Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 9 October 2024Main stream

Parashikimi i motit, e mërkurë, 9 tetor 2024

9 October 2024 at 07:30

TIRANË, 9 tetor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme  për shkak të masave ajrore të lagështa dhe më të freskëta me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet në orët e para të 24-orëshit dhe deri në orët e mesditës me vranësira mesatare deri të dendura si dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave. Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht qendër reshjet në periudha tepër afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Pas orëve të mesditës mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra dhe intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim relativisht intensive me shpejtësi mesatare 3-10 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugor dhe zonat luginore era bëhet intensive me shpejtësi 12-18 m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 14/22 Re shi diell
Kukës 12/20 Re shi diell
Lezhë 14/22 Re shi diell
Dibër 10/20 Re shi diell
Durrës 15/26 Re shi diell
Tiranë 16/26 Re shi diell
Elbasan 14/27 Re shi diell
Berat 15/29 Re shi diell
Vlorë 17/27 Re shi diell
Korçë 10/21 Re shi diell
Gjirokastër 12/27 Re shi diell
Sarandë 17/26 Re shi diell

 

 

                          

The post Parashikimi i motit, e mërkurë, 9 tetor 2024 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

❌
❌