❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Të dehur në timon dhe pa lejedrejtimi, 38 drejtues mjetesh të arrestuar gjatë javës

✇Albeu
By: V K

Drejtoria e Policisë Rrugore me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore në qendrat urbane e rurale, akset rrugore nacionale e ato dytësore, si dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore pranë shkollave që ndodhen në afërsi të akseve rrugore, ka hartuar një plan të detajuar masash.

Nisur edhe nga shkeljet e shumta të evidentuara gjatë monitorimeve në të gjitha akset rrugore, 24/7, duke përdorur mjete inteligjente poliskanë, radarë automatikë, dronë të cilësisë së lartë dhe dragera, Policia Rrugore vijin të intensifikojë monitorimet me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Sipas njoftmit të policisë, gjatë kësaj jave janë arrestuar 38 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe për drejtim të mjetit pa lejedrejtimi. Janë evidentuar nëpërmjet radarëve dhe poliskanëve, 1966 drejtues automjetesh të cilët qarkullonin me shpejtësi 40 deri në 100 km në orë mbi normën e lejuar.

Drejtuesit e automjeteve, janë ndëshkuar me dyfishin e masës administrative maksimale dhe zbritje nga 3 deri në 8 pikë nga leja e drejtimit.

Gjithashtu, në të gjithë vendin janë vendosur 23,717 masa administrative, nga këto: 5924 për shpejtësi tej normave të lejuara, me sanksione plotësuese. 1085 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 1528 për mospërdorim të rripit të sigurimit; 1984 për parakalime të gabuara; 199 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse; 83 për manovra të rrezikshme në rrugë; 256 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit; 10154 për parkim të gabuar; 2504 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Për javën në vijim, Policia Rrugore, ka marrë një sërë masash shtesë në kuadër të fillimit të vitit të ri shkollor.

Policia Rrugore, apelon pĂ«r tĂ« gjithĂ« drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve pĂ«r zbatim me rigorozitet tĂ« rregullave tĂ« qarkullimit rrugor, qĂ« t’u japin pĂ«rparĂ«si kĂ«mbĂ«sorĂ«ve dhe tĂ« mos kryejnĂ« parakalime tĂ« gabuara apo manovra tĂ« rrezikshme, tĂ« mos pĂ«rdorin celularin gjatĂ« drejtimit tĂ« automjetit dhe tĂ« vendosin rripin e sigurimit.

The post Të dehur në timon dhe pa lejedrejtimi, 38 drejtues mjetesh të arrestuar gjatë javës appeared first on Albeu.com.

Bora Zemani mohon se ka bërë ndërhyrje estetike: Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme, moderatorja e njohur Bora Zemani, ka folur në lidhje me operacionet plastike që kaq shumë është përfolur.

Ajo ka treguar dy operacione, por që nuk janë estetike.

Ajo tha se ka bërë një operacion për lindjen e djalit, Arborin dhe një tjetër kur ka hequr apendicitin.

Bora Zemani, shprehet se nuk është kundër operacioneve plastike, por thotë se ka frikë nga rezultati, ndaj nuk e ka marrë këtë iniciativë, teksa ka shtuar se vetë ka bërë trajtime por jo ndërhyrje.

Po ashtu, ajo ka zbuluar se nëse do të bënte një operacion, do të dëshironte të zvogëlonte gjoksin.

“Fakti qĂ« unĂ« nuk kam bĂ«rĂ« operacione plastike, nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« jam e lumtur me veten prandaj nuk i bĂ«j kĂ«to. MĂ« shumĂ« Ă«shtĂ« me faktin qĂ« kam frikĂ« t`i bĂ«j sepse kam frikĂ« tĂ« shikoj rezultatin”, tha Bora nĂ« emisionin “Goca dhe Gra”.

Pjesë nga diskutimet:

Pyetje: Bora ka bërë ndonjë ndërhyrje ti?

Bora Zemani: Kështu ndërhyrje kirurgjikale, jo, nuk kam asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Dy operacione kam bërë në jetën time, lindjen e Arborit dhe njëherë kam hequr apendicitin.

Kaq operacione kam bërë, pastaj gjera të tjera për mirëmbajtje, patjetër që po. Ka ndryshim një ndërhyrje kirurgjikale me mirëmbajtjen. Jo se unë jam kundër operacioneve, përsa kohë që dikush do ta kryerje një ndërhyrje të tillë që të ndihet më mirë, patjetër që le ta bëjë.

Pyetje: Për ty lexojmë vetëm që je e bërë Bora?

Bora Zemani: E di, ma thonë shumë. Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten prandaj nuk i bëj këto. Më shumë është me faktin që kam frikë ti bëj sepse kam frikë të shikoj rezultatin.

Pyetje: Ca do kishe bërë ndërhyrje kirurgjikale, që e ka frikë po do të doje ta bëje?

Bora Zemani: Nëse do mendojë të bëja ndonjë ndërhyrje, do ishte gjoksi.

Pyetje: Ça do i bĂ«sh gjoksit?

Bora Zemani: Do doja ta zvogëloja.

 

The post Bora Zemani mohon se ka bërë ndërhyrje estetike: Fakti që unë nuk kam bërë operacione plastike, nuk do të thotë që jam e lumtur me veten appeared first on Albeu.com.

Berisha njĂ« ditĂ« para protestĂ«s: FillojmĂ« mosbindjen civile, s’ka kthim pas deri nĂ« krijimin e qeverisĂ« teknike

✇Albeu
By: V K

Në një deklaratë për mediat, kryetari i PD, Sali Berisha, shprehet se nesër do të nisë mosbindja civile dhe nuk do të ketë më kthim prapa deri në vendosjen e qeverisë teknike.

Ish-kryeministri tha se mosbindja civile është rruga e vetme që u ka mbetur shqiptarëve. Sipas Berishës, mosbindja civile nuk fillon nga hiçi, por ka tre vite që kërkohet.

Sali Berisha tha gjithashtu, se në 7 protesta të realizuara kanë kërkuar që të dëgjohet zëri i tyre, por si përgjigje kanë marrë vetëm burgosjet politike dhe mohim të të drejtave.

“24 orĂ« na ndajnĂ« nga dita e madhe e 7 tetorit. NĂ« kĂ«to orĂ« tĂ« fundit dĂ«shiroj tua adresoj kĂ«tĂ« mesazh. NesĂ«r nĂ« ShqipĂ«ri fillon mosbindja civile, pa kthim deri nĂ« vendosjen e qeverisĂ« teknike.

Kjo mosbindje civile, nuk vjen si njĂ« rrufe nĂ« qiell tĂ« hapur. Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite qĂ« kĂ«rkohet dhe Ă«shtĂ« paralajmĂ«ruar”, tha Berisha, i cili theksoi se do t`i pergjigjen regjimit “dhembe per dhembe”.

Mesazhi i Berishës:

Mirëdita dhe përshëndetjet më të përzemërta për ju, qytetarë dhe qytetare shqiptarë,
demokratë edhe demokrate, ku do që ndodheni.
Rreth dhe 24 orë na ndajnë, nga dita e madhe e 7 tetorit.

Në këto orë të fundit, dëshiroj të ju adresoj këtë mesazh.
Nesër në Shqipëri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri në vendosjen e qeverisë teknike.
Në prag të këtij eventi historik, unë dua të jap disa sqarime të fundit për çdo qytetar shqiptar dhe të adresoj thirrjen time për mbarë shqiptarët.

Kjo mosbindje civile, nuk vjen si një rrufe në qiell të hapur.
Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite që kërkohet dhe është paralajmëruar.
Prandaj miq, shqiptarët duhet të dinë se nesër nis mosbindja civile kundër narkoshtetit. Kundër mafies, dhe kundër kreut të krimit të organizuar, Edi Ramës.

ËshtĂ« radha jone
Kjo mosbindje civile, data 7 tetor, është nisja e kapitullit të fundit, e kësaj historie të zezë 11
vjeçare, të historisë së Shqipërisë.

Një historie që do të lej mbrapa shkatërrimet më destruktive, të themeleve ku mbahet
Shqipëria dhe shqiptaria.

Kjo mosbindje civile, nesër, vjen si përgjigja e vetme, që opozitës së shqiptarëve, shpresës së
fundit të Shqipërisë, i ka mbetur ndaj narkoshtetit të Edi Ramës, bazuar në krimin, drogën,vjedhjen dhe dëbimin e shqiptarëve.
ËshtĂ« radha jone!
Në këtë kontekst, dua të rikujtoj, se opozita shqiptare në 3 vite ka zhvilluar jo një, as dy, as
tre, por plot 7 protesta kombëtare.

Protesta masive, ndër më të mëdhatë që Shqipëria ka parë në historinë e saj.
Këtë mosbindje, ne kemi patur të gjitha mundësitë ta nisnim që 3 vite përpara, në protestën e 7 korrikut 2022. Madje ishte kërkesa kryesore e popullit opozitar për ta bërë këtë.

Por në këto 3 vite, ne ndoqëm një qasje tjetër. Kemi mbajtur fjalime. Kemi denoncuar me fjalë. Kemi ngritur zërin. Kemi bërtitur. Por a u dëgjuam ne?
Cila është përgjigja që kemi marrë?

Në 2022, na vodhën flamurin e partisë. Na detyruan të shkojmë në zgjedhje, pa vulë, pa
simbole pa financa, pa komisionerë, pa emrin e liderit në fletën e votimit.

Një vendim kriminal që sot historia, e fakton se ishte plumb i qëllimshëm ndaj opozitës për ta asgjësuar atë!
Ne vijuam sërish protestat kombëtare. Ne vazhduam sërish ngritëm zërin. Sërish kërkuam të drejtat tona.
Por kujtoni pak çfarë përgjigje morëm.

Në 2023, me urdhër te Edi Rames mercenaret e skrapit arrestuan pa asnjë fakt dhe provë, në mënyrë antikushtetuese, liderin e opozitës.
Kërkuan të paraqesin Sali Berishën, si një të korruptuar.

Por në hetimet 4 vjeçare, që shkuan deri në tre breza të familjes sime, të vetmet prova që u
paraqitën si korrupsion, për paturpësinë e tyre, ishin pagesa që vajza ime kishte bërë për
trajtime të mia shëndetësore dhe bamirësi për fëmijë me aftësi ndryshe.

Të gjitha këto me para të justifikuara ligjërisht deri në qindarkën e fundit! Dhe se dhëndri im si njëri nga 510 mijë qytetarë shqiptar, ish-pronar që morën pronat e tyre në vitet 2005-2013, mori dhe ai 410 m2 te pasardhësve te tij edhe te pushkatuar ne regjimi komunist

Ne vijuam sërish me protestat më masive. Me fjalime dhe denoncime. Me kërkesa legjitime
për qeveri teknike. Por çfarë përgjigje morëm?
Vitin tjetër, kjo luftë kundër opozitës vazhdoj dhe u egërsua.

2024, ishte viti i zi, ku kryetarit te zgjedhur me votën e qytetarëve Edi Rama për interesa te tij mafioze e burgos dhe e dënon me dëshmitar te rreme. Ku deputetë të opozitës, burgosen mbrapa hekurave po me dëshmitar te rrem sepse denoncuan publikisht vëllain narkotrafikant të Fatmir Xhafës, i cili sot, për shkak të këtij denoncimit të guximshëm të Ervin Salinjit, Geron Xhafa gjendet në burg në Itali.

Ku drejtues te partive tjera opozitare ndiqen penalisht vetëm se janë kundërshtar politik te Edi Rames.
E pra u përpoqëm miq, në 3 vite, me 7 protesta kombëtare. Të kërkojmë të drejtat tona
themelore. Nuk na dëgjuan. Gjysma e shqiptarëve u trajtuan paturpësisht si të ishin qytetarë të dorës së tretë, pa të drejta të barabarta.

Ndërkohë qe ne nuk kërkuam asgjë më shumë, se respektimin e Kushtetutës. Dhe zgjedhje
të lira.
Na u përgjigjën me vjedhje te flamurit te partisë!
Na u përgjigjën me arrestime politike!

Na u përgjigjën me burgosje të kandidatëve fitues dhe deputetëve tanë!
Dhe sot opozita
 mbas 3 vitesh paralajmërimi për mosbindje civile. Mbas 7 protestash
kombëtare
 ku ka përsëritur në dhjetëra fjalime kërkesat e saj, ka marrë vendimin.

Vendimin për ti dal zot fatit të Shqipërisë, si shpresa e vetme që u ka mbetur shqiptarëve.
Vendimin pĂ«r tĂ« t’iu pĂ«rgjigjur fushatĂ«s sĂ« terrorit tĂ« Edi RamĂ«s, me sakrificat qytetare fisnike tĂ« mosbindjes civile pĂ«r votĂ«n e lire
Vendimin qĂ« t’i pĂ«rgjigjemi deklaratave pĂ«r luftĂ« ndaj nesh tĂ« Edi RamĂ«s, dhĂ«mbĂ« pĂ«r dhĂ«mbĂ«.

Me të njëjtën vendosmëri që shqiptari ka treguar në histori ndaj çdo pushtuesi, që ka shkelur në territoret tona.
Por miqtë e mi. Shkeljet e të drejtave të njeriut, që i janë bërë Partisë Demokratike të
Shqipërisë, janë vetëm maja e ajsbergut.

Sepse nëse krimet ndaj opozitës shqiptare marrin vëmendje mediatike, sot krimet ndaj
shqiptarëve të thjeshtë, kapërcehen pa asnjë përgjegjësi dhe në heshtje harrohen.
Krime të cilat mund të konsiderohen dhjetëra herë më të rënda se ato që u janë bërë opozitës.

Për këtë arsye, me këtë mesazh, unë ju drejtohem sot, ju, shumicës së heshtur të shqiptarëve.
Nuk ju drejtohem si kryetari i Partisë Demokratike. As si lideri i opozitës.
UnĂ« sot dua t’iu flas juve, si shqiptari shqiptarit. Njeriu-njeriut.
Thirrja ime sot, është një thirrje për bashkim!

Thirrja ime sot, shkon për të gjithë të gjithë rinjtë, te rejat gjimnazistet, studentet. Mendoni për një moment se sa, vëllezër, motra, kushërinj shoqe shoke tuaj janë larguar këto vite nga Shqipëria, mendoni për një moment se ju largoi për ne dhera te tjera, por me vete merrni jo vetëm te ardhmen tuaj dhe familjeve tuaja por edhe atë te vendit dhe kombit tuaj.

Asnjë nuk ikën nga ju se nuk e don familjen dhe vendin as dhe për aventure, por ju largoi sepse njeriu qe ka vjedhur gjer ne palce prindërit dhe vendin tuaj ka grabitur votën, bllokuar rrotacionin dhe se bashku me te ka vrare shpresën tuaj për një Shqipëri tjetër ku ju mund te ndërtoni ëndrrën e jetës tuaj.

Te dashur nxënës nxënëse, studente dhe student mendoni për një moment metamorfozën qe shkolla juaj pësoj këto 11 vite, ne arsimin parauniversitar ajo sipas testit te cilësisë Pisa për shkak te korrupsionit vjedhjeve pësoj rënien me te madhe me te dhimbshme me te turpshme ne bote, rënien me 68 pike Kurse ne arsimin universitar Edi Rama mbylli me dhjetëra programe dhe universitet publike për ti zëvendësuar me fabrika te mijëra e mijëra diplomave false.

Ai nĂ«pĂ«rmjet rritjes se mesatares se pranimeve mbylli dyert e universiteteve pĂ«r shumicĂ«n e te rinjve qe merrnin maturĂ«n. NdĂ«rsa atyre qe nuk i lejoj te ndjekin universitet ju tha ikni se do ju zĂ«vendĂ«soj me bangladeshas dhe senegalez ndaj dhe ju bej thirrje ‘O sot o kurrĂ«, mirrni nĂ« dorĂ« fatin tuaj, fatin e votĂ«s se lire fatin e ShqipĂ«risĂ«! O sot o kurrĂ«, ËshtĂ« radha jonë’.
Thirrja ime sot, shkon për të gjithë prindërit. I ftoj të shohin në sy fëmijët e tyre.

Nëse vogëlushëve tuaj, u keni kursyer qoftë një vakt ditor, sepse nuk keni patur mjaftueshëm
para. Nëse ndiheni të shtrënguar, për tu siguruar fëmijës suaj, veshëmbathje, një vizitë te dentisti, një dhuratë për datëlindje. Atëherë mosbindja civile për ju, bëhet një detyrim. Pa qeveri teknike pa votën e lire pa zgjedhje te lira viti qe vjen me i vështire do te jete për ju.
O sot o kurrĂ« ËshtĂ« radha jonĂ«.

The post Berisha njĂ« ditĂ« para protestĂ«s: FillojmĂ« mosbindjen civile, s’ka kthim pas deri nĂ« krijimin e qeverisĂ« teknike appeared first on Albeu.com.

Europa mund të përballet me një dimër më të ftohtë se viti i kaluar, ja arsyeja

✇Albeu
By: V K

Disa pjesë të Europës po përballen me një dimër më të ftohtë se viti i kaluar, pas një vere ekstreme në të gjithë kontinentin. Franca, Britania e Madhe dhe Skandinavia, do të jenë rajonet më të ftohta këtë tetor me Europën Juglindore dhe Spanjën që mbeten të ngrohta.

Megjithëse temperaturat ka të ngjarë të jenë më të ulëta këtë dimër se sa ishin pjesërisht vitin e kaluar, thonë meteorologët, për shkak të fenomenit La Niña ato mund të jenë në përgjithësi më të ngrohta se mesataret afatgjata.

Europa perëndimore dhe qendrore, do të goditen gjithashtu nga fundi i disa stuhive që vijnë nga Atlantiku në javët e ardhshme.

Kushtet në perëndim të Afrikës, nënkuptojnë se këto stuhi po detyrohen të ndjekin përgjatë Atlantikut të Veriut dhe një sistem i ri mund të vijë çdo disa ditë deri rreth mesit të tetorit.

Kjo po krijon pasiguri tĂ« konsiderueshme nĂ« modelet e motit dhe po i bĂ«n kushtet nĂ« EuropĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u parashikuar gjatĂ« javĂ«ve tĂ« ardhshme.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« La Niña dhe a do tĂ« sjellĂ« njĂ« dimĂ«r mĂ« tĂ« ftohtĂ« dhe mĂ« tĂ« lagĂ«sht nĂ« EuropĂ«?

La Niña, është një model natyror klimatik që ndodh kur temperaturat e sipërfaqes së detit në Oqeanin Paqësor qendror dhe lindor, bien nën mesataren e kundërta e fazës së ngrohtë El Niño.

Ajo ka ndikime të përhapura në modelet globale të motit, duke përfshirë ato në Europë.

Ekspertët në Organizatën Botërore Meteorologjike, kanë parashikuar një shans 60 % që kushtet e La Niña të shfaqen midis tetorit dhe shkurtit. Këtë dimër pritet të ketë një ngjarje me forcë të dobët, deri në mesatare me fenomenin që do të dobësohet në fillim të vitit të ardhshëm.

La Niña, përgjithësisht sjell temperatura më të ftohta se normalja në të gjithë Europën Perëndimore me sinoptikanët që presin që temperaturat të ulen, ndërsa shkojmë drejt nëntorit dhe dhjetorit.

Në përgjithësi, ky model klimatik sjell gjithashtu kushte më të lagështa dhe më të ftohta në Alpe, të cilat mund të çojnë në reshje më të shpeshta dhe më të mëdha bore.

Diku tjetër në Europë, modelet e motit parashikojnë më pak borë se normalja, përveç në disa zona veriore dhe zona qendrore rreth Alpeve.

Europa Veriperëndimore dhe Juglindore priren të jenë më të thata se zakonisht, ndërsa Europa Jugperëndimore është përgjithësisht më e lagësht.

Por, ndĂ«rsa largohemi mĂ« shumĂ« nga epiqendra nĂ« PaqĂ«sor, ndikimet e La Niña dhe El Niño ndĂ«rpriten mĂ« lehtĂ« nga modelet lokale tĂ« motit. Kjo i bĂ«n efektet e tyre tĂ« sakta nĂ« EvropĂ« tĂ« vĂ«shtira pĂ«r t’u parashikuar pa dy ngjarje krejtĂ«sisht tĂ« njĂ«jta.

Ashpërsia e ekstremeve të tjera të motit po intensifikohet gjithashtu nga ndryshimet klimatike. Reshjet janë bërë më të ndryshueshme, duke devijuar nga mesataret historike dhe modelet e pritshme.

Rritja e shkaktuar nga njeriu në gazrat serrë ka rritur shpeshtësinë dhe intensitetin e ngjarjeve ekstreme të motit, sipas Raportit të Gjashtë të Vlerësimit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

Me kĂ«to modele ‘normale’ tĂ« motit qĂ« ndryshojnĂ« nga ndryshimet klimatike, mund tĂ« jetĂ« e vĂ«shtirĂ« tĂ« parashikohet se çfarĂ« do tĂ« sjellĂ« e ardhmja.

The post Europa mund të përballet me një dimër më të ftohtë se viti i kaluar, ja arsyeja appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës/ Erisa Xhixho: Nuk do ketë fjalime, ja skenari që do të ndjekim

✇Albeu
By: V K

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, shprehet se rasti i burgosjes politike të Ervin Salianjit, por edhe mbrojtja e mandatit të Olta Xhaçkës nga mazhoranca, janë ndër arsyet kryesore të protestës së opozitës, e cila do të mbahet më 7 tetor.

Xhixho u shpreh se qytetarët kanë edhe shumë arsye të tjera për të protestuar, sipas saj, duke nisur nga rritja e çmimeve dhe rrënimi ekonomik që po pëson vendi.

“SĂ« pari, mendoj qĂ« shqiptarĂ«t kanĂ« shumĂ« arsye pĂ«r tĂ« protestuar. Kemi disa ngjarje shumĂ« tĂ« rĂ«nda qĂ« kanĂ« ndodhur kohĂ«t e fundit. Kemi krizĂ« nĂ« Kuvend, kemi vendim tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese tĂ« rrĂ«zuar, e cila kĂ«rkon shqyrtimin e rastit me themel pĂ«r XhaçkĂ«n. Me arrogancĂ«n e kartonit nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« koordinuar. Kemi puç kushtetues, kemi rĂ«nie tĂ« reformĂ«s nĂ« drejtĂ«si. Paralelisht me kĂ«tĂ« ngjarje ndodhi edhe dĂ«nimi me burg i kolegut dhe deputetit Salianji, dĂ«nohet pa ligj, kallĂ«zimi i rremĂ« nĂ« publik nuk ekziston nĂ« kodin penal. Ka bĂ«rĂ« denoncim publik nga foltorja e PD. Ky Ă«shtĂ« alarm shumĂ« i madh pĂ«r shoqĂ«rinĂ« shqiptare. Salianji po vuan dĂ«nimin sepse ka bĂ«rĂ« denoncim publik. Po analizoj ngjarjet qĂ« kanĂ« ndodhur. Protestat e opozitĂ«s do tĂ« vazhdojnĂ«, por kjo e 7 tetorit ka moment tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m, ka rĂ«nĂ« shteti ligjor, gjykata pĂ«rdoret si instrument i politikanĂ«ve. Kjo Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«. Kur i ndodh njĂ« deputeti, imagjinoni çfarĂ« i ndodh njĂ« qytetari tĂ« thjeshtĂ«. ShqiptarĂ«t kanĂ« dhe arsye tĂ« tjera, rritje e çmimeve, tallja me pensionistĂ«t, indeksimi 4.1 pĂ«rqind. Pensioni mesatar nĂ« ShqipĂ«ri Ă«shtĂ« 160 euro nĂ« muaj”, – deklaroi deputetja e PartisĂ« sĂ« LirisĂ«.

Gjithashtu, Xhixho tha se në protestë nuk do të ketë fjalime, por grumbullim përpara godinës së Kryeministrisë, e më pas protestuesit do të shpërndahen në pika kyçe të Tiranës.

Mes të tjerash, nënkryetarja e PL-së shtoi se se qytetarët nuk kanë më nevojë për fjalë dhe se ata kërkojnë protesta të vazhdueshme dhe të forta.

“Nuk do ketĂ« fjalime, do ketĂ« grumbullim para KryeministrisĂ«. MĂ« pas, protestusit do shpĂ«rndahen nĂ« pika kyçe tĂ« TiranĂ«s. Skenarin nĂ« detaje nuk mund ta themi. Mendoj qĂ« qytetarĂ«t nuk kanĂ« nevojĂ« mĂ« pĂ«r fjalĂ«, janĂ« duke e vuajtur nĂ« kurriz keqqeverisjen, rrĂ«nimin e tyre ekonomik, dĂ«shirĂ«n pĂ«r t’u larguar nga vendi. Ndaj Ă«shtĂ« menduar tĂ« kemi njĂ« grumbullim. Protesta e 7 tetorit Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme, mesazhi i fortĂ« qĂ« do tĂ« japin qytetarĂ«t. A janĂ« vĂ«rtet tĂ« lirĂ« qytetarĂ«t pĂ«r tĂ« vendosur? Ne e kemi mbĂ«shtetur kĂ«rkesĂ«n pĂ«r qeverinĂ« teknike. Jemi nĂ« njĂ« moment kur nuk mund tĂ« zhvillojmĂ« zgjedhje tĂ« lira nĂ« ShqipĂ«ri. Ne jemi nĂ« koordinim, jemi pjesĂ« e njĂ« fronti opozitar. Mendoj se kjo Ă«shtĂ« alternativa mĂ« e mirĂ« qĂ« i shĂ«rben ShqipĂ«risĂ«. KĂ«rkesat e qytetarĂ«ve janĂ« pĂ«r protesta tĂ« vazhdueshme”, theksoi Xhixho.

The post Protesta e opozitës/ Erisa Xhixho: Nuk do ketë fjalime, ja skenari që do të ndjekim appeared first on Albeu.com.

Protesta e opozitës më 7 tetor/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen

✇Albeu
By: V K

Policia e Shtetit, ka publikuar planin e masave të marra për të garantuar rendin dhe sigurinë në protestën e orgnaizuar nga opozita, që do të zhvillohet ditën e nesërme, 7 Tetor në orën 18:00.

PĂ«rmes njĂ« njoftimi, policia sqaron se nĂ« orĂ«n 18:00, deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit, do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« lĂ«vizjes sĂ« automjeteve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” nga kryqĂ«zimi i MinistrisĂ« sĂ« Brendshme deri te sheshi “NĂ«nĂ« Tereza” dhe nĂ« rrugĂ«t: ”Ukraina e LirĂ«â€, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Njoftimi:

Policia e Shtetit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave, është angazhuar plotësisht për të garantuar rendin dhe sigurinë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet më datë 07.10.2024, në orën 18:00, në qytetin e Tiranës.

NjoftojmĂ« qytetarĂ«t se mĂ« datĂ« 07.10.2024, nĂ« orĂ«n 18:00, deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit, do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« lĂ«vizjes sĂ« automjeteve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” nga kryqĂ«zimi i MinistrisĂ« sĂ« Brendshme deri te sheshi “NĂ«nĂ« Tereza” dhe nĂ« rrugĂ«t:”Ukraina e LirĂ«â€, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe në këto akse rrugore:

Kafe “Europa” – Segmenti “Ushtari i panjohur” deri te 9-katĂ«shet;

Shkolla “1 Maji” – kryqĂ«zimi i urĂ«s sĂ« ATSH-sĂ« deri te rruga e Elbasanit;

Kryqëzimi i Liceut Artistik deri te Fakulteti i Gjuhëve të Huaja;

Sheshi “Skenderbej”, bashkia TiranĂ« dhe Pallati i KulturĂ«s;

Kryqëzimi i Librit Universitar;

KryqĂ«zimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”;

KryqĂ«zimet nĂ« zonĂ«n ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”;

Rrethrrotullimi “Zogu i Zi”;

Kryqëzimi te ish-stacioni i trenit;

Kryqëzimi i urës së Taiwanit;

KryqĂ«zimi i rrugĂ«s sĂ« KavajĂ«s me hyrjen e sheshit “SkĂ«nderbej”;

KryqĂ«zimi i urĂ«s sĂ« ish-hotel “Dajti”;

Kryqëzimi i 9-katësheve me Rrugën e Barrikadave;

Rruga “Dritan Hoxha”, pĂ«rpara vendit tĂ« quajtur “Kupola”;

Kryqëzimi i pallatit me shigjeta.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Policia e Shtetit, respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe për të marrë pjesë në tubime dhe i bën thirrje organizatorëve, drejtuesve, pjesëmarrësve në tubime, dhe përfaqësuesve të subjekteve politike, që të ushtrojnë të drejtën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi.

Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë ata që do të marrin pjesë në tubim, që të distancohen nga çdo akt që cënon sigurinë publike dhe jetën dhe çdo akt dhune ndaj institucioneve shtetërore, pronës publike e private, ndaj punonjësve të Policisë, përfaqësuesve të mediave dhe qytetarëve.

Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë publike e rrugore, në të gjithë territorin e vendit.

The post Protesta e opozitës më 7 tetor/ Policia plan masash, ja rrugët që do të bllokohen appeared first on Albeu.com.

Fermerët braktisin tokat: U penduam që u kthyem nga emigrimi sepse falimentuam, nuk nxjerrim dot shpenzimet

✇Albeu
By: V K

Me dhjetëra familje në fshatin Moravë në Bashkinë Dimal, mënyrën e vetme të jetesës kanë bujqësinë. Kjo zonë njihet për prodhimet e saj bujqësore, megjithëse vitet e fundit vihet re një neglizhencë e fermerëve për të shtuar të mbjellat e tyre ose për të punuar tokat, për shkak të problematikave të shumta që fermerët po hasin nga dita në ditë, që nga mungesa e tregut për shitjen e produkteve bujqësore, mungesa e fuqisë punëtore, dëmet e përvitshme të shkaktuara nga moti etj.

Avni dhe Xhevaire Ferra, çifti i bashkĂ«shortĂ«ve qĂ« para disa vitesh lanĂ« emigrimin nĂ« shtetin grek dhe zgjodhĂ«n qĂ« ato pak para qĂ« kishin siguruar nga puna e tyre nĂ« bujqĂ«si t’i investonin nĂ« tokĂ«n e tyre nĂ« fshatin MoravĂ«, pohojnĂ« se janĂ« penduar qĂ« janĂ« kthyer nĂ« vendin e tyre.

Çifti Ferra, edhe pse nĂ« moshĂ« tĂ« madhe, kujdesen tĂ« dy pĂ«r serĂ«n, nĂ« pamundĂ«si pĂ«r tĂ« marrĂ« e paguar njĂ« punĂ«tor, ndĂ«rsa pohojnĂ« qĂ« i ka munguar dhe mbĂ«shtetja me grante nga ana e institucioneve, pasi pĂ«rgjatĂ« kĂ«tyre viteve ata nuk kanĂ« pĂ«rfituar asgjĂ« nga skemat e mbĂ«shtetjes me subvencioneve.

Sikurse shprehet Avniu, kostot e mirëmbajtjes së një sere janë të larta, ndërsa luhatja e çmimeve dhe mungesa e tregut ka bërë që fermerët të ndihen të pasigurt.

“Shpenzimet pĂ«r serĂ«n janĂ« tĂ« larta, deri tani kemi vjelĂ« 30 kuintal domate dhe nuk kemi arritur akoma tĂ« mbulojmĂ« shpenzimet, po u ul çmimi i domates (qĂ« varion me ditĂ«) ne dalim me minus. NĂ« 12 vjet kam hedhur 23 milion lekĂ« nĂ« kĂ«tĂ« serĂ« dhe s’kam marrĂ« as lekĂ«t e mia. PunojmĂ« nĂ« serĂ« vetĂ«m tĂ« dy ne, burrĂ« e grua pasi nuk kemi lekĂ« tĂ« marrim punĂ«torĂ«. Nuk kemi asnjĂ« mundĂ«si tjetĂ«r pĂ«rveç serĂ«s e bujqĂ«sisĂ« pĂ«r t’u ushqyer dhe duke parĂ« si shtypet fermeri nga shteti jemi bĂ«rĂ« shumĂ« pishman qĂ« jemi kthyer nĂ« ShqipĂ«ri”, shprehen Avni dhe Xhevaire Ferra.

Një tjetër fermer, Lavdrim Metani, pohon se ka hequr dorë nga bujqësia pasi nuk ka treg dhe nuk shitet asgjë. Ai deklaron se i ka lënë tokat pa mbjellë prej dy vitesh, si shumë fermerë të tjerë të zonës, pasi prodhimet nuk kanë gjetur treg dhe janë hedhur kanaleve, pasi janë kalbur në arë.

Siç thotë ai, tashmë mbjell vetëm sa për vete pasi mungesa e tregut, mungesa e mbështetjes nga ana e qeverisë si dhe breshëri i rënë çdo vit, ka falimentuar jo vetëm atë por të gjithë fermerët e fshatit Moravë.

Thuajse çdo vit, fermerët e fshatit Moravë hasin problematika të shumta gjatë periudhës së dimrit për shkak të motit, ku përgjatë viteve të fundit breshëri dhe stuhitë kanë shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore të kësaj zone.

The post Fermerët braktisin tokat: U penduam që u kthyem nga emigrimi sepse falimentuam, nuk nxjerrim dot shpenzimet appeared first on Albeu.com.

Rudina Dembacaj: Mamaja e Mark Frrokut nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur, ka një mentalitet ndryshe nga i imi

✇Albeu
By: V K

NĂ« puntatĂ«n e mbrĂ«mshme, tema nĂ« emisionin “Goca dhe Gra”, kishte tĂ« bĂ«nte me vjehrrat dhe raportin qĂ« nuset kanĂ« nĂ« ditĂ«t e sotme.

Lidhur me këtë çështje, moderatoret e programit kanë rrëfyer historitë e tyre personale.

Aktorja Rudina Dembacaj, siç e dimë është në lidhje me ish-deputetin Mark Frroku, ajo ka folur për raportin që ka me nënën e tij, duke krahasuar me dy vjehrrat që ka patur përpara vjehrrës aktuale.

Ajo tha se vjehrra që ka aktualisht, nuk është më e dashura për të nga ato që ka pas më përpara dhe prandaj ka zgjedhur që të mos jetojë me të.

“UnĂ« faktikisht jam tek vjehrra e tretĂ«. Nuk Ă«shtĂ« vjehrra mĂ« e dashur nga ato qĂ« kam pasur me thĂ«nĂ« tĂ« drejtĂ«n. Kam dashur mĂ« shumĂ« njĂ« tjetĂ«r qĂ« nuk e kam mĂ« vjehrrĂ«, por asaj nuk i doja mĂ« çunin. Edhe mĂ« mirĂ« tĂ« dua djalin sesa tĂ« dua vjehrrĂ«n. Dhe zgjodha tĂ« rri me kĂ«tĂ« djalin qĂ« dua. Kam jetuar njĂ« kohĂ« tĂ« shkurtĂ«r me vjehrrĂ«n e fundit kur ishim nĂ« pandemi dhe vjehrra ime e treta, e vĂ«rteta, qĂ« me ç’duket po zgjat mĂ« shumĂ« se tĂ« tjerat, ka shumĂ« humor Ă«shtĂ« grua shumĂ« e kĂ«ndshme, por ka njĂ« mentalitet ndryshe nga i imi. Dhe kam zgjedhur tĂ« mos jetoj me tĂ« me thĂ«nĂ« tĂ« drejtĂ«n”,- shprehet Rudina.

The post Rudina Dembacaj: Mamaja e Mark Frrokut nuk është vjehrra më e dashur nga ato që kam pasur, ka një mentalitet ndryshe nga i imi appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën 3 persona (EMRAT)

✇Albeu
By: V K

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00, një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Gjilan -Prishtinë, ku të paktën tre persona kanë humbur jetën.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se në këtë aksident trafiku, i përfshirë ka qenë një automjet.

“MbrĂ«mĂ« rreth orĂ«s 23:00 nĂ« rrugĂ«n Gjilan -PrishtinĂ«, ka ndodhur njĂ« aksident trafiku me pasoja fatale.
Në këtë aksident, ka qenë i përfshirë, një automjet në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të vdekur tre persona.

Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekĂ«sor nĂ« vendngjarje”, ka thĂ«nĂ« ajo.

Policia ka nisur hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident.

Mediat kosovare raportojnë se viktimat janë shtetasit e identifikuar si; Rifat Pacolli, Ardit Gashi dhe një i ri tjetër me emrin Shpat, për të cilin ende nuk është konfirmuar mbiemri për shkak të mungesës së dokumenteve identifikuese.

“Me pikĂ«llim tĂ« thellĂ« mora lajmin pĂ«r humbjen tragjike tĂ« jetĂ«s sĂ« tre tĂ« rinjve nĂ« aksidentin nĂ« Liqenin e Badocit.

KĂ«to janĂ« momente tĂ« rĂ«nda pĂ«r familjet dhe tĂ« afĂ«rmit e tyre, dhe nĂ« kĂ«to çaste dhimbjeje, dua t’u shpreh ngushĂ«llimet e mia mĂ« tĂ« sinqerta.

Lutemi qĂ« tĂ« gjejnĂ« forcĂ«n pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kĂ«tĂ« humbje tĂ« madhe. Ne jemi me ju nĂ« kĂ«tĂ« moment tĂ« vĂ«shtirĂ«â€, ka shkruar kryetari i PrishtinĂ«, PĂ«rparim Rama nĂ« Facebook.

The post Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën 3 persona (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Biblioteka e Vlorës e mbuluar nga balta/ Drejtoresha: Kati i parë i librave komplet i shkatërruar

✇Albeu
By: V K

Përmbytjet e regjistruara pas reshjeve të shiut dy ditë më parë në Vlorë, kanë shkaktuar dëme të mëdha në biznese dhe bansesa, ndërsa dëme të konsiderueshme ka pasur edhe në bibliotekën e qytetit.

Drejtoresha e Bibliotekës Iltana Koleka, bën me dije për mediat se kati i parë i bibliotekës, është thuajse i shkatërruar.

Sipas saj, kjo është hera e tretë që biblioteka përmbytet, ndërsa dëmet janë të mëdha.

“TĂ« themi qĂ« situata Ă«shtĂ« diçka mirĂ«, jo. Uji Ă«shtĂ« gjysmĂ« metri i futur, kati i parĂ« i librave tĂ« sektorit pĂ«r fĂ«mijĂ« Ă«shtĂ« komplet i shkatĂ«rruar. Por kanĂ« shpĂ«tuar shumĂ« libra. Nuk Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« pĂ«rmbytet biblioteka, Ă«shtĂ« hera e tretĂ« qĂ« pĂ«rmbytet nĂ« kĂ«to 30 vite. JanĂ« duke u llogaritur dĂ«met dhe janĂ« duke u bĂ«rĂ« procesverbalet. Kemi shpĂ«tuar sa mund tĂ« shpĂ«tohet. Do bĂ«het bilanci i librave tĂ« dĂ«mtuar dhe tĂ« humbur”, tha pĂ«r Report Tv, drejtuesja e bibliotekĂ«s”, – tha ajo.

The post Biblioteka e Vlorës e mbuluar nga balta/ Drejtoresha: Kati i parë i librave komplet i shkatërruar appeared first on Albeu.com.

Aksidenti i rëndë në Burrel/ Zbardhet emri i shoferit dhe viktimës

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e kësaj të diele, një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin kombëtar Burrel-Klos. Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti me vdekje, ku mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në rrugën dytësore të fshatrave Kurdari-Suç.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi Ergis Selimi, 19-vjeç, teksa drejtonte automjetin e tij, ka përplasur nje këmbësor, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Viktima është shtetasin Leonard Doçi, 44-vjeç.

Për shkak të përplasjes së fortë, makina e ka zhvendosur disa metra larg 44-vjeçarin, duke e nxjerrë jashtë rrugës.

Ndërsa automjeti ka lëvizur në kanal përreth 30 metra ku dhe ka ngecur aty.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

The post Aksidenti i rëndë në Burrel/ Zbardhet emri i shoferit dhe viktimës appeared first on Albeu.com.

Pas Championsit Aziatik, sulmuesi i Kombëtares Jasir Asani shënon dhe në kampionat

✇Albeu
By: V K

Sulmuesi i KombĂ«tares shqiptare, Jasir Asani, vjen nĂ« formĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r sfidat me Rep. Çeke dhe GjeorgjinĂ«.

Asani ka gjetur rrugën e rrjetës në fitoren 3-1 të Gwangju përballë Seoul.

Në minutën e fundit të takimit, 29-vjeccari i Kombëtares, u shkëput mirë nga mbrojtja kundërshtare dhe i vetëm përballë portës tundi rrjetën.

Ky gol vjen pikërisht pas golit qe Asani realizoi në Ligën e Kampionëve të Azisë, duke shkuar kështu në kuotën e 8 realizimeve këtë sezon.

The post Pas Championsit Aziatik, sulmuesi i Kombëtares Jasir Asani shënon dhe në kampionat appeared first on Albeu.com.

Bardhi thirrje nga Fieri për protestën e 7 tetorit: Shteti i Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit

✇Albeu
By: V K

Kryetari i grupit parlamentar tĂ« PartisĂ« Demokratike, Gazment Bardhi, ka folur nga Fieri iu ka bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve pĂ«r t’iu bashkuar protestĂ«s sĂ« 7 tetorit.

Bardhi deklaron se si asnjĂ«herĂ« mĂ« parĂ«, qytetarĂ«t janĂ« tĂ« vendosur se ka ardhur koha pĂ«r t’i treguar Edi RamĂ«s se boll Ă«shtĂ« boll.

Sipas tij, shteti personal i Edi Ramës, shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Të hënën, datë 7 Tetor, ora 18:00, Fieri marshon drejt Tiranës!
Takimet nĂ« Rreth Libofsh tĂ« Fierit, pĂ«r t’i bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve pĂ«r pjesĂ«marrje masive nĂ« protestĂ«n e tĂ« hĂ«nĂ«s, ishin njĂ« mundĂ«si e mirĂ« tĂ« mĂ«suar edhe mĂ« shumĂ« arsye qĂ« kanĂ« qytetarĂ«t e qarkut Fier pĂ«r tĂ« mos pranuar t’i nĂ«nshtrohen padrejtĂ«sive. Si asnjĂ«herĂ« mĂ« parĂ« qytetarĂ«t janĂ« tĂ« vendosur se ka ardhur koha pĂ«r ti treguar Edi RamĂ«s se boll Ă«shtĂ« boll. 12 vjet janĂ« shumĂ« kohĂ« e humbur.

Shteti personal i Edi RamĂ«s shtyp tĂ« pamundurit dhe mbron kriminelĂ«t dhe tĂ« korruptuarit. ËshtĂ« detyrĂ« dhe mision i çdo qytetari tĂ« ndershĂ«m qĂ« tĂ« reagojĂ« ndaj tentativĂ«s sĂ« PartisĂ« Socialiste pĂ«r tĂ« zhbĂ«rĂ« shtetin ligjor, dhe pĂ«r tĂ« instaluar shtetin personal tĂ« Edi RamĂ«s.

The post Bardhi thirrje nga Fieri për protestën e 7 tetorit: Shteti i Ramës shtyp të pamundurit dhe mbron kriminelët dhe të korruptuarit appeared first on Albeu.com.

Përmbytjet në Vlorë/ Flet banori: Hera e fundit kur u pastrua kanali, ishte 6 vite më parë

✇Albeu
By: V K

Përmbytjet masive që pushtuan Vlorën, ku shkak kryesor duket se kanë mospastrimin e kanaleve të ujërave të larta në qytet, të cilët nga mbeturinat dhe prurjet shumta të shiut kthyen pas ujin që vërshuar kryesisht në lagjet pranë tyre.

Se kush ka pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r situatĂ«n nĂ« VlorĂ«, do tĂ« bĂ«hen verifikime. Edhe stacionet e pompave qĂ« tĂ«rheqin ujin ishin tĂ« amortizuara, pa investime ndĂ«r vite. Lagjja “Kushtrimi’ ku kalon dhe kanali Ă«shtĂ« njĂ« nga lagjet mĂ« tĂ« dĂ«mtuara.

Banorët e saj thonë për mediat se kanali kishte vite pa u pastruar, edhe pse ata i kishin bërë thirrje disa herë bashkisë. Hera e fundit që ishte pastruar, ishte 6 vite më parë.

“U pastrua para 6 vitesh me njĂ« skrep tĂ« madh zinxhir. 15 vite mĂ« parĂ« e pastruan me goma e bĂ«nĂ« xham. NĂ« kohĂ«n e Lelit i prishi tĂ« gjitha e u bĂ«nĂ« mure. Kishim kohĂ« qĂ« u thoshim hajde pastroni e nuk vjen njeri. Shirat u pĂ«rplasĂ«n skishin ku tĂ« venin. U bllokua aty. GjithĂ« mbeturinat prishĂ«n murin aty, shpĂ«rtheu atje (Foto) shpĂ«rtheu. Ky Ă«shtĂ« kanali u ujrave qĂ« mbledh ujrat qĂ« nga pas spitalit. Atje ka qenĂ« liqen por e kanĂ« prishur kĂ«ta miqt. E ujrat vijnĂ« tĂ« gjithĂ« kĂ«tu. Aty janĂ« tĂ« bllokuara. Duhet tĂ« vijnĂ« ta pastrojnĂ«,”, – thotĂ« banori Agim Dinaj.

Më tej, ai thotë se kanali është i papastruar në të gjithë vijën e tij, teksa tregon edhe dëmet e rënda nga përmbytja.

“DynjanĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« dĂ«m. UnĂ« kam dyqanet poshtĂ« janĂ« prishur tĂ« tĂ«ra. Edhe kĂ«tu mirĂ« qĂ« ishte plaku qĂ« mori fĂ«mijĂ«t se do I kishte marrĂ« uji para”, – shprehet ai.

Edhe një banore, banesa e të cilës është dëmtuar shumë nga përmbytjet thtoë se familja e saj ka bërë disa kërkesa për vite të tëra, duke i kërkuar autoriteteve vendore të shkonin të pastronin kanalin, por kërkesa e tyre kishte rënë në vesh të shurdhët.

Edhe stacionet e pompave që tërheqin ujin ishin të amortizuara, pa investime ndër vite

“ËshtĂ« bĂ«rĂ« katastrofĂ« tĂ« keqen nĂ«na. Kam hedhur poshtĂ« dhe po hedh poshtë’ thotĂ« njĂ« banore tepĂ«r e tronditur nga humbjet me tĂ« cilat pĂ«rballen.

Para dy ditĂ«sh kĂ«tu Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« njĂ« katastrofĂ« e paparĂ«. E pallogaritur. VetĂ«m nga kanali. Nga ura aty. E kanĂ« bĂ«rĂ« tĂ« papĂ«rgjegjshmit. Kemi bĂ«rĂ« kĂ«rkesa tĂ« mirĂ«mbahet kanali. Kemi kohĂ« qĂ« e kemi bĂ«rĂ«. Ku nuk kemi vajtur. Kemi vajtur tek ujĂ«sjellĂ«si, tek tĂ« gjithĂ« kemi vajtur. NjĂ«ri thotĂ« kĂ«shtu, tjetri ashtu. NjĂ«ri do ta pastrojĂ«. Por nuk u pastrua. S’kemi lĂ«nĂ« institucion pa bĂ«rĂ« kĂ«rkesĂ«. ShtĂ«pia mĂ« ka krisur. Brenda dhe jashtĂ«.

Goditja e parĂ« ka qenĂ« kĂ«tu. Shyqyr qĂ« mĂ« hoqi burri fĂ«mijĂ«t. UnĂ« me gjithĂ« djalin e nusen, jemi mbytur nĂ«pĂ«r atĂ« lumin e madh qĂ« kalonte nĂ«pĂ«r VlorĂ«. Mezi erdhĂ«n nĂ« shtĂ«pi tĂ« largonim fĂ«mijĂ«t. Kemi parĂ« llahtar”, – thotĂ« ajo.

The post Përmbytjet në Vlorë/ Flet banori: Hera e fundit kur u pastrua kanali, ishte 6 vite më parë appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë foshnja 5 ditëshe, vihet nën hetim mjekja e maternitetit

✇Albeu
By: V K

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin e Vlorës, ku një foshnje 5-ditëshe ka ndërruar jetë në rrethana ende të paqarta.

Dyshohet se foshnja ka ndërruar jetë për shkak të mjekimit të pakujdesshëm, teksa ngjarja ka ndodhur më 4 tetor.

Policia e VlorĂ«s bĂ«n me dije se ka vĂ«nĂ« nĂ«n hetim mjeke neonatologe tĂ« maternitetit, shtetasen I. C., 53-vjeçe, e cila dyshohet pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Mjekim i pakujdesshĂ«m”.

“Komisariati i PolicisĂ« VlorĂ« referoi materialet nĂ« Prokurori dhe nisi procedimin penal pĂ«r shtetasen I. C., 53-vjeçe, banuese nĂ« VlorĂ«, me profesion mjeke neonatologe nĂ« Maternitetin e Spitalit Rajonal VlorĂ«, e dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Mjekim i pakujdesshĂ«m”, pasi mĂ« datĂ« 04.10.2024, nĂ« kĂ«tĂ« maternitet ka ndĂ«rruar jetĂ« njĂ« foshnjĂ« 5-ditĂ«sh, i lindur nga shtetasja S. H”, njofton policia.

Uniformat Blu raportojnë se; vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të shkakut të vdekjes së foshnjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

The post E rëndë në Vlorë/ Ndërron jetë foshnja 5 ditëshe, vihet nën hetim mjekja e maternitetit appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në aksin Burrel-Klos, humb jetën 44-vjeçari

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e kësaj të diele, një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin kombëtar Burrel-Klos.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet ka përplas një këmbësor, i cili ka humbur jetën në vendin e ngarjes.

Viktima mësohet se është një 44-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident i rëndë në aksin Burrel-Klos, humb jetën 44-vjeçari appeared first on Albeu.com.

Sa shpenzon Bora Zemani pĂ«r pamjen? RrĂ«fehet moderatorja: Gjej kĂ«naqĂ«sinĂ« pĂ«r t’u kujdesur pĂ«r veten


✇Albeu
By: V K

Moderatorja e njohur Bora Zemani, ka zbuluar pĂ«r emisionin “Goca & Gra”, se sa para shpenzon pĂ«r pamjen e saj dhe mirĂ«mbajtjen.

Ajo u shpreh se mĂ« shumĂ« gjen kĂ«naqĂ«sinĂ« te trajtimet se sa tĂ« bĂ«rit ‘shopping’.

“JanĂ« tĂ« kushtueshme, mĂ« parĂ« blija shumĂ«, ndĂ«rsa sot blej 3-4 kremra qĂ« pĂ«rdor. Mendoj se çdo grua e ka kĂ«naqĂ«sinĂ« pĂ«r t’u kujdesur pĂ«r veten. Dikush e ka tĂ« veshja, dikush nĂ« trajtime. UnĂ« vetĂ« preferoj qĂ« tĂ« bĂ«j trajtim, sesa tĂ« blej njĂ« veshje tĂ« njĂ« brand-i tĂ« shtrenjtĂ«. Pata njĂ« moment çmendurie, thashĂ« t’i provoja njĂ« herĂ« tĂ« gjitha. Ka ndodhur para nja 2-3 vitesh. Dy javĂ« i mbajta dhe i shkriva, por kanĂ« dashur nja 3 seanca shkrirje. Aty thashĂ« ‘Stop!’, nuk duhen aq shumĂ«â€, u shpreh moderatroja.

NĂ« lidhje me kĂ«tĂ« çështje foli edhe moderatorja e emisionit Heidi Baci u shpreh se “UnĂ« mendoj se nĂ« rrjetet sociale kĂ«rkohet mĂ« shumĂ« natyraliteti. Besoj qĂ« njeriu Ă«shtĂ« natyrĂ« konsumiste. NĂ« momentin qĂ« sheh diçka, mĂ«sohet me atĂ« gjĂ«, mĂ«rzitet dhe mĂ« pas do tĂ« shohĂ« diçka tjetĂ«r. Jemi nĂ« njĂ« pikĂ« qĂ« po ndryshojnĂ« gjĂ«rat”.

The post Sa shpenzon Bora Zemani pĂ«r pamjen? RrĂ«fehet moderatorja: Gjej kĂ«naqĂ«sinĂ« pĂ«r t’u kujdesur pĂ«r veten
 appeared first on Albeu.com.

E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Kombëtares

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm, është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare, ish-futbollisti i shquar i Kombëtares tonë dhe Luftëtarit të Gjirokastrës, Sefedin Braho.

Braho spikati falë talentit të tij, duke qenë një prej lojtarëve më të shquar të futbollit shqiptar në vitet 70-80.

Ai njihej me nofkĂ«n “shigjeta”, pĂ«r shkak tĂ« shpejtĂ«sisĂ«, elegances dhe driblimit tĂ« tij.

Në kampionatin shqiptar ka luajtur për Partizanin dhe Luftëtarin, ndërsa me Kombëtaren kuqezi ka zhvilluar 9 ndeshje, duke realizuar edhe një gol.

The post E trishtë/ Ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Kombëtares appeared first on Albeu.com.

ÇfarĂ« ka ndodhur pas “Big Brother VIP”? Egla Ceno flet pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«: Jam penduar pĂ«r


✇Albeu
By: V K

MbrĂ«mjen e djeshme, fituesja e “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno, teksa fliste nĂ« emisionin “Goca dhe Gra”, ka rikujtuar pĂ«rvojĂ«n e saj edhe pse kanĂ« kaluar muaj qĂ« nga pĂ«rfundimi.

Ajo shprehet se do të kishte dashur që brenda shtëpisë të kishte qeshur më shumë, ndërsa la të kuptohej se më shumë ka qarë.

“KatĂ«r muaj e gjysĂ«m, njĂ« eksperiencĂ« e ngjeshur, ky vit ka qenĂ« shumĂ« e fortĂ« pĂ«r mua. E dhunshme. MĂ« vjen mirĂ« qĂ« publiku, inteligjent, ka kuptuar tĂ« ndajĂ« shapin nga sheqeri. Do tĂ« doja qĂ« nĂ« atĂ« shtĂ«pi tĂ« kishte 2 ose 3 Heidi.

Do tĂ« kisha dashur tĂ« kisha qeshur nĂ« atĂ« shtĂ«pi, pĂ«r tĂ« qarĂ« qan vetĂ«m, por pĂ«r tĂ« qeshur duhen dy veta. Nuk ishte e mundur, ashtu ndodhĂ«n gjĂ«rat”, tha Egla Ceno.

The post ÇfarĂ« ka ndodhur pas “Big Brother VIP”? Egla Ceno flet pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«: Jam penduar pĂ«r
 appeared first on Albeu.com.

Aksident në Tiranë, makina humb kontrollin dhe përfundon në trotuar

✇Albeu
By: V K

MĂ«ngjesin e sotĂ«m, njĂ« aksident ka ndodhur nĂ« TiranĂ«. Raportohet se njĂ« mjeti tip “Golf”, ka humbut kontrollin dhe ka hipur mbi trotuar.

Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar edhe pse ka pasur shumë kalimtarë.

Automjeti ka marrë para barrierat metalike dhe është futur në rrugën e këmbësorëve. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

The post Aksident në Tiranë, makina humb kontrollin dhe përfundon në trotuar appeared first on Albeu.com.

❌