❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksidentoi për vdekje një këmbësor, arrestohet shoferi 19-vjeçar në Klos

Policia e Dibës ka arrestuar, 19- vjeçarin Ergis Selimi, i cili në datën 6 tetor, aksidentoi me pasojë vdekjen një këmbësor në fshatin Suç të Bashkisë Klos.

41- vjeçari u pĂ«rplas pĂ«r vdekje nĂ« rrugĂ«n e fshatit Kurdari pak metra larg kishĂ«s sĂ« fshatit. Leonard Doçi po lĂ«vizte nĂ« kĂ«mbĂ« nga fshati Kurdari pĂ«r nĂ« rrugĂ«n nacionale Klos – Burrel kur Ă«shtĂ« goditur nga automjeti tip benz mĂ« drejtues 19- vjeçarin Ergis Selimi.

Përplasja ka qenë e fortë teksa e ka zhvendosur disa metra larg 41- vjeçarin duke e nxjerrë jashtë rrugës dhe ka humbur jetën. Automjeti ka lëvizur në kanal përreth 30 metra ku dhe ka ngecur aty.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e PolicisĂ« DibĂ«r. NĂ« vijim tĂ« informacionit tĂ« dhĂ«nĂ« ditĂ«n e djeshme, pĂ«r njĂ« aksident nĂ« rrugĂ«n dytĂ«sore tĂ« fshatrave Kurdari-Suç, ju informojmĂ« se, Sektori i PolicisĂ« Rrugore ka bĂ«rĂ« arrestimin nĂ« flagrancĂ« tĂ« shtetasit Ergis Selimi, 19 vjeç, banues nĂ« fshatin Kurdari, i cili teksa drejtonte njĂ« automjet tip “Benz”, ka aksidentuar me pasojĂ« vdekjen njĂ« 42-vjeçar (kĂ«mbĂ«sor).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

The post Aksidentoi për vdekje një këmbësor, arrestohet shoferi 19-vjeçar në Klos appeared first on Lapsi.al.

Sveçla për kërkesën e Vuçiçit: Ska kthim të ish-policëve të dorëhequr serb në Veri

Jo rikthim të ish-policëve të dorëhequr serb në Veri.

“Jo vetĂ«m se Ă«shtĂ« shkelje ligjore, por Ă«shtĂ« edhe shkelje e vullnetit politik tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s”.

Kështu është shprehur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, që ish-policët e dorëhequr në veri të rikthehen prapë në punë.

“DorĂ«heqja e kĂ«tyre zyrtarĂ«ve policorĂ«, nĂ« fakt ka qenĂ« po ashtu pĂ«r njĂ« masĂ« tĂ« madhe tĂ« tyre, pastrim i elementit kriminal nĂ« atĂ« zonĂ«. As qĂ« bĂ«het fjalĂ« qĂ« tĂ« plotĂ«sohet kĂ«rkesa e Aleksandar Vuçiçit qĂ« ish-policĂ«t tĂ« kthehen nĂ« radhĂ«t e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s. Kjo jo vetĂ«m se Ă«shtĂ« shkelje ligjore, por Ă«shtĂ« edhe shkelje e vullnetit politik tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka thĂ«nĂ« ai sot nĂ« KĂ«shillin e PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« LĂ«vizjes VetĂ«vendosje.

Dorëheqjen e një mase të policëve nga komuniteti serb, Sveçla e ka quajtur pastrim të elementit kriminal në veri.

The post Sveçla për kërkesën e Vuçiçit: Ska kthim të ish-policëve të dorëhequr serb në Veri appeared first on Lapsi.al.

Korçë/ 53-vjeçari hidhet nga tarraca e katit të 7-të të një pallati

Një 53-vjeçar është hedhur nga tarraca e katit të 7-të të një pallati në qytetin e Korçës.

Sipas informacioneve tĂ« para mĂ«sohet se ngjarja ka ndodhur nĂ« afĂ«rsi tĂ« pazarit tĂ« qytetit nĂ« vendin i quajtur ‘pallati i kinezĂ«ve’.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa viktima është identidikuar si 53-vjeçari me iniciale J. K..

“MĂ«ngjesin e sotĂ«m, nĂ« lagjen nr.8, dyshohet se Ă«shtĂ« vetĂ«hedhur nga tarraca e katit tĂ« shtatĂ« tĂ« njĂ« pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojĂ« e dĂ«mtimeve ka humbur jetĂ«n.

Grupi hetimor po punon pĂ«r sqarimin e rrethanave tĂ« rastit”, njoftoi policia.

The post Korçë/ 53-vjeçari hidhet nga tarraca e katit të 7-të të një pallati appeared first on Lapsi.al.

Dyert e kryeministrisĂ« tĂ« “blinduara”, para protestĂ«s sĂ« opozitĂ«s hiqet edhe kĂ«rpudha

Ashtu si çdo protestë të opozitës edhe këtë herë janë marrë masa për të siguruar hyrjen e kryeministrisë. PD ka paralajmëruar se tubimi do të nisë para godinës së kryeministrit Edi Rama më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës.

Dyert e kryeministrisĂ« janĂ« tĂ« “blinduara”, ndĂ«rsa instalacioni i kĂ«rpudhĂ«s qĂ« ndodhet nĂ« lulishten e kĂ«tij institucioni Ă«shtĂ« hequr.

Ndërkohë burime nga policia bëjnë me dije se mbi 1500 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA.

Po ashtu edhe Garda e Republikës do të jetë e gjitha në gatishmëri për të kryer detyrën në ruajtjen e institucioneve. Ndërkohë në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh.

Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

The post Dyert e kryeministrisĂ« tĂ« “blinduara”, para protestĂ«s sĂ« opozitĂ«s hiqet edhe kĂ«rpudha appeared first on Lapsi.al.

Itali/ Ngjarje e rënde vritet shqiptari 37 vjeçar me plumb në kokë

Një shqiptar është vrarë me armë zjarri në  Itali. Mediat raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin, Beni Arshiaj 37 vjeç, i cili u ekzekutua nga persona ende të paidentifikuar në sy të djalit të tij.

Ndaj të riut shqiptar u qëllua me pesë plumba, por vetëm një do të ishte fatale, pasi e kapi në kokë.

Disa qytetarë, që ishin dëshmitarë janë marrë në pyetje. Ata thanë se kishin parë dy persona duke ikur me skuter menjëherë pasi kishin dëgjuar të shtënat.

Sipas dëshmitarëve 37-vjeçari ndodhej në një furgon kur u qëllua me disa plumba të kalibrit të vogël, por hetimet vijojnë ende.

Në vendngjarje shkoi ambulanca dhe policia, e cila po heton për vrasjen.

 

The post Itali/ Ngjarje e rënde vritet shqiptari 37 vjeçar me plumb në kokë appeared first on Lapsi.al.

Shifrat/ Një vit luftë shkatërruese e Izraelit në Gazë

Një vit më parë, Izraeli filloi një nga fushatat më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese të bombardimeve në historinë moderne në Rripin e Gazës.

Nisi vetĂ«m disa orĂ« pasi Hamasi – grup palestinez qĂ« kontrollon GazĂ«n, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja – kreu njĂ« sulm tĂ« paprecedentĂ« kundĂ«r Izraelit mĂ« 7 tetor tĂ« vitit 2023 – mĂ« vdekjeprurĂ«sin nĂ« historinĂ« e kĂ«tij vendi. QĂ«llimi i Izraelit pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar Hamasin, pasoi me dĂ«me tĂ« mĂ«dha pĂ«r civilĂ«t dhe infrastrukturĂ«n nĂ« GazĂ« – njĂ«rĂ«n prej zonave mĂ« tĂ« populluara nĂ« botĂ«.

Të vrarët

Më 7 tetor, Hamasi kreu një sulm disaorësh ndaj Izraelit nga Gaza. Izraeli tha se 1.139 persona u vranë, përfshirë 685 civilë izraelitë dhe 71 të huaj.

Hamasi po ashtu mori 251 pengje izraelite. Pothuajse gjysma e tyre janë liruar, disa janë shpëtuar e të tjerë janë liruar nga Hamasi. Pak më shumë se 100 nga pengjet besohet se janë në Gazë, ndërkaq të tjerët besohet se kanë vdekur. Disa u vranë pa dashje gjatë sulmeve ajrore izraelite.

Izraeli tha se 346 ushtarë të tij janë vrarë gjatë ofensivës tokësore në Gazë, të cilën e nisi disa javë pasi nisi sulmet ajrore ndaj enklavës.

Mbi 41.000 palestinezë u vranë në Gazë që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë, të drejtuar nga Hamasi.

Shumica besohet se ishin civilë dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre fëmijë, të cilët përbënin pothuajse gjysmën e popullsisë së Gazës prej 2 milionë banorësh.

Shefi i OKB-sĂ« pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut, Volker Turk, tha nĂ« prill se “çdo 10 minuta, njĂ« fĂ«mijĂ« vritet ose plagoset” nĂ« GazĂ«. FĂ«mijĂ«t, tha ai, “po paguajnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« joproporcionale çmimin nĂ« kĂ«tĂ« luftĂ«â€. Numri i tĂ« vrarĂ«ve besohet tĂ« jetĂ« edhe mĂ« i lartĂ«.

Mbi 10.000 njerëz besohet se janë ende të varrosur nën rrënojat e ndërtesave të banimit në Gazë, sipas OKB-së.

Mbi 700 palestinezë, përfshirë më shumë se 150 fëmijë, u vranë gjithashtu në Bregun e pushtuar Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Forcat izraelite u akuzuan për përdorimin e paligjshëm të forcës vdekjeprurëse gjatë të shtënave fatale kundër palestinezëve, përfshirë edhe ekzekutimin e qëllimshëm të palestinezëve që nuk përbënin kërcënim të dukshëm për sigurinë.

Sipas OKB-së, Izraeli ka shkatërruar mbi gjysmën e të gjitha strukturave në Rripin e Gazës. Rreth 360 mijë njësi të tjera banimi janë dëmtuar.

ShkatĂ«rrimi i infrastrukturĂ«s sĂ« Rripit tĂ« GazĂ«s nga Izraeli. Imazhet satelitore tregojnĂ« se sĂ« paku 53 shkolla janĂ« shkatĂ«rruar qĂ« nga fillimi i konfliktit. Izraeli thotĂ« se shĂ«njestron infrastrukturĂ«n dhe ndĂ«rtesat e “terrorit” nĂ« GazĂ« dhe akuzon Hamasin se pĂ«rdor civilĂ«t si mburojĂ« njerĂ«zore.

Të plagosurit në luftë

Sulmet tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gazë plagosën mbi 95.000 palestinezë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Së paku një e katërta e tyre përballen me lëndime që ua ndryshuan jetën, si amputime dhe rehabilitim i gjatë, tha OBSH-ja.

Vrasja e punonjësve të mediave dhe të ndihmës
Së paku 116 gazetarë dhe punonjës të mediave u vranë në Gazë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Së paku pesë gazetarë ishin shënjestër e drejtpërdrejtë e forcave izraelite dhe organizata mbikëqyrëse e mediave me bazë në Nju Jork i klasifikoi ato si vrasje.

Shifrat e bënë luftën e Izraelit në Gazë konfliktin më vdekjeprurës ndonjëherë për gazetarët.

Gjatë punës në terren u vranë edhe punonjës të ndihmës. Sipas OKB-së, numri i tyre është mbi 250.

Kriza humanitare në Gazë

Pothuajse e gjithë popullata e Rripit të Gazës përballet me uri, për shkak të mungesës së jashtëzakonshme të ushqimit, sipas Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore.

Organizata Human Rights Watch tha në dhjetor se Izraeli përdor vdekjen nga uria si armë lufte në Rripin e Gazës.

Palestinezët e zhvendosur brenda vendit Më shumë se 85 për qind e banorëve të Gazës, ose mbi 1.9 milion njerëz u zhvendosën nëpër enklavë deri në fund të vitit 2023, sipas OKB-së./ REL

The post Shifrat/ Një vit luftë shkatërruese e Izraelit në Gazë appeared first on Lapsi.al.

Protesta e opozitës/ 15 akse të bllokuara, Berisha: Nis mosbindja civile pa kthim

Policia zgjeroi hartën e rrugëve që do të bllokohen sot për protestën e thirrur nga opozita. Ndërsa 1000 forca policore priten të angazhohen për të garantuar rendin e sigurinë gjatë protestës së opozitës.

Protesta nuk do të ketë fjalime politike, ndërsa kryetari i PD-së, Sali Berisha në videomesazhin e sotëm e cilësoi protestën e nesërme si fillim të mosbindjes civile pa ndalim deri në atë që e quan krijimi i qeverisë teknike.

“Na u pĂ«rgjigjĂ«n me vjedhje tĂ« flamurit te partisĂ«! Na u pĂ«rgjigjĂ«n me arrestime politike! Na u pĂ«rgjigjĂ«n me burgosje tĂ« kandidatĂ«ve fitues dhe deputetĂ«ve tanĂ«! Dhe sot opozita
 mbas 3 vitesh paralajmĂ«rimi pĂ«r mosbindje civile. Mbas 7 protestash. kombĂ«tare, ku ka pĂ«rsĂ«ritur nĂ« dhjetĂ«ra fjalime kĂ«rkesat e saj, ka marrĂ« vendimin. Vendimin pĂ«r t’i dal zot fatit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, si shpresa e vetme qĂ« u ka mbetur shqiptarĂ«ve. Vendimin pĂ«r tĂ« t’iu pĂ«rgjigjur fushatĂ«s sĂ« terrorit tĂ« Edi RamĂ«s, me sakrificat qytetare fisnike tĂ« mosbindjes civile pĂ«r votĂ«n e lirĂ«. Vendimin qĂ« t’i pĂ«rgjigjemi deklaratave pĂ«r luftĂ« ndaj nesh tĂ« Edi RamĂ«s, dhĂ«mbĂ« pĂ«r dhĂ«mbĂ«â€, tha Berisha.

Kërkesa kryesore e PD-së është shkuarja drejt zgjedhjeve me qeveri teknike dhe pa Edi Ramën kryeministër.

Berisha nuk zbuloi skenarin e protestës së 7 tetorit, por ajo që dihet është se do të nisë para godinës së kryeministrisë e më pas protestuesit do të shpërndahen nëpër rrugët e Tiranës. Nisur nga ky skenar, policia ka marrë masat, ndërsa njofton se do të jenë të paktën 15 akse dhe kryqëzime të të gjithë kryeqytetit që mund të bllokohen nga grumbujt e protestuesve.

“NĂ« orĂ«n 18:00, deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit, do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« lĂ«vizjes sĂ« automjeteve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit” nga kryqĂ«zimi i MinistrisĂ« sĂ« Brendshme deri te sheshi “NĂ«nĂ« Tereza” dhe nĂ« rrugĂ«t: “Ukraina e LirĂ«â€, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve dhe disa akse rrugore që lidhen me bulevardin kryesor.

KryqĂ«zimet e bllokuara do tĂ« jenĂ«: KryqĂ«zimi i Librit Universitar, kryqĂ«zimi i 21-Dhjetorit deri te shkolla “Sabaudin Gabrani”, kryqĂ«zimet nĂ« zonĂ«n ish-Bllokut, rruga “Ibrahim Rugova” dhe rruga “Ismail Qemali”, kryqĂ«zimi te ish-stacioni i trenit, kryqĂ«zimi i urĂ«s sĂ« TaiĂ«anit, kryqĂ«zimi i rrugĂ«s sĂ« KavajĂ«s me hyrjen e sheshit “SkĂ«nderbej”, kryqĂ«zimi i urĂ«s sĂ« ish-hotel “Dajti”, kryqĂ«zimi i 9-katĂ«sheve me RrugĂ«n e Barrikadave, kryqĂ«zimi i pallatit me shigjeta”, njofton policia.

The post Protesta e opozitës/ 15 akse të bllokuara, Berisha: Nis mosbindja civile pa kthim appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Deri në mesditë vendi ynë do të jetë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qendrore, megjithatë nuk priten reshje. Ndërsa në orët e pasdites përmirësohet dukshëm moti në pjesën më të madhe të territorit duke lënë me vranësira të shpeshta vetëm zonat përgjatë kufirit lindor.

Parashikohet që e njëjta situatë meteorologjike të na shoqërojë deri mëngjesin pasardhës. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 25°C vlera maksimale e cila do të shenohet në Elbasan dhe Cërrik. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas mesditës dhe në vijim vranësirat do të bëhën më të dukshme në të gjithe territorin e Kosovës, ku më të theksuara priten në zonat kufitare me Shqipërinë. Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e lehta të jenë dominante. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 19°C vlera më e lartë në Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi verior.

Maqedonia e Veriut

Maqedonia e Veriut për gjatë gjithë ditës së hënë do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e MV. Kjo situatë do të vijojë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve të motit. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në Ohër deri në 21°C vlera më e lartë në Shkup. Ndërkohë era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi verior.

Europa

Si pasojë e zhvillimit të një qëndre të fuqishme ciklonare në veri-veriperëndim të kontinentit do të diktojë kushtet e paqëndrueshme atmosferike në gadishullin Skandinav dhe ishujt britanikë duke bërë që vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut të jene dominante, ndërkohë në Skandinavi priten edhe përmbytje lokale. Po ashtu, alpet e Europës si edhe zonat përreth tyre do të përfshihen nga vranësira dhe shira konvektivë, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit europian do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta.

The post Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira appeared first on Lapsi.al.

Izraeli kryen sulme në Bejrut, teksa shqyrton përgjigjen ndaj Iranit

Forcat ajrore izraelite kanë kryer sulme masive në periferi të kryeqytetit libanez, Bejrut, më 6 tetor, në kohën kur Izraeli po ashtu po shqyrton mundësitë për përgjigjen ndaj sulmit të fundit raketor iranian.

Izraeli tha se ka kryer njĂ« seri tĂ« “sulmeve tĂ« shĂ«njestruara” ndaj “depove tĂ« armĂ«ve” dhe infrastrukturĂ«s sĂ« Hezbollahut – grupit militant dhe partisĂ« politike qĂ« kontrollon shumicĂ«n e Libanit jugor – qĂ« mbĂ«shtetet nga Irani.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike, e cila ka ulëse në Parlamentin libanez.

Agjencia shtetërore e lajmeve në Liban tha se bastioni i Hezbollahut në këtë zonë është goditur me mbi 30 sulme ajrore. Një pikë karburanti dhe një depo me furnizime shëndetësore po ashtu ka qenë cak i sulmeve izraelite.

Videot e publikuara kanë shfaqur shtëllunga të mëdha tymi dhe zjarri pas sulmeve të kryera gjatë natës, teksa banorët janë larguar nga shtëpitë e tyre. Në videot e publikuara janë dëgjuar edhe shpërthime të fuqishme.

Izraeli për ditë të tëra po sulmon periferitë e Bejrutit, dhe gjatë sulmeve ka vrarë udhëheqësin e Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah. Në sulmet izraelite mund të jetë vrarë edhe pasardhësi i mundshëm i Nasrallahut, Hashem Safieddine.

Burimet e sigurisë kanë thënë se me Safieddinen nuk ka mundur të kontaktohet që nga 4 tetori, kur Izraeli kreu një sulm ajror në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar në Bejrut, sulm që raportohet se ka pasur atë për shënjestër. Hezbollahu nuk ka komentuar lidhur me fatin e Hashem Safieddine.

Izraeli tha se Nasrallahu u vra gjatë sulmeve në selinë qendrore të komandës së Hezbollahut në Bejrut më 27 shtator.

Izraeli tha më 5 tetor se forcat e tij kanë vrarë 440 luftëtarë të Hezbollahut gjatë operacionit tokësor në jug të Libanit dhe kanë shkatërruar 2.000 caqe të grupit. Nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë deri më tani në jug të Libanit, thanë autoritetet.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Libanit, pothuajse 2.000 persona janë vrarë në Liban gjatë konfliktit, shumica që nga 23 shtatori.

Izraeli ka thënë se sulmet e tij ndaj Hezbollahut synojnë që të mundësojnë kthimin e sigurt të dhjetëra mijëra izraelitëve në shtëpitë e tyre në veri të Izraelit, ku grupi militant ka kryer bombardime që nga tetori i vitit të kaluar.

Forcat izraelite janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri tĂ« lartĂ« para pĂ«rvjetorit tĂ« parĂ« tĂ« sulmit tĂ« 7 tetorit tĂ« vitit 2023, qĂ« nxiti luftĂ«n nĂ« GazĂ« mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez tĂ« shpallur organizatĂ« terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.

Sipas të dhënave të Izraelit, afër 1.200 persona u vranë dhe afër 250 të tjerë u rrëmbyen gjatë sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit.

Zyrtarët shëndetësorë në Gazë më 6 tetor kanë raportuar se të paktën 41.870 palestinezë janë vrarë gjatë luftës pothuajse njëvjeçare në enklavën palestineze.

Izraeli po ashtu po e shqyrton një sulm hakmarrës ndaj Iranit, pasi Teherani më 1 tetor gjuajti të paktën 180 raketa balistike drejt Izraelit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se Uashingtoni po diskuton me Izraelin lidhur me mundësinë e sulmeve izraelite ndaj infrastrukturës së naftës të Iranit. Më 4 tetor, udhëheqësi amerikan i bëri thirrje Izraelit që të shqyrtojë alternativa të tjera dhe të mos godasë caqe të tilla.

Ministri i Naftës i Iranit, Mohsen Paknejad, vizitoi ishullin Karg më 6 tetor, mes shqetësimeve se Izraeli mund të godasë terminalin më të madh të naftës të Iranit që ndodhet në këtë vend.

“Paknejad arriti kĂ«tĂ« mĂ«ngjes pĂ«r vizitĂ« nĂ« ndĂ«rtesat e naftĂ«s dhe u takua me stafin nĂ« ishullin Karg”, u tha nĂ« ueb-faqen e MinistrisĂ« sĂ« NaftĂ«s.

Ky terminal i naftës ka kapacitet që të ruajë 23 milionë fuçi të naftës së papërpunuar.

The post Izraeli kryen sulme në Bejrut, teksa shqyrton përgjigjen ndaj Iranit appeared first on Lapsi.al.

Të paktën 21 viktima nga stuhia shkatërrimtare në Bosnien qendrore

Shirat e furishëm që përfshinë papritur dje zonat qendrore të Bosnie Herzegovinës kanë shkaktuar 21 viktima. Të tjerë njerëz mbeten të humbur. Shumë rezidentë të Donja Jablanica dhe fshatra të tjerë në zonat qendrore të vendit po kërkojnë për të humburit.

Shirat e rëndë shkaktuan përmbytje dhe rrëshkitje dheu në zonën e Jablanicës, rreth 60 km në jugperëndim të kryeqytetit Sarajeva. Stuhia vrasëse e natës prishi rrugë, hekurudha e ura, duke bllokuar kalimet me mbetjet e duke lënë komunitetet të izoluar.

“Ka akoma fshatra nĂ« zonĂ« qĂ« nuk mund tĂ« arrihen prej bllokimit tĂ« kalimeve, nuk e dimĂ« çfarĂ« do tĂ« gjejmĂ« aty”, tha njĂ« zyrtar i agjencisĂ« sĂ« emergjencave .

Shumë shtëpi në Donja Jablanica janë të varrosura nga mbetjet, çka u përkeqësua dhe nga gurët që stuhia e tmerrit përfshiu nga një gurore mbi fshat.

Te tjera fshatra kanë raportuar viktima, numri i të vilave tragjikisht pritet të rritet.

The post Të paktën 21 viktima nga stuhia shkatërrimtare në Bosnien qendrore appeared first on Lapsi.al.

Dhunuan Klea Prengën dhe më pas u larguan nga Shqipëria, motrat Berisha fshihen në Dubai

Edhe pse kanë kaluar kohë që nga sulmi që i bënë Klea Prengës në mes të një lokali në kryeqytet, Antonela dhe Mariela Berisha, vijojnë të mbeten në arrati. Motrat Berisha e goditën me shishe qelqi në fytyrë influenceren Klea Prenga.

Megjithëse është aluduar shumë për vendndodhjen e tyre, mendohet se motrat Berisha janë larguar drejt Dubait. Në TikTok, persona të afërt me Antonelën dhe Marielën kanë bërë me dije, se pas ngjarjes në një nga lokalet e Tiranës, motrat janë larguar menjëherë, duke marrë me vete edhe djalin e vogël të Marielës.

The post Dhunuan Klea Prengën dhe më pas u larguan nga Shqipëria, motrat Berisha fshihen në Dubai appeared first on Lapsi.al.

Gara Harris- Trump, muaji i fundit i fushatës për Shtëpinë e Bardhë

Ka mbetur vetëm një muaj deri në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara dhe demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump vazhdojnë fushatën intensive. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns i hedh një vështrim garës së kandidatëve për Shtëpinë e Bardhë që ka hyrë në fazën e fundit të saj.

RivalĂ«t Donald Trump dhe Kamala Harris po pĂ«rpiqen nĂ« muajin e fundit tĂ« fushatave tĂ« tyre qĂ« tĂ« fitojnĂ« terren nĂ« komunitetet ku mund tĂ« kenĂ« mbĂ«shtetje mĂ« tĂ« vogĂ«l. Sondazhet tregojnĂ« se NĂ«npresidentja Harris gĂ«zon mbĂ«shtetje mĂ« tĂ« madhe mes votueseve gra. GjatĂ« njĂ« tubimi nĂ« KarolinĂ«n e Veriut, zoti Trump u zotua t’i mbronte gratĂ«, pĂ«r tĂ« cilat tha se janĂ« mĂ« tĂ« varfra, me mĂ« shumĂ« probleme shĂ«ndetĂ«sore dhe mĂ« pak tĂ« sigurta sesa kur ai ishte president.

“Po harxhojnĂ« mĂ« shumĂ« para pĂ«r ushqimet dhe gjithçka tjetĂ«r se sa shpenzonin katĂ«r vjet mĂ« parĂ«. JanĂ« mĂ« tĂ« stresuara, mĂ« tĂ« dĂ«shpĂ«ruara dhe tĂ« pakĂ«naqura se sa ishin katĂ«r vjet mĂ« parĂ«. UnĂ« do t’i rregulloj tĂ« gjitha kĂ«to probleme”, u premtoi zoti Trump grave amerikane.

Nga ana tjetĂ«r, republikani Trump kryeson mes votuesve burra. PĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« shtuar mbĂ«shtetjen pĂ«r zonjĂ«n Harris mes burrave pĂ«rfshijnĂ« edhe njĂ« reklamĂ« nga “Projekti Linkoln” qĂ« Ă«shtĂ« kundĂ«r zotit Trump. Reklama thotĂ« se Harris Ă«shtĂ« mĂ« e mira pĂ«r klasĂ«n e mesme dhe u kĂ«rkon burrave tĂ« votojnĂ« pĂ«r tĂ«.

Ekonomia vazhdon të jetë çështja kryesore për shumicën e votuesve. Zoti Trump thotë se do të tërheqë investime të huaja dhe hapë më shumë vende pune.

“Kompanive dhe bizneseve mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« botĂ«s do t’u ofroj taksa mĂ« tĂ« ulĂ«ta, kosto mĂ« tĂ« ulĂ«t pĂ«r energjinĂ«, lehtĂ«sime pĂ«r çështjet rregullatore dhe qasje falas nĂ« tregun mĂ« tĂ« mirĂ« dhe mĂ« tĂ« madh nĂ« planet, por vetĂ«m nĂ«se produkti i tyre bĂ«het kĂ«tu nĂ« AmerikĂ«â€, tha zoti Trump. Zonja Harris po premton njĂ« ndihmĂ« prej 25 mijĂ« dollarĂ«sh pĂ«r blerĂ«sit e rinj tĂ« shtĂ«pive.

“E di se çdo tĂ« thotĂ« pĂ«r njerĂ«zit qĂ« punojnĂ« pa pushim, kursejnĂ« dhe kanĂ« njĂ« Ă«ndĂ«rr qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me dinjitetin e punĂ«s sĂ« tyre dhe investimin pĂ«r tĂ« ardhmen e tyre, tĂ« ardhmen e familjes sĂ« tyre. NjĂ« investim nĂ« krenarinĂ« e tyre, qĂ« me tĂ« drejtĂ« e meritojnĂ« pĂ«r shkak tĂ« punĂ«s sĂ« tyre tĂ« palodhur”, tha zonja Harris.

Votimi i hershëm ka vazhduar tashmë në 23 shtete. Votuesja Maxine Maxim mbështet zonjën Harris.

“Kemi nevojĂ« pĂ«r njĂ« ndryshim. Kongresi dhe ShtĂ«pia e BardhĂ« duhet tĂ« kenĂ« kuptim. Duam tĂ« drejtat e grave”. Votuesi Eugene Otteson mbĂ«shtet zotin Trump.

“MĂ« pĂ«lqen dikush qĂ« mund tĂ« drejtojĂ« njĂ« biznes. Ai dĂ«shmoi se mund ta drejtojĂ« vendin. Ende nuk e dimĂ« se cilat janĂ« qĂ«ndrimet e KamalĂ«s”.

Ndërsa shumica e shteteve janë të vendosura se për kë do të votojnë, ka që të ngjarë që fituesi i zgjedhjeve të përcaktohet nga shtetet fushëbetejë si Miçigani, Uiskonsin, Pensilvania, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Arizona dhe Nevada./VOA

The post Gara Harris- Trump, muaji i fundit i fushatës për Shtëpinë e Bardhë appeared first on Lapsi.al.

“Shkundet” Zelanda e Re, vendi goditet nga njĂ« tĂ«rmet i fortĂ«

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.4 i shkallës Rihter ka goditur Zelandën e Re mbrëmjen e së shtunës. Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 32 kilometrash, raporton Instituti Sizmologjik Evropian Mesdhetar (EMSC).
Epiqendra e tërmetit ishte 29 kilometra në perëndim të Wellington, qyteti i dytë më i madh në Zelandën e Re. Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.

The post “Shkundet” Zelanda e Re, vendi goditet nga njĂ« tĂ«rmet i fortĂ« appeared first on Lapsi.al.

Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje që të ndalohen dërgesat e armëve për Izraelin, që kanë qenë kritike për kryerjen e operacionit hakmarrës të Izraelit në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Mendoj se sot prioriteti Ă«shtĂ« qĂ« ne tĂ« kthehemi tĂ« njĂ« zgjidhje politike, qĂ« ne tĂ« ndalojmĂ« dĂ«rgimin e armĂ«ve pĂ«r luftĂ«n nĂ« GazĂ«â€, tha Macron pĂ«r transmetuesin France Inter

Franca nuk është një ofruese e madhe e armëve për Izraelin dhe vitin e kaluar dërgesat e pajisjeve ushtarake arritën deri në 33 milionë dollarë, sipas raportit vjetor për eksportin e armëve të Ministrisë franceze të Mbrojtjes. Shtetet e Bashkuara, ndërkaq, i kishin dërguar armë Izraelit vitin e kaluar në vlerë prej 3 miliardë dollarësh.

NĂ« shtator, Britania njoftoi pĂ«r pezullimin e eksporteve tĂ« armĂ«ve pĂ«r Izraelin, duke u thirrur nĂ« “rreziqe reale” se ato armĂ« mund tĂ« pĂ«rdoren nĂ« shkelje serioze tĂ« ligjit ndĂ«rkombĂ«tar humanitar.

Macron përsëriti shqetësimin e tij mbi konfliktin në Gazë që po vazhdon pavarësisht thirrjeve të përsëritura që palët të arrijnë një marrëveshje armëpushimi.

“Mendoj se ne nuk po dĂ«gjohemi. Mendoj se Ă«shtĂ« gabim, pĂ«rfshirĂ« edhe pĂ«r sigurinĂ« e Izraelit”, tha ai, duke shtuar se konflikti po çon nĂ« “urrejtje”.

Ai po ashtu foli edhe pĂ«r pĂ«rshkallĂ«zimin e dhunĂ«s mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit militant dhe partisĂ« politike qĂ« kontrollon shumicĂ«n e Libanit jugor – nĂ« Liban. Ai tha se ky pĂ«rshkallĂ«zim Ă«shtĂ« “prioritet”.

“Libani nuk mund tĂ« bĂ«het Gaza e re”, tha ai.

Të hënën, më 7 tetor, shënohet njëvjetori i sulmit të paprecedent të kryer nga Hamasi në Izrael, që nxiti luftën në Gazë. Radikalët palestinezë vranë afër 1.200 persona dhe rrëmbyen afër 250 të tjerë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë afër 42.000 palestinezë./ REL

The post Macron kërkon që të ndalen dërgesat me armë për Izraelin appeared first on Lapsi.al.

Aksidentoi 40-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, policia zbulon drejtuesin e mjetit

Policia e Pogradecit ka zbardhur aksidentin e rĂ«ndĂ« qĂ« ndodhi nĂ« aksin rrugor “Korçë-Pogradec”. NjĂ« 40-vjeçar u aksidentua pĂ«r vdekje nga njĂ« automjet, ndĂ«rsa drejtuesi u largua nga vendi i ngjarjes bashkĂ« me mjetin e tij. Drejtuesi i automjetit, i arrestuar nga policia Ă«shtĂ« Gentjan Capo, 38 vjeç.

ShĂ«rbimet e PolicisĂ« kapĂ«n dhe shoqĂ«ruan nĂ« Komisariat shtetasin G. C., i cili u arrestua pĂ«r veprat penale ” Shkelja e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”

NdĂ«rsa automjeti u sekuestrua nĂ« cilĂ«sinĂ« e provĂ«s materiale. Materialet procedurale i kaluan ProkurorisĂ« pĂ«r veprime tĂ« mĂ«tejshme”, njoftoi Policia.

The post Aksidentoi 40-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja, policia zbulon drejtuesin e mjetit appeared first on Lapsi.al.

Protesta e 7 tetorit/ Berisha: Beteja që nisim është beteja e jetës sonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se PD është në misionin e saj të madh dhe historik të rikthimit të votës së lirë, të rikthimit të Shqipërisë në një vend të shtetit ligjor. Sipas tij beteja e shekullit, beteja e ekzistencës, beteja e triumfit, beteja e fitores nis ditën e hënë.

FJALA E BERISHËS: 

Ndaj dhe PD në misionin e saj të madh dhe historik të rikthimit të votës së lirë, të rikthimit të Shqipërisë në një vend të shtetit ligjor, Kushtetutës dhe ligjeve demokratike, nis ditën e hënë betejën e saj, betejën e shekullit, betejën e ekzistencës, betejën e triumfit, betejën e fitores.
Demokrate e demokratë, koha i bën thirrje ndërgjegjes tuaj.
Burra dhe gra, të rinj dhe të reja që keni qëndruar të papërkulur në opozitë gjer sot, që keni përjetuar grabitjen e votës, plaçkitjen e votës, dhunimin e vullnetit tuaj dhe të qytetarëve shqiptarë dhe që besoni se njeriu i qytetëruar e ka detyrim moral betejën e tij për të vërtetën, e ka detyrim madhor të mos pranojë mashtrimin për të vërtetë, të mos pranojë kurrë farsën elektorale për proces elektoral, të mos pranojë kurrë fitoren e grabitur si fitore të kundërshtarit, e ka për detyrë dhe mision që në emër të këtyre të vërtetave të ngrihet i gatshëm për këto sakrifica.

Liria ka një emër, ajo quhet votë e lirë.
Liria ka nje emër, ajo quhet votë e lirë.
Liria ka një emër, ajo quhet votë e lirë.

Ndaj dhe koha na fton të gjithëve, të rinj dhe të reja, burra dhe gra, të moshuar, të gjithë sa jemi, të shndërrohemi në luftëtarë të votës së lirë.
Në luftëtarë të dinjitetit njerëzor.
Dallimi më thelbësor midis njeriut të lirë dhe mjeranit jo të lirë qëndron pikërisht në respektimin e vullnetit të individit.
Kështu që beteja që nisim, mosbindja civile vjen si një betim për të mos u pajtuar kurrë me diktaturën që riktheu farsën elektorale në Shqipëri.
Vjen si një betim për të mos pranuar kurrë fitore, grabitjen dhe kallp fitoren e Edi Ramës.
Vjen si një zotim, si një betim për të mos pranuar kurrë persekutimin, burgosjen, përndjekjen politike, shkelmimin e Kushtetutës, zëvendësimin e ligjeve me kodin e mafies, me kodin e baronëve të drogës dhe krimit në Shqipëri.

The post Protesta e 7 tetorit/ Berisha: Beteja që nisim është beteja e jetës sonë appeared first on Lapsi.al.

E fundit/ Bie zjarr në komisariatin e Shijakut

Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune. Zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po ndërhyjnë për të lokalizuar flakët.

ËshtĂ« e paqartĂ« sesi ka nisur zjarri nĂ« brendĂ«si tĂ« komisariatit. Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se zjarri ka rĂ«nĂ« si pasojĂ« e njĂ« shkĂ«ndije elektrike. Policia po punon pĂ«r tĂ« zbardhur shkaqet e kĂ«saj ngjarjeje.

The post E fundit/ Bie zjarr në komisariatin e Shijakut appeared first on Lapsi.al.

Reshjet e dendura të shiut, shembja e dherave bllokoi për disa orë Bypassin e Vlorës

Reshjet e dendura të shiut ka shkaktuar probleme edhe në Bypassin e Vlorës. Rruga ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave, të cilat kanë ardhur pas reshjeve të një dite më parë. Për shkak të shembjes së dherave është bllokuar qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës për të hapur qarkullimin.

Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme nĂ« segmentin qĂ« lidh VlorĂ« – KaninĂ« – Orikum. PĂ«r orĂ« tĂ« tĂ«ra rruga ka qenĂ« e bllokuar pĂ«r shkak tĂ« rĂ«nies masive tĂ« dherave nga shpatet e malit.

The post Reshjet e dendura të shiut, shembja e dherave bllokoi për disa orë Bypassin e Vlorës appeared first on Lapsi.al.

Tragjedi në Kanalin e La Manshit, një i mitur shtypet në një varkë me emigrantë dhe humb jetën

Disa njerëz, duke përfshirë një fëmijë, vdiqën duke u përpjekur të kalonin Kanalin nga Franca në Angli. Ministri i Brendshëm francez, Bruno Retailleau, tha se fëmija ishte shkelur për vdekje në një varkë. Fëmija u gjet në varkën e mbipopulluar pasi pasagjerët dërguan një SOS për shërbimet e shpëtimit. 14 persona në bord: irakianë, somalezë, etiopianë, iranianë dhe afganë, kërkuan ndihmë.

Një person i plagosur u dërgua me helikopter në spitalin në Boulogne-sur-Mer dhe 12 të tjerë u shpëtuan. Pothuajse tre javë më parë, tetë njerëz vdiqën kur varka e tyre e vogël u mbyt në brigjet franceze teksa përpiqeshin të kalonin Kanalin.

The post Tragjedi në Kanalin e La Manshit, një i mitur shtypet në një varkë me emigrantë dhe humb jetën appeared first on Lapsi.al.

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli kryen sulme ajrore në Bejrut dhe në veri të Libanit

Izraeli ka zgjeruar bombardimet nĂ« Liban mĂ« 5 tetor, duke goditur periferitĂ« nĂ« jug tĂ« Bejrutit pĂ«rmes 12 sulmeve ajrore dhe duke sulmuar njĂ« kamp tĂ« refugjatĂ«ve palestinezĂ« nĂ« veri tĂ« Libanit. Kjo Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« Izraeli ka sulmuar veriun e Libanit. Sulmi nĂ« kampin Bedavi, afĂ«r Tripolit nĂ« veri, la tĂ« vrarĂ« njĂ« komandant tĂ« Hamasit – grupit palestinez tĂ« shpallur organizatĂ« terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – si dhe gruan dhe dy vajzat e tij, njoftoi grupi palestinez.

Tripoli gjendet në veri dhe është shumë larg nga shumica e sulmeve të kryera nga Izraeli, që kryesisht janë përqendruar në jug të Libanit dhe Bejrut. Izraeli ka vrarë disa zyrtarë të Hamasit në Liban që kur nisi mes Izraelit dhe Hamasit në Gazë në tetor të vitit të kaluar. Izraeli po ashtu ka vrarë udhëheqës të lartë të Hezbollahut, që është grup militant dhe parti politike që kontrollin shumicën e jugut të Libanit.

TĂ« paktĂ« gjashtĂ« persona janĂ« vrarĂ« nĂ« dhjetĂ«ra sulme ajrore qĂ« Izraeli kreu gjatĂ« natĂ«s dhe tĂ« shtunĂ«n, raportoi agjencia shtetĂ«rore e lajmeve nĂ« Liban. Ushtria izraelite tha se forcat speciale kanĂ« kryer bastisje tĂ« shĂ«njestruara tokĂ«sore kundĂ«r infrastrukturĂ«s sĂ« Hezbollahut nĂ« jug tĂ« Libanit, duke shkatĂ«rruar raketa, raketahedhĂ«s, kulla vrojtimi dhe depo tĂ« armĂ«ve. Ushtria tha po ashtu se ka shkatĂ«rruar tunele qĂ« Hezbollahu, sipas saj, i ka pĂ«rdorur pĂ«r t’iu afruar kufirit izraelit.

Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike, e cila ka ulëse në Parlamentin libanez. Afër 1.400 libanezë, përfshirë luftëtarë të Hezbollahut dhe civilë, janë vrarë dhe rreth 1.2 milion të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre që kur Izraeli intensifikoi sulmet ajrore në fund të shtatorit, me qëllim që të dëmtojë grupin e Hezbollahut dhe ta dëbojë atë nga kufiri. Më herët gjatë javës, Izraeli nisi ofensivë tokësore në jug të Libanit. Në ditët e fundit, nëntë ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë betejave me Hezbollahun në jug të Libanit, ka thënë ushtria.

Në dy javët e fundit, pothuajse 375.000 persona janë larguar nga Libani për në Siri për shkak të luftimeve, sipas të dhënave të Qeverisë libaneze. Teksa po vazhdojnë luftimet në Liban, Izraeli po ashtu është duke vazhduar luftën në Gazë kundër Hamasit. Më 5 tetor, në veri të Gazës dhe në pjesën qendrore të enklavës janë vrarë të paktën nëntë persona, përfshirë dy fëmijë, gjatë sulmeve izraelite, thanë zyrtarët shëndetësorë palestinezë.

Hamasi sulmoi veriun e Izraelit më 7 tetor 2023, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë, sulm që nxiti luftën në Gazë. Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë pothuajse 42.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë./ REL

The post Tensionet në Lindjen e Mesme/ Izraeli kryen sulme ajrore në Bejrut dhe në veri të Libanit appeared first on Lapsi.al.

❌