Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Shpallet 3 fituesit e Çmimit Nobel në Kimi, ja çfarë zbuluan 3 shkenctarët

By: Fia Nelaj
9 October 2024 at 11:52

Në ditën e tretë të ndarjes së Çmimeve Nobel , kët të mërkurë çmimi në kimi ju dha një gjysmë për David Baker “për dizajnimin e proteinave kompjuterike” dhe gjysmën tjetër bashkërisht Demis Hassabis dhe John M. Jumper “për parashikimin e strukturës së proteinave”.

Demis Hassabis dhe John Jumper kanë përdorur me sukses inteligjencën artificiale për të parashikuar strukturën e pothuajse të gjitha proteinave të njohura.

David Baker ka mësuar se si të zotërojë blloqet ndërtuese të jetës dhe të krijojë proteina krejtësisht të reja.

Që prej vitit 18901 e deri më sot janë dhënë 115 çmime Nobel në Kimi, ku laureati më i ri në moshë ishte Frederic Joliot, 35 vjeç.

Ndërsa laureatimë i vjetër në moshë në Kimi ishte 97 vjeçari, John B. Goodenough, në vitin 2019.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Shpallet 3 fituesit e Çmimit Nobel në Kimi, ja çfarë zbuluan 3 shkenctarët appeared first on Euronews Albania.

Dy shkencëtarë në Google DeepMind dhe një biokimist amerikan ndajnë Çmimin Nobel për Kimi

9 October 2024 at 12:46

Dy shkencëtarë në Google DeepMind dhe një biokimist amerikan janë nderuar me Çmimin Nobel për vitin 2024 në Kimi për zbulimet në parashikimin dhe dizajnimin e strukturës së proteinave.

Demis Hassabis, themeluesi britanik i DeepMind dhe John Jumper, i cili udhëhoqi zhvillimin e softuerit të parashikimit të proteinave AlphaFold të kompanisë, ndajnë çmimin, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Gjysma tjetër e çmimit iu dha Prof. David Baker, i Universitetit të Uashingtonit, kërkimi kompjuterik i të cilit ka çuar në krijimin e llojeve krejtësisht të reja të proteinave.

I shpallur nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në Stokholm, fituesit ndajnë çmimin prej 11 milionë korona suedeze (810,000 £) për “Dizajni kompjuterik i proteinave dhe parashikimi i strukturës së proteinave”. /Telegrafi/

The post Dy shkencëtarë në Google DeepMind dhe një biokimist amerikan ndajnë Çmimin Nobel për Kimi appeared first on Telegrafi.

Shpallen tre fituesit e Çmimit Nobel në Kimi

By: lia rda
9 October 2024 at 12:21

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave vendosi këtë të mërkurë t’i japë çmimin Nobel të këtij viti në Kimi në mënyrë të barabartë për David Baker “për dizajnin llogaritës të proteinave”, dhe gjysmën tjetër Demis Hassabis dhe John M. Jumper “për parashikimin e strukturës së proteinave”.

Fituesit do të ndajnë një çmim në të holla në vlerë prej 11 milionë korona suedeze (rreth 1.000.000 euro).

Çmimi i kimisë është dhënë që nga viti 1901 dhe deri më tani ka pasur 115 laureatë.

Para tyre, shkencëtarët amerikanë Victor Ambrose dhe Garry Ruvkun morën çmimin Nobel të këtij viti për mjekësinë për zbulimin e mikro ARN-së, pra parimit themelor që rregullon aktivitetin e gjeneve, njoftoi të martën Asambleja Nobel e Institutit Karolinska në Stokholm.

Emri i fituesit të çmimit Nobel për Letërsi do të shpallet të enjten në Stokholm. Më 11 tetor, në Oslo do të shpallet emri i fituesit të çmimit Nobel për Paqe të këtij viti. Emri i fituesit të çmimit Nobel në Ekonomi do të bëhet i ditur më 14 tetor dhe do të shpallet në Stokholm. Çmimet do të jepen në ceremonitë në Stokholm dhe Oslo më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së shkencëtarit suedez Alfred Nobel, i cili vendosi çmimin./abcnews.al

Yesterday — 8 October 2024Main stream

Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Fizikë

By: lia rda
8 October 2024 at 12:08

Profesorët John Hopfield dhe Geoffrey Hinton janë nderuar me çmimin Nobel të këtij viti në Fizikë, siç u njoftua mesditën e së martës nga Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave.

John Hopfield është profesor në Universitetin e Prestonit dhe Geoffrey Hinton në Universitetin e Torontos. Ata u shpërblyen për zbulimet dhe shpikjet themelore që mundësojnë mësimin e makinerive me rrjete nervore artificiale.”

BREAKING NEWS
The Royal Swedish Academy of Sciences has decided to award the 2024 #NobelPrize in Physics to John J. Hopfield and Geoffrey E. Hinton “for foundational discoveries and inventions that enable machine learning with artificial neural networks.” pic.twitter.com/94LT8opG79

— The Nobel Prize (@NobelPrize) October 8, 2024

Kujtojmë se çmimi vjen me një çmim në para prej 11 milionë korona suedeze (1.1 milionë dollarë), të cilin do ta ndajnë dy fituesit.

Akademia Mbretërore Suedeze i dha të hënën Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi së bashku për Viktor Ambrose dhe Gary Rubkun “për zbulimin e mikroARN-së dhe rolin e saj në rregullimin e gjeneve pas transkriptimit”, tha faqja zyrtare e Çmimeve Nobel./abcnews.al

 

Dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në fizikë

By: gaze tare
8 October 2024 at 12:52

John Hopfield dhe Geoffrey Hinton fituan Çmimin Nobel në Fizikë për vitin 2024 për zbulimet që mundësuan mësimin e makinerive me rrjete nervore artificiale.

Hans Ellegren, sekretari i përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave, e dha çmimin në Stokholm. Hopfield është nga Universiteti Princeton në Shtetet e Bashkuara dhe Hinton është nga Universiteti i Torontos në Kanada.

Çmimet Nobel u krijuan nga shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në 1896. Ajo vjen me një çmim në para prej 11 milionë korona suedeze, që është gati 976,000 €. Nga viti 1901 deri në vitin 2023, janë dhënë 117 çmime Nobel në Fizikë. Më i riu nga 225 laureatët ishte 25 vjeç, ndërsa më i moshuari 96.

Çmimi i fizikës i vitit të kaluar iu dha Pierre Agostini nga Universiteti Shtetëror i Ohajos në Shtetet e Bashkuara, Ferenc Krausz nga Instituti Max Planck i Optikës Kuantike në Gjermani dhe Anne L’Huillier nga Universiteti Lund në Suedi.

The post Dy shkencëtarë fitojnë çmimin Nobel në fizikë appeared first on iconstyle.al.

Before yesterdayMain stream

Çmimi Nobel për Mjekësi u jepet shkencëtarëve për punën në mikroARN

7 October 2024 at 12:43

Çmimi Nobel në mjekësi iu dha Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për zbulimin e tyre të mikroARN-së dhe rolin e saj në rregullimin e gjeneve pas transkriptimit.

Thomas Perlmann, sekretari i Asamblesë së Nobelit, shpalli çmimin sot në Stokholm, transmeton Telegrafi.

Çmimet Nobel u krijuan nga shpikësi suedez Alfred Nobel, i cili vdiq në 1896. Vjen me një çmim në të holla prej 11 milionë krona suedeze, ose gati 976,000 euro.

Nga viti 1901 deri në vitin 2023, janë dhënë 114 çmime Nobel në Fiziologji ose Mjekësi. Trembëdhjetë nga 227 fituesit ishin gra.

Çmimi i mjekësisë vitin e kaluar iu dha biokimistes hungarezo-amerikane Katalin Karikó dhe imunologut amerikan Drew Weissman për punën e tyre në teknologjinë e mRNA që qëndron pas vaksinave COVID-19. /Telegrafi/

 

The post Çmimi Nobel për Mjekësi u jepet shkencëtarëve për punën në mikroARN appeared first on Telegrafi.

❌
❌