryesor i studimit Dr. nĂ« njĂ« njoftim pĂ«r shtyp.

NdotĂ«sit e mjedisit janĂ« njohur gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« si faktorĂ« rreziku pĂ«r sĂ«mundjet kardiovaskulare, por lidhja e metaleve me kalcifikimin e arterieve koronare ka qenĂ« “kryesisht e panjohur”, thanĂ« autorĂ«t e studimit.

Ata supozuan se nivelet më të larta të metaleve jo-thelbësore si kadmiumi dhe uraniumi dhe metale thelbësore si kobalti, bakri dhe zinku që më parë janë shoqëruar me sëmundje kardiovaskulare mund të lidhen me kalcifikimin.

The post Ekspozimi ndaj metaleve të rënda mund të rrisë rrezikun e sëmundjeve e zemrës appeared first on Gazeta Si.

‘NjĂ« botĂ« mĂ« e ngrohtĂ« dhe mĂ« e sĂ«murë’: Mushkonjat qĂ« bartin sĂ«mundje vdekjeprurĂ«se janĂ« nĂ« njĂ« marshim tĂ« pandalshĂ«m

Virusi i Nilit Perëndimor, encefaliti lindor i kuajve (EEE), malaria dhe ethet e dengës po fitojnë terren të ri në të gjithë botën dhe mushkonjat që bartin këto sëmundje po lulëzojnë në një botë që po ngrohet.

Dikur rrallë i parë jashtë Afrikës Lindore dhe pjesëve të Lindjes së Mesme, virusi i Nilit Perëndimor po krijon një habitat në rritje në Amerikë kryesisht por edhe nëpër botë.

Rreth 70-80% e infeksioneve të Nilit Perëndimor janë shumë të lehta ose krejtësisht asimptomatike, por infeksionet e rënda mund të çojnë në komplikime të përhershme neurologjike.

Një tendencë edhe më shqetësuese është rritja e encefalitit lindor i kuajve (EEE), një tjetër virus i transmetuar nga mushkonjat, i cili është shumë më i rrezikshëm, me një shkallë të raportuar vdekshmërie prej 30%. EEE u identifikua për herë të parë si një kërcënim për shëndetin publik në vitin 1938, por gjatë 20 viteve të fundit, shpërthimet sporadike në veri-lindje të SHBA janë rishfaqur me frekuencë në rritje, me rastet që shfaqen vazhdimisht më në veri.

Ndërsa infeksionet me EEE janë fatmirësisht ende të rralla, shpërthimi më i madh në SHBA në historinë e fundit ndodhi në vitin 2019, me një rekord 38 rastesh të zbuluara në të gjithë vendin. Në vitin 2024, gjithsej 10 raste të EEE janë raportuar deri më sot në gjashtë shtete.

Sipas ekspertëve të sëmundjeve infektive, modelet e pazakonta me patogjenë që transmetohen nga mushkonjat po bëhen normë. Më herët në shtator 2024, një burrë në New Hampshire, Amerikë u raportua se ishte shtruar në spital me jo një por tre sëmundje të shkaktuara nga mushkonjat në të njëjtën kohë: ethet e Nilit Perëndimor, EEE dhe encefaliti St Louis.

“Ajo qĂ« ne po shohim gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« janĂ« njerĂ«z tĂ« infektuar me sĂ«mundje tĂ« shumta tĂ« shkaktuara nga mushkonjat nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«,” thotĂ« Chloe LahondĂšre, biologĂ«.

Në mbarë globin, sëmundjet e shkaktuara nga mushkonjat po shfaqen në vende gjithnjë e më atipike.

“Vitin e kaluar, ne patĂ«m raste lokale tĂ« malaries nĂ« SHBA pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« 20 vjet,” thotĂ« Desiree LaBeaud, profesoreshĂ« e pediatrisĂ« dhe sĂ«mundjeve infektive nĂ« Universitetin Stanford.

Ndërkohë, një numër rekord i rasteve të dengës janë raportuar në të gjithë Evropën, ndërsa shpërthime vdekjeprurëse të paprecedentë kanë ndodhur në Peru.

Lidhja klimatike me viruset që përhapen nga mushkonja

Pjesa më e madhe e kësaj lidhet me ndryshimin e modeleve klimatike, të cilat po lejojnë popullatat e ndryshme të mushkonjave që bartin këto viruse, të tilla si nën-specie të ndryshme të gjinisë së mushkonjave Aedes dhe species Culex coronator, të përhapen në zona të reja. Ndërsa temperaturat rriten, mushkonjat mund të pushtojnë dhe të lulëzojnë në habitate që dikur përfaqësonin mjedise armiqësore. Që kur u zbulua për herë të parë në Luiziana në 2004, C. coronator është përhapur pothuajse në shtetet juglindore, duke sjellë sëmundje të tilla si encefaliti i Nilit Perëndimor dhe St Louis, ndërsa speciet e tjera të mushkonjave po zbulojnë se mund të mbijetojnë të qetë edhe më në veri.

“EkspertĂ«t janĂ« befasuar nga sĂ«mundjet e shkaktuara nga Aedes si Ethet e DengĂ«s”, thotĂ« Sadie Ryan, profesoreshĂ« nĂ« Universitetin e FloridĂ«s.

“Por sapo ata ekzaminuan tĂ« gjitha tĂ« dhĂ«nat e mbikĂ«qyrjes sĂ« mushkonjave, ata po i gjenin kĂ«to specie nĂ« zona qĂ« nuk ishte parĂ« mĂ« parĂ«â€.

Edhe pse rajonet malore bëhen më të ngrohta dhe më miqësore ndaj mushkonjave, sëmundjet si malaria dhe dengoja kanë filluar të arrijnë në disa nga vendet më të largëta të planetit. Për shembull, ndërsa malaria është endemike në Nepal, incidenca e sëmundjes po rritet në kodrat dhe malet e vendit, vende që më parë konsideroheshin pa malarie.

“Malaria mendohet shumĂ« si njĂ« sĂ«mundje e ultĂ«sirĂ«s,” thotĂ« Paul Tambyah, president i ShoqatĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«r SĂ«mundjet Infektive. “Por tani pĂ«rkufizimi i ultĂ«sirĂ«s po zvarritet lart ndĂ«rsa temperaturat rriten, kĂ«shtu qĂ« mushkonjat janĂ« nĂ« gjendje tĂ« mbijetojnĂ« nĂ« lartĂ«si.”

Kjo parashikohet të ketë pasoja drastike për shëndetin publik. Sëmundjet e shkaktuara nga mushkonjat prekin tashmë rreth 700 milionë njerëz çdo vit, duke rezultuar në një milion vdekje. Gjatë shekullit të ardhshëm, parashikimet klimatike sugjerojnë se rreth një miliard njerëz, kryesisht në Evropë dhe rajone subtropikale, do të infektohen nga një virus i transmetuar nga mushkonjat për herë të parë, ndërsa transmetimi i sëmundjes brenda pjesëve të Azisë dhe Afrikës Sub-Sahariane pritet të kalimi nga të qenit sezonal në atë gjatë gjithë vitit.

Disa studiues e kanĂ« pĂ«rshkruar kĂ«tĂ« si njĂ« lĂ«vizje tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« “njĂ« botĂ« mĂ« tĂ« ngrohtĂ« dhe mĂ« tĂ« sĂ«murĂ«â€. Por pĂ«r tĂ« kuptuar pse po ndodh kjo, duhet tĂ« kuptojmĂ« pak mĂ« shumĂ« pĂ«r biologjinĂ« e mushkonjave dhe ciklet e tyre tĂ« jetĂ«s.

Ndryshe nga njerëzit dhe gjitarët e tjerë, mushkonjat janë krijesa gjakftohtë dhe kështu nuk janë në gjendje të vetërregullojnë temperaturën e trupit të tyre. Kjo do të thotë se çdo aspekt i jetës së shkurtër të mushkonjave, nga shkalla e kafshimit të saj deri tek sa shpejt maturohet dhe plaket, varet nga temperatura e mjedisit të saj.

Mushkonja të ndryshme kanë preferenca të ndryshme të temperaturës. Aedes triseriatus për shembull, është krejtësisht e lumtur në temperatura deri në 22C, duke e bërë atë veçanërisht të fortë për një mushkonjë dhe duke i mundësuar asaj të jetojë në rajone që variojnë nga Florida në Kanadanë jugore. Aedes aegypti, nga ana tjetër, funksionon më së miri në temperaturat rreth 29C. Ndërsa temperaturat në Evropë dhe SHBA janë rritur, shtrirja dhe aftësia e transmetimit të mushkonjave është zgjeruar.

Ryan dhe kolegët kanë zbuluar se temperaturat më të ngrohta kanë çuar në periudha të zgjatura të shumimit të mushkonjave dhe një rritje të shpërthimeve të sëmundjeve të transmetuara nga insektet.

“NĂ«se temperatura rritet dhe qĂ«ndron brenda kufijve qĂ« mushkonjat mund tĂ« tolerojnĂ«, kjo mund tĂ« lejojĂ« qĂ« disa specie tĂ« zhvillohen mĂ« shpejt, tĂ« zgjerojnĂ« gamĂ«n e tyre dhe tĂ« çojnĂ« nĂ« popullata mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« mushkonjave, tĂ« cilat mĂ« pas mund tĂ« kenĂ« njĂ« ndikim nĂ« shĂ«ndetin publik”, thotĂ« Lahondere.

Por ndërsa shumica e kërkimeve janë fokusuar në ndikimin e ndryshimeve klimatike në Aedes aegypti, është një tjetër specie Aedes, Aedes albopictus, e cila ndoshta ka qenë përfituesi kryesor deri më tani nga bota jonë e ngrohjes. Këto mushkonja lulëzojnë në rreth 26 gradë Celsius, kështu që dimrat më të butë dhe periudhat më të ngrohta gjatë pranverës së hershme dhe vjeshtës në Amerikën e Veriut dhe Evropën po krijojnë kushte shumë më të pëlqyeshme për pjesën më të madhe të vitit. Kjo i ka mundësuar asaj të krijojë një gamë të gjerë në të gjithë Evropën dhe në 36 shtete në të gjithë SHBA.

Për shkak se Aedes albopictus funksionon mirë në kushte relativisht të buta, ashtu si ne, mushkonja mund të lëvizë lehtësisht nga një vend në tjetrin nëpërmjet transportit njerëzor, gjë që studiuesit kanë zbuluar se ka lehtësuar përhapjen e saj nëpër Evropë.

“PĂ«r shkak se ka njĂ« tolerancĂ« pak mĂ« tĂ« ftohtĂ«, Aedes aegypti mund tĂ« tolerojĂ« dimrat dhe Ă«shtĂ« vendosur nĂ« tĂ« gjithĂ« bregun lindor tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara. ËshtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« kĂ«rcĂ«nim i madh pushtues, sepse mund tĂ« transmetojĂ« dengue, Zika dhe viruse tĂ« tjera”, thotĂ« Erin Mordecai, ekolog i sĂ«mundjeve infektive nĂ« Universitetin Stanford.

Por jo vetëm temperaturat e ngrohta inkurajojnë mushkonjat. Ndryshimi i klimës rrit shpeshtësinë dhe intensitetin e përmbytjeve dhe thatësirës. Një raport nga studiuesit në Universitetin Teknik të Mombasës dhe Universitetin e Stanfordit ka treguar se grumbullimi i ujit nga përmbytjet në gropa të vegjël mund të krijojë një terren ideal për mbarështimin e mushkonjave. Hulumtimet po tregojnë gjithashtu se kombinimi i lagështisë në rritje, urbanizimit dhe lëvizjes së njerëzve në mbarë botën po lehtëson gjithashtu përhapjen e popullatave të mushkonjave, dhe si rezultat, shpërthimet e etheve të dengës në veçanti pritet të rriten.

Ndotja e mjedisit po inkurajon gjithashtu pĂ«rhapjen e mushkonjave. Studiuesit kanĂ« treguar se disa lloje mushkonjash, tĂ« quajtura “prodhues” si Aedes aegypti dhe mushkonja e malaries Anopheles stephensi, kĂ«naqen duke u shumuar nĂ« mbetjet e bollshme plastike tĂ« hedhura nga njerĂ«zit, veçanĂ«risht nĂ«se pĂ«rmbajnĂ« pak ujĂ« tĂ« ndenjur nga reshjet.

“NjĂ« mushkonjĂ« Aedes mund tĂ« lĂ«shojĂ« 200 vezĂ« nĂ« njĂ« kapak shishe”, thotĂ« Ryan. “Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse duhet tĂ« shqetĂ«soheni pĂ«r copat e vogla tĂ« mbeturinave me pak ujĂ« tĂ« grumbulluar nĂ« to.”

Por nuk janë vetëm kapakët dhe shishet e zbrazëta plastike që tërheqin mushkonjat. Lahondere thotë se ata mund të gjejnë një shtëpi në pothuajse çdo mbeturinë të krijuar nga njeriu, nga gomat e vjetra deri te plastika, me habitate që variojnë nga oborret e njerëzve deri te deponitë.

“GjĂ«ja kryesore Ă«shtĂ« se uji duhet tĂ« qĂ«ndrojĂ« i ndenjur pĂ«r njĂ« kohĂ« qĂ« mushkonjat tĂ« zhvillohen,” thotĂ« ajo.

NĂ« mĂ«nyrĂ« intriguese, Lahondere ka zbuluar se Aedes albopictus dhe Aedes aegypti kanĂ« mĂ«suar tĂ« ushqehen me bimĂ« tĂ« ndryshme zbukuruese dhe lule tĂ« egra nĂ« kopshtet e pasme, si njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r t’u pĂ«rshtatur dhe lulĂ«zuar brenda habitateve urbane.

“Fakti qĂ« ata tĂ«rhiqen nga bimĂ«t me tĂ« cilat ata nuk evoluan nĂ« gamĂ«n e tyre vendase Ă«shtĂ« interesant sepse demonstron sjelljen e tyre oportuniste tĂ« tĂ« ushqyerit. Duke siguruar kĂ«to burime nĂ« oborret tona, ne po kontribuojmĂ« nĂ« disa mĂ«nyra nĂ« mirĂ«qenien e tyre”, thotĂ« ajo.

Studiuesit e mushkonjave mendojnë se në fund të fundit përgjegjësia është mbi politikanët që të bëjnë më shumë për të trajtuar ndryshimet klimatike dhe organizatat e shëndetit publik të investojnë në vaksina dhe forma të reja të kontrollit të mushkonjave.

Me shkencëtarët që eksplorojnë strategji që variojnë nga vrasja e mushkonjave me spërkatje toksike të sheqerit ose sterilizimi i tyre përmes inxhinierisë gjenetike, ka mundësi të ndryshme për reduktimin e barrës mbi popullatat njerëzore.

Të gjitha këto ide kanë efekte dhe ndikime të ndryshme në popullatat e mushkonjave dhe duhet të jenë specifike për speciet, por ato ofrojnë shpresë për të ardhmen. Gjithsesi, ka shumë të ngjarë që sdo kemi kurrë një të ardhme pa mushkonja infektuese.

Burimi: BBC. PĂ«rshtati: Gazeta Si.

The post ‘NjĂ« botĂ« mĂ« e ngrohtĂ« dhe mĂ« e sĂ«murë’: Mushkonjat qĂ« bartin sĂ«mundje vdekjeprurĂ«se janĂ« nĂ« njĂ« marshim tĂ« pandalshĂ«m appeared first on Gazeta Si.

Osmani: Vuçiç do të krijojë Krimenë në Ballkan

Aleksandar Vuçiç ka në plan të krijojë Krimenë në Ballkan. Ky është paralajmërimi që ka bërë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani ka thënë se synimi i institucioneve të Kosovës është integrimi i serbëve në shoqëri dhe institucione, por thotë se këtë po e pengon Serbia dhe presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç.

Osmani ka qenĂ« e ftuar nĂ« “think tank”-un “Council on Foreign Relations” nĂ« Nju Jork ku foli pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet e KosovĂ«s me SerbinĂ«, si dhe rolin e saj nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare.

Ajo ka theksuar se bandat kriminale të kontrolluara nga Beogradi po frikësojnë qytetarët serbë në veri të Kosovës, duke përmendur vrasje të politikanëve, djegie të shtëpive e metoda të tjera të frikësimit e shantazhit.

“Duke mos i lejuar serbĂ«t e KosovĂ«s qĂ« tĂ« integrohen nĂ« institucionet e KosovĂ«s, ata tentojnĂ« tĂ« pĂ«rdorin tĂ« njĂ«jtat instrumente qĂ« kanĂ« pĂ«rdorur nĂ« BosnjĂ« e HercegovinĂ«. Ata tentojnĂ« qĂ« tĂ« shkatĂ«rrojnĂ« KosovĂ«n nga brenda. Dhe sa mĂ« shumĂ« qĂ« serbĂ«t e KosovĂ«s nuk integrohen, aq mĂ« shumĂ« Serbia do t’i pĂ«rdorĂ« “argumentet” e Putinit se ne do tĂ« mbrojmĂ« komunitetin pakicĂ«. NĂ« fakt, gjithçka qĂ« u intereson Ă«shtĂ« territori. Gjithçka qĂ« u intereson Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« shtyjnĂ« pĂ«rpara planet pĂ«r aneksim tĂ« stilit tĂ« KrimesĂ« derisa atyre nuk ia ndjen pĂ«r tĂ« drejtat e serbĂ«ve qĂ« jetojnĂ« nĂ« KosovĂ«â€, tha Osmani.

Osmani foli në lidhje me qasjen e pabarabartë që po ndjek Bashkimi Europian në lidhje me Kosovën. Ajo theksoi nevojën e koordinimit me partnerët, por vuri në dukje gjithashtu edhe qasjen me dy standarte të BE ndaj Prishtinës.

“Ajo çka shohim tani Ă«shtĂ« njĂ« qasje jobalancuese nga BE. Kemi dy palĂ« nĂ« tavolinĂ« dhe njĂ«ra nga palĂ«t Ă«shtĂ« nĂ«n sanksione nga ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t. Serbia nĂ« anĂ«n tjetĂ«r ka zero pasojĂ«, duke marrĂ« parasysh atĂ« qĂ« bĂ«nĂ« vitin e kaluar. SHBA e quajti njĂ« agresion sepse ashtu ishte. Vuçiç mbetet fĂ«mija i llastuar i BE-sĂ«. Serbia ka 80 pĂ«r qind simpati pĂ«r Vladimir Putin. Kjo qasje Ă«shtĂ« e paprecedentĂ«. Kjo nuk na jep asnjĂ« shans pĂ«r dialogun. Shpresa jonĂ« Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« ketĂ« njĂ« barazi nĂ« tabelĂ«â€, deklaroi Osmani.

Presidentja e Kosovës përmendi faktin edhe të mosnjohjes së pesë vendeve të BE-së, të cilët po bëhen shkak për mosavancimin e Kosovës në proceset integruese.

The post Osmani: Vuçiç do të krijojë Krimenë në Ballkan appeared first on Gazeta Si.

Aksident i rëndë në Pukë, humb jetën 40-vjeçari

Një aksident me vdekje ka ndodhur në Pukë. Mësohet se një automjet ka përfunduar në humnerë në vendin e njohur si Laku i Qershisë në fshatin Iballë ku drejtuesi i mjetit ka humbur jetë në vendin e ngjarjes.

Viktimë e këtij aksidenti është shtetasi G. K., 40 vjeç.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në Pukë, humb jetën 40-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

Pas Nasrallah, Izraeli vret një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut

Ushtria izraelite njoftoi se ka vrarë një tjetër lider të Hezbollahut. Bëhet fjalë për Nabil Kaouk, një nga pak drejtuesit e lartë të mbetur të Hezbollahut.

Kaouk thuhet se mund të pasonte Hassan Nasrallah, i cili u vra nga një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten.

Zgjedhjet se kush do të drejtojë tani organizatën çojnë te Hashim Safieddine, kreu i këshillit ekzekutiv të Hezbollahut.

Naeem Qassem, zëvendëssekretari i përgjithshëm i organizatës, thuhet se është gjithashtu në garë. Vdekja e Kaouk është një goditje e mëtejshme për udhëheqjen e Hezbollahut.

The post Pas Nasrallah, Izraeli vret një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut appeared first on Gazeta Si.

Tiranë / Dhunuan mbesën e tyre, arrestohen dy gra

Nga Gazeta Si- Dy shtetase kanë rënë në pranga pasi ushtruan dhunë ndaj mbesës së tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetaset Xh. Xh., 57 vjeçe, dhe A. Xh., 50 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj mbesës së tyre.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

The post Tiranë / Dhunuan mbesën e tyre, arrestohen dy gra appeared first on Gazeta Si.

Dita Botërore e zemrës, mjeku apel: Mos neglizhoni kontrollet, po preken moshat e reja

Nga Gazeta Si- Sëmundjet e zemrës po shtohen gjithnjë e më shumë, duke prekur edhe moshat e reja vitet e fundit. Në ditën botërore të ndërgjegjësimit për sëmundjet e zemrës, shefi i Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT, Altin Veshti ka një thirrje për të gjithë qytetarët që të mos neglizhojnë kontrollet me qëllim parandalimin dhe zbulimin në kohë të problemeve shëndetësore.

Në një, mjeku Veshti thekson se çdo person mes moshës 40-50 vjeç duhet të ketë kryer të paktën një vizitë për zemrën. Ai thekson se të rinjtë po preken gjithnjë e më shumë nga sëmundjet e zemrës, e ndërsa sugjeron se vizitat mund të nisin edhe më herët se mosha 40 vjeçare.

“Do them njĂ« kĂ«shillĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«, duhet kultura mjekĂ«sore pĂ«r tĂ« zhvilluar vizita pĂ«r zemrĂ«n. Çdo njeri duhet tĂ« paktĂ«n tĂ« ketĂ« bĂ«rĂ« njĂ« vizitĂ« midis moshĂ«s 40-50 vjeç. E mira Ă«shtĂ« ta bĂ«jnĂ« edhe mĂ« parĂ«, se sot po shohim gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« njĂ« ulje tĂ« moshĂ«s tĂ« pacientĂ«ve qĂ« kanĂ« probleme me zemrĂ«n dhe unĂ« nuk dua dhe nuk do doja tĂ« dĂ«gjoja mĂ« njerĂ«z qĂ« thonĂ« me krenari nĂ« moshĂ«n 70-vjeçare, unĂ« s’kam bĂ«rĂ« asnjĂ« vizitĂ«, Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« shkoj tek mjeku. Kjo Ă«shtĂ« diçka qĂ« duhet tĂ« zhduket nga kultura jonĂ«â€, thotĂ« mjeku Veshti.

“Duhet absolutisht njĂ« eko, EKG pĂ«r tĂ« parĂ« nĂ« ca pike janĂ« me zemrĂ«n. Çdo marrje fryme, dhimbje gjoksi, mbi moshĂ«n 45-50 vjeçare duhet marrĂ« seriozisht dhe duhet pĂ«rjashtuar zemra e para. Kapja nĂ« kohĂ« eviton shumĂ« komplikime ”, vijon shefi i ShĂ«rbimit tĂ« KardiokirurgjisĂ«.

Ai shpjegon edhe faktorët që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës, si jeta sedentare, duhani apo edhe faktori gjenetik.

“Gjenetika ose trashĂ«gimia luajnĂ« njĂ« rol. FaktorĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« rrezikut mbeten gjithmonĂ« duhani qĂ« Ă«shtĂ« faktori i parĂ«, diabeti, jeta sedentare, edhe kĂ«tĂ« kulturĂ« nuk e kemi tĂ« shpĂ«rndarĂ«. NjĂ« dietĂ« e rregullt jo e bazuar nĂ« yndyra. Kapja nĂ« kohĂ« eviton shumĂ« komplikime”, tha Veshti.

The post Dita Botërore e zemrës, mjeku apel: Mos neglizhoni kontrollet, po preken moshat e reja appeared first on Gazeta Si.

Sekuestrohen 66 kg marijuanë në kufi me Malin e Zi, trafikantët arratisen në Shqipëri

Policia kufitare e Ulqinit ka gjetur rreth 66 kilogramë marijuanë, teksa dy të dyshuar janë arratisur në Shqipëri.

“PolicĂ«t Kufitar tĂ« Ulqinit kanĂ« vepruar nĂ« bazĂ« tĂ« informacioneve operative se nĂ« zonĂ«n e fshatit Sukobin po kontrabandohej marijuanĂ« dhe se dy persona tĂ« paidentifikuar me çanta tĂ« mĂ«dha janĂ« arratisur nĂ« afĂ«rsi tĂ« kufirit.

Autoritetet kanĂ« pĂ«rdorur njĂ« dron zyrtar, ku kanĂ« pikasur dy trafikantĂ«t tĂ« cilĂ«t janĂ« larguar nĂ« drejtim tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, njofton Drejtoria e PolicisĂ«.

Policia shqiptare është në kërkim të personave të përmendur, ndërsa për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria e Lartë e Shtetit në Podgoricë.

The post Sekuestrohen 66 kg marijuanë në kufi me Malin e Zi, trafikantët arratisen në Shqipëri appeared first on Gazeta Si.

Askush nuk ia kishte dalë mbanë, Thiago Motta vendos rekord te Juventusi

Juventusi fitoi pasditen e së shtunës me rezultatin 0-3 ndaj Genoas, duke u ngjitur momentalisht në krye të Serisë A.

Përveç 3 pikëve të rëndësishme, kjo ishte një fitore speciale për trajnerin e bardhezinjve Thiago Motta, i cili ka vendosur një rekord absolut nën drejtimin e bardhezinjve.

42-vjeçari është futur në histori duke vendosur një rekord si trajneri i parë që nuk pëson gol në 6 ndeshjet e para nën drejtimin e Juventusit. Askush në historinë e klubit bardhezi nuk e kishte arritur diçka të tillë. 

Juventusi në 6 ndeshjet e luajtura deri tani në kampionat ka regjistruar 3 fitore dhe 3 barazime, duke shënuar 9 gola dhe duke mos pësuar asnjë.

The post Askush nuk ia kishte dalë mbanë, Thiago Motta vendos rekord te Juventusi appeared first on Gazeta Si.

Varianti më i ri i Covid-19, grip stinor apo të dyja? Si të bëni dallimin

Nga Dr Leidon Shapo- Me Gushtin bashkĂ« iku dhe vapa, popullata e grupet risk duhet tĂ« dinĂ« ç’vjeshtĂ«/dimĂ«r vjen prapa.

Kur OBSH pĂ«rmendi qe s’kemi mĂ« status pandemik Covidi, shumĂ«kush u gĂ«zua pamasĂ«, por dhe vetĂ« OBSH, pĂ«rfshi ekspertĂ«t, e dinin se vendin e pandemisĂ« do e zinte shumĂ« shpejt jo domosdoshmĂ«risht pĂ«rkufizimi endemik, por vazhdimĂ«sia e bishtit Covidian dhe goditjes mes nĂ«nvarianteve Omicroniane qĂ« nĂ« varĂ«si tĂ« mbulesĂ«s vaksinore dhe mbrojtjes imunitare nĂ« popullatĂ« mund tĂ« krijonin valĂ« mĂ« tĂ« vogla reziku me mĂ« pak shtrime spitalore dhe vdekje, ama me rrezikshmĂ«ri mĂ« tĂ« lartĂ« tek grupet vulnerabĂ«l (njĂ« kategori jo e vogĂ«l njerĂ«zish).

U pa dhe debatua nĂ« dy vitet e shkuara mundĂ«sia e njĂ« “dydemie” ose shkurt – njĂ« epidemi gripi qĂ« shpaloset nĂ« mes tĂ« njĂ« pandemie tĂ« COVID-19.

Komuniteti mjekësor ishte i shqetësuar se nëse do kishte një numër në rritje të rasteve të gripit, ai do të sforconte sistemin spitalor në krye të asaj që po ndodhte me pandeminë COVID-19.

Në dy vitet e shkuara virusi i gripit shkaktoi një numër tejet të lartë të sëmundjes në botë, përfshi dhe vendet me sistem të lartë survejance e mbulese të mirë vaksinore.

Ashpërsia e sezonit të gripit të këtij viti pritet të jetë e njejtë por e paparashikueshme. Me afrimin e dimrit, të shumtë janë ata që mund të kolliten dhe teshtijnë, kështu që gjasat e transmetimit janë shumë më të larta kur dikush ka simptoma aktive.

Ashtu si në pranverë kur dallimi midis alergjive sezonale dhe nënvarianteve të Omicron vazhdonte të konfuzonte personelin, sfida tani do të jetë identifikimi i shenjave të nënvariatit më të ri të COVID-19 (XEC) kundrejt gripit stinor.

COVID-19 kundrejt gripit: Cili është ndryshimi?

Fillimisht dallimi mund të mos jetë i lehtë. Edhe pse gripi dhe COVID-19 shkaktohen nga viruse krejtësisht të ndryshme, ato ndajnë një sërë simptomash:

Ethe

Lodhja

Kollë

Dhimbje të fytit

Rrjedhje nga hunda

Probleme me frymëmarrjen (marrje fryme ne efort minimal)

Dhimbje trupi

Dhimbje koke

Etj..

Sidoqoftë, ekzistojnë dy dallime të dukshme midis gripit dhe varianteve më të fundit qarkulluese të COVID-19 (në përgjithësi).

Së pari, humbja e shijes dhe nuhatjes është specifike për COVID-19 dhe nuk shihet tek njerëzit që kanë grip. 

Ky është një ndryshim që ende mbetet shumë i rëndësishëm për të dalluar gripin dhe COVID-19.  Ndërsa mund të mos shfaqet në të gjithë pacientët (rreth 38% deri në 55% e pacientëve kanë raportuar humbje të shijes dhe rreth 40% kanë raportuar humbje të nuhatjes), kjo simptomë specifike mund të shfaqet diku nga dy ditë pas kontraktimit të virusit deri në 14  ditë pas fillimit të simptomave.

Veçantia e XEC nënvarianti më i ri Omicronian është se shenjat i ka:

Temperaturë

Dhimbje të fytit dhe kollë

Rrjedhje hundësh/teshtima

Lodhja trupore/ dhimbje muskulore

Dhimbje koke

Së dyti, mënyra se si shfaqen simptomat tek pacientët është shumë e ndryshme. Si gripi ashtu edhe COVID-19 shkaktojnë kollë dhe gulçim, por në përgjithësi, simptomat e COVID-19 kanë tendencë të zgjasin më shumë se gripi.  Ato mund të zgjasin për disa javë, nëse jo muaj (si psh Covidi i gjatë).

Ka dhe shenja të tjera si skuqje apo kruarje sysh, skuqje dhe kruarje të lëkurës, etj.

ÇfarĂ« duhet bĂ«re nĂ«se mendojmĂ« qĂ« kemi grip, COVID-19, ose tĂ« dyja?

ËshtĂ« parĂ« nga vitet e shkuara qĂ« Ă«shtĂ« e mundur tĂ« dalĂ«sh pozitiv pĂ«r gripin dhe COVID-19 nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, megjithatĂ«, sipas ekspertĂ«ve “mundĂ«sia e njĂ« koinfeksioni Ă«shtĂ« shumĂ« e ulĂ«t”. 

Vënia e diagnozës mbetet e rëndësishme.

Flisni me mjekun e familjes: Nëse keni një shenjë treguese të COVID-19 ose gripit, është e rëndësishme të kërkoni kujdes mjekësor. Le të themi se ju fillon me dhimbje koke, ethe, dhimbje trupi dhe lodhje. Unë do të vendosja një maskë, do të izolohesha nga familja dhe do të flisja me mjekun për simptomat. A do bërë kjo nga të gjithë këtë vjeshtë/dimër? Jo domosdoshmërisht por kategori në risk dhe grupe vulnerabël duhet ta bëjnë dhe duhet të qëndrojnë në shtëpi e mos të udhëtojnë pa maskë apo shkojnë në punë e teshtijnë apo kolliten nëpër mbledhje me kolegët në ambiente të mbyllura!

Testohuni mes testeve tĂ« shpejta: ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme qĂ« tĂ« testohemi sa mĂ« shpejt qĂ« tĂ« jetĂ« e mundur pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar nĂ«se keni COVID apo grip.

Në fakt tamponi i hundës mund të përdoret për të testuar si për COVID-19 ashtu edhe për gripin.

Filloni trajtimin: Pas vënies se një diagnoze, ju mund të vazhdoni me trajtimin e duhur. Për gripin, standardi është një preparat antiviral që mjeku i familjes mund të përshkruajë qe ndihmon në zvogëlimin e ashpërsisë së simptomave dhe shkurtimin e kohëzgjatjes së sëmundjes.  Për rastet më të lehta të COVID-19, shumica e njerëzve mund të shërohen në shtëpi duke monitoruar simptomat e tyre, duke pushuar dhe duke pirë lëngje.

NĂ«se keni probleme me frymĂ«marrjen, dhimbje tĂ« vazhdueshme, presion nĂ« gjoks, konfuzion (qĂ« sĂ« keni pasur mĂ« parĂ«), paaftĂ«si pĂ«r t’u zgjuar ose pĂ«r tĂ« qĂ«ndruar zgjuar, ose shenja te tjera alarmante, kĂ«rkoni menjĂ«herĂ« kujdes mjekĂ«sor urgjent.

Kush tha qe kaq ishte?

Jo jo, është koha që në veçanti grupet vulnerabël (65 vjeç e lart, ata me sëmundje kronike pre-ekzistuese, imunitet të rënë, etj.), që janë shtuar në numër, që vaksinën e fundit përforcuese kundër COVID-19 dhe gripit kanë afro dy vite pa e bërë, të marrin dozat përforcuese për këtë dimër! Kategoritë e mësipërme bëjnë mirë të marrin dhe vaksinën e gripit dhe nuk përbën problem ti marrin të dyja në një vizitë tek mjeku i familjes nëse janë mirë me shëndet (të kontrolluar nëse kanë probleme shëndetësore).

Ne s’mund tĂ« parashikojmĂ« tĂ« ardhmen, por mund dhe duhet tĂ« pĂ«rgatitemi pĂ«r tĂ«.

Çna thonĂ« tĂ« dhĂ«nat pĂ«r kĂ«tĂ« vjeshtĂ«-dimĂ«r lidhur me rritjen e rasteve nga Qershori e kĂ«ndej lidhur me nenvariantin XEC i cili tashmĂ« Ă«shtĂ« pĂ«rhapur nĂ« 27 vende tĂ« botĂ«s me EuropĂ«n, AzinĂ« dhe AmerikĂ«n e Veriut tĂ« prekura:

Të prekurit thonë që jan infektuar për herë të 4-rt ose të 5-të dhe distanca nga infeksioni i fundit me Covid-19 ka qenë reth 6 muaj më parë, një indicie e rënies së mbrojtjes imunitare nga kontaktet me nënvariantin Pirola dhe në boshllëk afro 2-vjeçar ose 18 mujor nga vaksinimi i fundit booster.

Testi i shpejtë nga hunda tregoi menjëherë që ishin të infektuar me Covid dhe shenjat si kollë apo temperaturë ishin të mjafta për të kuptuar se bëhej fjalë për Covid dhe jo grip.

U desh një javë deri në 10 ditë që simptomat të përmirësoheshin dhe testi të negativizohej.

Kuptohet se ç’pritet pĂ«r kĂ«tĂ« vjeshtĂ«-dimĂ«r. As mĂ« shumĂ« e as mĂ« pak njĂ« valĂ« e re nga XEC nĂ« njĂ« terren relaksi total ku nuk bĂ«hen teste, ku shumĂ«kush mendon qĂ« ka grip dhe kur kujtesa imunitare (hibride ose thjesht vaksinore) ka kriju boshllĂ«k kohor.

*Dr Leidon Shapo është ekspert i shëndetit publik në Britani.

The post Varianti më i ri i Covid-19, grip stinor apo të dyja? Si të bëni dallimin appeared first on Gazeta Si.

Largohet dielli, rrezik përmbytjesh në Pukë, Dibër, Shkodër dhe Lezhë, temperaturat zbresin me disa gradë

Një sistem i fuqishëm vranësirash do të vendoset në territorin shqiptar duke sjellë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit ku më problematike situata do të paraqitet në zonat veriore dhe veriperëndimore ku intensiteti i tyre do të jetë i lartë, kryesisht në qytetet; Pukë, Dibër, Shkodër dhe Lezhë duke sjellë përmbytje lokale në këto zona. Herë pas here priten edhe stuhi të forta ere.

Kjo situatë atmosferike do të vijojë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 10°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang vendi, e cila do të shënohet në qytetin e Elbasanit.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det me shpejtësi mbi 75 km/h nga drejtimi veripërëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5-6 ballë.

The post Largohet dielli, rrezik përmbytjesh në Pukë, Dibër, Shkodër dhe Lezhë, temperaturat zbresin me disa gradë appeared first on Gazeta Si.

Kanosi njĂ« vajzĂ« qĂ« t’i dĂ«rgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar pĂ«r pĂ«rndjekje

Nga Gazeta Si- NjĂ« 38-vjeçar i akuzuar pĂ«r pĂ«rndjekje Ă«shtĂ« ekstraduar nga Italia nĂ« vendin tonĂ«. 38-vjeçari E. H., nĂ« vitin 2019 ka kanosur njĂ« vajzĂ« qĂ« t’i dĂ«rgonte video intime. 

33-vjeçari, duke u prezantuar si njĂ« shtetas tjetĂ«r, kanosi njĂ« shtetase, nĂ« vitin 2019, qĂ« t’i dĂ«rgonte video intime”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

“Si rezultat i bashkĂ«punimit tĂ« vazhdueshĂ«m ndĂ«rmjet Interpol TiranĂ«s dhe homologĂ«ve nĂ« Itali, me qĂ«llim finalizimin e procedurave pĂ«r ekstradimin e shtetasve tĂ« kĂ«rkuar ndĂ«rkombĂ«tarisht, u ekstradua nĂ« ShqipĂ«ri, shtetasi shqiptar i arrestuar nĂ« Itali, E. H., 33 vjeç”, njofton policia.

Drejtoria e Interpol TiranĂ«s e kishte shpallur 33-vjeçarin nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, sepse mĂ« datĂ« 19.07.2023, i Ă«shtĂ« caktuar masa e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg” pĂ«r veprĂ«n penale “PĂ«rndjekja”.

The post Kanosi njĂ« vajzĂ« qĂ« t’i dĂ«rgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar pĂ«r pĂ«rndjekje appeared first on Gazeta Si.

Shpërthim afër një pike karburanti në Zveçan

Policia e Kosovës ka thënë të dielën se një shpërthim ka ndodhur gjatë mesnatës në afërsi të një pike karburanti në qendër të Zveçanit, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të vendit.

“Rreth mesnatĂ«s, nĂ« afĂ«rsi tĂ« pompĂ«s sĂ« benzinĂ«s e cila Ă«shtĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« Zveçanit, ka ndodh njĂ« shpĂ«rthim”, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« zĂ«vendĂ«sdrejtori i PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s pĂ«r veriun, Veton Elshani.

Elshani tha se nuk ka të lënduar nga ky shpërthim dhe se njësitet policore dolën në vendin e ngjarjes menjëherë.

“Rasti cilĂ«sohet si shkaktim i rrezikut tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”, theksoi Elshani.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë shpërthim, i cili shkaktoi dëme materiale në shtëpizën e pikës së karburantit dhe në disa vetura në afërsi, tha ai.

Në kohën e shpërthimit pika e karburantit kishte qenë e mbyllur për shërbim, sipas tij.

Një rast si ky nuk është i rrallë në veriun e Kosovës në vjetët e fundit.

PĂ«r hedhje tĂ« mjeteve shpĂ«rthyese dhe djegie tĂ« veturave Ă«shtĂ« raportuar disa herĂ« nĂ« kĂ«tĂ« rajon, sidomos nĂ« kohĂ«n e riregjistrimit tĂ« makinave me targa ilegale serbe nĂ« ato RKS – Republika e KosovĂ«s.

Zveçani, së bashku me Zubin Potokun, Mitrovicën e Veriut dhe Leposaviqin, janë katër komunat me shumicë serbe në veri.

Tensionet në këtë pjesë të vendit kanë qenë kryesisht të larta në muajt e fundit, për shkak të atyre që Qeveria e Kosovës i konsideron si hapa për shtirje të sovranitetit në atë pjesë.

The post Shpërthim afër një pike karburanti në Zveçan appeared first on Gazeta Si.

Donald Trump përshëndet turmën e njerëzve, u hedh atyre
 kuti me kokoshka

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump u prit me brohoritje nga një turmë e madhe njerëzish në një stadium, teksa ai mbërriti për ndeshjen e futbollit Alabama kundër Georgia.

HAPPENING NOW! President Trump arrives at Bryant-Denny Stadium in Tuscaloosa for the Alabama vs. Georgia football game
 pic.twitter.com/nYs4Hg2E2q

— Dan Scavino Jr.đŸ‡ș🇾🩅 (@DanScavino) September 29, 2024

Kandidati republikan pĂ«r president u pa duke hedhur kuti me kokoshka nĂ« drejtim tĂ« grupit tĂ« dashamirĂ«sve, tĂ« cilĂ«t brohorisnin “SHBA!”.

The post Donald Trump përshëndet turmën e njerëzve, u hedh atyre
 kuti me kokoshka appeared first on Gazeta Si.

Po mbante fjalim në OKB, Presidenti i Haitit pi ujë nga
 brokja

NdĂ«rsa fliste pĂ«r deklaratĂ«n se “emigrantĂ«t po hanĂ« mace e qen” nĂ« OKB, Presidenti i kĂ«shillit tĂ« Haitit tĂ«rhoqi vĂ«mendjen, por jo me fjalĂ«t qĂ« po thoshte. Ai nĂ« njĂ« moment kishte etje dhe nuk mori njĂ« gotĂ« por broken e ujit.

Presidenti i Haitit Edgard Leblanc Fils foli fillimisht me liderët botërorë rreth dhunës së bandave në vend, pasi kryeqyteti i tij Port-au-Prince ka qenë vendi i një lufte të vazhdueshme bandash midis dy grupeve të mëdha dhe aleatëve të tyre.

Fils ishte gati tĂ« bĂ«nte njĂ« pyetje, por para mori broken e ujit dhe u pĂ«rpoq tĂ« pinte prej saj, nĂ« vend qĂ« ta hidhte ujin nĂ« njĂ« gotĂ«. Ai vazhdoi tĂ« tentojĂ«, duke krijuar njĂ« moment pĂ«r t’u kujtuar.

The post Po mbante fjalim në OKB, Presidenti i Haitit pi ujë nga
 brokja appeared first on Gazeta Si.

Skandali, supermodelja Naomi Campbell mblodhi para për bamirësi por i harxhoi për luks në hotele me 5 yje

Një hetim nga komisioni që mbikëqyr bamirësitë në Angli dhe Uells ka konstatuar se fondacioni i bamirësisë i supermodeles, Naomi Campbell ka keqmenaxhuar paratë që duhet të shpërndaheshin për njerëz në nevojë, duke i shpenzuar për hotele me 5 yje, spa dhe aktivitete të tjera të zhytura në luks.

Campbell pĂ«rmes fondacionit “Fashion For Relief”, tĂ« themeluar nĂ« 2005 duhej tĂ« financonte kauza tĂ« mira, por pati njĂ« keqmenaxhimin serioz tĂ« fondeve.

Misioni i saj ishte tĂ« financonte organizata mĂ« tĂ« vogla dhe tĂ« jepte burime pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur fatkeqĂ«sive globale me qĂ«llim zbutjen e varfĂ«risĂ« dhe promovimin e shĂ«ndetit dhe arsimit.

Në këtë kontekst ajo zhvilloi evente për mbledhjen e fondeve në Kanë dhe Londër, por kjo ishte vetëm fasadë, pasi hetimet që nisën në vitin 2021, zbuluan se vetëm një përqindje e vogël e parave shkuan për kauza të mira.

Në mënyrë të veçantë, nga prilli 2016 deri në korrik 2022, vetëm 8.5% e shpenzimeve totale të bamirësisë ishin në grante bamirësie, ose 389,000 dollarë nga 4.8 milion £ që mblodhi supermodelja.

Hetimi tregoi se fondet e bamirësisë shkuan, ndër të tjera, për të paguar qëndrimin e Campbell në një hotel me pesë yje në Kanë të Francës.

NĂ« njĂ« rast nĂ« vitin 2018, njĂ« fluturim prej 14,800 € nga Londra nĂ« Nice u regjistrua pĂ«r tĂ« transportuar art dhe bizhuteri nĂ« njĂ« ngjarje pĂ«r mbledhjen e fondeve nĂ« KanĂ«. 9,400 euro tĂ« tjera u shpenzuan nga fondet e bamirĂ«sisĂ« pĂ«r tre netĂ« nĂ« njĂ« hotel me pesĂ« yje pĂ«r Campbell.

Supermodelja shpenzoi gjithashtu gati 7,940 euro, krahas qëndrimit të saj në hotel, për të cilin u pagua nga bamirësia. Shpenzimet përfshinin trajtime spa, shërbim në dhomë dhe blerje të cigareve dhe produkteve hoteliere.

NĂ« fillim tĂ« vitit 2024, fondacioni i Campbell u shpĂ«rbĂ« dhe u hoq nga regjistri i bamirĂ«sisĂ«. Komisioni sakaq ka vendosur ta ndalojĂ« Campbell-in qĂ« tĂ« drejtojĂ« njĂ« organizatĂ« bamirĂ«sie pĂ«r 5 vitet nĂ« vijim. BashkĂ« me tĂ« janĂ« pezulluar edhe dy persona tĂ« tjerĂ« qĂ« punonin pĂ«r “Fashion For Relief”.

The post Skandali, supermodelja Naomi Campbell mblodhi para për bamirësi por i harxhoi për luks në hotele me 5 yje appeared first on Gazeta Si.

Organizimi i Europianit me SerbinĂ«, reagojnĂ« TifozĂ«t Kuqezi: Akt i turpshĂ«m, nesĂ«r do tĂ« jetĂ« vonĂ« pĂ«r t’i ulur gjakrat

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Tifozët Kuqezi, tifogrupi më i madh në mbështetje të Kombëtares shqiptare të futbollit, kanë reaguar në lidhje me zhvillimin e Kampionatit Europian të 21-vjeçarëve nga Serbia dhe Shqipëria.

Ata shprehen kategorikisht kundër këtij organizimi, ndërsa kërkojnë që ky organizim të anulohet, derisa të mos jetë vonë.

“Organizimi i Kampionatit Europian pĂ«r moshat U21, nga ana e FederatĂ«s Shqiptare tĂ« Futbollit dhe shkijeve Ă«shtĂ« akti mĂ« i turpshĂ«m qĂ« bĂ«het nĂ« emĂ«r tĂ« tifozĂ«ve shqiptar dhe opinionin futbolldashĂ«s tĂ« KombĂ«tares Shqiptare tĂ« futbollit.

Ky organizim asesi nuk mund të quhet i Shqipërisë, pasi FSHF-ja nuk ka kompentecën të flasë në emër të shqiptarëve dhe Shqipërisë, por vetëm në emër të vetin si organizatë, e që pas këtij akti do gjej mbështetje vetëm tek punonjësit e vet që u jep pagë.

Nuk mjaftuan me mijĂ«ra reagime, shkrime, emisione e analiza unanimisht KUNDËR pĂ«r kĂ«tĂ« nismĂ«, por qĂ« FSHF-ja me saktĂ« kreu i saj me hirĂ« ose pahirĂ« mori mbi supet e veta tĂ« drejtĂ«n e vendosjes kokĂ« mĂ« vete pĂ«r njĂ« nismĂ« me kaq shumĂ« kundĂ«rshtime.

Nuk mjaftuan as qindra mijĂ«ra viktima shqiptare, gjenocidi e masakra nga ana e shkijeve. Gjithashtu nuk mjaftoi as nata e 14 tetorit kur KombĂ«tarja Shqiptare u gjend nĂ« njĂ« ambient terrori, e ku u bĂ« thirrje “vrisni shqiptarĂ«t”, e ku lojtarĂ«t shqiptarĂ« u rrahĂ«n e u fyen, madje edhe ju rrezikua jeta e tyre.

Nismat e tilla kryeneçe, e mospĂ«rfillĂ«se ndaj opinionit tĂ« tĂ« lartĂ«pĂ«rmendurve, qĂ« pĂ«r lavdinĂ« e tyre personale, egoja e shĂ«mtuar pĂ«r tĂ« luajtur ndĂ«rtuesin e paqes globale nĂ« dĂ«m tĂ« harmonisĂ« sĂ« ekipit kombĂ«tar, tĂ« mbĂ«shtetĂ«sve tĂ« saj qĂ« me gjithĂ« sakrificĂ«n e tyre financiare e familjare, e kanĂ« ndjekur deri tani ekipin kombĂ«tar, do t’ju kthehet bumerang.

NesĂ«r do tĂ« jetĂ« vonĂ«, kur thirrjet tuaja do tĂ« bĂ«hen pĂ«rgjĂ«ruese ndaj pĂ«rkrahĂ«sve tĂ« KombĂ«tares dhe sportdashĂ«sve, pĂ«r t’i ulĂ« gjakrat e tensionin dhe pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar kompromis e partneritet”, mbyllet reagimi i Tifozave Kuqezi.

The post Organizimi i Europianit me SerbinĂ«, reagojnĂ« TifozĂ«t Kuqezi: Akt i turpshĂ«m, nesĂ«r do tĂ« jetĂ« vonĂ« pĂ«r t’i ulur gjakrat appeared first on Gazeta Si.

Kryesia e PD merr vendimin, më 6 tetor nisin protestat, Noka: Do ketë përshkallëzim, aksion opozitar edhe në Parlament

Nga Gazeta Si- Kryesia e Partisë Demokratike ka vendosur në përfundim të mbledhjes së zhvilluar ditën e sotme se do të zhvillojë një protestë në datën 6 tetor, si protesta e parë e një serie protestash.

Vendimi erdhi pas diskutimeve të demokratëve për të përshkallëzuar aksionin e tyre opozitar, teksa ditën e sotme Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për të dënuar me 1 vit burg deputetin Ervin Salianji.

I pari ishte Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm, i cili propozoi që protestat të shtrihen nga portet, te aeroporti e universitetet.

Teksa Agron Gjekmarkaj sugjeroi që opozita duhet të bëjë më shumë për të bindur ndërkombëtarët se edhe drejtësia e re nuk po funksionon.

“TĂ« bĂ«jmĂ« diçka simbolike qĂ« nesĂ«r, sepse po t’i bĂ«hej PS kjo gjĂ« kur ishte nĂ« opozitĂ« do kishte reaguar gjithĂ« faktori ndĂ«rkombĂ«tar. Ne jemi ende shumĂ« tĂ« vakĂ«t me ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t. MĂ« shume se protesta, RamĂ«s i dhemb kur reagojnĂ« gazetat, shtypi, ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t. Ndaj ta pĂ«rdorimin edhe kĂ«tĂ« formĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme. Duhet tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« madhe me ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t se dĂ«nimi politik, dmth qĂ« nuk funksionon as kjo drejtĂ«sia e re”, u shpreh Gjekmarkaj.

Pas përfundimit të mbledhjes, Flamur Noka tha për mediat se opozita nuk do të rrijë duarkryq dhe do të ketë protesta të ndryshme, të përshkallëzuara.

“DrejtĂ«sia e re vepron kundĂ«r KushtetutĂ«s, nĂ« duart e Edi RamĂ«s. Vendos padrejtĂ«sinĂ« si normĂ«n e saj dhe funksion si organizatĂ« kriminale.

Kërkon të kërcënojë opozitën si vendim i radhës se kush lufton kundër Ramës dhe ministrave, kush dënon Ramën dhe narkotrafikantët dhe lidhjen e Ramës dhe ministrat me krimin e organizuar e pret ky fat.

Opozita nuk mund të rrijë duarkryq. Nuk bëhet fjalë thjesht për protestë kombëtare, përshkallëzim. Radikalizim i protestave, ne do të jemi në terren në të gjithë republikën e Shqipërisë.

QytetarĂ«t janĂ« sot njĂ« hap para opozitĂ«s. JanĂ« tĂ« revoltuar, kanĂ« nevojĂ« t’i kontaktojmĂ«. Rruga jonĂ« Ă«shtĂ« pa kthim. Edi Rama do tĂ« gjunjĂ«zohet! Aksioni opozitar do tĂ« jetĂ« edhe nĂ« Parlament edhe nĂ« terren, nuk ka mĂ« paqe pĂ«r Edi RamĂ«n dhe regjimin e tij kriminal. DrejtĂ«sia e re Ă«shtĂ« vegĂ«l e regjimit”, tha Noka.

The post Kryesia e PD merr vendimin, më 6 tetor nisin protestat, Noka: Do ketë përshkallëzim, aksion opozitar edhe në Parlament appeared first on Gazeta Si.

Nga bllokimi i aeroportit, tek universitetet, PD kërkon protesta pas dënimit të Salianjit

Partia Demokratike zhvilloi një mbledhje urgjente të Kryesisë këtë të enjte pas dënimit me një vit burg të deputetit Ervin Salianji.

Burime për median kanë bërë të ditur se në këtë mbledhje është propozuar zhvillimi i protestave në qarqe, protesta në rrugë, bllokim aktivitetesh, protesta në porte dhe aeroportesh, protesta edhe në universitete.

Mësohet se propozimet e para janë bërë nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Në këtë mbledhje, Sali Berisha u shpreh se PD është përballë dy rrugëve. 

“Momenti i terrorit kundĂ«r opozitĂ«s e vĂ« opozitĂ«n para dy alternativave: ose tĂ« dalĂ« nĂ« klandestinitet, çka ne nuk e pĂ«rfillim kurrĂ« kĂ«tĂ«, ose tĂ« dalĂ« ballĂ« pĂ«r ballĂ«. TĂ« mbrojĂ« opozitarizmin, tĂ« mbrojĂ« KushtetutĂ«n, tĂ« mbrojĂ« sovranitetin e vendit. NjĂ« vend ku shtypet opozita, nuk ka sovranitet tĂ« brendshĂ«m. Ku shtypet njĂ« opozitĂ«, e cila bĂ«n tĂ« gjitha pĂ«rpjekjet pĂ«r funksionimin e KushtetutĂ«s, pĂ«r funksionimin e ligjeve, pĂ«r funksionimin e rregullores sĂ« parlamentit. Por kĂ«to tĂ« gjitha shpĂ«rblehen me arrestime. ShpĂ«rblehen me burgosje, shpĂ«rblehen me dĂ«nime, qĂ« tĂ« gjitha antiligjore, qĂ« tĂ« gjitha antikushtetuese, qĂ« tĂ« gjitha hakmarrje primitive”, u shpreh Berisha.

The post Nga bllokimi i aeroportit, tek universitetet, PD kërkon protesta pas dënimit të Salianjit appeared first on Gazeta Si.

❌