Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kryebashkiakët e Berishës ‘tradhtojnë’ mosbindjen civile, shkojnë në takimin e Ramës

Sali Berisha ka shpallur mosbindje civile dhe protesta kundër Edi Ramës, por mesa duket nuk janë në të njëjtin mendim tre kryetarë të bashkive të djathta.

Konkretisht kryetari i bashkisë së Fushë Arrëzit, Hilë Curri, kryebashkiaku i Mirditës Albert Mëlyshi dhe ai i bashkisë së Pukës Rrok Dodaj, të cilët një ditë pas protestës së mbrëmshme të opozitës kanë marrë pjesë këtë të martë në takimin e Edi Ramës me kryetarët e bashkive.

Madje pjesëmarrja e tyre nuk u la pa u ironizuar edhe nga vet kryeministri, i cili e ka nisur fjalën e tij me një falënderim për kryetarët e bashkisë së opozitës, që siç tha ai edhe pse nuk janë të PS janë bërë bashkë ‘me Partinë e Punës’.

“Po përpiqem të bëjë një sintezë të arsyeve të këtij takimi. Faleminderit që keni ardhur të gjithë, falënderoj kryetaret e bashkive që nuk janë të partisë tonë të PS, por janë bashkë me ne në ‘partinë e punës’”,- tha Rama.

Çfarë të ketë ndodhur vallë, kryebashkiakët kanë tradhëtuar partinë që i kandidoi apo nuk janë të bindur me mosbindjen civile të Berishës?

The post Kryebashkiakët e Berishës ‘tradhtojnë’ mosbindjen civile, shkojnë në takimin e Ramës appeared first on Sot News | Lajme.

Rama tërheq vëmendjen e kryebashkiakëve: Shpërndani fondet sociale, ka bashki me 3 % realizim

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama kërkoi sot më tepër angazhim nga bashkitë në të gjithë vendin për shpërndarjen e fondit social tek banorët që kanë nevojë për të.

Gjatë një takimi me drejtues të bashkive, Rama tha se fondi social për bashkitë është një kontribut i rëndësishëm në dispozicion të çdo bashkie dhe se është e pakuptueshme djegia e fondeve.

“Ne kemi bërë ndryshim rrënjësor në qasjen ndaj shërbimeve sociale në bashki e kemi vendosur në dispozicion fonde nga qeveria. Ka bashki që nuk kanë marrë një kokërr leku e nuk kanë ngritur akoma shërbimet që mund të kishin ngritur me paratë që janë në dispozicion, se nuk kanë bërë një projekt e nuk kanë çarë kokën, kjo është në kufijtë e të qenurit skandaloze. 33 mijë persona sot shërbehen falë këtij transformimi e këtij projekti e shuma që përmendi ministri i Mbrojtjes prej 1 miliard lekësh, shuma që përmendi ministrja e Mirëqenies janë para që janë në dispozicion si rezultat i rritjes së mundësive tona për të mbështetur procesin e ndryshimit, por është e paimagjinueshme të mos absorbohen kur nevojat në bashkitë tuaja janë shumë më të mëdha se ato që ne mund të mbulojmë me këto shuma. Disa bashki kryesisht në zonat periferike kanë situata shumë më të agravuara se sa bashkitë që janë me qendrore, për gratë me fëmijë të vetmuara, për fëmijët autik për individë të rrezikuar në aspektin social. Është e pashpjegueshme të kemi fondet dhe mos t’i vëmë në dispozicion”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se bashkia e Kamzës e ka realizuar në masën 100 % këtë fond, ndërsa Shkodra në masën 95 %. Por theksoi ai, ka bashki që e kanë realizuar këtë fond në masën vetëm 3 %.

“Nëse i jap fjalën kreut të bashkisë së Kamzës, ai do të kërkojë më tepër fonde sepse mund t’i shpërndajë. Kamza, bashkia që ishte modeli i antishërbimit social, sot e merr fondin dhe e vë në dispozicion të komunitetit 100 %. E njëjta gjë dhe te bashkia e Vorës. Bashkia e Vorës. Pse kemi bashki të tjera të cilat kanë realizim në masën 3 % të buxhetit. Ndërsa bashkia e Shkodrës realizon 95 % të buxhetit, Bashkia e Vaut të Dejës ka më shumë probleme dhe ajo realizon vetëm 55 % të fondit”, deklaroi Rama.

Sipas tij, shifrat tregojnë se aty ku ka vëmendje e organizim, këto fonde nuk mjaftojnë.

“Aty ku nuk ka vëmendje e organizim këto fonde teprojnë dhe në fund digjen. Si mund të digjet një kokërr leku që duhet ta çojmë te personat në nevojë“, u shpreh Kryeministri.

The post Rama tërheq vëmendjen e kryebashkiakëve: Shpërndani fondet sociale, ka bashki me 3 % realizim appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌