Një vit më parë, Izraeli filloi një nga fushatat më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese të bombardimeve në historinë moderne në Rripin e Gazës.
Nisi vetĂ«m disa orĂ« pasi Hamasi â grup palestinez qĂ« kontrollon GazĂ«n, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja â kreu njĂ« sulm tĂ« paprecedentĂ« kundĂ«r Izraelit mĂ« 7 tetor tĂ« vitit 2023 â mĂ« vdekjeprurĂ«sin nĂ« historinĂ« e kĂ«tij vendi. QĂ«llimi i Izraelit pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar Hamasin, pasoi me dĂ«me tĂ« mĂ«dha pĂ«r civilĂ«t dhe infrastrukturĂ«n nĂ« GazĂ« â njĂ«rĂ«n prej zonave mĂ« tĂ« populluara nĂ« botĂ«.
Të vrarët
Më 7 tetor, Hamasi kreu një sulm disaorësh ndaj Izraelit nga Gaza. Izraeli tha se 1.139 persona u vranë, përfshirë 685 civilë izraelitë dhe 71 të huaj.
Hamasi po ashtu mori 251 pengje izraelite. Pothuajse gjysma e tyre janë liruar, disa janë shpëtuar e të tjerë janë liruar nga Hamasi. Pak më shumë se 100 nga pengjet besohet se janë në Gazë, ndërkaq të tjerët besohet se kanë vdekur. Disa u vranë pa dashje gjatë sulmeve ajrore izraelite.
Izraeli tha se 346 ushtarë të tij janë vrarë gjatë ofensivës tokësore në Gazë, të cilën e nisi disa javë pasi nisi sulmet ajrore ndaj enklavës.
Mbi 41.000 palestinezë u vranë në Gazë që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë, të drejtuar nga Hamasi.
Shumica besohet se ishin civilë dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre fëmijë, të cilët përbënin pothuajse gjysmën e popullsisë së Gazës prej 2 milionë banorësh.
Shefi i OKB-sĂ« pĂ«r tĂ« Drejtat e Njeriut, Volker Turk, tha nĂ« prill se âçdo 10 minuta, njĂ« fĂ«mijĂ« vritet ose plagosetâ nĂ« GazĂ«. FĂ«mijĂ«t, tha ai, âpo paguajnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« joproporcionale çmimin nĂ« kĂ«tĂ« luftĂ«â. Numri i tĂ« vrarĂ«ve besohet tĂ« jetĂ« edhe mĂ« i lartĂ«.
Mbi 10.000 njerëz besohet se janë ende të varrosur nën rrënojat e ndërtesave të banimit në Gazë, sipas OKB-së.
Mbi 700 palestinezë, përfshirë më shumë se 150 fëmijë, u vranë gjithashtu në Bregun e pushtuar Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Forcat izraelite u akuzuan për përdorimin e paligjshëm të forcës vdekjeprurëse gjatë të shtënave fatale kundër palestinezëve, përfshirë edhe ekzekutimin e qëllimshëm të palestinezëve që nuk përbënin kërcënim të dukshëm për sigurinë.
Sipas OKB-së, Izraeli ka shkatërruar mbi gjysmën e të gjitha strukturave në Rripin e Gazës. Rreth 360 mijë njësi të tjera banimi janë dëmtuar.
ShkatĂ«rrimi i infrastrukturĂ«s sĂ« Rripit tĂ« GazĂ«s nga Izraeli. Imazhet satelitore tregojnĂ« se sĂ« paku 53 shkolla janĂ« shkatĂ«rruar qĂ« nga fillimi i konfliktit. Izraeli thotĂ« se shĂ«njestron infrastrukturĂ«n dhe ndĂ«rtesat e âterroritâ nĂ« GazĂ« dhe akuzon Hamasin se pĂ«rdor civilĂ«t si mburojĂ« njerĂ«zore.
Të plagosurit në luftë
Sulmet tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gazë plagosën mbi 95.000 palestinezë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
Së paku një e katërta e tyre përballen me lëndime që ua ndryshuan jetën, si amputime dhe rehabilitim i gjatë, tha OBSH-ja.
Vrasja e punonjësve të mediave dhe të ndihmës
Së paku 116 gazetarë dhe punonjës të mediave u vranë në Gazë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.
Së paku pesë gazetarë ishin shënjestër e drejtpërdrejtë e forcave izraelite dhe organizata mbikëqyrëse e mediave me bazë në Nju Jork i klasifikoi ato si vrasje.
Shifrat e bënë luftën e Izraelit në Gazë konfliktin më vdekjeprurës ndonjëherë për gazetarët.
Gjatë punës në terren u vranë edhe punonjës të ndihmës. Sipas OKB-së, numri i tyre është mbi 250.
Kriza humanitare në Gazë
Pothuajse e gjithë popullata e Rripit të Gazës përballet me uri, për shkak të mungesës së jashtëzakonshme të ushqimit, sipas Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore.
Organizata Human Rights Watch tha në dhjetor se Izraeli përdor vdekjen nga uria si armë lufte në Rripin e Gazës.
Palestinezët e zhvendosur brenda vendit Më shumë se 85 për qind e banorëve të Gazës, ose mbi 1.9 milion njerëz u zhvendosën nëpër enklavë deri në fund të vitit 2023, sipas OKB-së./ REL
The post Shifrat/ Një vit luftë shkatërruese e Izraelit në Gazë appeared first on Lapsi.al.