❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

10 vite kontribut, mbrojtësi tërhiqet nga Kombërarja kuqezi

✇Albeu
By: V K

Mbrojtësi kuqezi Ermir Lenjani, është tërhequr nga kombëtarja. Mbrojtësi ka vendosur që të largohet nga përfaqësuesja kuqezi, pas 10 vjetësh kontribut.

“10 vite kuqezi, Ermir Lenjani ka marrĂ« vendimin pĂ«r t’u tĂ«rhequr nga KombĂ«tarja, pasi ka pĂ«rjetuar emocione tĂ« shumta, ishte nĂ« “Euro 2016” nĂ« FrancĂ« dhe me Ă«ndrrĂ«n e realizuar largohet kryelartĂ« mes falĂ«nderimeve”, – Shkruan Federata Shqiptare e Futbollit.

35-vjeçari ka luajtur në 44 ndeshje, ku ka realizuar 5 gola. Lenjani ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku i falenderon të gjithë.

“10 VITE KUQEZI, 10 VITE KRENARI & REALIZIM I ËNDRRËS SË FËMIJËRISË

Dua t’ju njoftoj se kam vendosur tĂ« tĂ«rhiqem nga KombĂ«tarja shqiptare. NjĂ« vendim aspak i lehtĂ«, por besoj qĂ« Ă«shtĂ« momenti i duhur. PĂ«r mua ka qenĂ« gjithmonĂ« nder dhe pĂ«rgjegjĂ«si e madhe tĂ« vesh fanellĂ«n e kombit tim.

Jam shumë krenar që emri im është pjesë e historisë së futbollit shqiptar dhe që ëndrra ime e fëmijërisë u realizua në vitin 2016, ku bëmë krenarë kombin kuqezi me përfaqësimin historik për herë të parë në një Kampionat Europian.

Kam plot momente tĂ« bukura me fanellĂ«n kuqezi, qĂ« nga debutimi nĂ« ndeshjen ndaj BjellorusisĂ«, te goli i parĂ« nĂ« “Elbasan Arena” ndaj DanimarkĂ«s, fitorja historike nĂ« “FrancĂ« 2016” ndaj RumanisĂ« dhe grumbullimi im i fundit nĂ« muajin mars 2023 me KombĂ«taren, ku nisi edhe rruga drejt kualifikimit nĂ« “Euro 2024”.

I jam falĂ«nderues Zotit, familjes time dhe çdo personi qĂ« mĂ« ka qĂ«ndruar pranĂ« nĂ« çdo moment. Çdo fillim e ka njĂ« fund dhe rrugĂ«timi im nuk do tĂ« ishte i mundur pa trajnerĂ«t Xhani De Biasi, Christian Panuçi, Edoardo Reja dhe Sylvio Mendes Campos JĂșnior, tĂ« cilĂ«t dua t’i falĂ«nderoj nga zemra pĂ«r besimin e dhĂ«nĂ«.

Gjithashtu, dua të falënderoj stafin teknik të Kombëtares, Federatën Shqiptare të Futbollit, Presidentin Armand Duka dhe të gjithë shokët e skuadrës që më kanë mbështetur në rrugëtimin më të veçantë të jetës time.

Në fund, falënderimi im më i madh është për tifozët e Kombëtares shqiptare. Në çdo stadium në Shqipëri dhe në Europë jemi ndjerë si në shtëpinë tonë, falë jush, tifozët më të mirë në botë. Tani e tutje jam si të gjithë ju, gjithmonë krah Kombëtares shqiptare dhe djemve kuqezi.

Faleminderit nga zemra shqiptarĂ«. NjĂ« kapitull i mbyllur, por njĂ« rrugĂ« e pĂ«rjetshme!”, – shkruan Ermir Lenjani.

Gjatë rrugëtimit 10 vjeçar me Kombëtaren shqiptare, Lenjani numëron 45 ndeshje dhe pesë gola. Ai debutoi me Shqipërinë në një ndeshje miqësore ndaj Bjellorusisë dhe që nga ai moment u kthye në një lojtar kyç për trajnerin Xhani De Biasi.

MbrojtĂ«si kuqezi dha njĂ« kontribut tĂ« madh nĂ« kualifikimin e parĂ« dhe historik tĂ« KombĂ«tares shqiptare, nĂ« njĂ« Kampionat Europian dhe ishte pjesĂ« e kuqezinjve nĂ« “FrancĂ« 2016”.

Federata Shqiptare e Futbollit, e falenderon dhe i shpreh mirënjohjen Ermir Lenjanit për kontributin e dhënë në fushën e lojës me fanellën kuqezi në gjithë këto vite, i cili ka qenë pjesë e rezultateve dhe arritjeve historike të Kombëtares shqiptare.

The post 10 vite kontribut, mbrojtësi tërhiqet nga Kombërarja kuqezi appeared first on Albeu.com.

Këshilli i Lartë Gjyqësor emëron 32 gjyqtarë të rinj me shpresën e funksionit të proceseve gjyqësore (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Emërohen 32 gjyqtarët e rinj që nga e hëna e javës së ardhme, do bëhen zyrtarisht pjesë e sistemit të Drejtësisë në Shqipëri. Vendimi për emërimin e magjistratëve të rinj, është marrë në datën 1 Tetor nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, i cili ka shpërndarë 32 emrat në të gjitha gjykatat e shkallës së parë.

Hyrja e magjistratëve të rinj, pritet ti japin një frymëmarrje sistemit gjyqësor, i cili aktualisht vuan mungesën e burimeve njerëzore dhe numrin e lartë të proceseve gjyqësore, të cilat janë akumuluar prej vitesh duke mbetur të pa gjykuara.

Katër gjyqtarë si Valjona Haxhiraj, Suzan Bushi, Dorinela Nikolli dhe Eda Gjovari, janë emëruar në gjykatën e Korçës.

Ndërsa 5 gjyqtarë janë si Erolda Tarellli, Aurora Tusha, Iva Bregasi, Amantja Levanaj, rezultojnë te jenë emëruar në gjykatën e Fierit.

Në Elbasan janë emëruar dy gjyqtarë Xhulio Doku dhe Boiken Bendo, ndërsa Delvijot Llosha dhe Irma Cacaj, janë emëruar në gjykatën e Lezhës.

Kurse tre gjyqtarë janë emëruar në Vlorë, 3 në Dibër dhe 3 në Shkodër. Ndërsa lista e KLGJ vijon dhe me emra të tjerë.

1. Z. Xhulio Doku në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

2. Z. Boiken Bendo në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan;

3. Z. Delvijot Llusha në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;

4. Znj. Irma Cacaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë;

5. Z. Ertil Meçaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;

6. Znj. Elira Hroni në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

7. Znj. Erolda Tarelli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

8. Z. Bevil Beqiraj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;

9. Znj. Aurora Tusha në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

10. Znj. Iva Bregasi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

11. Znj. Amantja Levanaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

12. Znj. Eni Naqellari në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

13. Z. Uran Korra në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë;

14. Znj. Teftë Xhanari në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

15. Znj. Anisa Xake në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Lushnjë;

16. Z. Enri Rista në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

17. Z. Renis Bega në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;

18. Znj. Irida Barkaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër;

19. Znj. Besmira Arshiaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës;

20. Znj. Matilda Çela nĂ« GjykatĂ«n e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m KukĂ«s;

21. Z. Ervis Koxhaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat;

22. Znj. Megi Anxhela Muhaj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër;

23. Znj. Eda Gjovari në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;

24. Znj. Orinda Lloshi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër;

25. Z. Mexhit Doçi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë;

26. Znj. Esmeralda Shehu në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë;

27. Znj. Flutura Çuko nĂ« GjykatĂ«n e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m DibĂ«r;

28. Znj. Arxheina Shkopi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër;

29. Znj. Ermira Bushi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër;

30. Znj. Dorinela Nikolli në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;

31. Z. Suzan Bushi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë;

32. Znj. Valjona Haxhiraj në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

The post Këshilli i Lartë Gjyqësor emëron 32 gjyqtarë të rinj me shpresën e funksionit të proceseve gjyqësore (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Plas sherri në Vlorë/ Adoleshentet rrahin në grup të miturën (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje shqetësuese që përfshin adoleshente të dhunshme ka ndodhur së fundmi në Vlorë, duke shkaktuar një valë reagimesh. Një qytetar i shqetësuar ka dërguar një video tek JOQ, ku duken disa vajza adoleshente të cilat, me një sjellje të papranueshme, janë ngjitur në katet e larta të një pallati me qëllimin për të sulmuar fizikisht një vajzë tjetër, po ashtu mosha e tyre.

NĂ« pamjet e mĂ«poshtme, duket qartĂ« njĂ« grup vajzash tejet agresive, tĂ« cilat nuk pĂ«rmbahen pavarĂ«sisht pĂ«rpjekjeve tĂ« njĂ« gruaje tĂ« rritur qĂ« pĂ«rpiqet t’i ndalojĂ« dhe t’i largojĂ« nga konflikti. Edhe pse gruaja ndĂ«rhyn pĂ«r t’i ndarĂ«, ajo e ka tepĂ«r tĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« pĂ«rballojĂ« energjinĂ« dhe agresivitetin e adoleshenteve, tĂ« cilat vazhdojnĂ« tĂ« shtyjnĂ« dhe tĂ« kĂ«rcĂ«nojnĂ« vajzĂ«n tjetĂ«r.

Ajo që bie në sy është një vajzë trupmadhe, e cila shfaqet si liderja e grupit. Ajo godet vazhdimisht vajzën që ndodhet në shënjestër, duke përdorur çantën e saj si armë për ta sulmuar. Sjellja e saj e dhunshme dhe e papërmbajtur ka shkaktuar një ndjenjë shqetësimi te shumë shikues, duke ngritur pyetje serioze mbi edukimin dhe moralin e të rinjve në shoqërinë tonë.

Kjo ngjarje e dhunshme tregon qartë një krizë në sjelljen e brezit të ri, ku përplasjet fizike dhe dhuna janë bërë një fenomen shqetësues që shpesh herë shfaqet në rrugë apo në ambiente publike. Incidentet e tilla janë një alarm për familjet dhe institucionet përgjegjëse, të cilat duhet të ndërhyjnë për të parandaluar sjelljet e dhunshme dhe për të rikthyer respektin dhe qytetarinë ndër të rinjtë.

Degjenerim i brezit tĂ« ri nĂ« VlorĂ«, “gangsterja labe” kĂ«rkon tĂ« rrahĂ« vajzĂ«n pic.twitter.com/cfVkkqLRZa

— JOQ Albania (@JoqAlbania) October 2, 2024

The post Plas sherri në Vlorë/ Adoleshentet rrahin në grup të miturën (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Ministri i Brendshëm prezanton Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Ilir Proda: Sot hapim një kapitull të ri

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha ka prezantuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ilir Proda.

Në fjalën e tij, ministri tha se sot hapet një kapitull i ri në rrugën e policisë së shtetit.

Gjithashtu, ministri Hoxha u shpreh se emërimi i Prodës në krye të Policisë së Shtetit, do të sjellë një dinamikë tjetër në organizatën e policisë.

“Sot hapim njĂ« kapitull tĂ« ri nĂ« rrugĂ«n e pĂ«rpjekjes sĂ« organizatĂ«s sĂ« policisĂ« pĂ«r tu rritur dhe zhvilluar profesionalisht”, tha ministri Hoxha.

“E vetmja vĂ«shtirĂ«si e drejtorit tĂ« ri edhe kjo nĂ« aspektin pozitiv mbetet standardi ku Ă«shtĂ« ngritur policia e shtetit e cila duhet tĂ« vijĂ« nĂ« rritje dhe konsolidim”, u shpreh ministri.

The post Ministri i Brendshëm prezanton Drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Ilir Proda: Sot hapim një kapitull të ri appeared first on Albeu.com.

Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, SPAK ka filluar marrjen në pyetje të personave të akuzuar për skandalin te Onkologjiku.

Me kërkesë të prokurorit Elvin Gokaj, për të dhënë deklarime është paraqitur mjeku Emdond Gashi.

Ndërkohë deri më tani, SPAK është në pritje të përgjigjeve nga një sërë institucionesh, lidhur me kërkesat për të dhëna e dokumentacion mbi mjekët si edhe për pasurinë e tyre.

The post Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi paraqitet në SPAK appeared first on Albeu.com.

Vrasësi i grave del në gjyq/ Dan Hutra kërcënon gazetarët: Do vijë edhe momenti juaj mos u mërzisni

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, autori i vrasjeve makabre, Dan Hutra, ka dalë para togave të zeza. Vrasësi i grave është shfaqur mjaft i tensionuar, duke mos kursyer kërcënimet as ndaj gazetarëve.

Ai i akuzon këta të fundit për lajme të rreme, teksa i kërconon, duke u thënë se do ju vijë dita edhe juve.

“Do zbĂ«rthehen tĂ« gjitha, çfarĂ« keni thĂ«nĂ«, gĂ«njeshtra e tĂ« vĂ«rteta, do tĂ« zbĂ«rthehen tĂ« gjitha. Do tĂ« vijĂ« edhe momenti juaj, mos u mĂ«rzisni”, tha ai.

Për shkak të mosformimit të trupit gjykues, seanca u shty për në 10 tetor. Nga kafazi i sallës së gjyqit, Hutra kundërshtoi avokatin kryesisht të caktuar nga gjykata, duke pohuar se nuk ishte dakord të mbrohej prej tij.

Vrasjet e Dan Hutrës

Vrasja e parë ndodhi në orën 12:30 të mesditës në Kodër Kamëz, ku Hutra mësyhu në banesën e ish-gruas së tij. Ai vrau në oborrin e ish-bashkëjetueses së tij, Elena Hysa, motrën e kësaj të fundit, Mevlute Hysa, 30-vjeç dhe të fejuarën e vëllait të saj, Hasime Dafku, si dhe plagosi ish-vjehrrën.

Ndërsa krimi i dytë ndodhi në Kamëz, ku objektiv ishte familja e Vladimir Kurtit, një armik që kishte krijuar në burg, ndërsa vrau motrën e këtij të fundit, Etleva Kurtin, 31 vjeç.

Kujtojmë se disa muaj më parë, shtetasi Dan Hutra, tentoi të arratisjen nga burgu i Fierit, por nuk ia doli.

Planin kriminal për arratisjen nga burgu ishte i koordinuar dhe në bashkëpunim me tre të paraburgosur të tjerë, përkatësisht Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi, të akuzuar për vjedhje.

Në dhomën ku ishin të akomoduar, të paraburgosurit kishin nisur prerjen e zgarës së dritares me mjete te improvizuara.

Në dhomën e Dan Hutrës mësohet se; ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht: një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara.

Dan Hutra, u arrestua vitin e kaluar, pasi kreu masakrën e trefishtë, ku ekzekutoi 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në zona të ndryshme të Tiranës.

The post Vrasësi i grave del në gjyq/ Dan Hutra kërcënon gazetarët: Do vijë edhe momenti juaj mos u mërzisni appeared first on Albeu.com.

Këmbëzën e vura në kornizë/ Bardhi i drejtohet Spiropalit: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re?

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, përmes një reagimi në rrjetin social X, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila gjatë fjalës së saj në një forum tha se të hënën në Kuvend shpëtoi nga gjuajtja e deputeti demokrat, për shkak të paaftësi së tij për të qëlluar në shenjë, teksa shtoi se kishte marrë si dhuratë nga stafi këmbën e karriges në një kornizë xhami.

Bardhi i ka bërë një pyetje publike Elisa Spiropalit, se çfarë dhurate i ka bërë Pëllumb Gjoka, (i arresrtuar nga SPAK), për detyrën e re si kryeparlamentare.

“Pyetje publike pĂ«r Kryetaren e Kuvendit: PĂ«rveç “dhuratĂ«s” sĂ« adminstratĂ«s a mund tĂ« informosh shqiptarĂ«t: PĂ«llumb Gjoka çfarĂ« dhurate tĂ« ka bĂ«rĂ« pĂ«r detyrĂ«n e re”? – shkruan Bardhi.

Pyetje publike pĂ«r Kryetaren e Kuvendit: PĂ«rveç “dhuratĂ«s” sĂ« adminstratĂ«s a mund tĂ« informosh shqiptarĂ«t: PĂ«llumb Gjoka çfarĂ« dhurate tĂ« ka bĂ«rĂ« pĂ«r detyrĂ«n e re?

— Gazment Bardhi (@GazmentBardhi) October 3, 2024

Deklarata e Spiropalit:

“Dje vonĂ« nĂ« mbrĂ«mje njĂ« grup nga stafi mbĂ«shtetĂ«s i Kuvendit mĂ« bĂ«ri dhuratĂ«n mĂ« interesante dhe mĂ« tĂ« pakĂ«ndshme qĂ« kam marrĂ« ndonjĂ«herĂ«. NjĂ« copĂ« druri brenda njĂ« kornize xhami. Copa e drurit, kĂ«mba e karriges, qĂ« njĂ« eksponent i opozitĂ«s e hodhi drejt meje pĂ«r tĂ« mĂ« goditur. E di qĂ« mĂ« ruajti fati dhe paaftĂ«sia e goditĂ«sit pĂ«r tĂ« mĂ« qĂ«lluar nĂ« shenjĂ«. Si njeri e kam falur, si politikane nuk mund tĂ« mos them dy fjalĂ«: Pse kjo egĂ«rsi? Pse edhe nĂ« vendin ku duhet tĂ« mbretĂ«rojĂ« dialogu dhe arsyeja dhe jo instikti primitiv thirret nĂ« ndihmĂ« dhuna e verbĂ«r? Nuk kemi as mundĂ«si as kohĂ« tĂ« shtjellojmĂ« arsyet. Po ju them vetĂ«m rolin balancues tĂ« pushtetit gjyqĂ«sor. Ka ndodhur kĂ«tu ku prokuroret e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« kĂ«tij vendi shiheshin si vartĂ«s, trajtoheshin si kundĂ«rshtarĂ« dhe luftoheshin si armiq”, – tha kryetarja e Kuvendit.

The post Këmbëzën e vura në kornizë/ Bardhi i drejtohet Spiropalit: Pëllumb Gjoka çfarë dhurate të ka bërë për detyrën e re? appeared first on Albeu.com.

Dogji bashkëshorten me benzinë, arrestohet Bledar Trëndafili

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, ka marrë fund arratia për 45-vjeçarin Bledar Trëndafili, i cili më 31 Gusht i hodhi benzinë dhe më pas i vuri zjarrin bashkëshortes së tij Melisa Trëndafilit, 31-vjeçe.

Burime për mediat bëjnë me dije se prej rreth 1 muaji, ai ka qëndruar i fshehur në zona të ndryshme të Qarkut të Korçës, ndërsa sot është kthyer në lagjen nr 4, atje ku u kap menjëherë nga forcat e Policisë

Autoritetet kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me familjarë dhe të njohur, ndërsa kërkimet ishin shtrinë edhe në kryeqytet, por ai u mesditën e sotme në Korçë.

Burime bëjnë me dije se 45-vjeçari e kreu aktin e rëndë, pasi prej shumë kohësh bashkëshortja e kishte braktisur Elton alias Bledar Trëndafilin, për shkak se ai ishte kthyer në përdorues i rregullt droge dhe alkooli.

Prej rreth 4 muajsh ata jetonin tĂ« ndarĂ« nga njerĂ«ri-tjetri, edhe pse nuk kishin bĂ«rĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r divorc. Bledar TrĂ«ndafili nuk pranonte ndarjen nga bashkĂ«shortja dhe ditĂ«n e ngjarjes kishin lĂ«nĂ« takim pĂ«r t’u sqaruar, por pĂ«rfundoi me zjarrvĂ«nien ndaj bashkĂ«shortes.

Ata janë dhe prindër të dy fëmijëver të mitur.

The post Dogji bashkëshorten me benzinë, arrestohet Bledar Trëndafili appeared first on Albeu.com.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali takon Begajn në presidencë, çfarë pritet të ndodhë

✇Albeu
By: V K

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ndodhet në Presidencë, në një takim të panjoftuar më parë me Kreun e Shtetit, Bajram Begaj.

Vizita e Spiropalit në Presidencë, vjen në një kohë kur situata politike në vend është e tensionuar. Nga raportimet mësohet se në qendër të takimit mund të jenë zhvillimet politike në vend, veçanërisht pas tensioneve dhe përplasjeve që janë krijuar në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj mes deputetëve opozitarë.

Takimi vjen 4 ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita, e cila do të mbahet pasditen e së hënës, dhe sikundër është paralajmëruar mund të ketë edhe bllokime rrugësh, në kuadër të asaj që konsiderohet si mosbindje civile.

Dhe gjithashtu mes dy drejtuesve më të lartë të shtetit, mund të diskutohet edhe data se kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit të ardhshëm.

Një mundësi është që zgjedhjet të mbahen të dielën e parë të muajit maj, por data zyrtare do të caktohet nga Presidenti me një dekret, pas konsultimit me partitë politike dhe KQZ-në.

The post Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali takon Begajn në presidencë, çfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Kush po shantazhon duke falsifikuar mesazhet e SKY? Ervin Karamuço bën deklaratën e fortë: Lufta ka shkuar deri te Gjykata Kushtetuese

✇Albeu
By: V K

GjatĂ« njĂ« interviste pĂ«r ”TĂ« Pashoq” me Edjona Devrishin, eksperti i kriminalistikĂ«s Ervin Karamuço, ka bĂ«rĂ« deklaratĂ«n e fortĂ«, kur thotĂ« se pĂ«rgjimet e SKY po pĂ«rdoren pĂ«r t`u bĂ«rĂ« shantazh disa njerĂ«zve, jo vetĂ«m nĂ« drejtĂ«si dhe politikĂ«.

Duke marrë rastin e Gazment Bardhit, ai thotë se po përdoret e njëjta metodë kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, madje kjo punë ka arritur deri në Kushtetuese.

“Ka shumĂ« kohĂ« qĂ« pĂ«r SKY ECC ka nisur njĂ« fushatĂ« shantazhi, jo pĂ«r politikanĂ«, por pĂ«r njerĂ«zit qĂ« ikurajojnĂ« SPAK-un dhe organet qĂ« ta çojnĂ« deri nĂ« fund kĂ«tĂ« proces dhe tĂ« çojĂ« pas hekurave personat qĂ« kanĂ« bĂ«rĂ« krime.

Ka nisur shantazhi te prokurorët, gjyqtarët, po vijon deri te Kushtetuesja, nëse duhet shpallur apo jo antikushtetues.

BĂ«het pĂ«rems nxjerrjes sĂ« faksimileve ”fake” sikur ti je i pĂ«rfshirĂ«.

Këto janë që njerëzit të mbyllin gojën dhe të lejojnë grupe të caktuara të fitojnë mbi ligjin, mbi të drejtën, mbi gjykatat.
Ka pasazhe që nga ajo që kam parë unë, sepse janë të shpërndarë në kohë dhe u janë drejtuar shumë individëve
 nuk flas për zotin Bardhi, për të do flasë SPAK.

Nuk janĂ« tĂ« atij formati qĂ« ne kemi parĂ« nĂ« seancat gjyqĂ«sore. ShumĂ« lehtĂ« shihet se si i kanĂ« ndryshuar nga pikĂ«pamja kompjuterike”, thotĂ« ai.

Karamuco ka paralajmëruar arrestime të reja në kuadër të përgjimeve të SKY.

Ai tregon se ka qenë personalisht në SPAK dhe ka parë aty dosjet deri në tavan për këtë cështje.

Gjithashtu, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar hapjen e zyrës së DEA-s në Tiranë.

Karamuco paralajmëron nisjen e një epoke të re në luftën ndaj trafikut. Ai thotë se amerikanët kanë parë se ka nevojë për një volum më të lartë pune dhe prandaj vendosën të hapin zyrën e tyre.

“Do tĂ« thotĂ« njĂ« formĂ« e organizmit tĂ« zyrĂ«s qĂ« ka volum pune.

Që nuk është thjesht një oficer kontakti, por zyrë e mirëfilltë asistence. Dhe kjo e çon në tjetër nivel raportin me DEA-n.

Kjo po hapet sepse ata gjykojnĂ« qĂ« volumi i marrĂ«dhĂ«nieve qĂ« kanĂ« mes institucionet tona pĂ«r trafikun e drogĂ«s, duhet tĂ« vijĂ« nĂ« njĂ« nivel qĂ« duhet njĂ« zyrĂ« konkrete. Jo njĂ« agjent i ngarkuar. Dhe kjo Ă«shtĂ« njĂ« nga risitĂ«â€, thotĂ« ai.

I pyetur nĂ«se DEA ka besim te autoritetet shqiptare, duke qenĂ« se ka nxjerrĂ« numra kontakti direkt me qytetarĂ«t, eksperti pĂ«rgjigjet kĂ«shtu: “E kanĂ« bĂ«rĂ« nĂ« MeksikĂ«, edhe nĂ« vende tĂ« tjera tĂ« AmerikĂ«s Latine.

Edhe për çështjen e terrorizmit ata vënë numer direkt, edhe pse i kërkon vendi i tyre.

ËshtĂ« kjo praktikĂ«. Ata nuk bazohen vetĂ«m te ligjet e tyre, por dhe te konventat. DEA ka 16 stacione nĂ« EvropĂ«.

Ka nĂ« AthinĂ« dhe ne me ata kemi nisur kontaktet. SollĂ«n njĂ« oficer nĂ« ambasadĂ«. Zyra nuk do jetĂ« vetĂ«m pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«, por dhe pjesĂ«n lart Adriatikut. VijĂ«n dhe ata tĂ« FBI. TrajnojĂ«, japin informacion dhe ikin. Kjo bĂ«het nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« shpeshtĂ«â€.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, paralajmëron se Ervin Salianji, nuk do ta vuajë një vit të plotë dënimin në qeli. Ai deklaron se Gjykata e Lartë do e ndryshojë vendimin, por sipas tij, problem janë vonesat me zbardhjen e vendimeve.

“Ky rast ka marrĂ« vendim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ« dhe duhet tĂ« shohim tĂ« zbardhur vendimin. NĂ«se unĂ« e shoh tĂ« zbardhur, krijoj idenĂ« se çfarĂ« ka ceduar nga mbledhja e provave dhe mbi tĂ« cilat do tĂ« vihet nĂ« vend e drejta e shkelur nĂ« gjykatat mĂ« tĂ« larta. Jemi para faktit qĂ« kemi njĂ« vendim tĂ« formĂ«s sĂ« prerĂ«.

Gjykata e Apelit ka një problem se jep ekstrakt dhe vonon zbardhjen e vendimit. Avokatët i kanë të lidhura duart.

UnĂ« e kam ndjekur nĂ« mĂ«nyrĂ« mediatike, jo tĂ« kem parĂ« aktet konkrete. Mendoj se Gjykata e LartĂ« do jetĂ« mĂ« e butĂ«. Nuk besoj se do bĂ«jĂ« 1 vit burg. Ka mundĂ«si dhe ta rikthejĂ« nĂ« Apel. JanĂ« disa versione tĂ« hapura. NĂ«se gjykon se mund tĂ« pezullohet vuajtja e dĂ«nimit”, thotĂ« ai.

I pyetur pĂ«r dnĂ«iomin e Salianjit nga Apeli me 1 vit burg pĂ«r kallĂ«zim tĂ« rremĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« dosjes ”Babale”, eksperti thotĂ« se po pret me durim zbardhjen e vendimit tĂ« plotĂ« nga Apeli, pĂ«r tĂ« parĂ« aty argumentĂ«t ligjorĂ« e pastaj tĂ« gjykojĂ« nĂ«se trupa gjykuese ka ceduar, Ă«shtĂ« ndikuar apo ka dhĂ«nĂ« vendim tĂ« drejtĂ«.

The post Kush po shantazhon duke falsifikuar mesazhet e SKY? Ervin Karamuço bën deklaratën e fortë: Lufta ka shkuar deri te Gjykata Kushtetuese appeared first on Albeu.com.

Iu nënshtrua një operacioni, Kryeministria jep informacion për gjendjen e Ramës

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e  sotëm, kryeministri Edi Rama, i është nënshtruar një operacioni në QSUNT në hernie, një problem që kryeministri e ka raportuar edhe më herët.

Kryeministria ka dhënë informacion zyrtar për gjendjen e kryeministrit Edi Rama, ku sipas Kryeministrisë, Rama po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike të hernies inguinale, nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata.

Gjithashtu, mësohet se Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT.

“NĂ« lidhje me pyetjet dhe kĂ«rkesĂ«n tuaj pĂ«r informacion pĂ«r ndĂ«rhyrjen kirurgjikale tĂ« Kryeministrit Edi Rama ju bĂ«jmĂ« me dije se:

Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nĂ«nshtrohet njĂ« ndĂ«rhyrjeje kirurgjikale laparoskopike nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare ‘NĂ«nĂ« Tereza’.

Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.

Pas pĂ«rfundimit tĂ« ndĂ«rhyrjes, Kryeministri Rama pritet tĂ« kalojĂ« natĂ«n e sotme nĂ« mjediset spitalore tĂ« QSUNT”, deklaron Kryeministria.

The post Iu nënshtrua një operacioni, Kryeministria jep informacion për gjendjen e Ramës appeared first on Albeu.com.

Zjarri i opozitës jashtë Kuvendit/ Balla: Ndodh sa herë jemi afër BE-së

✇Albeu
By: V K

Pas mbylljes së seancës së sotme plenare, ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla, foli për gazetarët, ku komentoi aksionin e deputetëve të PD-së jashtë sallës, ku u përleshën me gardën dhe me deputetët e PS-së.

Balla thekson se është një përsëritje e marrëzive të kaluara të opozitës dhe ndodh në një moment historik, kur Shqipëria po bëhet gati për tu anëtarësuar në BE.

“Pjesa mĂ« e madhe, e njoh, nuk Ă«shtĂ« situatĂ« qĂ« ndodh pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«. ËshtĂ« bĂ«rĂ« dhe çdo vjeshtĂ«, edhe para 1 viti ishte e njĂ«jta situatĂ«.

Sa herë që Shqipëria ndodhet në një moment të rëndësishëm të rrugëtimit të vetë drejt BE-së, kemi konferencën e dytë qeveritare mes Shqipërisë dhe BE që hap kapitujt e anëtarësimit të vendit.

Kush mendon se kjo sjellje ka të bëjë me një vendim të caktuar gjykate e ka gabim. Kush mendon ti marrë shqiptarët për budallenj e ka gabim. Një situatë që e kemi parë shpesh.

Kush mendon të përsërisi të njëjtin marrëzinë dhe të presi rezultat të ndryshëm është budalla thotë Anjshtanji. Dhuna nuk ka vend në demokraci. Nëse do isha deputet i opozitës do e përdorja këtë nder duke folur ne emër të popullit.

Në demokraci pushtetet janë të ndara, legjislativi, ekzekutivi, gjyqësori.

PS nuk komenton vendimet e gjyqĂ«sorit. ËshtĂ« ndryshe tĂ« komentosh njĂ« fenomen dhe ndryshe njĂ« vendim gjykate.

Ai fenomen duhet tĂ« marri fund. Kur vendimet e gjykatave bien nĂ« kundĂ«rshtim me njĂ«ra tjetrĂ«n kemi njĂ« autoritet mbi palĂ«t Venecian”.

The post Zjarri i opozitës jashtë Kuvendit/ Balla: Ndodh sa herë jemi afër BE-së appeared first on Albeu.com.

ÇfarĂ« ka ndodhur? Kryeministri Rama i nĂ«nshtrohet njĂ« ndĂ«rhyrjeje kirurgjikale nĂ« QSUT

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama, është paraqitur në ambientet e QSUT, ku raportohet se i është nënshtruar një operacioni në hernie, një problem që kryeministri e ka raportuar edhe më herët.

Mësohet se Rama po operohet nga doktori Arben Gjata, teksa disa kohë më parë kreu i qeverisë iu nënshtrua një tjetër operacioni për heqjen e apendicitit.

Kryeministri Edi Rama, paralajmëroi në fund të gushtit se do të operohet sërish për shkak të një problemi shëndetësor.

Gjatë një vizite në QSUT, ku u përurua spitali ditor, Rama tha se do të paraqitet sërish si pacient, pasi duhet të kryejë edhe një ndërhyrje, për shkak të një problemi me hernien inguinale, shkruan televizioni A2.

“UnĂ« mund tĂ« flas edhe si pacient i spitalit qĂ« e provova vetĂ«, madje mund tĂ« vij prapĂ« pĂ«r njĂ« tjetĂ«r ndĂ«rhyrje, kam njĂ« hernie inguinale që  i kam mĂ«suar edhe emrin
 Se kĂ«saj diskales nuk kĂ«rkoj mjek se punoj me forcat e mia, me streçing dhe vetĂ«pĂ«rmbajtje para ushqimit qĂ« tĂ« mos e rĂ«ndoj shumĂ« me kolonĂ«n e lodhur nga basketbollit, por kĂ«saj inguinales me sa duket nuk i bĂ«j dot derman me forcat e mia, kĂ«shtu qĂ« do tĂ« vij prapĂ«â€, tha Rama.

The post ÇfarĂ« ka ndodhur? Kryeministri Rama i nĂ«nshtrohet njĂ« ndĂ«rhyrjeje kirurgjikale nĂ« QSUT appeared first on Albeu.com.

Deputetët e PD-së vendosin 4 manekina para Kuvendit dhe i vendosin zjarrin (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Socialistët kanë arritur që të futen të gjithë në Kuvend, ku kanë nisur seancën plenare, edhe pse në sallë nuk ndodhet asnjë deputet i opozitës, ashtu siç e preferon kryeministri Edi Rama, një Kuvend pas opozitës.

Ndërkohë, deputetët e PD-së, pasi nuk arritën që të ndalonin futjen e kolegëve socialistë në Kuvend, kryen një akt simbolik në oborrin e Kuvendit.

Ata sollën aty katër manekina me veshje burgu dhe fytyrat e kryeministrit Edi Rama, vëllait të tij Olsi Rama, Fatmkir Xhafajt dhe vëllait trafikant të drogës së tij Geron alias Agron Xhafaj.

Ka qenë Flamur Noka, ai i cili i ka lyer me benzinë dhe më pas iu vuri zjarrin.

 




The post Deputetët e PD-së vendosin 4 manekina para Kuvendit dhe i vendosin zjarrin (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm, gazetari Artan Hoxha, është paraqitur në SPAK në lidhje me dosjen e 21 Janarit.

Hoxha pritet të japë sqarime në lidhje me një material audio, ku shfaqen komunikimet e punonjësve të Gardës, para dhe pas protestës së 21 janarit.

KujtojmĂ« qĂ« pak muaj mĂ« parĂ«, Gjykata e LartĂ« vendosi qĂ« ‘21 janari’ tĂ« hetohet nga SPAK, i cili Ă«shtĂ« i detyruar tĂ« regjistrojĂ« procedimin.

Ky është urdhri i Gjykatës së Lartë, e cila pranoi kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që krimi shtetëror i para 13 viteve të mund të shohë zbardhjen e plotë.

Më 21 janar 2011, Edi Rama, në atë kohë kreu i Partisë Socialiste të opozitës, drejtonte një demonstratë kundër qeverisë së kohës, të kryesuar nga politikani i Partisë Demokratike Sali Berisha, përpara kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Protesta u thirr nga Partia Socialiste, pasi u shfaq një video që implikonte ministrin e Jashtëm të atëhershëm Ilir Meta në aktivitete korruptive, duke e treguar atë teksa diskutonte se si të përfitonte nga një tender publik.

Gjatë protestës shpërtheu dhuna, ndërsa protestuesit u përleshën me policinë dhe katër protestues Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, u qëlluan nga Garda e Republikës. Nga të shtënat me armë u plagosën disa të tjerë.

The post Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, zbulohet arsyeja appeared first on Albeu.com.

Deputeti Frrok Gjini i kthehet ashpër Nokës: Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, ka pasur tensione mes deputetëve të opozitës dhe deputetëve të PS. Deputetët e opozitës, kanë tentuar të ndalojnë deputetët socialistë të hyjnë në Kuvend, pasi atyre vetë iu është ndaluar hyrja.

Deputeti Flamur Noka, është përplasur me deputetin e PS-së Frrok Gjini, i cili ka thënë se gjallë a vdekur do hyjë në parlament.

“Nuk ka bir k*** qĂ« mĂ« ndalon tĂ« hyj nĂ« Parlament”, tha Gjini.

PĂ«rplasja:

Flamur Noka: “Ik Frrok, hajde tani, ik”!

Frrok Gjini: “Mos mĂ« prek mĂ« dorĂ«â€!

Flamur Noka: “Ik Frrok, nuk hyn”.

Frrok Gjini: “Ore s’mĂ« prek kush mĂ« dorĂ« mua. S’ka bir k**ve qĂ« mĂ« ndalon tĂ« hyj nĂ« Parlament”.

Flamur Noka: “Frrok hajde me mua tĂ« flasim”.

Frrok Gjini: “S’kam punĂ« me ty, do hyj nĂ« Parlament. Nuk kthehem pas unĂ«. Do hyj nĂ« Parlament.
“Jeni duke provokuar opozitĂ«n. AsnjĂ«herĂ« nuk Ă«shtĂ« shpallur opozita armike. ËshtĂ« hera e parĂ« qĂ« shpallet armike. Ju lutem asnjĂ« provokim pĂ«r opozitĂ«n”, tha Noka.

“Ne jemi nĂ« betejĂ« jetĂ« a vdekje, ju betejĂ« humori”, iu drejtua Noka deputetit Gjini.

Opozita edhe sot ka vazhduar aksionin e saj, për të mos lejuar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, si shenjë protestë për burgosjen e Ervin Salianjit.

Ndërkohë në Kuvend kanë shkuar edhe ministrat e PS, deputetët nuk i kanë lejuar që të futen, madje edhe janë përplasur me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

NdĂ«rsa deputeti Luan Baçi dĂ«gjohet ti drejtohet Niko Peleshit “Niko mos bĂ«ni tĂ« fortin”.

The post Deputeti Frrok Gjini i kthehet ashpër Nokës: Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

U godit me këmbën e karriges, Spiropali: Mora dhuratë një copë druri, më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, ka folur sërish për tensionet e të hënës në Kuvend, ku drejt saj deputeti Gazment Bardhi qëlloi me këmbën e karriges.

Në një aktivitet për luftën kundër korrupsionit, Spiropali tha se nga stafi i saj atë këmbë karrige e kishte marrë si dhuratë të vendosur në një kornizë.

Do ta mbaj ca kohĂ« nĂ« zyrĂ«, tha Spiropali, mĂ« pas do ta çoj nĂ« shtĂ«pi, ndĂ«rsa theksoi se “e ruajti fati dhe paaftĂ«si e goditĂ«sit pĂ«r tĂ« qĂ«lluar nĂ« shenj”.

“Dje vonĂ« nĂ« mbrĂ«mje njĂ« grup nga stafi mbĂ«shtetĂ«s i Kuvendit mĂ« bĂ«ri dhuratĂ«n mĂ« interesante dhe mĂ« tĂ« pakĂ«ndshme qĂ« kam marrĂ« ndonjĂ«herĂ«. NjĂ« copĂ« druri brenda njĂ« kornize xhami.

Copa e drurit, këmba e karriges, që një eksponentë i opozitës e hodhi drejt meje për të më goditur. E di që më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit për të më qëlluar në shenjë. Si njeri e kam falur, si politikane nuk mund të mos them dy fjalë: Pse kjo egërsi? Pse edhe në vendin ku duhet të mbretërojë dialogu dhe arsyeja dhe jo instikti primitiv thirret në ndihmë dhuna e verbër?

Nuk kemi as mundĂ«si as kohĂ« tĂ« shtjellojmĂ« arsyet. Po ju them vetĂ«m rolin balancues tĂ« pushtetit gjyqĂ«sor. Ka ndodhur kĂ«tu ku prokuroret e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« kĂ«tij vendi shiheshin si vartĂ«s, trajtoheshin si kundĂ«rshtarĂ« dhe luftoheshin si armiq”, tha kryetarja e Kuvendit.

The post U godit me këmbën e karriges, Spiropali: Mora dhuratë një copë druri, më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit appeared first on Albeu.com.

Grabitet pika e karburantit në periferi të Tiranës, autorët në kërkim

✇Albeu
By: V K

Gjatë natës së kaluar në Tiranë, është grabitur një pikë karburanti. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:55, në një karburant në Mëzes.

Policia raporton se dy shtetas ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një shumë parash rojes së karburantit, dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të dyshuar.

The post Grabitet pika e karburantit në periferi të Tiranës, autorët në kërkim appeared first on Albeu.com.

Deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë në Kuvend, ndalohen nga Garda

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, deputetët e opozitës kanë tentuar të hyjnë në Kuvendin e Shqipërisë pak minuta para nisjes së seancës plenare, por janë ndaluar nga Garda.

Bëhet fjalë për 24 deputetët e përjashtuar dje nga Sekretariati i Etikës pas ngjarjeve të së hënës, ku iu vu flaka karrigeve para Kuvendit si dhe u qëllua drejt kryeparlamentares Spiropali me shishe ujë e këmbë karrigeje.

Seanca pritet tĂ« nisĂ« nĂ« orĂ«n 10:00, por deputetĂ«t Flamur Noka, Lindita Metaliaj, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Agron Gjekmarkaj, Zhani Gjergji dhe tĂ« tjerĂ« kanĂ« mbĂ«rritur nĂ« shkallĂ«t e Parlamentit dhe kanĂ« tentuar tĂ« hyjnĂ«, por punonjĂ«sit e GardĂ«s janĂ« bĂ«rĂ« gardh dhe kanĂ« bllokuar dyert.

The post Deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë në Kuvend, ndalohen nga Garda appeared first on Albeu.com.

A e dinte që do e largonte Rama nga Ministria e Brendshme? Ja si përgjigjet Balla

✇Albeu
By: V K

MĂ« 28 korrik, kryeministri Edi Rama, komunikoi njĂ« sĂ«rĂ« ndryshimesh tĂ« papritura nĂ« qeveri, ku njĂ« prej “surprizave” ishte Taulant Balla qĂ« u largua nga detyra si MinistĂ«r i BrendshĂ«m, pĂ«r t’u zĂ«vendĂ«suar me Ervin HoxhĂ«n.

I ftuar nĂ« Klan News, ministri pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet me Parlamentin, u pyet pikĂ«risht pĂ«r kĂ«tĂ« lĂ«vizje “surprizĂ«â€ tĂ« RamĂ«s dhe nĂ«se e ai e dinte pĂ«rpara se Rama tĂ« shpallte lĂ«vizjet. Balla e shmangu pĂ«rgjigjen e drejtpĂ«rdrejtĂ«.

“UnĂ« mendoj qĂ« gjatĂ« qĂ«ndrimit dhe ushtrimit tĂ« detyrĂ«s si MinistĂ«r i BrendshĂ«m kam bĂ«rĂ« gjĂ«nĂ« e duhur dhe kam punuar me energjitĂ« e mira maksimale. Tani kam pĂ«rsipĂ«r njĂ« detyrĂ«, pĂ«r shkak tĂ« intensitetit me pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« madhe pĂ«r tĂ« organizuar forcĂ«n mĂ« tĂ« madhe politike edhe jashtĂ« ShqipĂ«rie”, – u shpreh Balla.

I pyetur se pse e larguan kur po punonte mirĂ«, Balla e shmangu sĂ«rish: “KĂ«tu mĂ« thoni qĂ« nuk keni kohĂ« kur unĂ« flisja pĂ«r pensionet dhe pastaj doni tĂ« merreni me thashetheme. Ua dhashĂ« pĂ«rgjigjen. Faleminderit”, – e mbylli Balla kĂ«tĂ« çështje.

Pakënaqësinë për këtë temë e tregoi edhe kur u pyet për zgjedhjen e Ilir Prodës në krye të policisë së shtetit.

“I uroj suksese. S’ kam asnjĂ« koment”, – tha Balla prerĂ«.

Largimin si drejtues politik i qarkut tĂ« Fierit pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« detyrĂ«n e koordinatorit pĂ«r diasporĂ«n, Balla tha se e sheh me pĂ«rgjegjĂ«si.

“Ka qenĂ« nder i madh pĂ«r mua qĂ« te jen drejtues politik nĂ« 2 nga 3 qarqet mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« vendit, ku pĂ«rjashtohet kĂ«tu Tirana dhe tĂ« kem pasur nĂ« kĂ«to dy qarqe rezultate tepĂ«r tĂ« mira pĂ«r PartinĂ« Socialiste”, – tha Balla

The post A e dinte që do e largonte Rama nga Ministria e Brendshme? Ja si përgjigjet Balla appeared first on Albeu.com.

❌