❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ÇfarĂ« e “tradhtoi” Nasrallah/ Kreu i Hezbollahut u vra nga njĂ« bombĂ« 80 tonĂ«

By: user 6

Një trup i mbështjellë me një çarçaf të bardhë që nxirret ngadalë me anë të një vinçi nga një krater i madh. Kjo është ajo që tregon një video e cila, sipas disa mediave libaneze, tregon momentin në të cilin u gjet trupi i liderit të ndjerë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah.

Israele - Hamas, le notizie di oggi in diretta | «Attacco israeliano alla città yemenita di Hodeidah». Recuperato «intatto» il corpo di Nasrallah: «Sarebbe morto per soffocamento»

Sipas autoriteteve libaneze të sigurisë, të cituara nga media të ndryshme, përfshirë CNN, trupi u gjet i paprekur në vendin ku goditi sulmi ajror izraelit të premten në periferitë jugore të Bejrutit. Sipas burimeve të cituara nga mediat Al Arabiya dhe Al-Hadath, funerali do të mbahet të hënën, por pa specifikuar vendndodhjen.

“Dy burime raportuan se trupi nuk kishte lĂ«ndime tĂ« drejtpĂ«rdrejta dhe duket se shkaku i vdekjes ishte trauma e pasuar nga forca e shpĂ«rthimit” – raportoi njĂ«ra nga emdiat vendase. NdĂ«rsa sipas kanalit izraelit Channel 12, “besohet se shkaku i vdekjes sĂ« liderit tĂ« organizatĂ«s terroriste ka qenĂ« mbytja, dhe se ai ka vuajtur agoni para se tĂ« vdiste”. Hipotezat qĂ« hedhin disa media libaneze lidhen me faktin se lideri i Hezbollahut po qĂ«ndronte nĂ« njĂ« vend pa ventilim dhe se bombardimet e forcave ajrore mund t’i kenĂ« shkaktuar hyrjen e gazit nĂ« dhomĂ«, duke shkaktuar vdekjen e tij nga asfiksia.

Si arriti Izraeli të eliminonte kreun e Hezbollahut

Sulmi shkatërrues ajror që vrau Hassan Nasrallah, ishte rezultat i një operacioni shumëvjeçar të inteligjencës izraelite që depërtoi në të gjithë rrjetin e tij duke arritur ta gjurmonte atë në qendrën e tij të komandës nëntokësore në Bejrut. Ushtria izraelite përdori një bombë 80 tonëshe të projektuar posaçërisht për shkatërrimin e bunkerëve. Vetëm në këtë mënyrë u arrit të vritej Nasrallah që u kishte mbijetuar përpjekjeve të shumta të mëparshme për ta eliminuar.

Israel spent months developing bombs that would dig through the earth and reach Hezbollah's underground bunkers.

Vdekja e Nasrallah ishte pikërisht ajo që Izraeli shpresonte kur filloi fushatën e bombardimit atë ditë, raporton Financial Times. Inteligjenca izraelite ishte vënë në dijeni për lëvizjet e udhëheqjes së Hezbollahut. Kjo pas vitesh pune me hakerime dhe mbikëqyrjes së grupit terrorist libanez, i cili është një nga milicitë më të mëdha dhe më të armatosura në botë.

Pasi dështoi të vriste Nasrallah disa herë gjatë luftës së vitit 2006, Drejtoria e Inteligjencës Ushtarake e Izraelit (Aman) u përkushtua në depërtimin brenda Hezbollahut. Shteti hebre pësoi goditjen më të madhe të tij në vitin 2012 kur grupi militant dislokoi luftëtarët e tij në Siri për të ndihmuar presidentin aleat Bashar al-Assad të shtypte një kryengritje. Ish-zyrtarë të inteligjencës izraelite dhe politikanë libanezë i thanë FT se beteja në Siri zbuloi një gropë informacionesh tek Hezbollahu. Të dhënat e reja i lejuan Izraelit të përpilonte profile të gjera për operativët e Hezbollahut, duke përfshirë shefat kryesorë që merrnin pjesë në funeralet e luftëtarëve të vrarë.

Duke ngushtuar objektivat e tij, inteligjenca hebreje më pas filloi të hakeronte pajisjet e komunikimit të grupit terrorist, me spiunë që ishin në gjendje të gjurmonin lëvizjet e sakta të operativëve të Hezbollahut, ndonjëherë edhe përmes telefonave celularë të grave të tyre. Spiunët e Izraelit gjurmuan gjithashtu lëvizjet e liderëve të Hezbollahut duke hakeruar kamerat e vëzhgimit në Liban dhe madje duke lexuar edhe kilometrat e makinave të tyre.

The IDF said six buildings were leveled in the bombardments.

Si rezultat i kĂ«tyre, Izraeli mĂ«soi se sa herĂ« qĂ« rutina e grupit terrorist devijonte, njĂ« sulm ishte i pashmangshĂ«m. Kjo gjĂ« ndodhi edhe tĂ« premten kur Izraeli bombardoi Bejrutin, kur zyrtarĂ«t qĂ« mĂ«suan se Nasrallah ishte rrugĂ«s pĂ«r nĂ« bunkerin e tij tĂ« “komandimit dhe kontrollit”. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ishte nĂ« Nju Jork pĂ«r fjalimin e tij nĂ« Kombet e Bashkuara kur dha urdhrin pĂ«r tĂ« hedhur armĂ«n ideale tĂ« Izraelit pĂ«r tĂ« hequr qafe Nasrallah.

Shteti hebre kishte planifikuar sulmin për muaj të tërë, teksa zhvillonte bomba të pajisura me shpërthime që do të gërmonin në tokë, duke lejuar që bomba tjetër të shkonte edhe më poshtë, raporton Wall Street Journal. Ndryshe nga SHBA-ja, e cila ka bombardues të rëndë dhe bomba masive deri në 30 mijë paund për shkatërrimin e bunkerëve thellë nën tokë, ushtria izraelite ka vetëm avionë luftarakë duke qenë të kufizuar në madhësinë e mjeteve luftarake që mund të mbajnë.

Megjithatë bombat izraelite arritën me sukses deri në strehën e Nasrallahut 60 metra nën tokë. Sulmi ishte një nga më të mëdhenjtë që kishte parë ndonjëherë Bejruti, duke rrafshuar 6 ndërtesa duke tronditur zonën pranë selisë së tyre. Një nga ndërtesat e tronditura nga shpërthimi ishte një shkollë e Kombeve të Bashkuara që ndodhej rreth 173 metra larg nga ndërtesa ku ndodhej Nasrallah.

Hezbollah leader Hassan Nasrallah was killed in an Israeli bombardment on Friday following years of planning and preparation.

Forcat e Mbrojtjes tĂ« Izraelit e krahasuan situatĂ«n me taktikĂ«n e Hamasit pĂ«r t’u fshehur nĂ« vende tĂ« banuara pĂ«r tĂ« pĂ«rdorur civilĂ«t si mburoja njerĂ«zore. Netanyahu e konsideroi vdekjen e Nasrallahut si njĂ« “pikĂ« kthese historike” nĂ« mes tĂ« pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« vazhdueshĂ«m tĂ« konfliktit midis Izraelit dhe Hezbollahut qĂ« kĂ«rcĂ«non njĂ« luftĂ« tĂ« gjithanshme nĂ« rajon. “Nasrallah nuk ishte thjesht njĂ« tjetĂ«r terrorist. Ai ishte terroristi. PĂ«r sa kohĂ« qĂ« Nasrallah ishte gjallĂ«, ai do tĂ« kishte rindĂ«rtuar shpejt aftĂ«sitĂ« qĂ« ne i shkatĂ«rruam Hezbollahut” – tha Netanyahu. ©LAPSI.al

The post ÇfarĂ« e “tradhtoi” Nasrallah/ Kreu i Hezbollahut u vra nga njĂ« bombĂ« 80 tonĂ« appeared first on Lapsi.al.

Analiza në BBC/ Ku po shkojnë Izraeli, Irani dhe Hezbollahu

By: user 6

Vrasja nga Izraeli e Hassan Nasrallah, liderit të Hezbollahut, është një përshkallëzim i madh në luftën e Tel Avivit me grupin militant libanez. Kjo e ka çuar rajonin një hap më afër një konflikti shumë më të gjerë dhe akoma më të dëmshëm, një konflikt që tërheq pas vetes si Iranin ashtu edhe SHBA-në. Por, ku ka gjasa të shkojë tashmë situata? Kjo varet kryesisht nga tre pyetje themelore.

ÇfarĂ« do tĂ« bĂ«jĂ« Hezbollahu?

Hezbollahu po lëkundet goditje pas goditjeje. Strukturës së saj komanduese i janë prerë kokat, me më shumë se një duzinë komandantë të lartë të vrarë. Komunikimet e saj janë sabotuar me shpërthimet tronditëse të pager-ave dhe radiove të saj dhe shumë nga armët e saj janë shkatërruar nga sulmet ajrore.
Analisti i sigurisĂ« pĂ«r Lindjen e Mesme me qendĂ«r nĂ« SHBA, Mohammed Al-Basha thotĂ« se “vrasja e Hassan Nasrallah do tĂ« ketĂ« implikime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, duke destabilizuar potencialisht grupin dhe duke ndryshuar strategjitĂ« e tij politike dhe ushtarake nĂ« periudhĂ«n afatshkurtĂ«r.”

Por çdo pritshmëri se kjo organizatë e betuar anti-Izrael do të dorëzohet papritmas dhe do të kërkojë paqen sipas kushteve të Tel Avivit ka të ngjarë të jetë e gabuar. Hezbollahu është zotuar të vazhdojë luftën. Ajo ka ende mijëra luftëtarë, shumë prej tyre veteranë të luftimeve në Siri, dhe ata po kërkojnë hakmarrje.

Ajo ka ende njĂ« arsenal tĂ« konsiderueshĂ«m raketash, shumĂ« prej tyre armĂ« me rreze tĂ« gjatĂ«, tĂ« drejtuara me saktĂ«si, tĂ« cilat mund tĂ« arrijnĂ« deri nĂ« Tel Aviv dhe qytete tĂ« tjera. Do tĂ« ketĂ« presion brenda radhĂ«ve tĂ« saj pĂ«r t’i pĂ«rdorur ato sĂ« shpejti, para se edhe ata tĂ« shkatĂ«rrohen.

Por nëse e bëjnë këtë, në një sulm masiv që kalon mbrojtjen ajrore të Izraelit dhe vret civilë, atëherë përgjigja e Izraelit ka të ngjarë të jetë shkatërruese, duke shkaktuar kërdi në infrastrukturën e Libanit, apo edhe duke u shtrirë në Iran.

ÇfarĂ« do tĂ« bĂ«jĂ« Irani?

Kjo vrasje është një goditje sa për Iranin, aq edhe për Hezbollahun. Tashmë Teherani ka shpallur 5 ditë zie. Janë marrë gjithashtu masa paraprake emergjente, duke fshehur liderin e tyre, Ayatollah Ali Khamanei, në rast se edhe ai vritet. Irani ende nuk është hakmarrë për vrasjen poshtëruese në korrik të liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh në një hotel në Teheran. Ajo që po ndodhur tani, do të bëjë që linja e vijës së ashpër të regjimit të mendojnë për reagimin.

Irani ka njĂ« galaktikĂ« tĂ« tĂ«rĂ« milicish aleate tĂ« armatosur rĂ«ndĂ« rreth Lindjes sĂ« Mesme, tĂ« ashtuquajturin “Boshti i RezistencĂ«s”. PĂ«rveç Hezbollahut, ai ka Huthi-t nĂ« Jemen dhe grupe tĂ« shumta nĂ« Siri dhe Irak. Irani mund t’u kĂ«rkojĂ« kĂ«tyre grupeve tĂ« shtojnĂ« sulmet e tyre si ndaj Izraelit si dhe ndaj bazave amerikane nĂ« rajon. Por çfarĂ«do pĂ«rgjigje qĂ« Irani tĂ« zgjedhĂ«, ai ka tĂ« ngjarĂ« ta kalibrojĂ« atĂ« pĂ«r tĂ« mos shkaktuar njĂ« luftĂ« qĂ« nuk mund tĂ« shpresojĂ« ta fitojĂ«.

ÇfarĂ« do tĂ« bĂ«jĂ« Izraeli?

Nëse dikush kishte ndonjë dyshim përpara këtij atentati, nuk do të ketë më tani. Izraeli qartazi nuk ka ndërmend të ndalojë fushatën e tij ushtarake për një armëpushimin 21-ditor të propozuar nga 12 vende, duke përfshirë edhe aleatin e tij më të afërt, Shtetet e Bashkuara.

Ushtria e tij mendon se ata e kanë Hezbollahun nën këmbë tani, kështu që do të dëshirojë të vazhdojë me ofensivën e tyre derisa të eliminohet kërcënimi i raketave. Me përjashtim të një kapitullimi nga Hezbollahu (gjë që nuk ka gjasa) është e vështirë të shihet se si Izraeli mund të arrijë qëllimin e tij në luftë për të hequr kërcënimin e sulmeve të Hezbollahut pa dërguar trupa në terren.

Forcat MbrojtĂ«se tĂ« Izraelit (IDF) kanĂ« publikuar pamjet e stĂ«rvitjes sĂ« kĂ«mbĂ«sorisĂ« pranĂ« kufirit pikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« qĂ«llim. Por Hezbollahu ka kaluar 18 vitet e fundit, qĂ« nga pĂ«rfundimi i luftĂ«s sĂ« fundit, duke u trajnuar pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar luftĂ«n e ardhshme. NĂ« fjalimin e fundit publik para vdekjes sĂ« tij, Nasrallah u tha ndjekĂ«sve tĂ« tij se njĂ« inkursion izraelit nĂ« Libanin jugor do tĂ« ishte, sipas tij, “njĂ« mundĂ«si historike”. PĂ«r IDF-nĂ«, hyrja nĂ« Liban do tĂ« ishte relativisht e lehtĂ«. Por dalja (ashtu si nĂ« Gaza) mund tĂ« marrĂ« muaj. ©MarrĂ« nga BBC, pĂ«rshtati nĂ« shqip LAPSI.al

The post Analiza në BBC/ Ku po shkojnë Izraeli, Irani dhe Hezbollahu appeared first on Lapsi.al.

U vra nga Izraeli, trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah mbërrin në Irak

By: V K

Ditën e djeshme, Hassan Nasrallah, u vra pas një sulmi ajror izraelit. Trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, ka mbërritur në Kadhimiya, Iraq.

Pikërisht në këtë vend, do të mbahet edhe funerali i tij. Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani.

The post U vra nga Izraeli, trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut Hassan Nasrallah mbërrin në Irak appeared first on Albeu.com.

Vrasja e liderit të Hezbollahut, Irani bën lëvizjen e papritur! Ja çfarë kërkon

Irani ka bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r njĂ« takim urgjent me KĂ«shillin e Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« pas vrasjes sĂ« liderit tĂ« Hezbollahut, Hassan Nasrallah. NĂ« njĂ« letĂ«r drejtuar 15 anĂ«tarĂ«ve tĂ« kĂ«shillit, ambasadori i Iranit nĂ« OKB Amir Iravani paralajmĂ«roi kundĂ«r “çdo sulmi” ndaj pĂ«rfaqĂ«suesve diplomatikĂ« tĂ« vendit tĂ« tij, duke thĂ«nĂ« se Teherani nuk do tĂ«

U vra nga Izraeli/ Trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut mbërrin në Irak

By: Re Nato

Trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka mbërritur në Kadhimiya, Iraq. Pikërisht në këtë vend do të mbahet edhe funerali i tij.

Hezbollahu ka konfirmuar vdekjen e liderit të saj, Hassan Nasrallah, pas një sulmi ajror izraelit.

Izraeli dhe Hezbollahu, grupi libanez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, kanë këmbyer zjarr ndërkufitar pothuajse çdo ditë që kur nisi lufta në Gazë më 7 tetor.

Por, bombardimet e 23 shtatorit në Liban deri më tani shënuan përshkallëzimin më të madh, që nga lufta e vitit 2006 mes Izraelit dhe Hezbollahut, grup që mbështetet nga Irani./abcnews.al

Vrasja e Nasrallahut, ‘humbje e madhe’ pĂ«r Hezbollahun dhe Iranin

By: gaze tare

Hassan Nasrallah, lideri shumëvjeçar i Hezbollahut, u vra në një sulm masiv ajror izraelit në Bejrut të premten në mbrëmje, ka konfirmuar grupi me bazë në Liban.
Ushtria izraelite e kishte marrë përsipër atentatin më herët gjatë ditës.

Nasrallah, i cili arriti kulmin e popullaritetit të tij pas luftës me Izraelin në 2006, u pa si një hero nga shumë njerëz, jo vetëm në Liban, por më gjerë. Qëndrimi ndaj Izraelit është ajo që e përcaktoi atë dhe grupin e tij të mbështetur nga Irani, Hezbollahun, për vite me radhë. Por kjo ndryshoi kur Hezbollahu dërgoi luftëtarë në Siri për të shtypur kryengritjen që kërcënonte sundimin e Presidentit Bashar al-Assad.

Edhe para përfshirjes së Hezbollahut në luftën në Siri, Nasrallah kishte dështuar të bindte shumë në botën sunite myslimane arabe se lëvizja e tij nuk qëndron pas vrasjes së ish-kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri në vitin 2005. Një gjykatë ndërkombëtare paditi katër anëtarë të grupit për vrasjen dhe një u dënua më vonë.

PavarĂ«sisht nga kjo, Nasrallah vazhdoi tĂ« gĂ«zonte mbĂ«shtetjen e bazĂ«s sĂ« tij besnike – kryesisht myslimanĂ«ve shiitĂ« tĂ« Libanit – tĂ« cilĂ«t e nderonin atĂ« si njĂ« udhĂ«heqĂ«s dhe figurĂ« fetare. Vdekja e Hassan Nasrallahut Ă«shtĂ« goditje e rĂ«ndĂ« pĂ«r Hezbollahun dhe mbĂ«shtetĂ«sin e tij kryesor, Iranin.

Sakaq, trupi i pajetë i liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah ka mbërritur në Kadhimiya, Irak, ku do të mbahet edhe funerali i tij.

The post Vrasja e Nasrallahut, ‘humbje e madhe’ pĂ«r Hezbollahun dhe Iranin appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Prezantuesja shpërthen në lot për vdekjen e Nasrallah, pamjet bëhen virale

Gazetarja e kanalit libanez Al-Mayadeen ka shpërthyer në lot gjatë njoftimit të lajmit tragjik për vdekjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Ajo, e veshur me të zeza dhe me zërin që i dridhet nga emocioni, njoftoi se Nasrallah ishte vrarë nga një sulm izraelit në afërsi të Bejrutit, duke shprehur trishtimin e saj për [
]

The post VIDEO/ Prezantuesja shpërthen në lot për vdekjen e Nasrallah, pamjet bëhen virale appeared first on BoldNews.al.

Pas liderit Hassan Nasrallah, Izraeli vret një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut

By: armand

Forcat izraelite tĂ« Mbrojtjes kanĂ« eliminuar njĂ« zyrtar tĂ« lartĂ« tĂ« “grupit tĂ« inteligjencĂ«s” tĂ« Hezbollahut. IDF lĂ«shoi njĂ« deklaratĂ«, ku tha se Ă«shtĂ« vrarĂ« Hassan Khalil Yassin. “IDF eliminoi njĂ« terrorist tĂ« lartĂ« nga grupi i inteligjencĂ«s sĂ« Hezbollahut, i cili ishte pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r identifikimin e objektivave civile dhe ushtarake. MĂ« parĂ« kĂ«tĂ« pasdite, [
]

The post Pas liderit Hassan Nasrallah, Izraeli vret një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut appeared first on BoldNews.al.

Hezbollahu konfirmon vdekjen e liderit Hassan Nasrallah pas sulmeve izraelite në Bejrut

Hezbollahu sapo ka konfirmuar vdekjen e liderit tĂ« tij, Hassan Nasrallah pas sulmeve izraelite nĂ« Bejrut. “Eminenca e tij, Mjeshtri i RezistencĂ«s, robi i drejtĂ«, ka ndĂ«rruar jetĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« me Zotin e tij”, thuhet nĂ« deklaratĂ«. Grupi se konfirmoi se Hassan Nasrallah kishte vdekur nĂ« sulmet ajrore nĂ« Bejrut. “Vdekja e tij kishte ardhur

IDF: Lideri i Hezbollahut Hassan Nasrallah është vrarë

Ushtria izraelite ka thënë se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë.

“Hassan Nasrallah nuk do e shqetĂ«sojĂ« mĂ« botĂ«n”, shkruan ushtria izraelite nĂ« platformĂ«n X.

Forcat e ajrore izraelite goditën mbrëmjen e djeshme selinë qendrore të Hezbollahut, për të cilën IDF tha se ndodhej nën tokë nën një ndërtesë banimi në një periferi jugore të Bejrutit, shkruan Sky News.

IDF ka thënë gjithashtu se i vrarë nga sulmet ka mbetut edhe Ali Karaki, komandanti e frontit jugor të Hezbollahut.

Nasrallahu e ka udhëhequr Hezbollahun për më shumë se tri dekada. Hezbollahu nuk e ka komentuar ende lajmin për vdekjen e tij.

Izraeli i vazhdoi sulmet ajrore kundër Hezbollahut edhe të shtunën, teksa grupi militant shkrepi dhjetëra raketa drejt Izraelit.

Hezbollahu është grup militant dhe parti politike njëkohësisht, i cili e kontrollon pjesën më të madhe të Libanit jugor.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Mediat izraelite raportuan të shtunën në mëngjes se vajza e Nasrallahut, Zainab Nasrallah, është vrarë. Hezbollahu nuk e ka konfirmuar as këtë lajm. Ndërkohë që djali i Nasrallahut, Hadi, u vra gjatë luftimeve kundër trupave izraelite më 1997.

LEXONI GJITHASHTU:

The post IDF: Lideri i Hezbollahut Hassan Nasrallah është vrarë appeared first on Euronews Albania.

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë liderin e Hezbollahut, por kush është Hassan Nasrallah?

Ushtria izraelite thotë se lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah është vrarë. Forcat e saj ajrore goditën dje selinë qendrore të Hezbollahut, për të cilën IDF tha se ndodhej nën tokë nën një ndërtesë banimi në një periferi jugore të Bejrutit.

IDF shtoi se vrau gjithashtu Ali Karaki, komandantin e frontit jugor të Hezbollahut, transmeton Telegrafi.

Sekretari i Përgjithshëm konsiderohet nga shumë njerëz si individi i vetëm më i fuqishëm në Liban, me rreth 100,000 luftëtarë në dispozicion.

Anëtarët e fraksionit politik dhe ushtarak shiit janë gjithashtu deputetë në parlament.

Ju sjellim një vështrim të Hassan Nasrallah dhe se si ai erdhi për të udhëhequr grupin.

Nasrallah lindi në Bejrut në vitin 1960 në një familje të varfër shiite në periferinë e varfër të Bejrutit, Sharshabouk.

Pasi u zhvendos në Libanin jugor, ai studioi teologji, i përshkruar si një student i devotshëm dhe i motivuar i Islamit.

Ai iu bashkua Hezbollahut në vitin 1982, vitin kur u formua, pas përfshirjes së tij në lëvizjen Amal, një organizatë politike dhe paraushtarake.

Pasi u ngrit në radhët e saj, 64-vjeçari udhëhoqi Hezbollahun në konfliktet me Izraelin dhe mori pjesë në konfliktin në Sirinë fqinje.

Nën udhëheqjen e tij, grupi u shndërrua në një fuqi rajonale ushtarake dhe politike.

Nasrallah e çimentoi Hezbollahun si një armik të madh të Izraelit, duke kërkuar aleanca më të thella me udhëheqësit fetarë shiitë në Iran dhe grupet militante palestineze si Hamasi.

Ai mban titullin Sayyed, një nderim që synon të nënkuptojë prejardhjen e klerikut shiit që daton nga profeti Muhamed.

Nasrallah ka pasues të panumërt në të gjithë botën arabe dhe islame, por ai shihet si një ekstremist në pjesën më të madhe të Perëndimit. /Telegrafi/

The post Ushtria izraelite thotë se ka vrarë liderin e Hezbollahut, por kush është Hassan Nasrallah? appeared first on Telegrafi.

❌