Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Aksident në Tiranë/ Përmbyset makina, raportohet për dy të plagosur (FOTO)

By: V K
11 September 2024 at 09:54

Mëngjesin e kësaj të mërkure, një aksident automobilistik ka ndodhur në Unazën e Tiranës, në pjesën e Farkës.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Një nga mjetet është kthyer përmbys, ndërsa automjeti tjetër shihet i dëmtuar pranë bordurës.

Nga aksidenti mësohet se janë plagosur dy persona, përkatësisht shoferët e makinave. Patrulla e policisë është vonuar në vendngjarje.

Makinat e përfshira në aksident, janë një Ford Fiesta e një Benz ML.

The post Aksident në Tiranë/ Përmbyset makina, raportohet për dy të plagosur (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Aksident në Lezhë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me trafik ndarësen, raportohet për dy të plagosur

By: V K
10 September 2024 at 08:21

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00, një aksident ka ndodhur në aksin Thumanë- Lezhë, ku një automjet që drejtohej nga një 35-vjeçar, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafik ndarësen.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00. Për pasojë drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij mbetën të plagosur, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga të automjetit.

The post Aksident në Lezhë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me trafik ndarësen, raportohet për dy të plagosur appeared first on Albeu.com.

❌
❌