❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“NjĂ« herĂ« lumturinĂ« e pata fare pranĂ«, mend e preka me dorĂ«â€

“Lumturia” nga Maksim Gorki

Një herë lumturinë e pata fare pranë, mend e preka me dorë. E gjitha kjo ndodhi gjatë një shëtitjeje, një natë të nxehtë vere. Ne, një shoqëri e madhe të rinjsh, u mblodhëm në lëndinat përtej Vollgës, tek gjuetarët e blinit.

Hëngrëm supë që na e përgatitën peshkatarët, pimë vodkë e birrë përreth zjarrit, diskutuam si ta ndërtonim sa më shpejt e më mirë këtë botë, pastaj, si u lodhëm paq, u shpërndamë nëpër lëndinën e korrur, secili në qejf të vet. U largova nga zjarri me një vazjë, e cila më dukej vërtet e mençur dhe e ndjeshme. Kishte sy të qeshur e paksa të zinj, në çdo fjalë që thoshte tregohej çiltërsia. Kjo vajzë të gjithë njerëzit i shihte me përkëdheli.

Ecnim të heshtur, krah njëri-tjetrit. Nën këmbë thyheshin duke kërcitur kërcejt e barit të prerë me kosë. Nga kupa e kristaltë e qiellit, e përmbysur mbi tokë, derdhej vlaga dehëse e dritës së hënës. Duke psherëtirë thellë, vajza filloi:
– Sa bukur! Tamam shkretĂ«tirĂ« afrikane, kurse mullarĂ«t, si piramida. Dhe vapë  Pastaj mĂ« ftoi tĂ« uleshim rrĂ«zĂ« njĂ« mullari qĂ« lĂ«shonte njĂ« hije tĂ« rrumbullakĂ«t e tĂ« plotĂ«, sikur tĂ« ishte ditĂ«. KĂ«ndonin gjinkallat, qĂ« larg dikush pyeste trishtueshĂ«m:

Eh, përse më tradhtove?

Plot gĂ«zim zura t’i rrĂ«fej vajzĂ«s pĂ«r gjithçka dija e nuk dija nĂ« kĂ«tĂ« jetĂ«, kur – papritur ajo bĂ«rtiti me njĂ« zĂ« tĂ« shuar e ra me shpinĂ« nĂ« tokĂ«. Ishte, me sa duket, e para herĂ« qĂ« shihja njĂ« njeri t’i binin tĂ« fikĂ«t dhe pĂ«r njĂ« çast u hutova. Doja tĂ« bĂ«rtisja, tĂ« thĂ«rrisja pĂ«r ndihmĂ«, por shpejt mĂ« erdhi ndĂ«r mend se ç’bĂ«nin nĂ« kĂ«to raste heronjtĂ« e edukuar tĂ« romaneve qĂ« kisha lexuar, ia zbĂ«rtheva rripin e fundit, bluzĂ«n, shiritat e korsĂ«s. Kur pashĂ« gjinjtĂ« e saj, si dy kupa tĂ« vogla argjendi tĂ« lara me dritĂ«n e plotĂ« tĂ« hĂ«nĂ«s, e tĂ« rrĂ«zuara nĂ« anĂ«n e zemrĂ«s, mĂ« pushtoi njĂ« dĂ«shirĂ« e zjarrtĂ« ta puthja.

Por, si e ndrydha kĂ«tĂ« ndjenjĂ« u sula me vrap drejt lumit qĂ« tĂ« merrja ujĂ«, sepse – siç shkruhej nĂ« libra – heronjtĂ« nĂ« tĂ« tilla raste kurdoherĂ« vraponin pĂ«r ujĂ«, po tĂ« mos kishte ndonjĂ« pĂ«rrua nĂ« vendin e katastrofĂ«s, tĂ« pĂ«rgatitur qĂ« mĂ« parĂ« me hamendjen e autorit. Por, kur u ktheva, gjithnjĂ« duke vrapuar si njĂ« kalĂ« i harbuar, me kapelen e mbushur plot me ujĂ«, e gjej tĂ« sĂ«murĂ«n mbĂ«shtetur te mulliri.
-S’ështĂ« nevoja, – tha e lodhur fare qetĂ«sisht, duke shtyrĂ« me dorĂ« kapelĂ«n e bĂ«rĂ« qull
 Dhe u largua prej meje drejt zjarrit, ku dy studentĂ« pĂ«rsĂ«risnin po atĂ« kĂ«ngĂ« tĂ« mĂ«rzitshme:

Ah, përse më tradhtove?

– UnĂ«, s’tĂ« bĂ«ra ndonjĂ« tĂ« keqe? – doja tĂ« sigurohesha, i turbulluar, siç isha nga kjo heshtje e vajzĂ«s. Ajo u pĂ«rgjigj shkurt:
– Jo. Ju nuk jeni shumĂ« i shkathĂ«t. MegjithatĂ«, kuptohet, ju falenderoj. Por m’u duk se nuk mĂ« falenderoi sinqerisht.

Ne nuk takoheshim shpesh, por, pas kĂ«tij rasti, takimet tona u bĂ«nĂ« mĂ« tĂ« rralla. S’vonoi shumĂ« dhe ajo humbi fare nga qyteti. VetĂ«m pas nja katĂ«r vjetĂ«sh u pamĂ« nĂ« njĂ« anije. Qe nisur nga njĂ« fshat i VollgĂ«s, ku banonte nĂ« njĂ« vilĂ«, e po shkonte nĂ« qytet tek i shoqi. Ishte shtatzĂ«nĂ«, e megjithatĂ«, rrobat i rrinin pĂ«r bukuri kurse nĂ« qafĂ« i varej zinxhiri i gjatĂ« prej floriri i orĂ«s dhe njĂ« lule e madhe si medalje. Ishte bĂ«rĂ« shumĂ« e mirĂ«, vĂ«rtet.
-Ja, – tha ajo kur po kujtonim miqĂ«sisht tĂ« kaluarĂ«n – ja ku jam, e martuar dhe gjithçka
 Ishte mbrĂ«mje. NĂ« lumĂ« digjej perĂ«ndimi i diellit. Gjurma shkumore qĂ« linte anija nga pas, nĂ« largĂ«sinĂ« e kaltĂ«r tĂ« veriut, dukej si njĂ« shirit i gjerĂ« dantelle tĂ« kuqe.

 – Kam dy fĂ«mijĂ«, pres tĂ« tretin, – foli krenare, si njĂ« mjeshtĂ«r qĂ« e pĂ«lqen zanatin e vet. NĂ« prehĂ«r mbante njĂ« qese letre me portokalle.
– A t’ua them? – pyeti pastaj duke qeshur Ă«mbĂ«l me ata sytĂ« paksa tĂ« zinj. – NĂ« qoftĂ« se atĂ«here tek mullari – e mbani mend – ju do tĂ« kishit qenĂ« mĂ« i guximshĂ«m
 do t’mĂ« kishit puthur
 tani do tĂ« isha gruaja juaj
 Se unĂ« ju pĂ«lqeja, apo jo? Kurse ju, drejt e tek uji
 Eh, ju! I shpjegova se kisha vepruar ashtu siç tregohej nĂ« librat qĂ« ishin aq tĂ« shenjtĂ« pĂ«r mua nĂ« atĂ« kohĂ«; dhe vetĂ«m atĂ«here mund ta puthje, kur ajo, si tĂ« hapte sytĂ«, tĂ« thĂ«rriste e habitur- Oh, po ku jam kĂ«shtu? Ajo qeshi njĂ« grimĂ«, pastaj foli mendueshĂ«m: -Ja, kĂ«tu Ă«shtĂ« e keqja jonĂ«, se ne duam tĂ« jetojmĂ« si nĂ«pĂ«r libra
 Por jeta Ă«shtĂ« mĂ« e gjerë  mĂ« e mençur se librat, zoti im
 Jeta s’ështĂ« aspak si nĂ« libra
 Po
 Nxori nga qesja njĂ« portokall, e vĂ«shtroi me kujdes e, duke e mvrejtur, tha: – I poshtri, e ka futur tĂ« kalbur


Pa delikatesĂ« e flaku nĂ« lumĂ«; unĂ« e ndoqa me sy kur ai, duke u rrotulluar, humbi nĂ« shkumĂ«n e kuqe. – HĂ«, po tani? Akoma jetoni si nĂ«pĂ«r libra? Ë? UnĂ« heshtja duke shikuar rĂ«rĂ«n e bregut, tĂ« ringjyrosur nga flaka e perĂ«ndimit dhe mĂ« tej, hapĂ«sirat e lĂ«ndinave qĂ« kishin marrĂ« njĂ« nuancĂ« tĂ« florinjtĂ«. Varkat e pĂ«rmbysura dergjeshin mbi rĂ«rĂ« si peshq tĂ« mĂ«dhenj, tĂ« vrarĂ«. Shelgjet lĂ«shonin njĂ« hije tĂ« trishtueshme. NĂ« hapĂ«sirat e largĂ«ta tĂ« lĂ«ndinave, dukeshin mullarĂ«t e barit e, mua m’u kujtua krahasimi i saj: “Tamam shkretĂ«tirĂ« afrikane, kurse mullarĂ«t si piramida
” Duke qĂ«ruar portokallin tjetĂ«r, gruaja mĂ« pĂ«rsĂ«riti me tonin e njĂ« tĂ« madhi e sikur t’mĂ« ndĂ«shkonte: – Po, do tĂ« isha gruaja juaj

-Ju falenderoj, – i thashĂ«, – ju falenderoj.

Dhe e falenderova sinqerisht./ KultPlus.com

The post “NjĂ« herĂ« lumturinĂ« e pata fare pranĂ«, mend e preka me dorĂ«â€ appeared first on KultPlus.

Vdes Johan Neeskens, ylli i futbollit holandez

Ish-futbollisti holandez Johan Neeskens ka vdekur nĂ« moshĂ«n 73-vjeçare, sipas ”The Guardian”.

Mesfushori ishte pjesĂ« e brezit qĂ« u vlerĂ«sua me prezantimin e “futbollit total” dhe pjesĂ« e ekipit qĂ« arriti dy finale radhazi tĂ« KupĂ«s sĂ« BotĂ«s nĂ« vitet 1970.

Federata holandeze e Futbollit, KNVB tha nĂ« njĂ« deklaratĂ« se ”u tronditĂ«m nga lajmi se Johan Neeskens ka ndĂ«rruar jetĂ« papritur nĂ« moshĂ«n 73-vjeçare. GjatĂ« dy ditĂ«ve tĂ« fundit ai ishte nĂ« Algjeri duke punuar pĂ«r njĂ« program trajnerĂ«sh tĂ« KNVB’s World. FatkeqĂ«sisht, ndihma mjekĂ«sore nuk mund tĂ« bĂ«nte ndryshim pĂ«r tĂ«â€.

Neeskens pati 49 paraqitje për Holandën dhe i dha epërsinë në finalen e Kupës së Botës 1974 pas dy minutash, me një penallti kundër Gjermanisë Perëndimore, e cila fitoi 2-1.

Holanda humbi edhe finalen katër vjet më vonë, këtë herë 3-1 pas kohës shtesë kundër Argjentinës.

Në nivel klubesh ai përfaqësoi Ajaxin (ku fitoi tre Kupa Evropiane dhe dy tituj ligë) dhe Barcelonën përpara se të transferohej në SHBA, ku luajti për New York Cosmos dhe Kansas City Comets./ KultPlus.com

The post Vdes Johan Neeskens, ylli i futbollit holandez appeared first on KultPlus.

Nga 10 Tetori në kinematë shqiptare, aktori Mustafaraj fjalë zemre për regjisorin që solli Danny Glover në Tiranë

Aktori i njohur Herion Mustafaraj, edhe pse prej vitesh jeton dhe punon nĂ« SHBA, mbetet tejet i lidhur me artin shqiptar.SĂ« fundmi, ai ka shprehur vlerĂ«simin e tij pĂ«r regjisorin Fatmir Doga dhe filmin mĂ« tĂ« fundit “Prokurori”, ku luan edhe legjenda e Hollivudit, Danny Glover.

Përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, Mustafaraj i ka kushtuar fjalë të veçanta regjisorit Doga.

“I dashur Fati, ti je regjisori qĂ« i duhet kinemasĂ« shqiptare, vĂ«lla. Ti sjell yjet amerikanĂ« tĂ« klasit botĂ«ror nĂ« historitĂ« tona shqiptare. Ju i tregoni kĂ«to histori pa paragjykime, pa e shitur tĂ« keqen si shqiptare nĂ« filmat komercialĂ«. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« kthesĂ« e madhe pĂ«r ne si kineastĂ« shqiptarĂ«. Urime vĂ«lla, shkĂ«lqe!”, u shpreh Mustafaraj.

Ky film pritet të jetë një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të vitit, duke sjellë emra të mëdhenj si Danny Glover në ekranin shqiptar.

“Prokurori” do tĂ« nisĂ« shfaqjet nĂ« tĂ« gjitha kinematĂ« shqiptare mĂ« 10 tetor, duke premtuar njĂ« pĂ«rvojĂ« unike pĂ«r artdashĂ«sit./ KultPlus.com

The post Nga 10 Tetori në kinematë shqiptare, aktori Mustafaraj fjalë zemre për regjisorin që solli Danny Glover në Tiranë appeared first on KultPlus.

Osmani: Tahir Emra la pas një kontribut të jashtëzakonshëm në sferën akademike dhe atë kulturore

Presidentja Osmani ngushëllon familjen, Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës dhe komunitetin kulturor për vdekjen e akademikut e piktorit Tahir Emra.

Postimi i plotë i saj:

Kosova sot humbi akademikun dhe piktorin Tahir Emra. Ai la pas një kontribut të jashtëzakonshëm në sferën akademike dhe atë kulturore.

Veprat e tij artistike, të ekspozuara brenda dhe jashtë vendit, janë dëshmi e pasionit dhe përkushtimit, ndaj mbeten trashëgimi e çmuar për brezat.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, komunitetit kulturor dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës!

Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.

I përhershëm qoftë kujtimi për akademik Tahir Emrën! / KultPlus.com

The post Osmani: Tahir Emra la pas një kontribut të jashtëzakonshëm në sferën akademike dhe atë kulturore appeared first on KultPlus.

Osmani takoi presidentin kroat Milanović: MirĂ«njohĂ«se pĂ«r mbĂ«shtetjen pĂ«r njĂ« KosovĂ« tĂ« sigurtĂ« dhe tĂ« pĂ«rkushtuar drejt sĂ« ardhmes euroatlantike

Presidentja e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, Vjosa Osmani Ă«shtĂ« takuar sot me presidentin e RepublikĂ«s sĂ« KroacisĂ«, Zoran Milanović, nĂ« kuadĂ«r tĂ« Procesit tĂ« BĂ«rdo Brione qĂ« kĂ«tĂ« vit po mbahet nĂ« Tivat tĂ« Malit tĂ« Zi.

Postimi i plotë i presidentes Osmani:

Takim gjithnjĂ« pĂ«rmbajtĂ«sor me Presidentin kroat Zoran Milanović. 

Mirënjohëse për mbështetjen e tij për një Kosovë të fortë, të sigurtë dhe të përkushtuar drejt së ardhmes euroatlantike./ KultPlus.com

The post Osmani takoi presidentin kroat Milanović: MirĂ«njohĂ«se pĂ«r mbĂ«shtetjen pĂ«r njĂ« KosovĂ« tĂ« sigurtĂ« dhe tĂ« pĂ«rkushtuar drejt sĂ« ardhmes euroatlantike appeared first on KultPlus.

‘Dashunia vdes kur i mbarohen fjalĂ«t, dashunia vdes kur i shĂ«rohen plagĂ«t’

Poezi nga Primo Shllaku

TĂ« kam dashtë  
Dashunia nuk ka të tashme. 
Dashunia nuk ka të ardhshme.
Ajo ka vetëm të kaluemen. 
TĂ« kam dashtë 

Dashunia asht e lirë si dorë mbi ranë.
Dashunia asht e verbët si dorë e zhvoshkun nga lkura.
Dashunia asht e çmendun si dorë mbi mish.
Dashunia vdes kur i mbarohen fjalët.
Dashunia vdes kur i shërohen plagët.
Dashunia fillon prap prej fillimit


Dashunia i beson të gjitha. 
Dashunia i shpreson të gjitha. 
Dashunia i “ha” tĂ« gjitha. 
Dashunia i fal të gjitha. 
Dashunia banon te duert


TĂ« kam dashtë 
Dashunia nuk ka të tashme. 
Dashunia nuk ka të ardhshme. 
Ajo ka vetëm të kaluemen. 
TĂ« paskam dashtĂ«, pra
/ KultPlus.com

The post ‘Dashunia vdes kur i mbarohen fjalĂ«t, dashunia vdes kur i shĂ«rohen plagĂ«t’ appeared first on KultPlus.

“Jeta dhe Arti” nĂ« GalerinĂ« Qahili

Projekti “Jeta dhe Arti” Ă«shtĂ« njĂ« udhĂ«tim i thellĂ« dhe emocionues nĂ«pĂ«r artin qĂ« feston forcĂ«n, guximin dhe shpresĂ«n e grave qĂ« luftojnĂ« kundĂ«r kancerit tĂ« gjirit.

“Jeta dhe Arti” do tĂ« shtjellohet pĂ«rmes punĂ«torive qĂ« kanĂ« pĂ«r qĂ«llim ofrimin e njĂ« hapĂ«sire kreative ku pjesĂ«marrĂ«sit mund tĂ« shprehin emocionet e tyre pĂ«rmes artit, ndĂ«rsa rrisin ndĂ«rgjegjĂ«simin pĂ«r kancerin e gjirit.

Projekti ”Jeta dhe Arti” Ă«shtĂ« njĂ« homazh pĂ«r jetĂ«n dhe artin qĂ« shpreh fuqinĂ« e shpirtit njerĂ«zor. PĂ«rmes njĂ« kombinimi tĂ« fuqishĂ«m tĂ« artit vizual dhe ndĂ«rgjegjĂ«simit pĂ«r kancerin e gjirit, ky projekt synon tĂ« inspirojĂ« solidaritet, empati dhe guxim./ KultPlus.com

The post “Jeta dhe Arti” nĂ« GalerinĂ« Qahili appeared first on KultPlus.

Kumbaro me operatorë të turizmit natyror: Vjosa, hartë unike me shumë propozime

 Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka zhvilluar një takim me operatorë të turizmit natyror, bujtinave dhe agroturizmeve pranë Parkut Kombëtar të Lumit Vjosa.

Gjatë muajve janar-gusht të vitit 2024, zonat e mbrojtura janë vizituar nga 3.8 milionë vizitorë, me një rritje prej 18% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar.

“Vjosa Ă«shtĂ« lumĂ«, por Ă«shtĂ« edhe ekonomi. Dhe na kĂ«rkon tĂ« jemi shumĂ« tĂ« kujdesshĂ«m, sepse nĂ« momentin e parĂ« qĂ« mund ta prekim ose dĂ«mtojmĂ« pa dashje ose nga dĂ«shira pĂ«r tĂ« vrapuar pak mĂ« shpejt, mund tĂ« dĂ«mtojmĂ« biznesin e sĂ« ardhmes. Prandaj i gjithĂ« ky koncept i turizmit qĂ« e quajmĂ« turizĂ«m i qĂ«ndrueshĂ«m, si dhe ekoturizmi kanĂ« krijuar tĂ« tjera aktivitete sektoriale nĂ« turizĂ«m”, u shpreh ministrja Kumbaro.

Ministrja Kumbaro theksoi edhe lehtësitë fiskale si TVSH-ja e ulur në 6% për hotelet dhe bujtinat, për agroturizmin do të jetë 5% dhe 0% për biznesin e vogël.

“KĂ«to masa tĂ« cilat mund tĂ« duket se s’kanĂ« influencĂ«, sot kanĂ« bĂ«rĂ« qĂ« tĂ« shtohet zinxhiri i ekonomisĂ« dhe ju kanĂ« nxitur qĂ« tĂ« shpikni forma tĂ« reja tĂ« ofertĂ«s turistike. Vjosa Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« kartvizitĂ« shumĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« ShqipĂ«risĂ«, e cila nuk ka kuptim pa ju. DĂ«rguam nĂ« UNESCO dosjen e plotĂ« pĂ«r tĂ« cilĂ«n kemi njĂ« vit qĂ« punojmĂ« me AgjencinĂ« KombĂ«tare tĂ« Zonave tĂ« Mbrojtura, pĂ«r ta regjistruar si njĂ« kategori e veçantĂ« nĂ« listĂ«n BotĂ«rore tĂ« TrashĂ«gimisĂ« Natyrore”, u shpreh Kumbaro.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit u shpreh gjithashtu se vizitorĂ«t qĂ« vijnĂ« nĂ« GjirokastĂ«r, vizitojnĂ« edhe PĂ«rmetin, edhe bashkitĂ« e tjera tĂ« qarkut dhe sipas saj, organizata e menaxhimit tĂ« destinacioneve “Visit Gjirokastra” si dhe tĂ« shtatĂ« bashkitĂ« e kĂ«tij qarku kanĂ« meritĂ«n e tĂ« krijuarit tĂ« njĂ« modeli tĂ« destinacionit tĂ« organizuar turistik.

“NĂ« njĂ« zonĂ« kaq tĂ« vogĂ«l, ne mund t’i mbajmĂ« turistĂ«t deri nĂ« njĂ« javĂ«. Dhe kjo nuk bĂ«het duke folur vetĂ«m pĂ«r PĂ«rmetin, apo pĂ«r KĂ«lcyrĂ«n, apo pĂ«r GjriokastrĂ«n. Vjosa na bashkon tĂ« gjithĂ«ve si njĂ« hartĂ« unike me shumĂ« propozime brenda”, vazhdoi ministrja.

Në fund të fjalës së saj ministrja Kumbaro foli për të ardhurat nga turizmi në ekonominë shqiptare. Ajo kujtoi se në vitin 2022, në ekonominë shqiptare sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, hynë 2.8 miliardë euro, kurse për vitin 2023 kjo shifër u rrit në 4.2 miliardë euro. Ndërsa për gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ka pasur 500 milionë euro më shumë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar, duke theksuar se do të punohet për formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë që gjenerohet nga turizmi./atsh/ KultPlus.com

The post Kumbaro me operatorë të turizmit natyror: Vjosa, hartë unike me shumë propozime appeared first on KultPlus.

Edicioni i tretĂ« i ‘Idromeno Independent Film Festival’, nĂ« ShkodĂ«r

NĂ« Kinema “Republika”, nĂ« ShkodĂ«r çeli siparin edicioni i tretĂ« i festivalit tĂ« filmit “Idromeno Independent Film Festival”. 58 filma nga autorĂ« vendas dhe tĂ« huaj do tĂ« shfaqen pĂ«r adhuruesit e kinematografisĂ«.

Ky festival u konceptua nga njĂ« grup studentĂ«sh me njĂ« qĂ«llim madhor: integrimin e ideve tĂ« reja nĂ« mentalitetin e kineastĂ«ve shqiptarĂ«. Sipas tyre, kjo mund tĂ« arrihet me ndihmĂ«n e partnerĂ«ve dhe kineastĂ«ve tĂ« “Idromenos” nĂ« tĂ« gjithĂ« EvropĂ«n. QĂ«llimi Ă«shtĂ« tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet kinemaja eksperimentale dhe e pavarur duke e zgjeruar atĂ« si njĂ« lĂ«vizje multidisiplinare duke pĂ«rfshirĂ« shkenca tĂ« tjera qĂ« lidhen me filmin.

DitĂ«n e djeshme pĂ«rveç projeksioneve tĂ« filmave pati edhe njĂ« panel diskutimi me tĂ« ftuar si: Edon Qesari, Stefania Consigliere, Eris Agolli dhe Eno Milkani, ku tema e diskutimit ishte “Metamorfoza”.

NĂ« sesionin Idromeno Evocative, u shfaq filmi “Kapedani” i regjisorĂ«ve Muharrem Fejzo dhe Fehmi Hoshafi. NdĂ«rsa nĂ« sesionin Special Screenings u shfaq filmi i Pirro Milkanit, “Trishtimi i zonjĂ«s Shnajder”.

DitĂ«n e sotme ishte Emilie Richelle e cila foli mbi sfidat e tĂ« qenit grua nĂ« industrinĂ« e kinemasĂ«, ndĂ«rsa Miguel Velez dha njĂ« leksion mbi temĂ«n “TĂ« krijosh njĂ« film tĂ« shkurtĂ«r”.

“Idromeno Indipendent Film Festival” do tĂ« vazhdojĂ« aktivitetet e tij deri mĂ« 11 tetor./atsh/ KultPlus.com

The post Edicioni i tretĂ« i ‘Idromeno Independent Film Festival’, nĂ« ShkodĂ«r appeared first on KultPlus.

Publikohet lista e pĂ«rfituesve tĂ« skemĂ«s ‘MĂ«simdhĂ«nia e bazuar nĂ« punĂ« hulumtuese’, me buxhet 150 mijĂ« euro

Ministrja e Arsimit, ArbĂ«rie Nagavci ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se Ă«shtĂ« publikuar lista e pĂ«rfituesve tĂ« skemĂ«s “MĂ«simdhĂ«nia e bazuar nĂ« punĂ« hulumtuese”.

“QĂ«llimi kryesor i kĂ«saj skeme Ă«shtĂ« ta ndihmojĂ« mĂ«simdhĂ«nien e bazuar nĂ« punĂ« hulumtuese duke financuar veprimet mĂ«simore tĂ« bazuara nĂ« punĂ« hulumtuese, tĂ« cilat propozohen nga mĂ«simdhĂ«nĂ«sit e universiteteve pĂ«r lĂ«ndĂ« specifike pĂ«r t’i pĂ«rtĂ«rirĂ« agjendat aktuale tĂ« mĂ«simdhĂ«nies”, shprehet Nagavci, transmeton Klankosova.tv.

Buxheti i planifikuar pĂ«r kĂ«tĂ« skemĂ« mbĂ«shtetĂ«se Ă«shtĂ« 150 mijĂ« euro, ku do tĂ« ofrohen 15 grante nĂ« vlerĂ« prej 10 mijĂ« euro. Kjo skemĂ« financohet nga buxheti i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s dhe Projekti HEI’25.

“Pas kalimit nĂ«pĂ«r njĂ« proces transparent, secili aplikim Ă«shtĂ« vlerĂ«suar nga 3 ekspertĂ« tĂ« angazhuar nga Diaspora shqiptare nĂ« arsimin e lartĂ« nĂ« EvropĂ« dhe ShBA, ndĂ«rsa lista me pikĂ«t e vlerĂ«simit nga ekspertĂ«t ka kaluar nĂ«pĂ«r JurinĂ« e emĂ«ruar pĂ«r kĂ«tĂ« program te udhĂ«hequr nga Prof. Bruno Sergi nga Universiteti i Harvardit. Kjo listĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« miratuar edhe nga KĂ«shilli Shkencor nĂ« MASHTI.  PalĂ«t e pakĂ«naqura kanĂ« tĂ« drejtĂ« ankese 15 ditĂ« nga dita e shpalljes sĂ« kĂ«tij njoftimi”, shton tutje ministrja.

The post Publikohet lista e pĂ«rfituesve tĂ« skemĂ«s ‘MĂ«simdhĂ«nia e bazuar nĂ« punĂ« hulumtuese’, me buxhet 150 mijĂ« euro appeared first on KultPlus.

79-vjetori i themelimit i Lidhjes së Shkrimtarëve

 Më 7 tetor të vitit 1945, u krijua në Tiranë, Lidhja e Shkrimtarëve.

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave kujton se dy vjet më pas, në vitin 1947, këtij organi i bashkëngjitet edhe Lidhja e Artistëve, duke bërë bashkë kështu letrarët me kastën e artistëve të vendit.

Në fillesat e saj, Lidhja (LSHA) numëronte 70 anëtarë, ku bënin pjesë po ashtu gazetarë dhe gjuhëtarë. Mandej, numri i tyre erdhi duke u shtuar. Si kryetar i saj, u zgjodh Sejfulla Malëshova, ndërsa detyra honorifike e presidentit iu ngarkua Fan Nolit. Në statutin e Lidhjes së Shkrimtarëve ishte parakushti që nuk do të pranohej anëtar asnjë prej atyre shkrimtarëve, publicistëve e gazetarëve që i shërbyen me veprat e tyre okupatorit e që konsideroheshin armiq të popullit.

Disa prej pasuesve të Malëshovës në krye të LSHA-së ishin: Dhimitër Shuteriqi, Dritëro Agolli, Bardhyl Londo, Xhevahir Spahiu, Limos Dizdari etj.

LSHA-ja kishte organet e saj letrare dhe artistike, sikurse: revistĂ«n “Literatura jonĂ«â€, mĂ« pas “LetĂ«rsia jonĂ«â€ (1947), mĂ« vonĂ« revistĂ«n mujore “NĂ«ntori” (1954), tĂ« pĂ«rjavshmen “Drita” (1961), revistĂ«n nĂ« frĂ«ngjisht “Les lettres Albanaises” (1978), “Bota Letrare”, “Revista letrare” etj./ atsh/ KultPlus.com

The post 79-vjetori i themelimit i Lidhjes së Shkrimtarëve appeared first on KultPlus.

Ministri Çeku pĂ«r akademik Tahir EmrĂ«n: Vepra e tij mbetet pĂ«rgjithmonĂ« nĂ« historinĂ« e kulturĂ«s kombĂ«tare

Ministri i KulturĂ«s, Hajrulla Çeku, i ka dĂ«rguar telegram ngushĂ«llimi familjes sĂ« akademikut tĂ« ndjerĂ«, Tahir EmrĂ«s.

Ministri Çeku pĂ«rmes kĂ«tij telegrami Ă«shtĂ« shprehur se piktori dhe akademiku Tahir Emra ka lĂ«nĂ« gjurmĂ« tĂ« pashlyeshme nĂ« botĂ«n e artit dhe se vepra e tij do tĂ« vazhdoj tĂ« jetĂ« frymĂ«zim pĂ«r brezat e ardhshĂ«m.

“Me angazhimin e tij si profesor nĂ« AkademinĂ« e Arteve tĂ« Universitetit tĂ« PrishtinĂ«s, Emra ka dhĂ«nĂ« kontribut tĂ« madh nĂ« edukimin e brezave tĂ« rinj nĂ« fushĂ«n e arteve pamore ndĂ«rsa veprat e tij qĂ« gjenden nĂ« shumĂ« galeri e muze tĂ« botĂ«s, nĂ« institucione dhe nĂ« koleksione private janĂ« pasuri e jashtĂ«zakonshme. Vepra dhe kontributi i tij do tĂ« mbeten pĂ«rgjithmonĂ« nĂ« historinĂ« e kulturĂ«s sonĂ« kombĂ«tare, si frymĂ«zim pĂ«r brezat e ardhshĂ«m.

NgushĂ«llimet me tĂ« sinqerta familjes, miqve, kolegĂ«ve dhe bashkĂ«punĂ«torĂ«ve tĂ« tij”, thuhet nĂ« telegramin e Ministrit Çeku./ KultPlus.com

The post Ministri Çeku pĂ«r akademik Tahir EmrĂ«n: Vepra e tij mbetet pĂ«rgjithmonĂ« nĂ« historinĂ« e kulturĂ«s kombĂ«tare appeared first on KultPlus.

‘Ja çfarĂ« shikoj nga dritaret e ambasadĂ«s amerikane nĂ« Tiranë’- rrĂ«fimi i hollĂ«sishĂ«m i ambasadorit Herman Bernstein

Nga Aurenc Bebja*, FrancĂ« – 6 Tetor 2024

“The American Foreign Service Journal” ka botuar, nĂ« mars tĂ« 1932, nĂ« faqet n°3-6, rrĂ«fimin e hollĂ«sishĂ«m tĂ« ambasadorit Herman Bernstein mbi atĂ« çka ai vĂ«shtronte asokohe rreth e rrotull ambasadĂ«s amerikane nĂ« TiranĂ«, tĂ« cilin, Aurenc Bebja, nĂ«pĂ«rmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellĂ« pĂ«r publikun shqiptar :

ShqipĂ«ria — Vendi i Popullit tĂ« ShqiponjĂ«s

(Pamje nga dritaret e Legatës Amerikane në Tiranë)

Nga Herman BERNSTEIN, Ministër amerikan në Shqipëri

Burimi : The American Foreign Service Journal, mars 1932, faqe n°3-6
Burimi : The American Foreign Service Journal, mars 1932, faqe n°3-6

Nga dritaret e Legatës së re Amerikane në Tiranë mund të shihen shumë pamje të çuditshme dhe magjepsëse, të cilat ofrojnë një pamje të jetës shqiptare në të gjitha ngjyrat dhe nuancat e saj të larmishme.

Nga dritaret e përparme mund të shoh kopshtin tonë me lule të kujdesur nga një kopshtar shqiptar që pretendon se ka punuar në pallatin e vjetër të Sulltanit në Kostandinopojë dhe nga një ish-oficer rus që kishte ikur nga bolshevikët dhe kishte shërbyer në forcat Wrangell dhe më pas kishte ardhur në Shqipëri me ushtrinë e vogël të drejtuar nga Ahmet Zogu kur u kthye në pushtet pas mërgimit të tij në Beograd. Më tutje, te porta e Legatës, qëndron shtëpiza e dy kavasëve të Legatës, Sulejmanit dhe Rasimit, shqiptarë që kanë kaluar (jetuar) disa vite në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sulejmani konsiderohet nga shqiptarët si me fat të veçantë jo vetëm për faktin se ai punon në Legatën Amerikane, por edhe sepse është babai krenar i pesë djemve. Vajzat kërkojnë pajë kur martohen në Shqipëri, ndërsa djemtë u sjellin prikë prindërve.

Përpara portës së Legatës ndodhet rruga e re që të çon nga Durrësi në Elbasan dhe Korçë. Durrësi, në Adriatik, është porti më i rëndësishëm i Shqipërisë. Qyteti, tani i vogël, me një popullsi prej rreth 10.000 banorësh, dikur ishte një qendër e madhe tregtare, që lidhte Perëndimin me Lindjen. I ndërtuar rreth 700 vjet para epokës së krishterë, Durrësi, i njohur në të kaluarën si Dyrrachium (Dyrrahu), dëshmoi skena lavdie, betejash të përgjakshme, të konfliktit midis ushtrive të Cezarit dhe Pompeut dhe të kryqtarëve në rrugën e tyre për në Tokën e Shenjtë. Besohet se edhe atje, në brigjet e Adriatikut, Shën Pali ka predikuar krishtërimin.

Rruga e re e Elbasanit, tashmë në përfundim, të çon në Korçë, e cila është një nga qytetet më përparimtare dhe moderne të Shqipërisë, kryesisht për shkak të ndikimit të shqiptarëve të emigruar në Shtetet e Bashkuara dhe që u kthyen në Korçë pasi kishin përvetësuar pasuri të konsiderueshme materiale dhe mënyrat e zakonet e Amerikës. Disa u kthyen për vizita në tokën e tyre të lindjes dhe sollën me vete konceptet e biznesit dhe metodave të bujqësisë amerikane dhe një standard më të lartë jetese, i cili u prezantua gradualisht në rrethin e Korçës. Për vite me radhë Korça ka marrë gjithashtu shuma të konsiderueshme të dërguara nga shqiptarët amerikanë për të afërmit e tyre në vendlindjen e tyre. Për këtë arsye Amerika është e njohur në Shqipëri. Shqipëria i është gjithashtu mirënjohëse Amerikës për ndihmën e Presidentit të ndjerë Wilson dhënë për çështjen e pavarësisë së Shqipërisë në një periudhë shumë kritike gjatë Konferencës së Paqes. Arsyet e tjera për vlerësimin e Amerikës nga Shqipëria janë shkollat amerikane në Tiranë dhe Kavajë, të drejtuara nga Kryqi i Kuq Amerikan dhe Fondacioni i Lindjes së Afërt, si dhe puna kundër malaries e Fondacionit Rockefeller.

PĂ«rtej rrugĂ«s sĂ« re tĂ« Elbasanit mund tĂ« shoh nga dritaret tona tĂ« pĂ«rparme njĂ« fushĂ« tĂ« madhe, kazerma, ushtarĂ« qĂ« bĂ«jnĂ« ushtrime; kuajt, lopĂ«t, delet duke kullotur — skena tĂ« stĂ«rvitjes ushtarake tĂ« pĂ«rziera me idilet baritore tĂ« paqes. NdonjĂ«herĂ« dĂ«gjoj zhurmĂ«n e mitralozĂ«ve qĂ« jehojnĂ« nĂ« male. Dhe menjĂ«herĂ« pas kĂ«saj dĂ«gjoj barinjtĂ« qĂ« luajnĂ« melodi tĂ« kĂ«ndshme nĂ« fyellin e tyre, ose fshatarĂ« qĂ« kĂ«ndojnĂ« kĂ«ngĂ« orientale ndĂ«rsa kalojnĂ« mbi kuajt e tyre tĂ« vegjĂ«l ose gomerĂ«t e vegjĂ«l. Aty-kĂ«tu shoh shtĂ«pi tĂ« reja tĂ« shpĂ«rndara nĂ«punĂ«sish e fisnikĂ«sh shqiptarĂ«. PĂ«rballĂ« LegatĂ«s Amerikane do tĂ« ngrihen edhe disa prej legatave tĂ« huaja. NĂ« njĂ« distancĂ« tĂ« shkurtĂ«r, shihni kodrĂ«n nĂ« tĂ« cilĂ«n po ndĂ«rtohet pallati i ri i nĂ«nĂ«s mbretĂ«reshĂ«.

Teksa kthehem nga dritaret në të djathtë, përballë qytetit të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë, që mban emrin e Teheranit rreth 300 vjet më parë, shoh kope delesh bardh e zi, buaj, lopë, selvi madhështore, xhami, minare të holla të bardha. Më pas pallati modest i nënës mbretëreshë dhe pesë princeshave, motrat e mbretit Zog, burgu i ri, ndërtesat e reja ministrore mjaft imponuese dhe Bashkia në qendër të Tiranës; pallati i vjetër i Mbretit Zog, i vetmi mbret në Evropë që ka ardhur në pushtet si bir i një prijësi të shquar malësor, trim, i cili luftoi për vendin e tij në rini, i cili më pas mbajti postet e Ministrit të Brendshëm, Kryeministrit dhe Presidentit, dhe i cili në vitin 1928 u shpall Mbret nga Asambleja Kushtetuese. Udhëheqësi i Popullit të Shqiponjës, siç njihen shqiptarët, është një i ri 36-vjeçar shtatlartë, i hollë, inteligjent, i cili sillet me një dinjitet dhe ekuilibër të thjeshtë por mbresëlënës.

Natën dritat e Tiranës shkëlqejnë me gëzim dhe e bëjnë kryeqytetin të duket shumë më i madh se sa është. Në festat kombëtare rrugët, kulla e sahatit dhe minaret janë zbukuruar me flamujt e Shqipërisë Kuq e Zi dhe me ndriçim elektrik shumëngjyrësh.

TiranĂ«, ShqipĂ«ri — Panorama e qytetit siç shihet nga Legata e re Amerikane, 1931 (Foto nga H. Bernstein) — Burimi : The American Foreign Service Journal, mars 1932, faqe n°3-6
TiranĂ«, ShqipĂ«ri — Panorama e qytetit siç shihet nga Legata e re Amerikane, 1931 (Foto nga H. Bernstein) — Burimi : The American Foreign Service Journal, mars 1932, faqe n°3-6

Nga xhamat e pasmĂ« dalloj Alpet e purpurta shqiptare nĂ« perĂ«ndimin e diellit, me malin e Dajtit tĂ« mbuluar me borĂ« nĂ« qendĂ«r. Shoh shpesh aeroplanĂ« qĂ« fluturojnĂ« sipĂ«r, shqiponja qĂ« fluturojnĂ«, borĂ« nĂ« majĂ« tĂ« malit, gjeth tĂ« gjelbĂ«r nĂ« rrĂ«zĂ« tĂ« malit dhe nĂ« kopshtin tonĂ«, jo shumĂ« larg, trĂ«ndafila tĂ« lulĂ«zuar nĂ« dhjetor. UnĂ« shoh disa banesa tĂ« ulĂ«ta, tipike shqiptare me çati tĂ« kuqe prej tullash balte; mullarĂ« tĂ« artĂ« tĂ« rregulluar nĂ« dizajn fantastik; hijet e reve qĂ« bien pĂ«rtej malit; dhe herĂ« pas here ylberĂ« tĂ« dyfishtĂ« tĂ« shndritshĂ«m shqiptarĂ« nĂ« sfondin e malit tĂ« Dajtit. PĂ«rtej kĂ«tyre Alpeve Ă«shtĂ« Kruja, shtĂ«pia e SkĂ«nderbeut, Gjergj Kastriotit, Uashingtonit shqiptar qĂ« luftoi pĂ«r pavarĂ«sinĂ« e ShqipĂ«risĂ« nĂ« shekullin e pesĂ«mbĂ«dhjetĂ« dhe pĂ«r disa vite qĂ«ndroi fitimtar kundĂ«r turqve. SkĂ«nderbeu, lavdĂ«rimi i tĂ« cilit u kĂ«ndua nga Longfellow nĂ« “Tales of a Wayside Inn”, ishte jo vetĂ«m njĂ« ushtar dhe çlirimtar i madh, por, duke gjykuar nga testamenti i fundit pĂ«r tĂ« birin, edhe njĂ« burrĂ« shteti i mençur dhe largpamĂ«s.

Nga dritaret nĂ« tĂ« majtĂ« shoh rrugĂ«n dredha-dredha pĂ«r nĂ« EIbasan, rrugĂ«n e famshme romake Via Egnatia, e cila nĂ« ditĂ«t e para tĂ« epokĂ«s sĂ« krishterĂ« tĂ« çonte nga DurrĂ«si nĂ« Selanik. UnĂ« shoh kodra tĂ« ulĂ«ta, nĂ« njĂ«rĂ«n prej tĂ« cilave qĂ«ndron njĂ« vend i shenjtĂ« i braktisur bektashian i rrethuar me pemĂ«. MĂ« poshtĂ« Ă«shtĂ« njĂ« kasolle e vogĂ«l, e pĂ«rdorur tani si kafene, ku ciganĂ«t kĂ«rcejnĂ« dhe luajnĂ« muzikĂ«n e tyre me zĂ« tĂ« lartĂ«, tĂ« çuditshĂ«m, shpesh rrĂ«qethĂ«s gjatĂ« gjithĂ« natĂ«s, gjatĂ« muajve tĂ« verĂ«s dhe tĂ« vjeshtĂ«s. ShumĂ« nga burrat dhe gratĂ« qĂ« kalojnĂ« pĂ«rgjatĂ« rrugĂ«s sĂ« Elbasanit janĂ« tĂ« rreckosur, zbathur. NdonjĂ«herĂ« veshin kostume tĂ« qĂ«ndisura artistikisht me dizajne tĂ« pasura dhe tĂ« bukura. HerĂ« pas here njĂ« me beben e saj. Shpesh njĂ« grua e mbuluar, hipur mbi njĂ« gomar, duke mbajtur fĂ«mijĂ«n e saj nĂ« njĂ«rin krah dhe duke mbajtur njĂ« ombrellĂ« tĂ« hapur nĂ« dorĂ«n tjetĂ«r — jo pĂ«r ta mbrojtur atĂ« nga shiu apo nga rrezet e diellit tĂ« shndritshĂ«m, por mĂ« tepĂ«r si njĂ« shenjĂ« dallimi midis myslimanĂ«ve shqiptarĂ«.

Burimi : The American Foreign Service Journal, mars 1932, faqe n°3-6
Burimi : The American Foreign Service Journal, mars 1932, faqe n°3-6

Shoh një kortezh të gjatë gomerësh, kuajsh, mushkash, buajsh, qesh, sidomos të enjteve, kur fermerët e fshatrave fqinjë dalin në treg në Tiranë. Kafshët janë të vogla dhe të holla; burrat dhe gratë janë të dobët, të drejtë, me pamje të trishtuar, rrallë të buzëqeshur, shpesh duke kënduar me ankth, zërat e tyre kumbojnë qartë si kambana argjendi. Tani shoh një hoxhë, të gjatë, të veshur me një çallmë jeshile, të hipur mbi një gomar të vogël, me këmbët që lëkunden në mënyrë ritmike, gati duke prekur tokën. Populli, edhe pse ende supersticioz, nuk njeh konflikte apo grindje fetare në Shqipëri. Udhëheqësit fetarë të myslimanëve, katolikëve dhe ortodoksëve jetojnë në harmoni dhe besimtarët e tyre ndonjëherë vizitojnë vendet e lutjes së njëri-tjetrit. Ndërsa shikoj nga dritaret e Legatës, shoh Tiranën në rritje, kryeqytetin e Popullit të Shqiponjës, duke marrë formën moderne, njerëzit që përvetësojnë nga jashtë rrugët përparimtare të Perëndimit, por ende të kapur pas disa prej traditave të tyre të shkëlqyera të lashta të cilat nuk kanë pësuar asnjë ndryshim me shekuj; ndërtimi i një shteti të pavarur, më i vogli nga shtetet ballkanike, i cili mban një pozicion kaq të rëndësishëm në Adriatik. Në Shqipëri, Orienti dhe Perëndimi gërvishten si në pak vende të tjera. Femrat shqiptare vlerësohen shumë nga burrat. Një grua që udhëton vetëm është e sigurt kudo në Shqipëri. Dhe asnjë burrë nuk duhet të ketë frikë nga hakmarrja stërgjyshore e një armiku nëse shoqërohet nga një nga gratë e tij. Mikpritja proverbiale dhe ndjenja e nderit e shqiptarëve nuk janë ndryshuar gjatë marshimit të shpejtë të vendit drejt modernizimit.

Një ditë, turistët në kërkim të peizazheve të çuditshme dhe të bukura, zakoneve dhe kostumeve të veçanta do të zbulojnë këtë vend nga më piktoreskët në Evropë. Nëse vonojnë vizitën e tyre në Shqipëri, do të jetë tepër vonë. Pjesa më e madhe e sharmit magjepsës të Shqipërisë po zhduket, duke i lënë vendin kostumeve perëndimore dhe ritmit të vrullshëm të jetës moderne./ KultPlus.com

The post ‘Ja çfarĂ« shikoj nga dritaret e ambasadĂ«s amerikane nĂ« Tiranë’- rrĂ«fimi i hollĂ«sishĂ«m i ambasadorit Herman Bernstein appeared first on KultPlus.

Presidenti Begaj uron studentët: Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, por vlera më e madhe jeni ju, rinia e saj

Presidenti shqiptar, Bajram Begaj, ka uruar studentët me rastin e fillimit të vitit të ri akademik.

Presidenti Begaj është shprehur se studentët janë brezi që do të ndërtojnë një Shqipëri të fortë dhe të qëndrueshme.

“Kjo rrugĂ« nuk do tĂ« jetĂ« e lehtĂ«, por jam i bindur se me pĂ«rkushtim, punĂ« tĂ« palodhur dhe dashuri pĂ«r dijen, mund tĂ« arrini çdo gjĂ« qĂ« dĂ«shironi.

ShqipĂ«ria ka potencial tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m, por vlera mĂ« e madhe e kĂ«tij potenciali jeni ju, rinia e saj. Suksesi juaj Ă«shtĂ« suksesi i ShqipĂ«risĂ« dhe sĂ« bashku do tĂ« ndĂ«rtojmĂ« njĂ« tĂ« ardhme mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€, ka shkruar presidenti Begaj nĂ« “Facebook”./ KultPlus.com

The post Presidenti Begaj uron studentët: Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm, por vlera më e madhe jeni ju, rinia e saj appeared first on KultPlus.

Taylor Swift është zyrtarisht muzikantja më e pasur në botë

Taylor Swift ka kaluar zyrtarisht RihannĂ«n pĂ«r t’u bĂ«rĂ« muzikantja mĂ« e pasur femĂ«r nĂ« botĂ« me njĂ« vlerĂ« neto prej 1.6 miliardĂ« dollarĂ«sh.

Swift tani kryeson listën e muzikantëve më të pasur, duke tejkaluar pasurinë neto të Rihannës prej 1.4 miliardë dollarësh.

Ky lajm u konfirmua nga revista Forbes, duke pĂ«rditĂ«suar gjendjen financiare tĂ« Taylor Swift, pas suksesit historik tĂ« turneut tĂ« saj “Eras” dhe popullaritetit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« muzikĂ«s sĂ« saj.

Përveç titullit të artistes më të pasur femër, ajo është edhe në vendin e dytë në listën e përgjithshme të muzikantëve më të pasur, pak pas Jay Z që ka 2.5 miliardë dollarë.

Ndryshe nga shumë muzikantë të tjerë të pasur, pasuria e Taylor Swift vjen kryesisht nga karriera e saj muzikore.

Ajo arriti për herë të parë statusin e miliarderes në tetor 2023 dhe është e vetmja muzikante në histori që ka një vlerë neto me 10 shifra kryesisht nga shitjet e albumeve dhe performancat live, dhe jo nga sipërmarrjet sipërmarrëse.

Vetëm një vit më vonë, Forbes vlerëson se 600 milionë dollarë nga pasuria e Taylor Swift vijnë nga turneu dhe honoraret, 600 milionë të tjera nga vlera e katalogut të saj muzikor dhe 125 milionë dollarë nga investimet në pasuri të paluajtshme.

Swift Ă«shtĂ« nĂ« prani tĂ« vazhdueshme nĂ« listĂ«n e “muzikantĂ«ve mĂ« tĂ« pasur”, por rritja e saj financiare nĂ« vitet e fundit ka qenĂ« befasuese.

Që nga viti 2020, pasuria e saj neto vlerësohet në 365 milionë dollarë, që do të thotë se ajo ka grumbulluar rreth 1.2 miliardë dollarë vetëm në katër vitet e fundit./abcnews.al/ KultPlus.com

The post Taylor Swift është zyrtarisht muzikantja më e pasur në botë appeared first on KultPlus.

Shpallen fituesit e çmimit Nobel në mjekësi 2024, dy shkencëtarët amerikanë vlerësohen për zbulimin e mikroRNA

Çmimi Nobel nĂ« mjekĂ«si 2024 u Ă«shtĂ« dhĂ«nĂ« dy shkencĂ«tarĂ«ve amerikanĂ« Victor Ambros dhe Gary Ruvkun pĂ«r punĂ«n e tyre nĂ« mikroARN. Komiteti i Çmimit Nobel nĂ« Suedi vlerĂ«soi “zbulimin novator” tĂ« biologĂ«ve amerikanĂ«, pĂ«r tĂ« cilin tha se “zbuloi njĂ« dimension krejtĂ«sisht tĂ« ri tĂ« rregullimit tĂ« gjeneve”.

Puna e tyre ndihmon në shpjegimin se si funksionojnë gjenet tona brenda trupit të njeriut dhe se si kjo krijon indet e ndryshme të trupit të njeriut.

Fituesit ndajnĂ« njĂ« çmim me vlerĂ« 11 milionĂ« korona suedeze (810,000 ÂŁ). Çmimi i kĂ«tij viti Ă«shtĂ« çmimi i 115-tĂ« Nobel qĂ« jepet nĂ« fiziologji ose mjekĂ«si qĂ« nga viti 1901. Nga 229 fitues, vetĂ«m 13 kanĂ« qenĂ« gra.

Çmimi Nobel 2024 nĂ« fizikĂ« do tĂ« shpallet tĂ« martĂ«n, pasuar nga çmimi i kimisĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ«n./abcnews.al/ KultPlus.com

The post Shpallen fituesit e çmimit Nobel në mjekësi 2024, dy shkencëtarët amerikanë vlerësohen për zbulimin e mikroRNA appeared first on KultPlus.

‘E ardhmja hibride’, hapet edicioni i parĂ« i Bienales NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« Artit BashkĂ«kohor nĂ« DurrĂ«s

KĂ«tĂ« fundjavĂ«, nĂ« DurrĂ«s u çel edicioni i parĂ« i Bienales NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« Artit BashkĂ«kohor me temĂ« Inteligjenca artificiale: “E ardhmja hibride”. 

Kjo temë bëri bashkë 40 artistë nga 17 vende të ndryshme të botës. Artistët pjesëmarrës kanë prekur kufijtë mes reales dhe surreales në veprat e tyre që janë ekspozuar në disa prej institucioneve dhe hapësirave publike të qytetit, duke përfshirë monumentet e trashëgimisë kulturore.

“ËshtĂ« njĂ« risi pĂ«r DurrĂ«sin dhe vendin pasi nuk ka pasur njĂ« bienale kushtuar artit bashkĂ«kohor. PatjetĂ«r qĂ« duhet tĂ« kthehet nĂ« njĂ« brand pĂ«r qytetin pĂ«r artin pamor dhe pĂ«r ta kthyer atĂ« nĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« shumĂ« tĂ« mirĂ« promovimi pĂ«r turizmin”, tha Oltsen Gripshi,  Kurator i Bienales.

NĂ« ceremoninĂ« e hapjes, u ndanĂ« disa çmime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, pĂ«rfshirĂ« Çmimin pĂ«r Pavionin mĂ« tĂ« MirĂ« tĂ« Bienales qĂ« shkoi pĂ«r pavionin e Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s,  Çmimin Special pĂ«r Artistin e Ri qĂ« e mori Lai Junjie nga Kina, si dhe atĂ« tĂ« karrierĂ«s pĂ«r skulptorin shqiptar Sadik Spahija.

“ËshtĂ« sukses kjo bienale duke parĂ« artistĂ«t pjesĂ«marrĂ«s qĂ« vijnĂ« nga pĂ«rvoja tĂ« rĂ«ndĂ«sishme dhe i bashkon shpirti. Inteligjenca artificiale padyshim qw do ta ndihmojĂ« botĂ«n tĂ« bĂ«het mĂ« e mirĂ«, por arti gjithnjĂ« do tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me tĂ«, njĂ« nga motivet bazĂ« pĂ«r zhvillimin e kulturĂ«s dhe njerĂ«zimit“, tha Massimo Scaringella, kryetar i JurisĂ«.

Bienalja e Durrësit synon të kthehet në një event të qëndrueshëm duke i dhënë vlerë të shtuar dhe turizmit në Durrës. Punimet e saj do të vazhdojnë të ekspozohen deri më 24 nëntor./ Top Channel/ KultPlus.com

The post ‘E ardhmja hibride’, hapet edicioni i parĂ« i Bienales NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« Artit BashkĂ«kohor nĂ« DurrĂ«s appeared first on KultPlus.

Rekordet botërore të Saimir Stratit që ruhen në magazina

Ka thyer 11 rekorde Guinness në fushën e mozaikut dhe refuzon çdo ftesë që i vjen nga disa shtete të botës, sepse dëshiron që rekordin e 12-të ta realizojë dhe ekspozojë në Shqipëri.

Saimir Strati, artist i mozaikĂ«ve, tregon pĂ«r Radion Evropa e Lirë se çdo ditĂ« krijon, e po ashtu merr ftesa pĂ«r ekspozita dhe pĂ«r tĂ« realizuar vepra tĂ« tjera, por shprehet i prekur qĂ« arti qĂ« bĂ«n, “nuk vlerĂ«sohet” nĂ« vendin e tij, transmeton Klankosova.tv.

“NĂ«se ka njĂ« ftesĂ« serioze, jam gati ta bĂ«j rekordin e 12-tĂ«. Kam refuzuar shumĂ« ftesa, sepse dua qĂ« ky rekord tĂ« shĂ«nohet nĂ« ShqipĂ«ri. Por, nuk do tĂ« bĂ«j njĂ« vepĂ«r qĂ« tĂ« magazinohet dhe tĂ« ruhet diku fshehur dhe mĂ« pas tĂ« prishet”, thotĂ« Strati.

Me keqardhje, ai thotë se shtatë rekordet që ka thyer me veprat që ka realizuar në Shqipëri, nuk kanë marrë vlerësimin që ka pritur.

Një nga punimet e Saimir Stratit.

Nuk është realizuar asnjë ekspozitë me to dhe nuk është marrë asnjë vendim për ta vlerësuar punën dhe veprën e tij, siç ka ndodhur në disa shtete ku ai ka realizuar vepra të tilla.

Mozaiku i Nënës Terezë i punuar nga Strat në Prishtinë.

The post Rekordet botërore të Saimir Stratit që ruhen në magazina appeared first on KultPlus.

Vdes akademiku Tahir Emra 

Sot, në moshën 86 vjeçare ka vdekur piktori dhe akademiku Tahir Emra.

Emra ka qenë profesor në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, si dhe korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Ai lindi më 10 mars të vitit 1938 në Gjakovë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e Mesme të Artit në Pejë.

Akademinë e Arteve Figurative dhe studimet pasuniversitare i kreu në vitin 1966 në Beograd, në klasën e piktorit e pedagogut të shquar prof. Nedelko Gvozdenoviq.

Në Fakultetin e Arteve të Prishtinës ka punuar qysh prej themelimit të tij (1974), ku ka ligjëruar klasën e pikturës dhe të studimeve pasuniversitare me titullin profesor ordinar.

Veprat e tij gjenden nĂ« shumĂ« galeri, muze dhe koleksione private dhe janĂ« vlerĂ«suar lart nĂ« aspektin artistik. ËshtĂ« anĂ«tar i ShoqatĂ«s sĂ« ArtistĂ«ve FigurativĂ« të KosovĂ«s.NĂ« vitin 2000 zgjidhet anĂ«tar korrespondent i AkademisĂ« sĂ« Shkencave dhe tĂ« Arteve tĂ« KosovĂ«s./ KultPlus.com

The post Vdes akademiku Tahir Emra  appeared first on KultPlus.

Viti i ri akademik në Shqipëri, 20 mijë studentë nisin rrugëtimin drejt dijes e të ardhmes

Kryeministri Edi Rama ka uruar studentët dhe pedagogët për nisjen e vitit të ri akademik 2024-2025.

NĂ« njĂ« video tĂ« studentĂ«ve dhe ministres sĂ« Arsimit Ogerta Manastirliu nga Fakulteti i Shkencave tĂ« NatyrĂ«s, Rama shkruan: “Suksese studentĂ«ve tĂ« cilĂ«t ulen sot pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« auditorĂ«t e universitetit dhe atyre qĂ« tashmĂ« e kanĂ« nisur kĂ«tĂ« rrugĂ«tim, si dhe trupĂ«s sĂ« pedagogĂ«ve nĂ« kĂ«tĂ« vit tĂ« ri akademik”.

Janë rreth 20 studentë të rinj që do të ulen për herë të parë në auditoret e universiteteve.Ministrja Manastirliu, duke iu drejtuar studentëve të vitit të parë dhe gjithë stafit akademik universitar, tha:

“SĂ« bashku me studentĂ«t e Fakultetit tĂ« Shkencave tĂ« NatyrĂ«s, qĂ« hyjnĂ« kĂ«tĂ« vit nĂ« vit tĂ« parĂ« dhe me shokĂ«t e tyre qĂ« tashmĂ« kanĂ« nisur universitetin, dua t’ju uroj suksese mbi 20 mijĂ« studentĂ«ve, tĂ« cilĂ«t nisin sot kĂ«tĂ« rrugĂ«tim drejt dijes dhe formimit tĂ« sĂ« ardhmes sĂ« tyre. Gjithashtu, dua tĂ« uroj stafin akademik dhe prindĂ«rit pĂ«r rrugĂ«timin qĂ« nisin sot fĂ«mijĂ«t tanĂ«â€, tha Manastirliu nga Fakulteti i Shkencave tĂ« NatyrĂ«s./atsh/ KultPlus.com

The post Viti i ri akademik në Shqipëri, 20 mijë studentë nisin rrugëtimin drejt dijes e të ardhmes appeared first on KultPlus.

❌