❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një ditë pas protestës, zbulohet takimi që ka thirrur Rama të martën

Kryeministri Edi Rama do të shfaqet të martën publikisht pas disa ditësh mungesë për shkak të ndërhyrjes kirurgjikale që kreu për hernien.

Lapsi.al mëson se Rama ka thirrur nesër në një takim kryetarët e bashkive.

Takimi është njoftuar pasditen e sotme pa dhënë më shumë detaje se për çfarë do të diskutohet.

Kryebashkiakët do të mblidhen në një prej sallave të Kryeministrisë në orën 10:00.

Takimi vjen një ditë pas protestës së opozitës në bulevard dhe disa rrugë të tjera të Tiranës.

Opozita kërkon formimin e një qeverie teknike që do të drejtojë vendin për zgjedhjet e pranverës. ©LAPSI.al

The post Një ditë pas protestës, zbulohet takimi që ka thirrur Rama të martën appeared first on Lapsi.al.

Ministri i Brendshëm fyen protestuesit e opozitës: Turmë e çoroditur!

Krahas fotos propagandistike tĂ« vizitĂ«s nĂ« spital tĂ« policĂ«ve tĂ« plagosur nĂ« protesĂ«, ministri i BrendshĂ«m, Ervin Hoxha, ka bĂ«rĂ« edhe njĂ« deklaratĂ« qĂ« konkurron denjĂ«sisht me ato tĂ« Elisa Spiropalit apo çdo nafije tjetĂ«r nĂ« oborrin e RamĂ«s. Hoxha fyen protestuesit duke i quajtur si “turmĂ« e çoroditur” e tĂ« nxitur politikisht. Tallet gjithashtu edhe me mosbindjen civile, e cila sipas tij fyen inteligjencĂ«n e çdo qytetari tĂ« kĂ«tij vendi. MĂ« poshtĂ« deklarata e plotĂ« e tij.

Ata, të cilët e orkestruan shfaqjen e shëmtuar të mbrëmjes së sotme në rrugët e Tiranës, kanë shkuar tanimë pranë familjeve të tyre.

Ndërsa ata, që fatkeqësisht nuk kthehen dot sonte pranë familjes janë tre efektivë policie, të cilët janë plagosur dhe do të qëndrojnë në spital, për të vetmen arsye se ishin në krye të detyrës.

I falënderova të tre efektivët dhe u urova kthim sa më të shpejtë në shtëpi.

I falënderoj edhe njëherë të gjithë punonjësit e Policisë që u provokuan, goditën dhe madje u lënduan, por treguan profesionalizmin dhe maturinë e një trupe që reagon vetëm proporcionalisht, si një trupë evropiane e një shteti evropian. Sot ata kishin përballë një turme të çoroditur nga një motivim politik absurd, ku një pjesë individësh kapërcyen vijën e ligjit me akte të dënueshme.

U bllokua deri edhe rruga e autoambulancĂ«s, apo u sulmua si kurrĂ« nĂ« ndonjĂ« vend demokratik selia e njĂ« partie politike kundĂ«rshtare (pĂ«rveç pĂ«rsĂ«ritjeve klasike tĂ« sulmeve qorre mbi muret e institucioneve qendrore apo zjarrvĂ«nies sĂ« pemĂ«ve tĂ« “qeverisĂ«â€ qĂ« nuk munguan edhe sonte).

Por pavarĂ«sisht absurditetit tĂ« shfaqjes sĂ« sotme tĂ« njĂ« “mosbindjeje civile”, qĂ« fyen inteligjencĂ«n e çdo qytetari tĂ« kĂ«tij vendi, Policia e Shtetit e kreu detyrĂ«n konform praktikave mĂ« tĂ« mira demokratike.

Orkestruesit e kĂ«saj shfaqjeje jocivile sonte do tĂ« flenĂ« nĂ« shtĂ«pitĂ« e tyre dhe nuk do ta prishin gjumin, as pĂ«r tĂ« çoroditurit nga bllofi i “mosbindjes civile” qĂ« natĂ«n do ta kalojnĂ« si persona nĂ« kĂ«rkim pĂ«r aktet e tyre tĂ« paligjshme.

Çdo akt Ă«shtĂ« i dokumentuar dhe çdo autor aktesh antiligjore Ă«shtĂ« tanimĂ« subjekt i organeve ligjzbatuese.

I garantoj qytetarët e këtij vendi se bllofi i mosbindjes civile nuk do të prodhojë asgjë tjetër, përveç përgjigjes proporcionale dhe shteruese të ruajtësve të ligjit ndaj shkelësve të ligjit.

The post Ministri i Brendshëm fyen protestuesit e opozitës: Turmë e çoroditur! appeared first on Lapsi.al.

Shfaqet Helena e Ramës: Protesta pengoi turistët të iknin në Rinas, unë nuk mora dot autobusin (VIDEO)

Helena e Ramës ka dalë sërish në Instagram për të dhënë arsye përse protesta e sotme e opozitës ishte gabim. Mes të tjerash ajo thotë se është penguar nga protesta për të marrë autobusin, por edhe turistët kanë humbur fluturimet në Rinas. Shiheni më poshtë për zbavitje rrëfimin e plotë të Helenës së spiropalizuar, studentes që fatkeqësisht keqpërdoret si karikaturë e partisë shtet. ©LAPSI.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Helena Kace (@helena_kace)

The post Shfaqet Helena e Ramës: Protesta pengoi turistët të iknin në Rinas, unë nuk mora dot autobusin (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

Protesta e opozitĂ«s, shihni live ç’po ndodh nĂ« TiranĂ« (VIDEO)

Opozita ka nisur protestĂ«n e saj kombĂ«tare kundĂ«r qeverisĂ« “Rama”. KĂ«rkesa kryesore e opozitĂ«s Ă«shtĂ« krijimi i njĂ« qeverie teknike qĂ« do tĂ« drejtojĂ« vendin nĂ« prag tĂ« zgjedhjeve tĂ« pranverĂ«s. NĂ« videon mĂ« poshtĂ« shihni zhvillimet live.

The post Protesta e opozitĂ«s, shihni live ç’po ndodh nĂ« TiranĂ« (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

“Lironi ShqipĂ«rinĂ« nga mafia”, protestuesit mblidhen poshtĂ« zyrĂ«s sĂ« RamĂ«s

Protestuesit e opozitës janë grumbulluar për të protestuar para godinës së Kryeministrisë.

“Lironi ShqipĂ«rinĂ« nga mafia”, ishte njĂ« banderolĂ« e madhe qĂ« mbanin disa protestues tĂ« nisur nga selia e PD.

NjĂ« tjetĂ«r mesazh qĂ« lexohet nĂ« pankarta Ă«shtĂ« “Je gjallĂ« apo vetĂ«m merr frymĂ«â€. Protestuesit kanĂ« marshuar drejt KryeministrisĂ« ku nuk janĂ« parashikuar fjalime, por janĂ« bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r mosbindje civile.

The post “Lironi ShqipĂ«rinĂ« nga mafia”, protestuesit mblidhen poshtĂ« zyrĂ«s sĂ« RamĂ«s appeared first on Lapsi.al.

Protesta, pensionisti: Kam ardhur me biçikletë nga Vlora! Jo për Berishën, por për të rrëzuar Ramën

Ka nisur protesta e opozitĂ«s nĂ« bulevard. NjĂ« pensionistĂ«t ka udhĂ«tuar me biçikletĂ« nga Vlora pĂ«r t’iu bashkuar protestĂ«s kombĂ«tare tĂ« opozitĂ«s. Duke shprehur pakĂ«naqĂ«sinĂ« pĂ«r rritjen e pakĂ«t tĂ« pensionit me 6 mijĂ« lekĂ« tĂ« vjetra, i moshuari tha nĂ« Syri Tv se sĂ« bashku me shokĂ«t e tij do tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« protestĂ«, deri sa tĂ« rrĂ«zojnĂ« RamĂ«n.

“Kam ardhur nga Vlora, me bicikletĂ«. Kam ardhur pĂ«r tĂ« drejtat e mia, s’kam ardhuro pĂ«r Sali BerishĂ«n. UnĂ« jam pensionist. MĂ« ka shtuar vetĂ«m 6 mijĂ« lekĂ« tĂ« vjetra. Jam i pakĂ«naqur, pa bukĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« time. Kam ardhur kastile kĂ«tu qĂ« ta rrĂ«zojmĂ« kĂ«tĂ« qeveri. Kjo qeveri e poshtĂ«r, ky kriminel i jonĂ« qĂ« Vlora nuk e do. Kam ardhur bashkĂ« me shokĂ«t e mi pĂ«r ta rrĂ«zuar. Do rrimĂ« kĂ«tu,” tha i moshuari pĂ«r mediat.

The post Protesta, pensionisti: Kam ardhur me biçikletë nga Vlora! Jo për Berishën, por për të rrëzuar Ramën appeared first on Lapsi.al.

Protesta, Rama rrethon Kryeministrinë me policë (FOTO)

Ka nisur protesta e opozitës. Mbi 1000 efektivë policie ndodhen në terren, të cilët janë vendosur në pozicionet kyçe të cilat synohen nga protestuesit. Siç shihet nga fotot e siguruara nga LSA, kordoni policor ka rrethuar godinën e Kryeministrisë e cila është blinduar e gjitha. Ndërkohë protestuesit janë grumbulluar dhe pritet që të marshojnë drejt Kryeministrisë.

The post Protesta, Rama rrethon Kryeministrinë me policë (FOTO) appeared first on Lapsi.al.

“Pakti pĂ«r vdekjen e universitetit”, edhe studentĂ«t nĂ« protestĂ«n e opozitĂ«s (FOTO)

KanĂ« nisur grumbullimet para KryeministrisĂ« pĂ«r protestĂ«n qĂ« pritet tĂ« startojĂ« pas pak minutash. TĂ« parĂ«t nĂ« shesh kanĂ« mbĂ«rritur studentĂ« me banderolĂ« nĂ« dorĂ«, e cila e mban mesazhin: Pakti pĂ«r vdekjen e universitetit! KujtojmĂ« qĂ« pas protestave studentore tĂ« vitit 2018, Rama doli me njĂ« platformĂ« tĂ« re publike tĂ« quajtur “Pakti pĂ«r Universitetin”, e cila u tret rrugĂ«s dhe sot jemi para faktit qĂ« auditorĂ«t kanĂ« mĂ« pak studentĂ« dhe mungojnĂ« kushtet dinjitoze pĂ«r tĂ« studiuar. Rama e shuajti protestĂ«n studentore me tĂ« gjitha mjetet qĂ« pushteti kishte nĂ« dispozicon. Mbetet pĂ«r t’u parĂ« nĂ«se kĂ«saj radhe do tĂ« krijohet apo jo njĂ« masĂ« kritike studentore njĂ«soj si 6 vite mĂ« parĂ«.

 

The post “Pakti pĂ«r vdekjen e universitetit”, edhe studentĂ«t nĂ« protestĂ«n e opozitĂ«s (FOTO) appeared first on Lapsi.al.

Korrupsioni i ngritur në sistem, FBI iu bën trajnim prokurorëve të SPAK

FBI ka organizuar një seminar me Prokurorët e SPAK në Peshkopi, në fundjavë, për të diskutuar mbi përparësitë kryesore të Prokurorisë së Posaçme.

‘FundjavĂ«n e kaluar OPDAT zhvilloi njĂ« seminar koordinues pĂ«r prokurorĂ«t e SPAK nĂ« Peshkopi. SĂ« bashku me pĂ«rfaqĂ«sues nga OPDAT, ICITAP dhe FBI, prokurorĂ«t e SPAK u takuan pĂ«r tĂ« diskutuar mbi pĂ«rparĂ«sitĂ« kryesore tĂ« SPAK.

Shtetet e Bashkuara vazhdojnĂ« tĂ« qĂ«ndrojnĂ« me vendosmĂ«ri pranĂ« institucioneve tĂ« pavarura tĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« luftĂ«n e tyre kundĂ«r korrupsionit dhe krimit tĂ« organizuar’, shkruhet nĂ« llogarinĂ« nĂ« Facebook tĂ« AmbasadĂ«s Amerikane.

The post Korrupsioni i ngritur në sistem, FBI iu bën trajnim prokurorëve të SPAK appeared first on Lapsi.al.

Protesta, policia rrethon zyrën e Veliajt

Rreth një orë para nisjes së protestës së opozitës, policia veç Kryeministrisë është pozicionuar edhe në Bashkinë e Tiranës, duke e rrethuar godinën.

Bashkia, prej muajsh, është kthyer në një vend ku opozita ka protestuar thuajse çdo javë për largimin e kryetarit Erion Veliaj dhe sot duket se policia ka informacione se protestuesit do të zhvendosen edhe aty.

NĂ« protestĂ«n e kĂ«saj sĂ« hĂ«ne Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e ditur se nuk do tĂ« ketĂ« fjalime, ndĂ«rsa njĂ« natĂ« mĂ« parĂ« Belind KĂ«lliçi u shpreh se “qytetarĂ«t le tĂ« bĂ«jnĂ« ç’ti dojĂ« kokrra e qejfit”.

The post Protesta, policia rrethon zyrën e Veliajt appeared first on Lapsi.al.

Rama shton një ministri të re

Qeveria shqiptare po propozon një projektligj mbi riorganizimin e sistemit shkencor, ku institucionet vlerësuese të veprimtarisë shkencore do të jenë një Ministri e re dhe Akademia e Shkencave.Në dokument planifikohet lindja e një Ministrie të posaçme, përgjegjëse për shkencën dhe kërkimin shkencor. Si dhe krijimi i një organi këshillimor pranë kryeministrit në emrin Këshilli Kombëtar për shkencën dhe kërkimin shkencor, i cili synon përmirësimin e veprimtarisë kërkimore në vend. Në përbërje, ky këshill do të ketë 7 ministra të fushave të ndryshme, por edhe 4 përfaqësues nga institucione të arsimit të lartë, teksa do të jenë pjesëmarrës edhe kryetari i Akademisë së Shkencave dhe 3 anëtarë të Akademisë, si dhe përfaqësues të Agjencive të Inovacionit.

Ministri i shkencës do të ketë për detyrë hartimin e strategjisë në këtë sektor si dhe të përcaktojë fushat prioritare të kërkimit shkencor; teksa në ndihmë të tij do të jetë këshilli me 19 anëtarë i drejtuar nga kryeministri, me bashkëpunimin edhe të ministrit të bujqësisë, shëndetësisë, mbrojtjes, energjisë, mjedisit, inovacionit. Teksa për përzgjedhjen e anëtarëve të universiteteve në këtë bord, është vendosur kusht që të jenë personalitete të njohur akademikë. Mirëpo kompetencat e tyre do të ndryshojnë në krahasim me ligjin për arsimin e lartë, ku gëzonin autonomi universitare në veprimtarinë shkencore.

“Fushat, drejtimet, vĂ«llimi i punĂ«s dhe afatet e veprimtarisĂ« kĂ«rkimore-shkencore pĂ«rcaktohen nga vetĂ« institucionet e arsimit tĂ« lartĂ«â€, thotĂ« ligji i arsimit tĂ« lartĂ«, ndĂ«rsa me projektligjin e ri parashikohet qĂ« pĂ«rgjegjĂ«sia t’i kalojĂ« ministrisĂ«, AkademisĂ« se Shkencave dhe kĂ«shillit shkencor. Pra, pritet tĂ« ndryshojnĂ« kompetencat pĂ«r drejtuesit e fakulteteve, pedagogĂ«t, senatet e universiteteve publike dhe private, tĂ« cilat do tĂ« jenĂ« nĂ«n monitorimin e institucioneve politikbĂ«rĂ«se.

Nëse do të ketë kërkesë për krijimin e institucioneve të veçanta për kërkimin shkencor veç universiteteve, Akademisë së Shkencave, parqeve teknologjike apo qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore, vendimin e merr ministri përgjegjës i cili jep lejen përkatëse. Ministri për shkencën do të ketë fuqi edhe për pezullimin apo mbylljen e tyre, kur vihen re nga monitorimi mospërmbushje të kritereve e ka vlerësim negativ. Ndër të tjera, do të krijohet edhe regjistri kombëtar i institucioneve dhe kërkuesve shkencorë, brenda dy viteve nga miratimi i ligjit.

The post Rama shton një ministri të re appeared first on Lapsi.al.

Dogji me benzinë bashkëshorten, burri nga Korça shfaqet i penduar në gjyq

Gjykata ka lënë në burg pa afat 45-vjeçarin, Bledar Trëndafili i cili akuzohet vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare, ndërkohë që çifti i bashkëshortëve kanë qenë në proces divorci për shkal të dhunës së ushtruar nga 45-vjeçari ndaj bashkëshortes së tij, e cila kohët e fundit jetonte me dy fëmijët e saj të mitur në një banesë me qira në lagjen 1 të Korçës.

Mësohet se Trëndafili ka shprehur pendesë para trupit gjykues madje ka shpërthyer në lot.

“Jam penduar pĂ«r atĂ« qĂ« kam bĂ«rĂ«, por nuk jam nĂ« gjendje tĂ« them pĂ«rse shkova nĂ« atĂ« akt.”

45-vjeçari është shprehur trupit gjykues se ka dyshime të forta për tradhti të bashkëshortes së tij, ndërkohë që për asnjë moment Melisa Trëndafili nuk e ka lejuar të takonte fëmijët, thotë ai.

“TĂ« gjitha kĂ«to e kanĂ« rĂ«nduar gjendjen time psikologjike madje dhe ditĂ«n qĂ« ka ndodhur ngjarja kam shkuar pĂ«r t’i kĂ«rkuar tĂ« me lejonte tĂ« takoja fĂ«mijĂ«t”, tha ai.

Ditën e ngjarjes Bledar Trëndafili ka shkuar për ta ritakuar për të disatën herë bashkëshorten që ta bindte që të hiqte dorë nga procesi gjyqësor për zgjidhjen e martesës.

Gjatë bisedës pranë banesës së gruas Melisës, krejt papritur Bledari e ka spërkatur me benzinë duke i vënë edhe flakën, për ditë të tëra gruaja qëndroi në spitalin e traumës për ndihmë të specializuar dhe tani ndodhet në banesën e saj, në kushte më të mira shëndetësore.

Policia vetëm 2 ditë më parë prangosi Bledar Trëndafilin, të cilin e akuzon për vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare.

The post Dogji me benzinë bashkëshorten, burri nga Korça shfaqet i penduar në gjyq appeared first on Lapsi.al.

Nuk ka ende parti, por nis fushatën, Basha shfaqet në Lezhë

Lulzim Basha ka zhvilluar një takim Lezhë për përgatitjen e ekipit të kandidatëve dhe shpalosjen e programit me grupet e interesit.

NĂ« njĂ« postim nĂ« facebook, Basha shkruan se politika Ă«shtĂ« shĂ«rbim ndaj qytetarĂ«ve, qĂ« dĂ«gjon hallet e tyre dhe ofron vizionin pĂ«r t’i kapĂ«rcyer ato, jo si vetĂ«shĂ«rbim pĂ«r njĂ« grusht politikanĂ«sh qĂ« kanĂ« varfĂ«ruar vendin dhe kanĂ« larguar rininĂ«.

Sipas tij, kjo do të jetë dhe kontrata e demokratëve euroatlantikë me shqiptarët për një alternativë që lufton korrupsionin dhe siguron mirëqeverisjen

Postimi i Bashës:

Shqipëria meriton më shumë! Në Lezhë, me drejtues të Demokratëve Euroatlantikë, për përgatitjen e ekipit tonë të kandidatëve dhe shpalosjen e programit me grupet e interesit.

Ne besojmĂ« te politika si shĂ«rbim ndaj qytetarĂ«ve, qĂ« dĂ«gjon hallet e tyre dhe ofron vizionin pĂ«r t’i kapĂ«rcyer ato, jo si vetĂ«shĂ«rbim pĂ«r njĂ« grusht politikanĂ«sh qĂ« kanĂ« varfĂ«ruar vendin dhe kanĂ« larguar rininĂ«.

Me këtë bindje do lidhim kontratën tonë me shqiptarët, për një alternativë që lufton korrupsionin dhe siguron mirëqeverisjen!

The post Nuk ka ende parti, por nis fushatën, Basha shfaqet në Lezhë appeared first on Lapsi.al.

E rëndë në Prishtinë/ Polici qëllon me armë nga pakujdesia nënën e tij

Një grua në Prishtinë është plagosur me armë zjarri. Policia e Kosovës njofton se një zyrtar policor nga pakujdesia ka plagosur nënën e tij.

Sipas policisë, viktima është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës(QKUK), ndërsa i dyshuari ndodhet në stacionin policor për procedura të mëtutjeshme.

“PrishtinĂ« 04.10.2024-12:17. ËshtĂ« raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar policor, nga pakujdesia ka plagosur me armĂ« viktimĂ«n femĂ«r kosovare-nĂ«nĂ«n e tij.

Viktima Ă«shtĂ« dĂ«rguar pĂ«r tretman mjekĂ«sor nĂ« QKUK, PrishtinĂ«, ndĂ«rsa i dyshuari ndodhet nĂ« stacionin policor pĂ«r procedura tĂ« mĂ«tutjeshme”, thuhet nĂ« raportin 24 orĂ«sh tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s.

The post E rëndë në Prishtinë/ Polici qëllon me armë nga pakujdesia nënën e tij appeared first on Lapsi.al.

Përmbytjet, kryetari i Vlorës: Do ketë kompensim për dëmet

Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha flet për situatën. Gjatë inspektimit në terren ka konfirmuar që situata mbetet problematike në disa zona, është duke u monitoruar situata për të llogaritur dhe dëmet e shkaktuara.

“Ne jemi tĂ« gjithĂ« nĂ« terren. Prezenca e tĂ« gjitha strukturave ka qenĂ« prezentĂ« kudo munden. Ka zona ku mund tĂ« ketĂ« ankesa nga qytetarĂ«t pĂ«r mosreagim, por reagimi ka qenĂ« maksimal nga tĂ« gjitha strukturat. ËshtĂ« edhe numri i mjeteve qĂ« na kufizon, por i kemi marrĂ« me prioritete. Tek “Albano dhe Romina” Ă«shtĂ« rast qĂ« pĂ«rsĂ«ritet sa herĂ« ka reshje. Dje ka rĂ«nĂ« 180 mm shi. KĂ«to prurje reshje pĂ«r vetĂ«m 3 orĂ«â€, u shpreh Dredha.

55 persona janë evakuuar dhe po shikohet mundësia menjëherë pas normalizimin e situatës për mbështetje financiare për familjet e dëmtuara me bashkëpunim me shtabin e emergjencave, shkruan A2.

“JanĂ« 55 banorĂ« qĂ« janĂ« evakuuar nĂ« tĂ« dy konviktet e shkollĂ«s mjekĂ«sore. JanĂ« asistuar me veshmbathje dhe ushqime, por kjo nuk mjafton, sepse po bĂ«jmĂ« njĂ« database tĂ« qartĂ« me informacionet qĂ« kemi pĂ«r tĂ« marrĂ« masat. MĂ« pas pĂ«r suportin dhe kompensimin e dĂ«meve”, theksoi Dredha.

Bizneset nuk janë pjesë e paketës, tha Dredha, por po punohet për heqjen e ujit.

Sipas tij “hidrovori Ă«shtĂ« nĂ« kapacitet tĂ« plotĂ« janĂ« investime tĂ« vjetra, por duhet parĂ« mundĂ«sia e zĂ«vendĂ«simit tĂ« pompave”.

The post Përmbytjet, kryetari i Vlorës: Do ketë kompensim për dëmet appeared first on Lapsi.al.

Bejruti kthehet në zonë lufte, Izraeli mund të sulmojë zonat bërthamore në Iran

Izraeli nuk i ka dhënë garancitë e kërkuara administratës Biden, se nuk do të godasë zonat bërthamore në Iran, në raprezaljen e paralajmëruar për sulmin raketor të pak ditëve më parë. Këte e tha një zyrtar i Departamentit Amerikan të Shtetit për CNN.

Sipas tij, është vështirë të thuhet nëse Netanjahu do të përdorë 1 vjetorin e sulmeve të Hamas kundër Izraelit, më 7 tetor, për tu hakmarrë.

Shtetet e Bashkuara janë shprehur pro kundërpërgjigjes së Izraelit ndaj breshërisë së raketave të lëshuara nga Teherani më herët gjatë javës, por presidenti Biden, ka thanë se nuk do të mbështetësin shënjestrimin e zonave bërthamore.

Ndërsa bota mban frymën pezull në pritje të një përshkallëzimi të konfliktit me Iranin, Izraeli vijon pa u ndalur ofensivën në Liban.

Për herë të parë një sulm goditi qytetin verior të Tripolit të shtunën, kryeqyteti Bejrut është kthyer në një zonë lufte me bombardime të vazhdueshme, ndërsa trupat izraelite vijojnë inkursionin tokësor në jug të vendit.

Një burim i cituar nga Reuters tha se një zyrtar i Hamasit, bashkë me gruan dhe 2 fëmijët ishte vrarë gjatë sulmit në një kamp refugjatësh palestinezë në Tripoli, qytetarët e Bejrutit u paralajmëruan 3herë të evakuoheshin nga periferitë jugore gjatë natës, kur Izraeli bombardoi infrastrukturë të Hezbollahut, siç u shpreh.

Qeveria Libaneze thotë se mbi 2 mijë persona janë vrarë gjatë vitit të fundit si pasojë e sulmeve izraelite, shumica e të cilëve dy javët e fundit. Në shënjestër janë vënë edhe ekipe e struktura mjekësore, përfshirë Kryqin e Kuq Libanez e spitale publike. Sipas autoritete mbi 1.2 milionë libanez janë detyruar të shpërngulen nga shtëpitë e tyre. OKB e cilëson të papranueshëm, bilancin tragjik mes civilëve në këtë vend.

The post Bejruti kthehet në zonë lufte, Izraeli mund të sulmojë zonat bërthamore në Iran appeared first on Lapsi.al.

Përmbytjet, ende në ujë disa lagje të Vlorës

Pas situatës problematike të krijuar një ditë me parë për shkak të reshjeve intensive të shiut, në disa rrugë të qytetit të Vlorës ka ende prezencë të ujit.

Ujë nëpër rrugë ka në lagjen Rilindja dhe 28 Nëntori. Ndërkohë, 33 familje janë evakuuar dhe janë vendosur në konviktin e Qytezës Studenti dhe atë të shkollës Industriale Pavarësia.

Në disa lagje, energjia elektrike vijon të mbetet e stakuar për të mos krijuar probleme, pasi në disa kabina ka prezencë uji. Në ujë vazhdojnë të jetë shumë familje dhe biznese të qytetit.

The post Përmbytjet, ende në ujë disa lagje të Vlorës appeared first on Lapsi.al.

Masakër në Haiti, banda vret 70 persona, me tyre gra dhe fëmijë

Dhjetëra njerëz, përfshirë tre foshnja, u vranë në një sulm bandash në qendër të Haitit, sikurse tha në një deklaratë Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Anëtarët e bandës Gran Grif përdorën pushkë automatike për të vrarë të paktën 70 persona të enjten, duke përfshirë 10 gra dhe tre foshnja.

Sulmi ndodhi në qytetin Pont Sondé, rreth 50 milje në veri të Port-au-Prince, ku dhuna e bandave ka vazhduar të përhapet, sipas OKB-së. Të paktën 16 persona u plagosën rëndë në sulm, duke përfshirë dy anëtarë të bandës të goditur gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë Haitiane, tha OKB. Anëtarët e bandës i vunë flakën gjithashtu të paktën 45 shtëpive dhe 34 automjeteve, duke detyruar disa banorë të largohen.

Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« e Haitit, pĂ«rmes njĂ« deklarate u shpreh se u mobilizua pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur incidentit, por u pĂ«rball me sfida pĂ«r tĂ« hyrĂ« nĂ« vend pĂ«r shkak tĂ« situatĂ«s sĂ« tensionuar. “MegjithĂ«sĂ« nĂ« kushte jashtĂ«zakonisht tĂ« vĂ«shtira sigurie, viktimat e kĂ«tij sulmi po kujdesen nga institucionet vendore”, tha ministria.

Kryeministri i Haitit Garry Conille ofroi ngushĂ«llimet e tij pĂ«r tĂ« prekurit nga sulmi. “Ky krim i urryer, i kryer kundĂ«r grave, burrave dhe fĂ«mijĂ«ve tĂ« pambrojtur, nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« sulm ndaj kĂ«tyre viktimave, por ndaj gjithĂ« kombit Haitian”, tha ai.

Gran Grif Ă«shtĂ« banda mĂ« e fuqishme nĂ« Artibonite, sipas OKB-sĂ« . Muajin e kaluar, Luckson Elan, lideri i supozuar i bandĂ«s, u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara pĂ«r “shkelje serioze tĂ« tĂ« drejtave tĂ« njeriut duke pĂ«rfshirĂ« rrĂ«mbimin, vrasjen, rrahjen dhe pĂ«rdhunimin e grave dhe fĂ«mijĂ«ve”.

Dhuna e bandave në Haiti është përhapur në vitet e fundit, me sulmet që janë bërë më të dhunshme. OKB raporton se të paktën 3.661 njerëz janë vrarë që nga janari i këtij viti.

Në qershor, forcat e huaja të sigurisë mbërritën në Haiti si pjesë e misionit Mbështetja e Sigurisë Shumëkombëshe (MSS), i projektuar për të ofruar siguri dhe për të rivendosur ligjin dhe rendin për kombin e Karaibeve.

Pas sulmit tĂ« sĂ« enjtes, OKB-ja bĂ«ri thirrje pĂ«r ndihmĂ« shtesĂ« financiare dhe logjistike pĂ«r MSS dhe kĂ«rkoi njĂ« “hetim tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« plotĂ«â€ mbi sulmin dhe “dĂ«mshpĂ«rblime pĂ«r viktimat dhe familjet e tyre”.

The post Masakër në Haiti, banda vret 70 persona, me tyre gra dhe fëmijë appeared first on Lapsi.al.

The Telegraph: Një në 50 shqiptarë në Britaninë e Madhe ndodhet pas hekurave

Një në 50 shqiptarë që ndodhen në Britaninë e Madhe janë në burg. Sipas një analize nga The Telegraph të të dhënave zyrtare, më shumë se 1,200 nga 53,000 shqiptarë që jetojnë në Britaninë e Madhe, të cilët nuk kanë shtetësi britanike, janë pas hekurave.

Shqiptarët kryesojnë një tabelë me më shumë se 130 kombësi të renditura në numrin e të burgosurve, ndërsa pasohen nga shqiptarët e Kosovës, vietnamezët, algjerianët, xhamajkanët, eritreasit, irakianët dhe somalezët.

Analiza e medias britanike sugjeron se shkalla e pĂ«rgjithshme e burgimit tĂ« shtetasve tĂ« huaj Ă«shtĂ« 27 pĂ«r qind mĂ« e lartĂ« se pĂ«r qytetarĂ«t britanikĂ«. Ai tregon 18.2 tĂ« burgosur pĂ«r 10,000 migrantĂ« krahasuar me 14 nĂ« 10,000 nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar. Shtetasit gjermanĂ«, italianĂ«, indianĂ«, grekĂ«, amerikanĂ«, Sri Lanka, francezĂ« dhe kinezĂ« kanĂ« mĂ« pak gjasa pĂ«r t’u burgosur.

Deputetët e lartë konservatorë kanë kërkuar nga qeveritë konservatore dhe ato laburiste të publikojnë të dhëna si Danimarka dhe disa shtete të SHBA-së që do të mundësonin hartimin e tabelave të nivelit të krimit të emigrantëve të çdo kombi.

Ndërsa të dhënat për kombësitë në mesin e popullatës së burgosur zbulojnë shkallën e krimeve të rënda të kryera nga shtetas jo të Mbretërisë së Bashkuar, informacioni për veprat penale të kryera nga migrantët për të cilat ata nuk janë të burgosur nuk publikohen.

NjĂ« amendament i mbĂ«shtetur nĂ« projektligjin e dĂ«nimit tĂ« Rishi Sunak do t’i kĂ«rkonte QeverisĂ« qĂ« çdo vit tĂ« paraqiste njĂ« raport nĂ« Parlament qĂ« detajonte kombĂ«sinĂ«, vizĂ«n dhe statusin e azilit tĂ« çdo shkelĂ«si tĂ« dĂ«nuar nĂ« gjykatat angleze dhe tĂ« Uellsit nĂ« 12 muajt e mĂ«parshĂ«m. Projektligji u hodh poshtĂ« pĂ«r shkak tĂ« zgjedhjeve.

MbĂ«shtetĂ«sit, duke pĂ«rfshirĂ« pretendentin pĂ«r udhĂ«heqje konservatore, Robert Jenrick dhe ish-ministrin Neil O’Brien, argumentojnĂ« se tĂ« dhĂ«na tĂ« tilla do t’i mundĂ«sonin MinistrisĂ« sĂ« Brendshme tĂ« ashpĂ«rsonte politikat e vizave dhe dĂ«bimit pĂ«r kombĂ«sitĂ« qĂ« lidhen me shkallĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« krimit nĂ« MB.

Analiza e “The Telegraph” ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« ketĂ« nĂ«nvlerĂ«suar madhĂ«sinĂ« e popullsisĂ« shqiptare pasi nuk merr parasysh emigrantĂ«t e paligjshĂ«m duke pĂ«rfshirĂ« mĂ« shumĂ« se 12,000 tĂ« cilĂ«t arritĂ«n nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar me varka tĂ« vogla pĂ«rgjatĂ« Kanalit nĂ« vitin 2022.

Në kohën kur u krye regjistrimi në vitin 2021, kishte 300 shqiptarë më shumë në burg se sa janë tani, që do të thotë se proporcioni do të ishte edhe më i lartë se vlerësimet aktuale.

Shqiptarët pasohen nga shqiptarët e Kosovës me 150.23 për 10.000, vietnamezët (148.88), algjerianët (124.41), xhamajkanët (110.77), eritreanët (110.7), irakianët (104.43) dhe somalezët (100.3). Të gjithë kanë më shumë se një në 100 të popullatës së tyre përkatëse në burg.

The post The Telegraph: Një në 50 shqiptarë në Britaninë e Madhe ndodhet pas hekurave appeared first on Lapsi.al.

Ishte në kërkim ndërkombëtar për drogë, Operacionalja arreston 41-vjeçarin

Drejtoria e ForcĂ«s sĂ« Posaçme Operacionale nĂ« Departamentin e PolicisĂ« Kriminale ka finalizuar operacionin policor tĂ« koduar “Operacionalja 18”, duke arrestuar njĂ« shtetas shqiptar tĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar.

Në vijim të operacioneve për kapjen e personave të kërkuar, policia ka zbardhur informacionet e siguruara nga inteligjenca dhe ka bashkëpunuar me autoritetet italiane. Gjatë operacionit, u arrestua Ermal Luku, 41 vjeç, banues në Manzë, Durrës, i cili ishte nën hetim për lidhje me një organizatë kriminale të përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Ai ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar me njĂ« urdhĂ«r arresti tĂ« lĂ«shuar nga Gjykata e Brescias nĂ« Itali mĂ« 29 Shtator 2024. 41-vjeçari akuzohet pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Trafikimi i lĂ«ndĂ«ve narkotike” dhe dyshohet se ka qenĂ« pjesĂ« e njĂ« rrjeti tĂ« organizuar kriminal.
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale njofton se vazhdon bashkëpunimin e ngushtë me Interpol Tiranën dhe Interpol Romën për të siguruar ekstradimin e këtij shtetasi në Itali.

The post Ishte në kërkim ndërkombëtar për drogë, Operacionalja arreston 41-vjeçarin appeared first on Lapsi.al.

❌