❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ÇfarĂ« ndodh pas protestĂ«s sĂ« PD, deputeti Dogjani tregon skenarĂ«t

Deputeti i PartisĂ« Demokratike, Asllan Dogjani than Ă« njĂ« lidhje direkte pĂ«r “Now me Erla MĂ«hillin” nĂ« Euronews Albania, se protesta e mbajtur kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« e ka plotĂ«suar qĂ«llimin e saj.

Ai tha se qytetarët morën pjesë në mënyrë masive gjë që tregoi se qytetarët po reagojnë për keqqeverisjen, pasi sipas tij tashmë Shqipëria është kthyer në diktaturë.

“qytetarĂ«t reaguan pĂ«r kĂ«tĂ« keqqeverisje, pasi vendi Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« diktaturĂ«. NjerĂ«zit kanĂ« frikĂ« tĂ« flasin e tĂ« reagojnĂ«. Kryeministri i ka detyruar shqiptarĂ«t tĂ« largohen nga ShqipĂ«ria dhe po e popullon vendin me tĂ« huaj”,-tha Dogjani.

I pyetur se si do vijojë skenari i opozitës, Dogjani tha:

“Ne do vazhdojmĂ« me tĂ« gjitha mĂ«nyrat e mĂ« tĂ« gjitha protestat deri sa tĂ« arrijmĂ« qeverinĂ« teknike dhe tĂ« kemi zgjedhje tĂ« lira. Ne nuk duam pushtetin sot, ne duam tĂ« shkojmĂ« e tĂ« votojmĂ« tĂ« lirĂ«â€.

The post ÇfarĂ« ndodh pas protestĂ«s sĂ« PD, deputeti Dogjani tregon skenarĂ«t appeared first on Euronews Albania.

Protesta e opozitës, dy persona shoqërohen në polici

Dy persona janë shoqëruar në polici gjatë zhvillimit të protestës së opozitës këtë të hënë.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ata janë shoqëruar gjatë zhvendosjes së protestuesve.

Protesta e opozitës u zhvillua në disa pika kryesore. Ajo nisi me marshimin nga Selia e PD drejt kryeministrisë ku pati gjuajtje me molotv, vënie flake dhe shpërthime fishekzjarresh, më pas protestuesit marshuan drejt selisë së Partisë Socialiste ku gjithashtu pati molotov e përleshje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Protesta u zhvendos sërish në Bashki dhe në Ministrinë e Brendshme, e më pas në Parlament, ku u shpërndanë shpejt për shkak të gazit lotsjellës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta e opozitës, dy persona shoqërohen në polici appeared first on Euronews Albania.

Kosova hoqi kufizimin e mallrave të Serbisë në Merdare, Gjermania: Hap i rëndësishëm

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hequr kufizimin ndaj mallrave të Serbisë, në pikën kufitare në Merdare.

“Ky Ă«shtĂ« njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m drejt zhbllokimit tĂ« CEFTA-s. Ne do ta mbĂ«shtesim QeverinĂ« e KosovĂ«s, pĂ«r tĂ« garantuar qĂ« plotĂ«sohen kĂ«rkesat e saj tĂ« sigurisĂ«, dhe do tĂ« monitorojmĂ« proceset nĂ« pikĂ«n kufitare”, ka thĂ«nĂ« ai pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« X – platformĂ« e njohur mĂ« parĂ« si Twitter.

Vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur më herët gjatë ditës së hënë se kufizimi për hyrjen e mallrave prej Serbisë, është hequr në pikëkalimin në Merdare.

MegjithatĂ«, ai ka kĂ«rkuar ndihmĂ«n e Shteteve tĂ« Bashkuara dhe vendeve tĂ« PerĂ«ndimit nĂ« sigurimin e skanerĂ«ve nĂ« pikat kufitare, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« nĂ« KosovĂ« tĂ« mos hyjĂ« asgjĂ« prej SerbisĂ« qĂ« mund t’ia cenojĂ« sigurinĂ«.

Ai ka thënë se deri në sigurim të skanerëve, në Merdare do të kryhen kontrolle të rrepta.

“Ne duhet tĂ« ndĂ«rmarrim masa tĂ« sigurisĂ«, asnjĂ«herĂ« masa tregtare
 ne besojmĂ« qĂ« ndryshimi i masĂ«s Ă«shtĂ« mĂ«se i mjaftueshĂ«m qĂ« pasnesĂ«r nĂ« CEFTA, dhe tĂ« hĂ«nĂ«n nĂ« Proces tĂ« Berlinit, tĂ« kemi sukses tĂ« plotĂ«â€.

Ai e ka pranuar se masa kufizuese ka pasur efekt nĂ« tregti, por kĂ«tĂ« fakt e ka pĂ«rshkruar si “pasojĂ«â€ dhe jo “qĂ«llim” tĂ« QeverisĂ«.

Qeveria e KosovĂ«s e kishte vendosur ndalesĂ«n ndaj importit tĂ« mallrave nga Serbia nĂ« korrik tĂ« vitit 2023 pĂ«r arsye “sigurie”, pasi tre policĂ« tĂ« KosovĂ«s ishin arrestuar nga policia serbe. MegjithĂ«se ata ishin liruar mĂ« vonĂ«, vendimi pĂ«r mallrat serbe kishte mbetur nĂ« fuqi.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Kosova hoqi kufizimin e mallrave të Serbisë në Merdare, Gjermania: Hap i rëndësishëm appeared first on Euronews Albania.

Presidenti Erdogan viziton Shqipërinë të enjten, zbardhet agjenda

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë Shqipërinë gjatë kësaj jave.

Sipas informacioneve të siguruara nga gazetarja e Euonews Albania, Eksiola Shehu, gjatë vizitës në Tiranë të enjten e 10 tetorit presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan pritet që të bëj inaugurimin e xhamisë e Namazgjasë.

Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Tiranë, Erdogan pritet të ketë edhe një konferencë me kryeministrin Rama në godinën e qeverisë.

Presidenti turk do të jetë vetëm disa orë në Tiranë e me pas do të largohet drejt Serbisë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Presidenti Erdogan viziton Shqipërinë të enjten, zbardhet agjenda appeared first on Euronews Albania.

Mbyllet protesta e PD, Noka: Sot ishte vetëm hapi i parë, regjimi e mori mesazhin

Deputetët demokrat dhe qytetarët mbështetës të tyre, janë kthyer në Selinë e Partisë Demokratike.

Flamur Noka tha nĂ« mbyllje tĂ« protestĂ«s se kjo nuk ishte njĂ« protestĂ« por revoltĂ«. Ai paralajmĂ«roi se aksioni i opozitĂ«s do tĂ« vijojĂ« deri nĂ« arritjen e njĂ« qeverie teknike dhe rrĂ«zimit tĂ« asaj qĂ« ai quajti “narko-shtet”

“Sot ishte dita e parĂ« mosbindja civile zbriti nĂ« qytetin e TiranĂ«s, regjimi narkos i tĂ«rbuar, sot mori njĂ« mesazh. Mesazhi ishte jepi zgjidhje qytetarĂ«ve, jepi zgjidhje qeverisĂ« teknike, ndryshe narkosi nĂ« pushtet nuk do tĂ« ketĂ« paqe asnjĂ«herĂ«.

Sot ata e kuptuan se beteja me qytetarët nuk fitohet me gaz e as me dhunë. Ne do jemi këtu të vazhdojmë mosbindjen civile deri sa synimet tona të arrihen, deri sa kërkesat e qytetarëve të plotësohen.

Narkosi duhet tĂ« largohet, duhet ti hapĂ« rrugĂ« njĂ« qeverie teknike. Sot startuam nga parlamenti nĂ« rrugĂ«. PĂ«r çdo hap tjetĂ«r do jemi nĂ« kontakt. Sulltani atje po dridhet e nuk po fle i qetĂ«, i gjithĂ« shteti ishte nĂ« panik”,-tha Flamur Noka.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Mbyllet protesta e PD, Noka: Sot ishte vetëm hapi i parë, regjimi e mori mesazhin appeared first on Euronews Albania.

“Do ishte djegur Kryeministria dhe Bashkia”, Çollaku: ZemĂ«rimi nuk u shfrytĂ«zua


Gazetari Basir Çollaku tha nĂ« “Now me Erla MĂ«hillin” nĂ« Euronews Albania, se nĂ« kĂ«tĂ« protestĂ« vuri re se u kontrollua zemĂ«rimi i qytetarĂ«ve.

Sipas tij nëse do ishte lënë në dorë të qytetarëve sot do ishin djegur edhe Kryeministria dhe Ministria e Brendshme edhe Bashkia, pasi siç u shpreh ai revolta e qytetarëve ishte shumë e madhe.

“UnĂ« e kam ndjekur protestĂ«n duke qenĂ« pjesĂ« e saj. UnĂ« pash njĂ« potencial revolte dhe zemĂ«rimi tĂ« pashfrytĂ«zuar. Po kontrollohej zemĂ«rata, po e kontrollonin qytetarĂ«t dhe vetĂ« organizatorĂ«t.

NjerĂ«zit aty ishin tĂ« zemĂ«ruar dhe ishin tĂ« gatshĂ«m tĂ« pĂ«rballeshin me kĂ«do dhe me gjithçka. Po tĂ« ishte lĂ«nĂ« nĂ« dorĂ« tĂ« lirĂ« tĂ« protestuesve sot edhe kryeministria edhe ministria e Brendshme edhe Bashkia do ishin shesh ndĂ«rtimi sot. S’do kishin bĂ«rĂ« dot gjĂ« zjarrfikĂ«sit.

NĂ«se do ishte lĂ«nĂ« nĂ« dorĂ« tĂ« lirĂ« tĂ« protestuesve do ishin djegur. Por duke qenĂ« se edhe kontrolli por edhe vetĂ«dija e tyre se pĂ«rballja nuk Ă«shtĂ« me godinat, por me ata qĂ« janĂ« brenda”,-tha Çollaku.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do ishte djegur Kryeministria dhe Bashkia”, Çollaku: ZemĂ«rimi nuk u shfrytĂ«zua
 appeared first on Euronews Albania.

Putin do të takojë presidentin iranian teksa kriza vijon në Lindjen e Mesme

Presidenti rus, Vladimir Putin, planifikon të takohet me homologun e tij iranian, Masud Pezeshkian këtë javë, teksa rriten shqetësimet se kriza në Lindje të Mesme mund të dalë jashtë kontrollit.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar këshilltarin e presidentit Putin, Yury Ushakov, të ketë thënë se dy liderët do të takohen në kryeqytetin turkmen, Ashgabat, më 11 tetor.

Ushakov ka thënë se Putin planifikon të diskutojë me Pezeshkianin edhe në samitin BRICS që do të mbahet në qytetin rus, Kazan, më 22-24 tetor.

Në këto njoftime është sinjalizuar vazhdimi i bashkëpunimit në mes të të dyja vendeve, teksa krizës në Lindje të Mesme nuk i shihet fundi.

Ushakov nuk ka dhënë më shumë hollësi për takimet, por vetëm që Putin nuk ka plan të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, sa i përket përshkallëzimit të situatës në rajon.

Mosplanifikimi i një takimi me Netanyahun sugjeron se fokusi aktual diplomatik i Rusisë mund të jetë më i lidhur me partneritetet në kuadër të kornizës së BRICS-it, që përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina, Afrika e Jugut.

Izraeli e ka shënuar të hënën përvjetorin e parë të sulmeve të Hamasit në tokën izraelite, si pasojë e të cilave janë vrarë më shumë se 1.200 njerëz dhe janë marrë peng rreth 250 të tjerë.

Ushtria izraelite ka nisur më pas fushatë ushtarake në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të Hamasit.

Aktualisht, ushtria izraelite është duke kryer sulme ajrore edhe në Bejrut, me qëllim të shkatërrimit të grupit tjetër militant, Hezbollah.

Hamasi është grup i shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

Hezbollahu është i shpallur grup terrorist prej Shteteve të Bashkuara, derisa BE-ja e ka në listë të zezë vetëm krahun e armatosur, por jo partinë politike.

Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin e Libanit. Si Hamasi, ashtu edhe Hezbollahu gëzojnë mbështetjn e Iranit.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Putin do të takojë presidentin iranian teksa kriza vijon në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.

U lënduan te protesta e opozitës, babë e bijë përfundojnë në QSUT

Dy persona babë e bijë, janë shoqëruar për në spital. Mësohet se ata kanë qenë në protestën e opozitës, ku edhe kanë pësuar probleme me frymëmarrjen dhe djegie.

Sipas informacioneve  vajza  ka pësuar djegie 2%  dhe po del nga urgjenca. Babai do shoqërohet te djegie plastika pasi ka pësuar djegie 15%

Gjithashtu nga protesta ka mbetur e lënduar edhe një grua e cila është djegur gabimisht nga hedhja e një bombe molotov.

Ajo është shoqëruar në spital, por ende nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.

Të lënduar ka pasur edhe nga efektivët e policisë. 10 të lënduar është bilanci, ndërkohë që njëri është shoqëruar te Trauma.

LEXONI GJITHASHTU:

The post U lënduan te protesta e opozitës, babë e bijë përfundojnë në QSUT appeared first on Euronews Albania.

Protesta e opozitës, kriminalistët mbledhin provat te Kryeministria

Zjarr, fishekzjarre e bomba molotov janë hedhur nga protestuesit e opozitës në drejtim të kryeministrisë.

E ndërsa protesta vijon në pika të tjera, efektivët e kriminalistikës kanë shkuar për të mbledhur provat përballë Kryeministrisë.

Protesta e opozitës është zhvilluar me skenarë të paparashikuar, më lëvizje të protestuesve edhe në zona ku nuk ishte lajmëruar se do kishte protestë.

Opozitarët e kanë cilësuar këtë protestë si nisja e mosbindjes civile, e cila sipas tyre nuk do të mbetet vetëm me një ditë, por do vijojë deri në arritjen e një qeverie teknike.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protesta e opozitës, kriminalistët mbledhin provat te Kryeministria appeared first on Euronews Albania.

Protesta e opozitës, bomba molotov plas mes protestuesve dhe policëve

Një bombë molotov është hedhur nga protestuesit, e cila nuk ka kaluar kordonin e policisë por ka plasur mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.

Bomba të shumta molotov janë hedhur në drejtim të selisë së Partisë Socialiste, ku edhe slogani i vendosur në ballinë të godinës u përfshi nga flakët.

Protesta e opozitës po zhvillohet në disa zona, ndërsa skenarët për vijimin e saj vijojnë të mbeten të paqartë.

The post Protesta e opozitës, bomba molotov plas mes protestuesve dhe policëve appeared first on Euronews Albania.

Protestuesit djegin stacionin e autobusit, marshojnë drejt selisë së PS

Pas tensioneve të shkaktuara në Kryeministri protestuesit të udhëhequr nga Flamur Noka dhe Gazment Bardhi, janë larguar duke marshuar për tu drejtuar në një tjetër ambient.

Sipas raportimeve, protet që protestuesit të shkojnë në selinë e Partisë Socialiste, por gjithashtu pritet që tensione të ketë edhe përballë Bashkisë së Tiranës, apo edhe në Ministrinë e Brendshme.

Protestuesit i kanë vënë flakën një stacioni autobuzi te Piramida, ndërkohë kanë vijuar me marrshimin në një aks rrugor i cili nuk përfshihej në rrugët e bllokuara nga policia.

KujtojmĂ« se mĂ« herĂ«t deputetĂ«t opozitarĂ« e kanĂ« theksuar se kjo protestĂ« do tĂ« ishte krejt ndryshe nga protestat e tjera dhe do tĂ« pĂ«rbĂ«jĂ« atĂ« qĂ« ata e kanĂ« cilĂ«suar nisja e njĂ« “mosbindje civile”.

Skenarët se si do vijojë zhvillimi i protestës janë ruajtur me fanatizëm dhe nuk dihet se cila do jetë pika tjetër ku do të shkojnë protestuesit.

Klikoni këtu për të ndjekur live protestën.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Protestuesit djegin stacionin e autobusit, marshojnë drejt selisë së PS appeared first on Euronews Albania.

Ilir Meta i bashkohet protestës: Qytetarët janë revoltuar! Fundi i narko-shtetit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta së bashku me anëtarë të partisë së tij, kanë nisur marshimin nga selia e partisë për tu bashkuar protestës para kryeministrisë.

Gjatë marshimit, Ilir Meta tha për gazetarët se pritshmëritë janë arritur, ai tha se bulevardi është plotë dhe protesta do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave.

“QytetartĂ«t kanĂ« njĂ« ndiejnĂ« tĂ« fortĂ« revolte e cila do duket edhe nĂ« orĂ«t nĂ« vijim.

Objektivat janë përmbysja e regjimit të narko-shtetit, zgjimi i njerëzve për të rivendosur drejtësinë, sidomos pas aktit të fundit idioteskë të dënimit politik të deputetetit Ervin Salianjit, i cili kishte denoncuar lidhjet në nivelet më të larta të qeverisë me trafikun e drogës.

Me sa kam parĂ« nĂ« media, gjithçka tregon njĂ« angazhim qytetar”,-tha Ilir Meta.

The post Ilir Meta i bashkohet protestës: Qytetarët janë revoltuar! Fundi i narko-shtetit appeared first on Euronews Albania.

“Do marshojmĂ« kudo nĂ«pĂ«r TiranĂ«â€-Ina Zhupa: Revolta nuk do shprehet vetĂ«m me fjalĂ«

Deputetja e PartisĂ« Demokratike Ina Zhupa tha nĂ« njĂ« lidhje direkt pĂ«r emisionin “People” nĂ« Euronews Albania se protesta e ditĂ«s sĂ« sotme, e cila siç e cilĂ«sojnĂ« opozitarĂ«t, do jetĂ« nisja e mosbindjes civile, ka si synim kryesorin arritjen e qeverisĂ« teknike.

Ajo tha se protesta do të nisë me  marshimin nga selia e Partisë Demokratike, e më pas do të përhapet kudo nëpër të gjitha rrugët e Tiranës.

Sipas saj kjo protestë do të jetë shumë ndryshe nga gjithë protestat e opozitës të bëra deri më tani, pasi revolta nuk do të shprehet vetëm me fjalë por edhe me vepra.

“Partia Demokratike i ka thirrur qytetarĂ«t nĂ« njĂ« mosbindje civile. Kjo nuk do jetĂ« njĂ« protestĂ« si gjithĂ« protestat e tjera, ku revolta shprehet nĂ« podium pĂ«rmes fjalĂ«ve Kemi zgjedhur qĂ« kĂ«tĂ« herë  revolta tĂ« mos jetĂ« vetĂ«m nĂ«pĂ«rmjet fjalĂ«s por edhe nĂ«pĂ«rmjet aktit, veprimit. Ne jo detyrimisht Ă«shtĂ« kundĂ«r rendit kushtetues, por jemi kundĂ«r qeverisĂ«.

Pra e gjithĂ« revolta jonĂ« nuk i tejkalon revoltat e vendeve demokratike, si revoltat e francezĂ«ve, revoltat e gjermanĂ«ve. Me fjalĂ« ne e kemi provuar dhe me fjalĂ« nuk Ă«shtĂ« se po reagojnĂ«. Ajo tha se qeveria teknike Ă«shtĂ« minimum qĂ« kjo revoltĂ« duhet tĂ« arrijĂ«. Marshimi nis nga selia e PD, e mĂ« pas do jetĂ« kudo nĂ« TiranĂ«â€,-tha Ina Zhupa.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do marshojmĂ« kudo nĂ«pĂ«r TiranĂ«â€-Ina Zhupa: Revolta nuk do shprehet vetĂ«m me fjalĂ« appeared first on Euronews Albania.

“Do korrin frikĂ«n qĂ« mbollĂ«n”, Salianji mesazh nga burgu para protestĂ«s

Ervin Salianji i cili ndodhet në burg, u është drejtuar qytetarëve me një mesazh pak para nisjes së  protestës së thirrur nga opozita.

NĂ« njĂ« letĂ«r tĂ« dĂ«rguar nga burgu ai shprehet se Ă«shtĂ« koha qĂ« qeveria tĂ« korrĂ« fikĂ«n qĂ« mbolli. Ai ka ftuar tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t qĂ« tĂ« bashkohen nĂ« protestĂ« ndĂ«rsa shprehet se duhet tĂ« bĂ«hen “mur qĂ« tĂ« ndalojnĂ« tĂ« keqen”.

Në mesazhin e tij ai shprehet se qytetarët duhet të reagojnë për të ruajtur dinjitetin dhe të drejtat e secilit.

Më poshtë mund të lexoni letrën e Ervin Salianjit:

“NĂ« kĂ«to orĂ«, ata po korrin frikĂ«n qĂ« mbollĂ«n vetĂ«!

E dimë që  menduan se do na frikësonin, e sot më shumë na forcuan. Qëndresa jonë është shpërbërja e tyre!  Ne e dimë që shumë nga ne sakrifikojnë e rezistojnë sepse na takon ne së pari të jemi muri që ndal të keqen. Na takon ne dhe vetëm ne të jemi forca e shembullit.

Miq,

Të humbësh lirinë për të fituar forcën e goditjes ndaj padrejtësisë, është zgjedhje e ndërgjegjes. Të humbësh lirinë në betejë për të fituar demokracinë e qeverisje të mirë për njerëzit, është vlera më e lartë.

Të humbësh lirinë  duke fituar besimin në sakrificë është forma më ë lartë e fisnikërisë civile. Të fitosh lirinë duke protestuar me besimin që shqiptarët meritojnë një tjetër zgjidhje, është rruga!

Reago, mos humb veten, as dinjitetin, as të drejtat!

Reago, sepse forca dhe e drejta janë me ty!

Reago!  Reago për pagën e degraduar; për fitimin e munguar; për pronën e pafituar, për jetën e shtrenjtuar, për fjalën e cunguar, për shpresën e mpirë, për një Shqipëri më të mirë.

Populli shkund çdo tirani!”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Do korrin frikĂ«n qĂ« mbollĂ«n”, Salianji mesazh nga burgu para protestĂ«s appeared first on Euronews Albania.

“Erozion” nĂ« qeverinĂ« britanike, pas skandalit tĂ« dhuratave nisin pĂ«rplasjet

ËshtĂ« kohĂ« dridhmash dhe kontrastesh nĂ« radhĂ«t e qeverisĂ« laburistĂ« tĂ« BritanisĂ« sĂ« Madhe, ende pa u bĂ«rĂ« 100 ditĂ«t e para nĂ« pushtet.

Kështu shkruajnë unanimisht mediat në Mbretërinë e Bashkuar, një ditë pas dorëheqjes së shefes së personelit të kryeministrit Keir Starmer, Sju Grej.

Bëhet fjalë për një nga figurat më të rëndësishme të aparatit të Dauning Strit, lëvizja e të cilës vjen pas shpërthimit të polemikave mbi skandalin e dhuratave të marra nga kreu i qeverisë, bashkëshortja dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Ekzistojnë gjithashtu dyshime për nepotizëm dhe lakmi mbi vetë Grej, e cila doli garant për aksesin në qeveri të donatorit më bujar të Starmer, biznesmeni Uahid Ali.

Zyrtarisht Grej, e cila është vendosur në faqet e para të tabloideve për deklaratat mbi kompensimin e artë, e dha dorëheqjen vullnetarisht për të mos shkaktuar shpërqendrim të ekzekutivit.

Por për mediat britanike, në të vërtetë largimi i saj ka ardhur në një klimë përplasjesh të brendshme mes këshilltarëve dhe funksionarëve të tjerë të laburistëve.

Sipas BBC, në të vërtetë dorëheqja e Grej është më tepër një degradim i pozicionit të saj nga qendra e makinës së pushtetit në një detyrë deri më sot inekzistente, ajo e përfaqësueses së qeverisë për marrëdhëniet me kombet dhe rajonet e Mbretërisë.

Thashethemet nuk kanë kursyer as familjen e saj, duke nisur me ngritjen nga hiçi të djalit të saj në pozicionin e një deputeti laburist.

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Erozion” nĂ« qeverinĂ« britanike, pas skandalit tĂ« dhuratave nisin pĂ«rplasjet appeared first on Euronews Albania.

Madona ndan lajmin e trishtĂ« pĂ«r vdekjen e tĂ« vĂ«llait: MĂ« vjen mirĂ« qĂ« s’po vuan mĂ«

Madonna ka nderuar vĂ«llain e saj Christopher Ciccone, i cili ka vdekur nĂ« moshĂ«n 63-vjeçare, ajo e ka pĂ«rshkruar atĂ« si “gjĂ«ja mĂ« e afĂ«rt me mua pĂ«r kaq shumĂ« kohĂ«â€.

Vëllai i saj, i cili drejtonte turnet për yllin e popit dhe kërcente në videoklipet e saj të hershme, vdiq nga kanceri të premten në Michigan.

NĂ« njĂ« postim tĂ« pĂ«rzemĂ«rt nĂ« Instagram , kĂ«ngĂ«tarja 66-vjeçare shkroi se lidhja e tyre ishte e vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u shpjeguar, por kjo lidhje sipas saj u forcua teksa kuptonin se sa tĂ« ndryshĂ«m ishin.

“Kemi marrĂ« duart e njĂ«ri-tjetrit dhe kemi kĂ«rcyer nĂ« çmendurinĂ« e fĂ«mijĂ«risĂ« sonĂ«, nĂ« fakt kĂ«rcimi ishte njĂ« lloj superngjitĂ«si qĂ« na mbante bashkĂ«â€,-u shpreh Madona.

“VĂ«llai im ishte pranĂ« meje, ai ishte piktor, poet dhe vizionar, e admiroja. Ai kishte shije tĂ« patĂ«metĂ«, dhe njĂ« gjuhĂ« tĂ« mprehtĂ«, tĂ« cilĂ«n ndonjĂ«herĂ« e pĂ«rdorte kundĂ«r meje, por unĂ« ia falja gjithmonĂ«.Ne u ngjitĂ«m nĂ« lartĂ«sitĂ« mĂ« tĂ« larta sĂ« bashku, dhe u ulĂ«m nĂ« ultĂ«sirat mĂ« tĂ« thella. NĂ« njĂ« farĂ« mĂ«nyre, ne gjithmonĂ« e gjenim njĂ«ri-tjetrin pĂ«rsĂ«ri dhe u mbajtĂ«m pĂ«r dore dhe vazhduam tĂ« kĂ«rcenim”,-shtoi ylli i popit.

Dyshja u ndanë në vitin 2008 pas publikimit të autobiografisë së tij, të titulluar Life With My Sister Madonna, në të cilën ai shkroi për jetën e saj të dashurisë dhe se si ishte të punoje për të.

Duke folur pĂ«r ribashkimin para vdekjes sĂ« tij, Madonna shtoi: “Vitet e fundit nuk kanĂ« qenĂ« tĂ« lehta.

“Ne nuk folĂ«m pĂ«r njĂ« kohĂ«, por kur vĂ«llai im u sĂ«mur, gjetĂ«m rrugĂ«n e kthimit tek njĂ«ri-tjetri.

“BĂ«ra maksimumin pĂ«r ta mbajtur nĂ« jetĂ« sa mĂ« gjatĂ«. Ai kishte shumĂ« dhimbje deri nĂ« fund, edhe njĂ« herĂ« u mbajtĂ«m pĂ«r dore, mbyllĂ«m sytĂ« dhe kĂ«rcenim bashkĂ«. MĂ« vjen mirĂ« qĂ« nuk vuan mĂ«, nuk do tĂ« ketĂ« kurrĂ« njeri si ai. E di qĂ« po kĂ«rcen diku.”

Ciccone ishte gjithashtu një artiste dhe stiliste e brendshme, dhe drejtoi video muzikore për yje të tjerë, duke përfshirë Dolly Parton dhe Tony Bennett.

Njerka e Madonna-s, Joan, gjithashtu vdiq nga kanceri kohët e fundit, dhe vëllai i madh i yllit Anthony vdiq në fillim të vitit të kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Madona ndan lajmin e trishtĂ« pĂ«r vdekjen e tĂ« vĂ«llait: MĂ« vjen mirĂ« qĂ« s’po vuan mĂ« appeared first on Euronews Albania.

Viti i ri akademik/ Mbyllet Ekonomiksi në Korçë, në Elbasan preferohet mësuesia

Mbyllet programi mësimor i Ekonomiksit në universitetin e Korçës ndërkohë që rrezikohen 3 programe të tjera, si gjuha e pakicave, matematika dhe frëngjishtja.

Rektori i këtij universiteti Lorenc Ekonomi tha se reduktimi në maksimum i bursave të programeve prioritare ka ndikuar edhe në ulje e numrit të studentëve në këto programe.

“Ekonomiksi Ă«shtĂ« i sigurte qe mbyllet, sipas ligjit pĂ«r disa vite nqs ka 0 regjistrime, I takonte senatit pĂ«r gjithĂ« programet. Ka programe tĂ« tjera, janĂ« me pak studentĂ«. Do mbyllen? PedagogĂ«t do tĂ« marrim vendim pĂ«r kĂ«tĂ«. Ndihet nĂ« shifra, ato qĂ« kane qene prioritare ka ulje”,-tha Lorenc Ekonomi, rektori i universitetit tĂ« Korçës.

Këtë vit akademik në universitetin e Korçës do të studiojnë 2336 studentë të jene pjesë e 56 programeve në 4 fakultetet e këtij universiteti.

Edhe nĂ« Elbasan Universiteti “AleksandĂ«r Xhuvani“ ka hapur dyert pĂ«r studentĂ«t. KĂ«tĂ« vit janĂ« regjistruar 1100 studentĂ«, ku sipas rektores ky numĂ«r Ă«shtĂ« mĂ« i madh se njĂ« vit mĂ« parĂ«. DegĂ«t mĂ« tĂ« preferuara janĂ« financa dhe menaxhim biznesi, por edhe mĂ«suesia pĂ«r arsimin parashkollor.

Interes të lartë ka edhe për degët shkenca mjekësore teknike, teknologjitë e informacionit dhe edukim fizik. Risi e këtij viti është regjistrimi i studentëve nga Presheva në Universitetin e Elbasanit. Kjo nismë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të ndërveprimit ndërkombëtar dhe krijimit të mundësive të reja për studentët nga rajone të ndryshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Viti i ri akademik/ Mbyllet Ekonomiksi në Korçë, në Elbasan preferohet mësuesia appeared first on Euronews Albania.

Nis viti i ri akademik, disa degë rrezikojnë mbylljen te Fakulteti i Shkencave

Ka nisur sot viti i ri akademik për 20 mijë studentë. Degët e mjekësisë dhe IT ishin më të preferuarat, kuotat e të cilave u ezauruan që në raundin e parë. Por nga ana tjetër të tjera rrezikojnë mbylljen.

Në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, kimia, fizika kanë vetëm nga 5 të regjistruar ndërkohë që dhe matematika nuk është në shifrat më të mira, duke qenë me vetëm 23 studentë. Shkenca Natyre Mjedisore rezulton dega më pak e pëlqyer në Universitetin e Tiranës, me vetëm 2 studentë të regjistruar këtë vit.

Ajo që del në pah është rënia e numrit të të rinjve që zgjedhin degët si Gjuhë-Letërsi.  Ende ka 65 kuota të lira, nga 120. Gjeografia, gjuhët e huaja, filozofi, punë sociale dhe psikologji, kanë ende gjysmë kuota të lira.

Universiteti Bujqësor është zgjedhur nga të paktën 638 studentë këtë vit. Degët më të kërkuara janë menaxhim agrobiznesi dhe menaxhim turizmi rural.

Ndërsa, në degën inxhinieri agroushqimore ka vetëm 1 të regjistruar. Edhe zooteknia dhe siguria e produkteve blegtorale kanë vetëm 2 regjistrime ndërsa inxhinieria pyjore 5 studentë të regjistruar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Nis viti i ri akademik, disa degë rrezikojnë mbylljen te Fakulteti i Shkencave appeared first on Euronews Albania.

A ndĂ«rhyjnĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t nĂ« politikĂ«n shqiptare? Nesturi: PD s’ështe e besueshme

Platos Nesturi ishte kĂ«tĂ« tĂ« diel i ftuar nĂ« “Review” nĂ« Euronews Albania pĂ«r tĂ« folur pĂ«r protestĂ«n e opozitĂ«s, e cila pritet tĂ« zhvillohet ditĂ«n e nesĂ«rme mĂ« 7 tetor, e cila sipas tij Ă«shtĂ« njĂ« protestĂ« e stisur.

I pyetur nëse ka gjasa që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë mes mazhorancës dhe opozitës, për të zgjidhur problemet dhe për të garantuar një proces të pastër zgjedhor, ai u përgjigj se ndërhyrja e ndërkombëtarëve është e dukshme.

Sipas tij nĂ« sytĂ« e ndĂ«rkombĂ«tarĂ«ve, “Partia Demokratike nuk Ă«shtĂ« njĂ« partner i besueshĂ«m”.

“Demokracia shqiptare ka problematikat e saj, Ă«shtĂ« ne faza tĂ« caktuara qĂ« padyshim njĂ« tranzicion kaq i gjatĂ«, njĂ« pĂ«rzierje e politikĂ«s me krimin, abuzimin me pushtetin dhe korrupsionin, bĂ«n qĂ« tĂ« ketĂ« probleme tĂ« kĂ«saj natyre tĂ« cilat padyshim ndikojnĂ«.

NdĂ«rhyrja e ndĂ«rkombĂ«tarĂ«ve Ă«shtĂ« shumĂ« e qartĂ« dhe e dukshme me faktin e reformĂ«s nĂ« drejtĂ«si, me ngritjen e institucioneve tĂ« reja, tĂ« cilat kanĂ« bĂ«rĂ« qĂ« tĂ« fillojĂ« e tĂ« ndihet forca e ligjit, tĂ« shkĂ«putet lidhja e drejtĂ«sisĂ« me politikĂ«n. Ende ka nevojĂ« pĂ«r kĂ«tĂ« lloj garancie sepse ne e shikojmĂ« qĂ« kur flasim pĂ«r njĂ« krizĂ« nĂ« ShqipĂ«ri, Ă«shtĂ« njĂ« krizĂ« edhe e klasĂ«s politike nĂ« ShqipĂ«ri”,-tha Nesturi.

The post A ndĂ«rhyjnĂ« ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t nĂ« politikĂ«n shqiptare? Nesturi: PD s’ështe e besueshme appeared first on Euronews Albania.

E rëndë! Efektivja e policisë përplas me makinë për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Laç-Autostradë një 43 vjeçare, e cila sipas informacionit të policisë është efektive e policisë, ka përplasur me makinë një këmbësor 51 vjeçar.

Personi me inicialet V.H. u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar,  por ka humbur jetën në spital.

Punonjësia e policisë, Florinda Zvangu, ka qenë jashtë shërbimit në momentin e aksidentit.

Njoftimi i policisë

Në aksin rrugor Laç-Autostradë, shtetasja F. Z.,43 vjeçe, (punonjëse policie, jashtë orarit të punës),  duke drejtuar automjetin e saj  ka aksidentuar shtetasin V. H. 51 vjeç, banues në Kurbin,(këmbësor), i cili u transportua në Spitalin e Traumës Tiranë për asistencë mjekësore më të specializuar,  por ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor dhe specialistĂ«t e AMP (rajoni LezhĂ«-Shkoder), kanĂ« kryer tĂ« gjitha veprimet nĂ« vendin e ngjarjes si dhe drejtuesja e mjetit Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar dhe arrestuar pĂ«r veprĂ«n penale  “Shkelja e rregullave tĂ« qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

The post E rëndë! Efektivja e policisë përplas me makinë për vdekje këmbësorin appeared first on Euronews Albania.

❌