❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

37-vjeçarja humb foshnjën, ndërron jetë pas komplikacioneve të rënda

Një 37-vjeçare ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e ditës së djeshme në ambientet e QSUT. Dy ditë më parë nëna e re kishte humbur foshnjën pas komplikacioneve, ndërsa vetë humbi jetën ne orën 07:00 të mëngjesit ditën e djeshme.

Fillimisht 37-vjecarja ka qenë në maternitetin Mbreteresha Geraldinë, por pas komplikacioneve është dërguar në QSUT. B.Deliu ka humbur foshnjën në bark të shtunën dhe me pas kanë nisur komplikacionet, që çuan në vdekjen e saj.

The post 37-vjeçarja humb foshnjën, ndërron jetë pas komplikacioneve të rënda appeared first on Lapsi.al.

Deputeti i PS del duke qeshur nga SPAK: Nuk u mora i pandehur!

Ka dalĂ« nga Prokuroria e Posaçme deputeti i PS, Jurgis Çyrbja. Ai qĂ«ndroi pĂ«r 5 orĂ« nĂ« SPAK dhe nĂ« dalje tha se nuk Ă«shtĂ« marrĂ« i pandehur. ‘Nuk jam marrĂ« i pandehur. Nuk kam tjetĂ«r koment’, ka thĂ«nĂ« Çyrbja.

Deputeti socialist Jurgis Çyrbja u paraqit pranĂ« SPAK sot rreth orĂ«s 10:00. Cyrbja u paraqit nĂ« StrukturĂ«n e Posaçme pĂ«r njĂ« kallĂ«zim tĂ« Edi PalokĂ«s nĂ« kohĂ«n kur ishte drejtor Hipoteke.

The post Deputeti i PS del duke qeshur nga SPAK: Nuk u mora i pandehur! appeared first on Lapsi.al.

Meta: Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe!

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat, duke folur për protestën e opozitës, tha se narko-shteti nuk duhet të ketë as një minutë paqe.

Meta theksoi se përballja me regjimin është e vetmja rrugë për të vendosur shtetin e së drejtës. Ai tha se arrestimet në protestë janë politikë, duke shtuar se zemërata e popullit vetëm rritet.

Ilir Meta: Protesta e opozitës është tërësisht legjitime. Përballja me regjimin është e vetmja rrugë që ka mbetur për të vendosur rendin kushtetues. Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe. Narko-policia veproi nën urdhra, duke helmuar popullin me gaz. Përdorimi i gazit dhe dhunës treguan se Policia e Shtetit ka humbur misionin e saj.

Këtu mafia ka shtetin e vet. Një falënderim të veçantë për pasqyrimin në mediat e huaja të protestës së djeshme. Shqiptarët e ndershëm e kanë detyrë largimin e Ramës nga pushteti. Edi Rama tallet me pensionistët dhe na vjedh përditë. Partia e Lirisë kur të jetë në pushtet do të 2-fishojë pensionet, duke i çuar ato në nivelet e vendeve fqinje. Ne i bashkohemi çdo përpjekje për të rivendosur rendin kushtetues, që aktualisht është përmbysur.

The post Meta: Narko-shteti nuk duhet të ketë as 1 minutë paqe! appeared first on Lapsi.al.

Konferenca e Sali Berishës/ PD: I ndërprenë internetin qëllimisht!

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha mbajti sot një konferencë me gazetarët për të komentuar protestën kombëtare të mosbindjes civile. Por teksa lexoi deklaratën e tij dhe po bashkëbisedonte me gazetarët, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre, konferenca u ndërpre.

Sipas PD kjo është bërë në mënyrë të qëllimshme, duke i hequr internetin nga banesa e Sali Berishës.

“Linja e internetit u shkĂ«put nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«llimshme nga kompania qĂ« ofron kĂ«tĂ« shĂ«rbim nĂ« shtĂ«pinĂ« e kryetarit tĂ« PartisĂ« Demokratike, duket me porosi nga larg qĂ« tĂ« ndĂ«rpritet konferenca me gazetarĂ«t e kreut tĂ« PD-sĂ«, Sali Berisha”, thuhet nĂ« reagimin e PD.

The post Konferenca e Sali Berishës/ PD: I ndërprenë internetin qëllimisht! appeared first on Lapsi.al.

Pamjet e protestës/ Paralizohet Tirana për disa orë, selia e PS në flakë

Protesta e opozitĂ«s, nĂ« tĂ« cilĂ«n ishte paralajmĂ«ruar mosbindje civile tentoi t’i vĂ«rĂ« flakĂ«n selisĂ« sĂ« PartisĂ« Socialiste, tĂ« cilĂ«n protestuesit e PartisĂ« Demokratike e sulmuan me molotovĂ« dhe fishekzjarrĂ« gjatĂ« marshimit, qĂ« u thirr kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ« me kĂ«rkesĂ« kryesore qeverinĂ« teknike.

Protesta nisi me grumbullimin e mbështetësve të thirrur nga e gjithë Shqipëria, fillimisht përballë kryeministrisë. Që në nisje të saj u tentua të ketë një përplasje me qindra forcat policore që ishin vendosur aty në pritje të qytetarëve të opozitës.

Flamur Noka duke u shtyrë me policët përballë kryeministrisë
Flamur Noka duke u shtyrë me policët përballë kryeministrisë

Drejt zyrës së Edi Ramës janë hedhur molotovë, ndërsa nuk munguan përleshjet me policinë.

Siç shihet nga pamjet më lart, ishin pikërisht deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Gazment Bardhi që u përballën të parët me policët duke i hapur rrugën përleshjeve që pasuan. Ndërkohë dhjetëra protestues qëlluan policët me shkopa dhe pankarta.

Shpërthim i molotovit pas kordonit të policisë tek kryeministria
Shpërthim i molotovit pas kordonit të policisë tek kryeministria

Por kryeministria ka qenë e blinduar nga qindra forca policie, të pajisur me skafandra dhe mburojat përkatëse, ndërkohë që një pjesë e efektivëve më të specializuar ishin vendosur në tarracat e godinave përreth.

Protesta tek kryeministria nuk ka zgjatuar shumë. Pasi ndaluan aty për disa minuta grupi i deputetëve që udhëheqin protestuesit kanë lëvizur në bulevard drejt qendrës.

Shpërthimet e molotovit tek kryeministria
Shpërthimet e molotovit tek kryeministria gjatë protestës së opozitës

Në heshtje, pa mbajtur asnjë fjalim apo pa asnjë thirrje për protestuesit, drejtuesit e protestës kanë nisur një marshim nga kryeministria në drejtim të qendrës. Kur kanë mbërritur tek unaza, janë kthyer drejt Shallvareve, në rrugën përballë kompleksit Tajvan.

Gazment Bardhi, Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj dhe Oerd Bylykbashi ne krye te protestës
Gazment Bardhi, Flamur Noka, Albana Vokshi ne krye te protestës

Me marshimin e mijëra qytetarëve në qendër të Tiranës, qarkullimi i makinave është bllokuar tërësisht. Edhe aksi i unazës që zakonisht lihet i lirë në rastet e protestave është bllokuar, ndërkohë që protestuesit kanë ndezur në flakë kazanët e mbeturinave apo stacionet e autobuzëve.

Flakë në kazanet e mbeturinave
Flakë në kazanet e mbeturinave
Stacioni i autobusëve në flakë
Stacioni i autobusëve në flakë

Marshimin drejt qendrës, protestuesit e kanë ndalur tek selia e Partisë Socialiste. Kjo nuk është hera e parë që protesta e opozitës kalon në selinë e Partisë Socialiste por për herë të parë demokratët janë ndalur duke sulmuar me molotov selinë e kundërshtarëve të tyre politikë.

Kjo lëvizje e protestuesve duhet thënë se e ka kapur në befasi policinë, që kishte vendosur një numër të madh policësh në bashkinë e Tiranës. Kur demokratët kanë mbërritur në selinë e PS aty kanë gjetur vetëm pak policë. Menjëherë kanë nisur të hedhin kapsolla dhe molotovë, duke i vënë flakën banerit që ishte në selinë e PS, me fotografinë e Edi Ramës. (fotot më poshtë)

Flakë në selinë e PS nga shpërthimet me molotov të protestuesve
Flakë në selinë e PS nga shpërthimet me molotov të protestuesve
Zjarr në selinë e PS pas shpërthimit me molotov
Zjarr në selinë e PS pas shpërthimit me molotov
Zjarr në selinë e PS pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit e opozitës
Zjarr në selinë e PS pas hedhjes së molotovëve nga protestuesit e opozitës

Flakët në selinë e PS janë shuar me ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërsa dhjetëra forca policie janë zhvendosur me shpejtësi për të mbrojtur godinën. Përgjatë kohës që protestuesit hodhën molotovë, deputetët e opozitës kanë qëndruar aty pranë.

Hedhja e molotovĂ«ve drejt selisĂ« sĂ« PS dhe pĂ«rpjekja pĂ«r t’i vĂ«nĂ« flakĂ«n godinĂ«s duket se ishte edhe momenti kulmor i protestĂ«s, si njĂ« akt qĂ« kishte ndodhur nĂ« ShkodĂ«r nĂ« 2020, por jo nĂ« TiranĂ«, ku dy partitĂ« kryesore i kanĂ« mbajtur larg militantĂ«t nga sulmet direkte tĂ« selive dhe pĂ«rplasjeve nĂ« rrugĂ«.

Fill pas sulmit në selinë e PS-së, protesta e opozitës është zhvendosur drejt bashkisë së Tiranës, ku qindra policë ishin në pritje të përballjes me opozitarët.

Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës
Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës
Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës
Flakë nga shpërthimi i molotovëve tek Bashkia e Tiranës

Pas hedhjes së disa molotovëve tek Bashkia e Tiranës, policia ka reaguar menjëherë. Nga pas radhëve të policisë janë hedhur gaz lotsjellës në sasi të konsiderueshme, ndërsa protestuesit janë përgjigjur me kapsolla apo fishekzjarre.

Ndryshe nga protestat e kaluara, lëvizja e protestuesve nuk ka pasur goditjen e një institucioni të veçantë. Turma e irrituar e njerëzve ka lëvizur në qendër të kryeqytetit duke e bërë të pamundur qarkullimin normal të makinave apo lëvizjen e çlirët të qytetarëve.

Irritimit të protestuesve që kanë hedhur kapsolla dhe molotovë i është përgjigjur menjëherë policia që nuk e ka kursyer gazin lotsjellës, pavarësisht lëvizjes së shumë qytetarëve në qendër të kryeqyetit. Protestuesit kanë hedhur molotovë edhe tek ministria e brendshme, edhe tek një nga kullat e ngritur me kate të paligjshme në qendër dhe në fund janë ndalur tek parlamenti.

Shpërthim molotovi përballë Ministrisë së Brendshme
Shpërthim molotovi përballë Ministrisë së Brendshme
Flakë tek Ministria e Brendshme gjatë protestës së opozitës
Flakë tek Ministria e Brendshme gjatë protestës së opozitës
Gaz lotjsellës në rrugën përballë parlamentit
Gaz lotjsellës në rrugën përballë parlamentit
Deputetët e opozitës përballë parlamentit bashkë me protestuesit e opozitës
Deputetët e opozitës përballë parlamentit bashkë me protestuesit e opozitës

The post Pamjet e protestës/ Paralizohet Tirana për disa orë, selia e PS në flakë appeared first on Lapsi.al.

Protestuesit largohen nga kryeministria, turma i afrohet Partisë Socialiste

Pak minuta kanë qëndruar protestuesit e opozitës përballë kryeministrisë, ku ishin vendosur qindra forca policie. Pas një përplasjeje të lehtë me policët, ku janë hedhur disa molotovë, protestuesit janë zhvendosur në drejtim të paqartë, por duke paralizuar totalisht trafikun në zonën e Shallvareve. Drejtuesit e Partisë Demokratike janë drejtuar drejt selisë së Partisë Socialiste, ndërsa mijëra vetë i ndjekin nga pas duke bllokuar unazën dhe rrugën tek kompleksi Tajvan.

The post Protestuesit largohen nga kryeministria, turma i afrohet Partisë Socialiste appeared first on Lapsi.al.

Nis përleshja tek kryeministria, protestuesit hedhin molotovë (VIDEO)

Protestuesit hedhin molotovë drejt kordonit të policisë që ka rrethuar kryeministrinë, ndërsa një pjesë e tyre janë përleshur me uniformat blu. Përplasjet kanë nisur në momentin kur grupi i deputetëve të PD janë afruar në krye të protestës. Video më poshtë tregon momentin kur protestuesit janë përplasur me policinë.

The post Nis përleshja tek kryeministria, protestuesit hedhin molotovë (VIDEO) appeared first on Lapsi.al.

S’ka fjalime, por protestuesit e thonĂ« fjalĂ«n e tyre nĂ«pĂ«rmjet pankartave

Protestuesti e opozitës janë derdhur në shesh në një protestë që kërkon qeveri teknike para zgjedhjeve të 2025.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka dhe kreu i grupit, Gazment Bardhi janë nisur nga selia blu në drejtim të kryeministrisë për të protestuar.

Protesta do të jetë pa fjalime, por kjo nuk i ka penguar protestuesit që ta thonë fjalën e tyre përmes pankartave dhe fotomontazheve si ai më lart.

The post S’ka fjalime, por protestuesit e thonĂ« fjalĂ«n e tyre nĂ«pĂ«rmjet pankartave appeared first on Lapsi.al.

Fotot/ Kryeministria rrethohet nga qindra policë para protestës

Këto janë pamjet e kryeministrisë disa minuta para se të nisë protesta e sotme e thirrur nga opozita. Rrugët kryesore të Tiranës janë të bllokuara, ndërkohë që opozita ka bërë thirrje për sulm kundër pushtetit.

Lidershipi i opozitës ka paralajmëruar mosbindja civile, ndërsa ka ashpërsuar fjalorin politik në thirrjen që është bërë për simpatizantët e saj. Një nga kërkesat kryesore mbetet qeveria teknike e cila do të organizojë zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025-ës.

The post Fotot/ Kryeministria rrethohet nga qindra policë para protestës appeared first on Lapsi.al.

Netanjahu i pĂ«rgjigjet Macron pĂ«r embargon e armĂ«ve: T’ju vijĂ« turp!

Emmanuel Macron po përballet me kritika nga brenda dhe jashtë Francës pas deklaratës se duhen ndalur dërgesat e armëve të përdorura nga Izraeli në Gaza.

GjatĂ« fundjavĂ«s, deklaratat e Macron u dĂ«nuan nga anĂ«tarĂ«t e partisĂ« sĂ« tij, si dhe nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i cili iu drejtua drejtpĂ«rdrejt njĂ« video-mesazh kundĂ«r liderĂ«ve perĂ«ndimorĂ« qĂ« bĂ«nin thirrje pĂ«r njĂ« embargo armĂ«sh. “Turp pĂ«r ta,” tha ai.

TĂ« hĂ«nĂ«n, njĂ« nga aleatĂ«t mĂ« tĂ« afĂ«rt ushtarakĂ« tĂ« FrancĂ«s hodhi poshtĂ« gjithashtu qĂ«ndrimin e Macron. I pyetur nĂ«se Ă«shtĂ« dakord me pikĂ«pamjen e kreut tĂ« shtetit francez, Sekretari i Mbrojtjes i MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar John Healey i tha Sky News: “Jo, ne punojmĂ« nĂ« njĂ« sistem tjetĂ«r”.

Londra pezulloi shitjen e një grupi komponentësh armësh që përdoreshin nga Izraeli në Gaza, pasi konkludoi se ekziston një rrezik real që armët mund të përdoren në shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar, por ka refuzuar bllokadën e plotë të armëve.

Komentet e presidentit francez u transmetuan në radion franceze France Inter dy ditë përpara përkujtimit të sulmeve të 7 tetorit nga militantët e Hamasit, të cilët vranë rreth 1200 izraelitë dhe morën 251 pengje.

Si hakmarrje, Izraeli nisi një luftë në Gaza që deri më tani ka vrarë 41,500 njerëz, shumë prej të cilëve civilë.

Thirrja e Macron për një embargo armësh i bën jehonë kërkesave të ngjashme të bëra vitin e kaluar nga OJQ-të dhe ligjvënësit si deputetët laburistë të Britanisë së Madhe dhe deputetët e krahut të majtë francez, si dhe politikanë të profilit të lartë, duke përfshirë senatorin e Shteteve të Bashkuara Bernie Sanders.

Në shkurt, një gjykatë në Holandë i kërkoi qeverisë holandeze të ndalonte dërgesat e komponentëve të avionëve luftarakë F-35 për qeverinë izraelite për shkak të sulmit të saj të vazhdueshëm në Gaza.

Ndarjet në Francë

Në Francë, ku është një nga komunitetet më të mëdha hebreje në Evropë dhe gjithashtu një pakicë e madhe myslimane, konflikti izraelito-palestinez ka qenë veçanërisht përçarës.

Izraeli nuk duhet “çarmatosur” dhe duhet “tĂ« qĂ«ndrojĂ« nĂ« kapacitetin e plotĂ« pĂ«r tĂ« qenĂ« nĂ« gjendje tĂ« mbrohet”, argumentoi tĂ« dielĂ«n kryetari i AsamblesĂ« KombĂ«tare, Yawl Braun-Pivet, i cili Ă«shtĂ« nga partia e Rilindjes sĂ« Macron.

KundĂ«rshtimi i saj pati jehonĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« spektrin politik francez. LigjvĂ«nĂ«si i djathtĂ« Eric Ciotti dĂ«noi njĂ« “gabim politik” qĂ« “dobĂ«son Izraelin nĂ« njĂ« kohĂ« kur ai Ă«shtĂ« i rrethuar nga diktaturat armiqĂ«sore islamike”, ndĂ«rsa deputeti socialist Emmanuel GrĂ©goire kritikoi propozimin e Macron si “tĂ« padĂ«shiruar”.

“Reagimi i Izraelit Ă«shtĂ« krejtĂ«sisht i kuptueshĂ«m,” pranoi Jean-RenĂ© Cazeneuve, njĂ« deputet nga kampi i presidentit francez, duke iu referuar pĂ«rgjigjes sĂ« furishme tĂ« Netanyahut. MegjithatĂ«, ai u pajtua gjerĂ«sisht me Macron, duke thĂ«nĂ« se “dhuna e pĂ«rgjigjes [e Izraelit] po krijon breza palestinezĂ«sh qĂ« do tĂ« luftojnĂ« nesĂ«r”.

NĂ« qershor, ekspertĂ«t e Kombeve tĂ« Bashkuara paralajmĂ«ruan se vendet dhe kompanitĂ« qĂ« dĂ«rgojnĂ« armĂ« nĂ« Izrael rrezikojnĂ« “bashkĂ«fajĂ«si nĂ« krimet ndĂ«rkombĂ«tare, ndoshta duke pĂ«rfshirĂ« gjenocidin”.

Uashingtoni – ofruesi mĂ« i madh i armĂ«ve i Izraelit – ndaloi dĂ«rgesat e disa bombave tĂ« rĂ«nda pĂ«r Izraelin nĂ« maj pĂ«r shkak tĂ« ofensivĂ«s sĂ« tij nĂ« Gaza, por fluksi i pajisjeve tĂ« tjera ushtarake ka vazhduar. Berlini thuhet se ka ngadalĂ«suar nĂ« heshtje miratimet e eksporteve tĂ« armĂ«ve tĂ« luftĂ«s kĂ«tĂ« vit.

NjĂ« zyrtar izraelit, i cili kĂ«rkoi tĂ« mos identifikohej me emĂ«r, i tha POLITICO se kritikat nga evropianĂ«t nuk e pengojnĂ« Netanyahun. “NĂ« fakt e ndihmon atĂ« me mbĂ«shtetĂ«sit e tij kryesorĂ« – nĂ«nvizon se si ai Ă«shtĂ« kampion i Izraelit. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse ai e shtyn me kaq forcĂ« Macron-in apo tĂ« tjerĂ«t dhe gjithmonĂ« do ta bĂ«jĂ«â€.

Marrëdhënia më e rëndësishme për Izraelin është me SHBA-në, furnizuesin kryesor të armëve, jo me Evropën, shtoi ai./ Përshtati nga Politico.eu, Lapsi.al

The post Netanjahu i pĂ«rgjigjet Macron pĂ«r embargon e armĂ«ve: T’ju vijĂ« turp! appeared first on Lapsi.al.

FOTO/ Autobotë me ujë tek kryeministria, para protestës

Pak orë para nisjes së protestës së paralajmëruar nga opozita, godina e kryeministrisë është blinduar, pasi aty pritet të përqendrohen protestuesit.

Dy autobote me ujë janë pozicionuar jashtë ambienteve të Kryeministrisë, ndërsa dyert e godinës janë blinduar. Gjithashtu është hequr instilacioni i kërpudhës, për të shmangur dëmtimin e saj si në protestat e shkuara.

Kamerat e sigurisĂ« me rezolucion tĂ« lartĂ« janĂ« shtuar, ndĂ«rsa shtyllat nĂ« tĂ« cilat ato janĂ« vendosur, janĂ« lyer me graso nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« mos ngjiten protestuesit dhe t’i shkatĂ«rrojnĂ«. DitĂ«n e sotme 1200 forca policia “kanĂ« zbritur nĂ« terren”, pĂ«r tĂ« siguruar mbarĂ«vajtjen e protestĂ«s.

Shtyllat e lyera me graso para kryeministrise
Shtyllat e lyera me graso para kryeministrise
Autobotet me uje para kryeministrise
Autobotet me uje para kryeministrise
Kryeministria para protestes
Kryeministria para protestes

 

The post FOTO/ Autobotë me ujë tek kryeministria, para protestës appeared first on Lapsi.al.

Nga ky muaj pensionet rriten me 20%, thotë Albin Kurti

Nga ky muaj për një pjesë të mirë të pensionistëve të Kosovës dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike, pagesat do të rriten me 20 për qind. Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave, Hekuran Murati, kreu i qeverisë, Albin Kurti ka thënë se nga ky muaj do të përfitojnë ata që trajtohen me pensionin bazik të moshës, kontributpaguesit e plotë dhe parcial, pensioni i aftësisë së kufizuar për fëmijë dhe për të rritur, pensioni për personat e verbër, për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë, familjar, invalidor i punës dhe pensioni i parakohshëm për punëtorët e Trepçës.

“Sot kam kĂ«naqĂ«sinĂ« qĂ« tĂ« ju jap njĂ« lajm te mirĂ« tĂ« gjithĂ« pĂ«nsionistĂ«ve. Nga ky muaj, do tĂ« rrisim pĂ«r 20 pĂ«r qind tĂ« gjitha pensionet si nĂ« vijim: Pensionin bazik i moshĂ«s, kontibutpagues i plotĂ« dhe parcial, pensioni i aftĂ«sisĂ« sĂ« kufizuar pĂ«r fĂ«mijĂ« dhe pĂ«r tĂ« rritur, pensioni pĂ«r personat e verbĂ«r, pĂ«r personat paraplegjikĂ« dhe tetraplegjikĂ«, familjar, invalidor i punĂ«s dhe pensioni i parakohshĂ«m pĂ«r punĂ«torĂ«t e Trepçës”, ka thĂ«nĂ« Kurti.

Ai ka shtuar se nga muaji janar do tĂ« ketĂ« rritje pĂ«r 20 pĂ«r qind edhe pĂ«r pensionet e pĂ«rcaktuara nĂ« Ligjin pĂ«r kategoritĂ« e luftĂ«s, “pĂ«rkatĂ«sisht familjeve tĂ« dĂ«shmorĂ«ve, invalidĂ«ve, veteranĂ«ve, pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ«, viktimave seksuale tĂ« luftĂ«s, viktimave civile dhe familjeve tĂ« tyre”.

Ndërkohë në Shqipëri, rritja e fundit e pensioneve ndodhi pak javë më parë dhe pjesa më e madhe e pensionistëve përfituan 400 apo 600 lekë, afërsisht 4 apo 6 euro.

The post Nga ky muaj pensionet rriten me 20%, thotë Albin Kurti appeared first on Lapsi.al.

Kriza e studentĂ«ve/ Dega e fizikĂ«s dhe kimia drejt “falimentit”

Këtë të hënë, 7 tetor, mijëra studentë iu drejtuan për herë të parë auditorëve.

Por, ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit është vënë re një tkurrje e numrit të studentëve në universitetet e vendit tonë.

Sipas të dhënave të bëra publike nga vetë Portali i Aplikimit Universitar, deri ditën e premte (4 tetor), 8.775 mijë kuota nga universitetet publike ishin të lira nga 19.212 të miratuara në total.

Sipas të njëjtit portal, rezulton se në fund të fazës së dytë të regjistrimeve ka ende mijëra kuota të paplotësuara, teksa ishin regjistruar gjithsej 10.437 studentë.

Kjo rënie drastike e numrit të maturantëve të cilët nuk kanë preferuar që të vijojnë studimet e tyre ka sjellë dhe rrezikun për mbylljen e disa degëve.

Shkenca Natyre Mjedisore rezulton dega më pak e pëlqyer në Universitetin e Tiranës, ku vetëm 2 maturantë kanë vendosur që të regjistrohen këtë vit. Më pas dega tjetër e cila është më pak e pëlqyer është dhe ajo e Fizikës ku vetëm 5 studentë janë regjistruar. Gjithashtu edhe në Kimi ka pasur një numër të vogël regjistrimesh, me 8 studentë.

Nga ana tjetër, një nga degët më të preferuara në Universitetin e Tiranës rezulton Informatika Ekonomike, ku vetëm 4 kuota kanë mbetur të lira nga 240 gjithsej.

Të kërkuara vijojnë të jenë edhe inxhinieritë informatike tek Universiteti Politeknik, sikurse arkitektura. Degët arkitekt, urbanist dhe interieri/dizajn nuk kanë asnjë vend të lirë në këtë fazë regjistrimesh.

Ndërsa, inxhinieria e burimeve minerare, ajo gjeologjike dhe gjeomjedisi janë tre degët me më pak regjistrime këtë vit në Universitetin Politeknik, shkruan newsbomb.

Ndërkohë, Universiteti Bujqësore është zgjedhur deri tani nga 638 studentë. Në këtë universitet degët më të pëlqyera janë; menaxhim agrobiznesi dhe menaxhim turizmi rural.

Ndërsa, në degën inxhinieri agroushqimore ka vetëm 1 të regjistruar. Edhe zooteknia dhe siguria e produkteve blegtorale kanë vetëm 2 regjistrime ndërsa inxhinieria pyjore 5 studentë të regjistruar.

Këtë vit sytë e maturantëve kanë qenë të drejtuara nga degët e mjekësisë. Referuar të dhënave të U-Albania, këtë vit Universiteti i Mjekësisë ka vetëm 146 kuota të lira nga 1,624 që kishte gjithsej. Mjekësia e përgjithshme, farmacia dhe stomatologjia nuk kanë asnjë vend të lirë.

The post Kriza e studentĂ«ve/ Dega e fizikĂ«s dhe kimia drejt “falimentit” appeared first on Lapsi.al.

Blindohet Kryeministria, hiqet edhe instalacioni i kërpudhës

Disa orë para nisjes së protestës së opozitës janë marrë masa për të siguruar hyrjen e kryeministrisë. Partia Demokratike ka paralajmëruar se protesta do të nisë para godinës së kryeministrisë rreth orës 18:00 dhe më pas do të shtrihet në të gjitha rrugët e Tiranës.

NdĂ«rkohĂ« sot dyert e kryeministrisĂ« janĂ« tĂ« “blinduara”, ndĂ«rsa instalacioni i kĂ«rpudhĂ«s qĂ« ndodhet nĂ« lulishten e kĂ«tij institucioni Ă«shtĂ« hequr. Policia ka bĂ«rĂ« me dije se mbi 1500 forca tĂ« policisĂ«, duke nisur nga ato tĂ« rendit, FNSH, Shqiponjat do tĂ« jenĂ« nĂ« terren pĂ«r mbarĂ«vajtjen e protestĂ«s. NĂ« gatishmĂ«ri do tĂ« jenĂ« edhe forcat RENEA.

Në protestë të gjithë efektivët do të jenë të pajisur me maska kundragaz. Do të ketë edhe 5 autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Si në çdo protestë do të krijohet kordoni me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

The post Blindohet Kryeministria, hiqet edhe instalacioni i kërpudhës appeared first on Lapsi.al.

Berisha: Nesër nis mosbindja civile, kemi 3 vite që e paralajmërojmë!

Opozita ka thirrur tĂ« hĂ«nĂ«n njĂ« protestĂ« kombĂ«tare pa fjalime, pĂ«r tĂ« cilĂ«n thotĂ« se Ă«shtĂ« fillimi i “mosbindjes civile”. NĂ« njĂ« fjalĂ« tĂ« fundit para protestĂ«s sĂ« tĂ« hĂ«nĂ«s, Berisha tha se mosbindja do tĂ« jetĂ« pa kthim deri nĂ« arritjen e qeverisĂ« teknike.

“NesĂ«r nĂ« ShqipĂ«ri, fillon mosbindja civile, pa kthim, deri nĂ« vendosjen e qeverisĂ« teknike. NĂ« prag tĂ« kĂ«tij eventi historik, unĂ« dua tĂ« jap disa sqarime tĂ« fundit pĂ«r çdo qytetar shqiptar dhe tĂ« adresoj thirrjen time pĂ«r mbarĂ« shqiptarĂ«t. Kjo mosbindje civile, nuk vjen si njĂ« rrufe nĂ« qiell tĂ« hapur. Kjo mosbindje civile, minimalisht ka 3 vite qĂ« kĂ«rkohet dhe Ă«shtĂ« paralajmĂ«ruar. Prandaj miq, shqiptarĂ«t duhet tĂ« dinĂ« se nesĂ«r nis mosbindja civile kundĂ«r narkoshtetit. KundĂ«r mafies, dhe kundĂ«r kreut tĂ« krimit tĂ« organizuar, Edi RamĂ«s” u shpreh Berisha.

Ende nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« nĂ«se mosbindja civile pĂ«r tĂ« cilĂ«n bĂ«n thirrje Berisha, Ă«shtĂ« konceptuar si njĂ« seri protestash kundĂ«r qeverisĂ« apo do tĂ« jetĂ« njĂ« protestĂ« e pandalur, si nĂ« rastin e “çadrĂ«s”, me tĂ« cilĂ«n Lulzim Basha arriti tĂ« bĂ«het pjesĂ« e qeverisĂ« teknike me Edi RamĂ«n.  NĂ« fjalimin e tij kĂ«tĂ« tĂ« dielĂ«, Berisha foli pĂ«r “sakrifica tĂ« qytetarĂ«ve” nĂ« mosbindjen civile tĂ« paralajmĂ«ruar.

Policia ka njoftuar bllokimin e rrugëve të hënën pas orës 18:00 në të gjitha pikat kyçe të Tiranës dhe i ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljet me automjetet e tyre.

The post Berisha: Nesër nis mosbindja civile, kemi 3 vite që e paralajmërojmë! appeared first on Lapsi.al.

NjĂ« popull, dy qeveri/ ÇfarĂ« i ndan shqiptarĂ«t andej dhe kĂ«tej kufirit

Një popull që nuk pengohet më nga kufijtë mes dy shteteve, por qw ka diferenca të mëdha në kulturën e korrupsionit. Në njërën anë, ku jetojnë shqiptarët e Shqipërisë metasatazat e korrupsionit po bëjnë kërdinë, ndërsa në anën tjetër ku jetojnë shqiptarët e Kosovës, korrupsioni është në nivelet më të përmirësuara të rajonit.

Ky përfundim del nga një raport i publikuar së fundmi nga SELDI (një organizatë e financuar nga Bashkimi Europian që vëzhgon korrupsionin dhe qeverisjen në vendet e Europës Juglindore) që e nxin qeverisjen në Shqipëri si më të korruptuarën e Europës Juglindore, por e vendos Kosovën në vendin me më pak korrupsion në rajon.

Niveli i ryshfetit në Shqipëri më i larti në rajon
Niveli i ryshfetit në Shqipëri më i larti në rajon

Grafiku më lart tregon nivelin e ryshfetit, në Malin e Zi, Kosovë, Bosnje Hercegovinë, Serbi, Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« me tĂ« kuqe dhe siç shihet ka nivelin mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« ryshfetit nĂ« rajon me 40% tĂ« fitimit. PĂ«r ta ilustruar grafikun e parĂ« me njĂ« shembull vlen tĂ« pĂ«rmendet rasti i kompanisĂ« “5D” qĂ« ryshfetin nga 20% e çoi nĂ« 100%, pasi tĂ« gjitha paratĂ« e parashikuara pĂ«r njĂ« rrugĂ« apo njĂ« projekt tĂ« bashkisĂ« sĂ« TiranĂ«s, drejtorĂ«t e Erjon Veliajt i çonin nĂ« kompaninĂ« qĂ« menaxhonin vetĂ« dhe kĂ«shtu fusnin nĂ« xhep tĂ« gjithĂ« fitimet e mundshme.

NĂ« KosovĂ« nuk funksionon kĂ«shtu. “Taksa e korrupsionit” nĂ« formĂ«n e ryshfetit Ă«shtĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« ultat, me 10%, njĂ«soj si nĂ« Malin i Zi.

Por ky nuk është treguesi i vetëm që bën dallimin mes qeverisjes në të dy vendet.

Sipas tĂ« njĂ«jtit raport, shqiptarĂ«t e ShqipĂ«risĂ« mund tĂ« konsiderohen ndĂ«r popujt mĂ« tĂ« “pajtuar” me korrupsionin, pasi 80% e tyre Ă«shtĂ« e prirur pĂ«r tĂ« pranuar ose ofruar rryshfet. Kjo e dhĂ«nĂ« tronditĂ«se dĂ«shmon se pas dekadash bashkĂ«jetesĂ« me korrupsionin dhe tĂ« korruptuarit, ka mbetur vetĂ«m 20% e popullsisĂ« qĂ« vazhdon t’i rezistojĂ« vjedhjes dhe futjes nĂ« xhep tĂ« parave tĂ« pista.

Grafiku, përqindja e qytetarëve që iu nënshtruan presionit për të paguar ryshfet
Grafiku, përqindja e qytetarëve që iu nënshtruan presionit për të paguar ryshfet

Një tregues po kaq domethënës për diferencat në dy anët e kufirit është edhe grafiku më lart, që tregon se shqiptarët e Shqipërisë janë nën presion më të madh për të paguar ryshfet (mbi 52% thonë se iu janë kërkuar para nga zyrtarët shtetërorë). Kjo e dhënë bie në kundërshtim me një mesazh që propagandohet vazhdimisht lart e poshtë sikur reforma në drejtësi i ka dhënë efektet e para dhe zyrtarët e korruptuar janë trembur nga hetimet e SPAK. Fakti që 52% e qytetarëve të pyetur thonë se iu është kërkuar ryshfet, tregon se kultura e korrupsionit mbetet ende e përhapur dhe do të duhet më shumë se një drejtësi me regji për ta zmbrapsur.

Por nga raporti i publikuar nga SELDI, (grafiku me lart) bie në sy fakti se shqiptarët e Kosovës që pranojnë se iu është kërkuar ryshfet janë fare pak , vetëm 7% (grafiku lart). Kjo e dhënë i rendit ata në vendin që është më pak i ngarkuar nga klima e korrupsionit në të gjithë rajonin.

Gjithnjë është folur për diferencat mes shqiptarëve këtej dhe andej kufirit, por siç tregojnë raportet ndërkombëtare, cilësia e pushtetit që prodhon njëri apo tjetri komunitet, rezulton të jetë një nga ndarjet më radikale që ekzistojnë mes nesh.

Në 30 vitet e fundit metodat korruptive të qeverive të Shqipërisë kanë prodhuar skandale të nivelit botëror, siç ishte më i fundit rasti McGonigal.

Në tetor të vitit të kaluar një raport i World Justice e renditi Shqipërinë të fundit në Europë për korrupsion, ndërsa atë të Albin Kurtit si ndër vendet e para në rajon.

Nga një krahasim i shpejtë mes Shqipërisë dhe Kosovës në raportin e organizatës World Justice për Indeksin e zbatimit të ligjit për vitin 2023, del se diferencat mes dy qeverive shqiptare janë shumë të mëdha. Shqipëria rezultonte në vendin e 91 këtë vit, (Tabela më lart) duke lënë pas Marokun ku mbretëron monarku Muhamet dhe Serbinë, autokracinë e sunduar nga Vuçiç. Kosova ndërkohë qëndronte në distancë, shumë më lart, në vendin e 58, duke lënë pas Bullgarinë dhe Senegalin. LINK/ Lapsi.al

The post NjĂ« popull, dy qeveri/ ÇfarĂ« i ndan shqiptarĂ«t andej dhe kĂ«tej kufirit appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Enea Themollarit/ NĂ« SPAK thanĂ« “Dumani ka dashur t’ju trembĂ«â€

Natën e 14 korrikut, Enea Themollari ishte ngritur nga gjumi në mesnatë pas zhurmave që kishte dëgjuar, pa e ditur se disa sekonda më pas do të shpërthente një sasi e madhe tritoli. Themollari ndërroi jetë sot dhe fati i tij i keq ishte se kishte fqinje dy motrat Nikolli, të dyja në një marrëdhënie me të penduarit e drejtësisë, Amarildo Xhanej dhe Nuredin Dumani.

MosmarrĂ«veshjet me kĂ«tĂ« tĂ« fundit mendohet se çuan nĂ« shpĂ«rthimin e tritolit, qĂ« i morĂ«n jetĂ«n Enea Themllarit, 26 vjeç. Gjithsesi kur njĂ« nga motrat Nikolli denoncoi Nuredin Dumanin nĂ« SPAK, oficerĂ«t i thanĂ« “Thjesht ka dashur t’ju trembĂ«â€.

Alda Nikolli pati guximin tĂ« dalĂ« publikisht nĂ« Top Channel ku hodhi dyshime se si policia, ashtu edhe prokuroria Ă«shtĂ« e kompromentuar nĂ« rastin e Dumanit. Ajo dha prova se vrasĂ«si me pagesĂ«, aktualisht i penduar i drejtĂ«sisĂ« jeton nĂ« kushte tĂ« privilegjuara, ku nuk mungon edhe komunikimi i tij me jashtĂ« burgut nĂ«pĂ«rmjet internetit. “Nuredini Ă«shtĂ« drejtori i burgut” ka rrĂ«fyer Alda Nikolli.

Alda Nikolli tregoi se bĂ«ri denoncim, por policia e refuzoi, ndĂ«rsa nĂ« SPAK i thanĂ« se Dumani ka dashur “vetĂ«m ta trembĂ«â€.

“Kam shkuar nĂ« SPAK dhe nĂ« PolicinĂ« e Elbasanit, nuk ka shans tĂ« bĂ«j njĂ« denoncim ndaj Nuredin Dumanit. NĂ« SPAK mĂ« thanĂ« ka dashur tĂ« tĂ« trembĂ« jo tĂ« tĂ« vrasĂ«, se di mbase kĂ«tĂ« radhĂ« edhe e arrin”, tregoi ajo. (RrĂ«fimi i plotĂ« nĂ« Top Channel)

The post Vrasja e Enea Themollarit/ NĂ« SPAK thanĂ« “Dumani ka dashur t’ju trembĂ«â€ appeared first on Lapsi.al.

Vrasja e Enea Themollarit/ Si nisi sherri mes motrave Nikolli dhe Nuredin Dumanit

26-vjeçari Enea Themollari që ndërroi jetë sot në spital ishte viktimë e pafajshme e një sherri mes vrasësit me pagesë Nuredin Dumani dhe motrave Nikolli, njëra prej të cilave është në një marrëdhënie me një person tjetër të penduar të drejtësisë.

Themollari luftoi për gati tre muaj me plagët, pasi u dëmtua nga një sasi tritoli që shpërtheu në apartamentit e fqinjeve të tij, motrave Nikolli. Themollari ishte një viktimë e pafajshme e sherrit dhe në fund nuk ia doli.

Për sasinë e tritolit që shpërtheu në shtëpinë ku jetonin me qira Alda dhe Xhovana Nikolli, ato akuzuan Nuredin Dumanin.

“O Nuredin Dumani, mbaje atĂ« tĂ« dashnoren tĂ«nde, se po ta kapa atĂ« gruan nĂ« Itali o Nuredin Dumani
”– ishte deklaratat e postuar nĂ« TikTok nga Xhovana Nikolli, qĂ« duket se solli shpĂ«rthimin me tritol nĂ« banesĂ«n e saj nĂ« Elbasan.

Më pas ato publikuan edhe një video që tregonte se Nuredin Dumani jetonte në kushte shumë të mira, falë lidhjeve që kishte në polici dhe në prokurori. Në dhomën e tij, ai kishte palestër dhe një kompjuter të lidhur me internetin.

Njëra nga motrat, Alda Nikolli tregoi në një intervistë për Top Channel se me të penduarin e drejtësisë kishte krijuar një marrëdhënie prej 2 muajsh, krisja e të cilës pasoi me kërcënime.

“Nuredin Dumanin e kam njohur nĂ«pĂ«rmjet kunatit tim Amarildo Xhanejt, qĂ« ndodhet nĂ« burgun 313. Mendova qĂ« donte tĂ« njiheshim, por paska pasur qĂ«llim tĂ« na pĂ«rdorĂ« si mua dhe motrĂ«n time XhovanĂ«n. UnĂ« nuk e dija qĂ« Nuredini kishte tĂ« dashur jashtĂ«, MirjetĂ«n, e cila mĂ« kĂ«rcĂ«noi, mĂ« tha “mĂ« fakto qĂ« flet me Nuredinin”. Kur ja faltova me njĂ« voice. 5 minuta mĂ« vonĂ« Nuredini mĂ« mori nĂ« telefon dhe mĂ« kĂ«rcĂ«noi. MĂ« pas bllokoi adresat, mĂ« la tĂ« qetĂ« dy ditĂ« e pastaj veproi”, tregon ajo.

Alda tregoi se Nuredin Dumani pasi dështoi nga tentativa për të dëmtuar statusin e të penduarit të drejtësisë të Amarildo (Xhanej) Nikollit, ai veproi hapur në burg.

“MĂ« ka kĂ«rcĂ«nuar me Amarildon, e ka rrahur dy herĂ« nĂ« burg brenda 1 jave e gjysmë Jo mĂ« larg se para ca ditĂ«sh i vuri gjobĂ« Amarildo Nikollit 400 mijĂ« euro, e ka detyruar tĂ« pranojĂ« gjĂ«ra qĂ« si ka bĂ«rĂ« me presion. Do t’i vinte gjobĂ« dhe Dakut, Leonard Luzit. Ai kĂ«shtu jeton duke u vĂ«nĂ« gjoba njerĂ«zve sepse nuk ka lekĂ«â€, tha ajo.

Alda Nikolli tha se për të gjitha këto ajo i është drejtuar policisë dhe SPAK, por shprehet se është lënë e braktisur.

“Kam shkuar nĂ« SPAK dhe nĂ« PolicinĂ« e Elbasanit, nuk ka shans tĂ« bĂ«j njĂ« denoncim ndaj Nuredin Dumanit. NĂ« SPAK mĂ« thanĂ« ka dashur tĂ« tĂ« trembĂ« jo tĂ« tĂ« vrasĂ«, se di mbase kĂ«tĂ« radhĂ« edhe e arrin”, tha ajo.

Nga shpërthimi i tritolit ndërrroi jetë sot fqinji i dy vajzave, Enea Themollari i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë.

The post Vrasja e Enea Themollarit/ Si nisi sherri mes motrave Nikolli dhe Nuredin Dumanit appeared first on Lapsi.al.

Edhe Prokuroria e Përgjithshme i thotë JO ftesës së Fatmir Xhafajt

Pas SPAK, GjykatĂ«s Kushtetuese, GjykatĂ«s sĂ« LartĂ« dhe ILD, edhe Prokuroria e PĂ«rgjithshme ka konfirmuar nĂ« njĂ« reagim se nuk do tĂ« marrin pjesĂ« me ekspertĂ« nĂ« punĂ«n e komisionit “Xhafaj”.

Prokuroria e Përgjithshme sqaron se do të bashkëpunojë me komisionin për të dhënë opinione në çdo çështje të natyrës teknike që lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor sa i takon drejtësisë, por nuk mund të bëhen pjesë e komisionit.

“Prokuroria e PĂ«rgjithshme ka shprehur vullnetin tĂ« bashkĂ«punojĂ« me Komisionin e Posaçëm Parlamentar “PĂ«r thellimin e Reformave pĂ«r MirĂ«qeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« 2030 nĂ« Bashkimin Evropian” pĂ«r çdo çështje tĂ« natyrĂ«s teknike qĂ« lidhet me kuadrin kushtetues e ligjor brenda tĂ« cilit funksionon prokuroria dhe sistemi i drejtĂ«sisĂ«.

Prokuroria nuk do tĂ« marrĂ« pjesĂ« me ekspertĂ« si pjesĂ« tĂ« nĂ«ngrupit tĂ« punĂ«s sĂ« komisionit, por ka njoftuar komisionin pĂ«r caktimin e pikave tĂ« kontaktit tĂ« institucionit sipas fushave pĂ«rkatĂ«se tĂ« ekspertizĂ«s, tĂ« cilĂ«t do tĂ« bashkĂ«punojnĂ« me komisionin nĂ« formĂ«n e dhĂ«nies sĂ« opinioneve mbi produktet e punĂ«s sĂ« kĂ«tij tĂ« fundit nĂ« tĂ« gjitha rastet qĂ« do t’u kĂ«rkohet prej tij,” thuhet nĂ« reagimin zyrtar.

The post Edhe Prokuroria e Përgjithshme i thotë JO ftesës së Fatmir Xhafajt appeared first on Lapsi.al.

Apeli lë në fuqi vendimin për Alda Klosin, mbante në shtëpi 500 mijë euro të padeklaruara

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, për Alda Klosin.

Ish-zyrtarja e MinistrisĂ« sĂ« Financave sĂ« bashku me sanitaren Rozeta Dobi dhe djalin e saj Havier Dobi u shpallĂ«n fajtorĂ« ‘vjedhje me pasoja tĂ« rĂ«nda” nĂ« bashkĂ«punim.

“MĂ« datĂ« 15.12.2022, Ă«shtĂ« njoftuar Salla Operative e PolicisĂ« TiranĂ« se nĂ« RrugĂ«n e “KosovarĂ«ve”, tek pallati “Orion”, Ă«shtĂ« vjedhur banesa e shtetases me iniciale A. K. PĂ«r kryerjen e kĂ«saj vepre panale, Ă«shtĂ« akuzuar pastruesja e saj me iniciale R. D si dhe djali i kĂ«saj tĂ« fundit me iniciale H. D”, thuhet nĂ« vendim.

Alda Klosi është dënuar me 1.8 vite burg, Rozeta Dobi me 4.8 vite burg dhe djali i saj Havier Dobi me 3.8 vite burg, me gjykim të shkurtuar.

Në dhjetor 2022 ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi kallëzoi në polici vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë në rrugën e Kosovarëve në Tiranë. Në janar 2023 policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i ishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre.

NdĂ«rsa Havierit iu sekuestruan disa makina. VetĂ« Alda Klosi kishte bĂ«rĂ« denoncimin pĂ«r vjedhjen e 120 mijĂ« eurove, 30 mijĂ« dollarĂ« dhe bizhuterive. Pas arrestimit pastruesja ‘e penduar’ e drejtĂ«sisĂ« tha se 400 mijĂ« eurot i mori nĂ« shtĂ«pinĂ« e Alda Klosit NjĂ« muaj mĂ« pas, nĂ« shkurt 2023 u krye arrestimi i ish zyrtares.

The post Apeli lë në fuqi vendimin për Alda Klosin, mbante në shtëpi 500 mijë euro të padeklaruara appeared first on Lapsi.al.

❌