Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 7 October 2024Sinjali

Qeveria rrit pensionet për 20% në të gjitha kategoritë

7 October 2024 at 13:55

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë mbajtur konferencë për media.

“Tani që situata me inflacionin është zbutur dhe ekonomia e vendit po i rikthehet ritmit të rritjes. Kam një  lajmë të mirë për pensionistët, nga 1 tetori do të rrisim për 20 për qind të gjitha pensionet”.

“Pensioni bazik i moshës, pensioni për personat me aftësi të kufizuar, pensioni për personat e verbër, pensioni familjare, pensioni invalidor i punës. Nga muaji janar 2025 do të rriten 20 për qind pensionet për kategoritë e luftës”, ka thënë ai.

/GazetaSinjali/

The post Qeveria rrit pensionet për 20% në të gjitha kategoritë appeared first on Sinjali.

Zgjedhjet në Bosnje e Hercegovinë, publikohen rezultatet e zgjedhjeve, kryeson Dodik

7 October 2024 at 13:52

Rezultati e zgjedhjeve lokale në Bosnje e Hercegovinë (BeH), sipas të dhënave të publikuara nga partitë politike, shfaq mbizotërimin e partisë së liderit prorus Millorad Dodik në Republika Sërpska, të Bashkimit Demokratik Kroat (HDZ) në zonat ku jetojnë kroatë, si dhe rritjen e Partisë së Veprimit Demokratik të boshnjakëve (SDA), e cila aktualisht është në opozitë në Federatën e BeH.

Dodik deklaroi se partia që ai drejton, Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, ka fituar pushtetin në 47 nga 63 komunat e Republikës Sërpska, entitetit serb të Bosnjës.

Lideri i partisë më të madhe kroate në BeH, Dragan Çoviq, tha se Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) i BeH ka fituar në shumicën e komunave për pozitat e kryetarëve të komunave.

Partia e Veprimit Demokratik (SDA) në këto zgjedhje lokale ka fituar më shumë vota sesa në ato të mëparshmet, tregojnë rezultatet që kjo parti boshnjake i shpalli pas mbylljes së qendrave të votimit.

Kjo parti, e cila drejtohet nga Bakir Izetbegoviq, sipas rezultateve të paraqitura, ka fituar pozitat e kryetarëve të komunave në verilindje të BeH, ku deri tani dominonte Partia Socialdemokrate.

Nuk pati surpriza as në Srebrenicë, qytet ku në vitin 1995 u krye gjenocid. Kandidati i përbashkët i partive serbe fitoi shumicën e votave.

Një nga befasitë ishte edhe shpallja e fitores së Ibro Berilos në komunën Tërnovës së Sarajevës. Ky kandidat i Partisë së Veprimit Demokratik ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimeve për korrupsion.

Analisti politik Adnan Huskiq tha për Radio Evropa e Lirë se logjika e votuesve që këtë vit votuan për kandidatë të burgosur, ose të akuzuar për korrupsion, është “e pakuptueshme dhe paradoksale”.

Ai thotë se kjo tregon se qytetarët kanë shumë pak besim në institucione, madje më pak sesa në partitë politike.

“Po përpiqem të vendosem në pozitën e dikujt që në qendrën e votimit zgjedh një kandidat që aktualisht është në paraburgim, ose madje i dënuar me vendim të formës së prerë. Nuk mundem, sado që përpiqem, ta kuptoj me cilën logjikë udhëhiqen qytetarët në këtë rast, përveç se kjo tregon sa pak besim kanë qytetarët në institucione, edhe në ato gjyqësore”, tha Huskiq.

Në zgjedhjet lokale në Bosnje e Hercegovinë votuan 47.72% e qytetarëve, sipas rezultateve paraprake të Komisionit Qendror Zgjedhor të BeH. Deri tani janë përpunuar rreth 93.47% e qendrave të votimit.

Rreth 3.4 milionë qytetarë kishin të drejtë vote dhe zgjodhën rreth 140 kryetarë qytetesh dhe komunash, si dhe asambletë komunale dhe këshillat e qyteteve.

Për shkak të përmbytjeve, rrëshqitjeve dhe shembjeve të dheut, zgjedhjet janë shtyrë në pesë komuna./REL

/GazetaSinjali/

The post Zgjedhjet në Bosnje e Hercegovinë, publikohen rezultatet e zgjedhjeve, kryeson Dodik appeared first on Sinjali.

SHF Fushë Kosova U15 shënon fitore të madhe në Drenas ndaj NewStar, Leart Murtezi ‘heroi’ i takimit

7 October 2024 at 13:46

Shkolla e Futbollit, Fushë Kosova e grupmoshave U15 ka shënuar një fitore të madhe në kuadër të javës së 6-të të Lidhjes Rajonale të Futbollit të Prishtinës, kundër NewStars, raporton Sinjali Sporti.

Në duelin e zhvilluar në Drenas të shtunën, Fushë Kosova triumfoi ndaj skuadrës kundërshtare me rezultat minimal 1-0.

Heroi i kësaj ndeshje ishte mesfushori Leart Murtezi, i cili me golin e tij ishte vendimtar në këtë duel, duke ia sjellë tre pikë të mëdha ekipit të tij.

Skuadra, e menaxhuar nga Arton Rushiti ndodhet në formë mjaft të mirë kë sezon, tashmë duke mbledhur 18 pikë në kuadër të kësaj lige, pas gjashtë xhirove të luajtura deri tani.

/GazetaSinjaliSport/

The post SHF Fushë Kosova U15 shënon fitore të madhe në Drenas ndaj NewStar, Leart Murtezi ‘heroi’ i takimit appeared first on Sinjali.

“Jua q* shtetin, Policinë e Albin Kurtin” – Ky është personi i arrestuar që kërcënoi policët në veri

7 October 2024 at 13:27

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze që eskalojnë, duke ua vështirësuar kështu punën e madje duke ua kërcënuar edhe jetën. Të tilla incidente kanë ndodhur qe disa herë edhe në pjesën veriore të vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe të dielën në Zveçan, ku Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrës.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se personi i dyshuar për këtë rast është Nebojsha Radovanoviq.

Incidenti dyshohet se ndodhi afër ish objektit të komunës paralele në Zevçan, ku i dyshuari fillimisht i ka ofenduar policët e më pas iu është drejtuar me fjalë kërcënuese.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari ndër të tjera ka thënë “Jua q* Policinë e nanës, shtetin e nanës une juve, jua q* Albin Kurtin”.

Policia e ka futur situatën nën kontroll dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor ndaj tij dhe inicimin e hetimit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Mitrovicë të Veriut.

“Është  arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti (në gjendje të dehur) ka kanosur zyrtarët policor të cilët ishin në kryerje të detyrës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/

The post “Jua q* shtetin, Policinë e Albin Kurtin” – Ky është personi i arrestuar që kërcënoi policët në veri appeared first on Sinjali.

Aksioni te Ndërmarrja ‘Pallati i Rinisë’, dy të arrestuar për keqpërdorime

7 October 2024 at 13:00

Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale ka zhvilluar një operacion policor brenda ndërmarrjes publike “Pallati i Rinisë” në Prishtinë, që rezultoi me të arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.

Me urdhër të Prokurorisë Speciale janë kryer kontrolle dhe numri i të arrestuarve tashmë ka shkuar në dy.

Siç merr vesh Sinjali, dy personat e prangosur dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Sipas informacioneve të para, bëhet fjalë për ushtruesin e detyrës së kryeshefit në zyrën për Financa dhe ish-menaxherin e Prokurimit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

/GazetaSinjali/

The post Aksioni te Ndërmarrja ‘Pallati i Rinisë’, dy të arrestuar për keqpërdorime appeared first on Sinjali.

Foda rreth vendimit për përjashtimin e lojtarëve: Është marrë bashkërisht me FFK-në

7 October 2024 at 12:57

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda ka dalë në konferencë për shtyp sot përpara duelit ndaj Lituanisë dhe Qipros.

Foda ndër të tjerash ka deklaruar se përjashtimi i tre lojtarëve para ndeshjes kundër Qipros është marr bashkërisht me Federatën.

Në konferencën për medie në prag të grumbullimit për dy ndeshjet e tetorit kundër Lituanisë dhe Qipros, në kuadër të Ligës së Kombeve, Foda ka thënë se për t’u kualifikuar nevojiten vetëm rezultat pozitiv në dy ndeshjet e nëntorit.

“Versioni origjianal është se këtë vendim e kemi marrë bashkërisht me FFK sepse ata kanë thyer rregullat në prag të ndeshjes”, u shpreh Foda, teksa tha se në “duam të kualifikohemi duhet t’i fitojmë të dyja ndeshjet”.

“Lituania ka cilësi të mira, ka luajtur mirë kundër Rumanisë dhe për neve është mirë ta marrim vetëbesimin që e kishim kundër Qipros dhe ta transferojmë kundër Lituanisë por e rëndësishme është se edhe nëse kemi kundërsulme duhet të kthehemi në defanziv”.

/GazetaSinjali/

The post Foda rreth vendimit për përjashtimin e lojtarëve: Është marrë bashkërisht me FFK-në appeared first on Sinjali.

Gashi kritikon Qeverinë: Në këtë legjislaturë është e vështirë që të votohen ligje

7 October 2024 at 12:51

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka shprehur shqetësimin e tij për problemet që po vazhdojnë në këtë legjislaturë.

Gashi ka theksuar se procesi i votimit të ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare është duke u përballur me vështirësi të mëdha.

“Po shkojmë drejt fundit të legjislaturës dhe siç duket probleme e kësaj legjislature po vazhdojnë. Është vështirë që të kalojnë ligje. LDK ka konfirmuar pjesëmarrjen në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtarë. Vazhdojmë të jemi në një situata të pa aftësie së qeverisje dhe të kemi probleme në përfaqësimin ndërkombëtar…”, ka theksuar Gashi.

Një tjetër pikë kritike e ngritur nga Gashi është qasja e Qeverisë ndaj mediave, duke cilësuar këtë qasje si të gabuar dhe të dëmshme për demokracinë dhe lirinë e fjalës në vend.

Është një qasje e gabuar dhe e dëmshëm për demokracinë dhe fjalën e lirë në Kosovë. Mendoj se duhet të mbrohet interesi i Kosovës”, ka thënë Gashi.

/GazetaSinjali/

The post Gashi kritikon Qeverinë: Në këtë legjislaturë është e vështirë që të votohen ligje appeared first on Sinjali.

ZYRTARE: KB Peja ndërpret bashkëpunimin me trajnerin, Rami Hadar

7 October 2024 at 12:42

KB Peja ka njoftuar se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e deritashëm, Rami Hadar.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, klubi pejan deklaroi se Hadar ka ofruar dorëheqjen dhe nga tash e tutje nuk do të jetë më në krye të skuadrës.

“Trajneri Hadar u bashkua me KB Pejën në Shkurt të vitit 2023, duke kthyer një situatë ku humbi besimi – në një edicion ku me 18 maj 2023, KB Peja u kurorëzua me titullin Kampion i Kosovës.

Maestro udhëheqi KB Pejën edhe në rezultate të mëdha Europiane, duke mposhtur Kampionët e Holandës – Heroes Den Bosch e pastaj arriti edhe fitore në tokën polake, ndaj Spojnia Stargard”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

/GazetaSinjali/

The post ZYRTARE: KB Peja ndërpret bashkëpunimin me trajnerin, Rami Hadar appeared first on Sinjali.

Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe

7 October 2024 at 12:36

Ministria e Punëve të Brendshme raportohet se ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve që hyjnë nga Serbia përmes pikës kufitare Merdarë.

Siç raporton Koha, Kosova ka ndalur importet nga Serbia pas arrestimit të tre policëve kosovarë nga forcat serbe, tensioneve në veri dhe dyshimeve se nëpërmjet mallrave janë futur ilegalisht armë, vitin e shkuar.

Masa e sigurisë më pas u ndryshua duke u lejuar importimi i lëndës së parë dhe gjysmë produkteve të nevojshme për prodhim final.

Më vendimin e ri, i cili u është përcjellë të hënën institucioneve përkatëse nga ministri i Punëve të Bredshme, Xhelal Svecla, ndalimi i importimit të këtyre produkteve do të zëvendësohet me “kontroll të detajuar” për maunet që hyjnë nga Serbia.

Ndryshimi i masës së sigurisë vlen vetëm për pikën kufitare në Merdarë derisa ajo mbetet në fuqi në pikë kalimet kufitare të tjera me Serbinë.

/GazetaSinjali/

The post Raportohet se Qeveria ka ndryshuar masën e sigurisë ndaj produkteve serbe appeared first on Sinjali.

Kuvendi mban seancë të enjten, PDK-ja pritet t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare

7 October 2024 at 12:11

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se Kuvendi do të mblidhet të enjten për të vazhduar me mbajtjen e seancës së përfunduara.

Ai ka konfirmuar se PDK-ja do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, por që ka shtuar se do të jetë vështirë që të votohen projektligjet në rend dite.

“Do të jenë seancë që ka qenë e pa përfunduar pra dy jave. Ju e dini që tash e dy seanca sesioni vjeshtor nuk po arrijnë të filloj si shkak i mungesë se mazhoranves”, ka theksuar ai.

“Qëndrimet PDK janë të njëjta do të votojmë marrëveshjet ndërkombëtare. Duke që do të jetë vështirë që të kalohen edhe këto projektligje”, ka thënë ai.

Tahiri, shpreson që ndërkombëtarët nuk do të shtojnë sanksione të reja ndaj Kosovës, si shkak i masës së vendosur ndaj produkteve serbe. 

“Sa i përket CEFTA, janë bërë 10 vite që Kosova është bërë pjesë e saj, pas 10 viteve kemi arritur në një pikë që Kosova po rrezikohet”.

“Unë shpresoj, që komuniteti ndërkombëtar ta ndalin shtimin e sanksioneve ndaj vendit tonë dhe besoj që vendit do t’i japim një Qeveri të re, e cila di t’i jap zhvillim ekonomik dhe frymë të re vendit”.

/GazetaSinjali/

The post Kuvendi mban seancë të enjten, PDK-ja pritet t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare appeared first on Sinjali.

Moska dënon me 6 vite burg 72-vjeçarin amerikan, akuzohet si mercenar i Ukrainës

7 October 2024 at 11:52

Një gjykatë në Moskë ka dënuar me burg një shtetas amerikan.

Stephen Hubbard, 72 vjeç, u njoh me masën e arrestit me burg gjashtë vjet e 10 muaj burg, ndërsa akuzohet se luftoi si mercenar për Ukrainën, sipas medias shtetërore ruse TASS.

Hubbard, me origjinë nga Michigan, u akuzua për luftë kundër Rusisë për kompensim monetar dhe u deklarua fajtor muajin e kaluar.

Prokurorët rusë pretenduan se Hubbard luftoi me Ukrainën në qytetin kyç të Izyum, pasi nënshkroi një kontratë për rreth 1,000 dollarë në muaj, raportoi më parë RIA. Ai u arrestua nga forcat ruse në prill 2022.

“Po, jam dakord me akuzat,” i tha Hubbard Gjykatës së Qytetit të Moskës në seancën e tij të shtatorit për pranimin e fajësisë.

Gjyqi dhe dënimi i tij u zhvillua me dyer të mbyllura në gjykatën e Moskës.

/GazetaSinjali/

The post Moska dënon me 6 vite burg 72-vjeçarin amerikan, akuzohet si mercenar i Ukrainës appeared first on Sinjali.

Hezbollahu zotohet të vazhdojë të luftojë ‘agresionin’ izraelit

7 October 2024 at 11:50

Hezbollahu, grupi militant libanez i mbështetur nga Irani, është zotuar të vazhdojë luftën kundër “agresionit” izraelit dhe e quajti Izraelin një “gjëndër kancerogjene që duhet eliminuar, pa marrë parasysh sa kohë duhet”.

Si Hezbollahu ashtu edhe populli libanez kanë paguar një “çmim të rëndë” për vendimin e grupit militant për të hapur një “front mbështetje” për Gazën më 8 tetor, por “ne jemi të sigurt… në aftësinë e rezistencës sonë për të kundërshtuar agresionin izraelit. ”, thuhet në një deklaratë.

Hezbollahu tha gjithashtu se sulmet e udhëhequra nga Hamasi në jug të Izraelit të 7 tetorit, në të cilat u vranë rreth 1200 njerëz, ishin “heroike”, duke thënë se ato do të kenë efekte “historike” në rajon. “Nuk ka vend” për Izraelin atje, tha grupi militant.

Duke filluar nga 8 tetori 2023, një ditë pas sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor, që çoi në nisjen e një lufte të Izraelit në Gaza, ka pasur pothuajse çdo ditë armiqësi ndërkufitare midis Izraelit dhe Hezbollahut, aleatit të Hamasit. Dhuna detyroi rreth 60,000 izraelitë të evakuohen nga Izraeli verior dhe rreth 100,000 libanezë nga jugu i vendit të tyre.

Qeveria izraelite tha se pushtimi i saj i Libanit (jugor) ishte për të shtyrë Hezbollahun nga kufiri, në mënyrë që izraelitët e zhvendosur të mund të ktheheshin të sigurt në shtëpi.

Më shumë se 2,000 njerëz janë vrarë në Liban në gati një vit luftimesh, shumica në dy javët e fundit nga sulmet izraelite, sipas ministrisë libaneze të shëndetësisë. 1.2 milionë libanezë vlerësohet se janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve izraelite që kanë shënjestruar zona të mëdha të vendit të vogël, duke përfshirë kryeqytetin e Libanit, Bejrutin.

/GazetaSinjali/

The post Hezbollahu zotohet të vazhdojë të luftojë ‘agresionin’ izraelit appeared first on Sinjali.

Suspendohet zyrtari i Mbrojtjes së Afërt i dyshuar për kanosjen e dy policëve, ndalohet për 48 orë

7 October 2024 at 11:40

Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një zyrtar policor nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dy zyrtarë policorë në Fushë Kosovë. Incidenti dyshohet se ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në trafik, raporton Gazeta Sinjali.

I dyshuari është zyrtar i njësisë për Mbrojtje të Afërt dhe rasti ndodhi derisa i njëjti ishte jashtë detyrës zyrtare.

Lidhur me rastin, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

“Dyshohet se kanosja ka ndodhur  pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.” – thuhet në njoftimin e IPK-së.

/GazetaSinjali/

The post Suspendohet zyrtari i Mbrojtjes së Afërt i dyshuar për kanosjen e dy policëve, ndalohet për 48 orë appeared first on Sinjali.

Kryesia vendos për seancë të re, diskutohet për raportet me ShBA-në dhe emigrimin e qytetarëve

7 October 2024 at 11:38

Kryesia e Kuvendit ka mbajtur mbledhjen e radhës ku në rend dite ishin pikat e pa përfunduar nga seanca e datës 28 mars, seanca e datës 24 maj si dhe seancat e mbajtura me 12 dhe 26 shtator.

Në mbledhje është diskutuar votimin për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Gjithashtu edhe shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu edhe Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës.

/GazetaSinjali/

The post Kryesia vendos për seancë të re, diskutohet për raportet me ShBA-në dhe emigrimin e qytetarëve appeared first on Sinjali.

Vritet me plumb në kokë shqiptari në Spanjë, tre persona e lënë jashtë derës së spitalit, shkak dyshohet…

7 October 2024 at 11:34

Një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri në Spanjë, ndërsa autorët e dyshuar e kanë braktisur pranë një spitali.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë në qytetin Blanes, ku fillimisht shqiptari u la i plagosur pranë hyrjes së spitalit, e më pas ndërroi jetë si pasojë e plagës së marrë në kokë.

Mediat spanjolle raportojnë se një nga autorët e dyshuar është vetëdorëzuar në polici, por nuk dihet roli që ka pasur në këtë ngjarje. Sakaq, gjeneralitetet e viktimës ende nuk janë bërë publike.

Autoritetet dyshojnë se kjo vrasja mund të lidhet me trafikun e drogës, pasi në Katalonjë eksportohen sasi të mëdha droge ndërsa thuhet se grupet shqiptare janë ndër më të përhapurat.

/GazetaSinjali/

The post Vritet me plumb në kokë shqiptari në Spanjë, tre persona e lënë jashtë derës së spitalit, shkak dyshohet… appeared first on Sinjali.

Izraeli e shënon njëvjetorin e sulmit nga Hamasi, teksa lufta në Liban e Gazë po vazhdon

7 October 2024 at 11:21

Izraeli e ka shënuar më 7 tetor njëvjetorin e sulmit shkatërrues të Hamasit ndaj shtetit hebraik, gjatë të cilët militantët i vranë mbi 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë.

Ushtria izraelite i ka vazhduar bombardimet e ashpra në Bejrut dhe inkursionin në jug të Libanit, në përpjekje për ta shkatërruar grupin militant të mbështetur nga Irani, Hezbollah.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, e udhëhoqi një minutë heshtje në orën 06:29, orën kur filloi sulmi, në Kittbutz Reim, vendndodhjen e festivalit muzikor Nova, ku qindra të rinj u vranë nga luftëtarët e Hamasit.

Ushtria tha se gjatë ceremonisë së udhëhequr nga Herzog u shkrepën katër raketa nga Gaza drejt vendbanimeve të njëjta izraelite që ishin sulmuar në fillim të sulmit të vitit të kaluar.

/GazetaSinjali/

The post Izraeli e shënon njëvjetorin e sulmit nga Hamasi, teksa lufta në Liban e Gazë po vazhdon appeared first on Sinjali.

Aktakuzë kundër Besnik Ukajt: Zbulohet se si tentoi ta vras prizrenasin pasi s’ia dha 2 mijë e 500 euro

7 October 2024 at 11:08

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër Besnik Ukajt, i dyshuar për tentim vrasjen e 17 majit, në fshatin Nashec të Prizrenit. Ukaj ra në prangat e Policisë në muajin korrik, pasi u shpall në kërkim, raporton Gazeta Sinjali.

Ukjaj, i cili është emër i njohur për organet e rendit, po akuzohet se ka kryer veprat penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, “me datë 17.05.2024, rreth orës 17:30 min, në fshatin Nashec të Komunës së Prizrenit, me dashje tenton ta privojë nga jeta personin tjetër, në atë mënyrë që pasi takohet me viktimën J.A., paraprakisht kërkon nga i njëjti t’ia jap një shumë parash prej 2,500.00 € (Dymijë e pesëqind euro) në formë të borxhit dhe pasi viktima i thotë se nuk e posedon një shumë të tillë, i njëjti nxjerr pistoletën dhe nga dritarja e automjetit të markës ‘’WV Passat CC’’ , e cila ka qenë e hapur,  shkrep në drejtim të viktimës, me ç’rast e plagos në këmbën e tij të djathtë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima i nënshtrohet tretmanit mjekësor pranë Repartit Kirurgjik të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së.”

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

/GazetaSinjali/

The post Aktakuzë kundër Besnik Ukajt: Zbulohet se si tentoi ta vras prizrenasin pasi s’ia dha 2 mijë e 500 euro appeared first on Sinjali.

Punëtorët teknikë të QKUK-së futen në grevë, kërkojnë rritje të pagave

7 October 2024 at 10:57

Punëtorët teknikë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë hyrë sot në grevë.

Vendimi i tyre për grevë erdhi pas mosrealizimit të kërkesave për ndryshim të kategorisë dhe për rritje të pagave.

Ata kanë deklaruar se do qëndrojnë në grevë derisa të ndryshojë kjo situatë dhe të plotësohen kërkesat.

/GazetaSinjali/

The post Punëtorët teknikë të QKUK-së futen në grevë, kërkojnë rritje të pagave appeared first on Sinjali.

Gjuriqin nuk e kënaq “reagimi i ndërkombëtarëve ndaj Kurtit”

7 October 2024 at 10:22

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka deklaruar se nuk mund të jenë të kënaqur siç tha ai “me reagimin e ndërkombëtarëve ndaj Albin Kurtit”, kryeministrit të Kosovës.

Ai tha se “Beogradi po ndërton një lloj blloku të ri politik”, duke e përmendur bashkëpunimin me Bashkimin Evropian.

Ai ka përmendur edhe seancën e fundit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

“Për Serbinë, çdo shtet anëtar i Bashkimit Evropian është i rëndësishëm. Deri në 70 për qind të mallrave tona shkojnë në BE. Rezultatet fenomenale ekonomike që kemi arritur nuk do të ishin të mundshme pa marrëdhënie të mira me vendet e BE-së.

Gjatë turneut 18 ditor, unë shkova nga Estonia në Uashington, dhe pastaj në Nju Jork kemi pasur takime me më shumë se 70 burrështetas në mbarë botën.”, tha Gjuriq.

/GazetaSinjali/

The post Gjuriqin nuk e kënaq “reagimi i ndërkombëtarëve ndaj Kurtit” appeared first on Sinjali.

IPK arreston një zyrtar policor të Mbrojtjes së Afërt, dyshohet se kërcënoi dy policë në trafik

7 October 2024 at 10:05


Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar të dielën një zyrtar policor në Fushë Kosovë, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Kanosje”. Polici i dyshuar, tashmë edhe është suspenduar dhe ndaj tij është urdhëruar masa e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të IPK-së, i dyshuari është zyrtar i njësisë për Mbrojtje të Afërt dhe rasti dyshohet se ka ndodhur derisa i njëjti ishte jashtë detyrës zyrtare.

Polici i arrestuar “dyshohet se ka kanosur dy zyrtarë policorë  të kanë qenë në detyrë.”

“Dyshohet se kanosja ka ndodhur  pas një mosmarrëveshje në komunikacionin rrugor në rrugën “Dardania”, në kryqëzim me rrugën “Hajrullah Zymi”, pranë shkollës “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë.

Pas pranimit të këtyre informacioneve, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë  kanë ndërmarrë veprime hetimore pas të cilave zyrtari policor  i dyshuar në këtë rast është arrestuar kurse nga prokurori kompetent i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.” – thuhet në njoftimin e IPK-së.

Lidhur me rastin, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

/GazetaSinjali/

The post IPK arreston një zyrtar policor të Mbrojtjes së Afërt, dyshohet se kërcënoi dy policë në trafik appeared first on Sinjali.

❌
❌