Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 2 October 2024Main stream

Ekskluzive/ Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit flet për Euronews Albania

2 October 2024 at 10:22

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Alex Gandler ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhje direkte ekskluzive për Euronews Albania, për të folur për sulmin raketor të Iranit të kryer një ditë më parë. Izraeli u sulmua me qindra raketa nga Irani, nga të cilat rreth 40% e tyre arritën të thyejnë mbrojtjen ajrore të Izraelit.

Gandler tha se nuk ka pasur dëme serioze nga sulmi raketor, ndërsa sipas tij të dhënat e publikuara nga Irani kanë qenë të rreme. Ai tha se u sulmua një shkollë, por nuk kishte njerëz në të, ndërsa sipas tij ka pasur vetëm një viktimë në Bregun Perëndimor, ku një palestinez është vrarë me një raketë nga Irani.

I pyetur se si do i përgjigjet Izraeli këtij sulmi ai tha:

“Beteja jonë nuk është një betejë hakmarrëse, ne po luftojmë përfaqësuesit e Iranit që po naluftojnë ne. Si Hamasi në Gaza edhe Hezbollahu në Liban apo Huthis në Jemen janë përfaqësues të Iranit. Ata financohen, stërviten dhe marrin urdhra nga Irani. Ata përdorin armë të gardës revolucionare iraniane.

Për momentin ne jemi të angazhuar në Gaza dhe në Liban dhe qëllimi strategjik është që të ndalim sulmin ndaj izraelit dhe të kthejmë ata qindra pengje Izraelite dhe të asgjësojmë Hamasin, në mënyrë që të mos jenë në gjendje të kryejnë sulme.

Irani bëri gabim të madh kur e sulmoi Izraelin me rreth 200 raketa balistike. Ata nuk i arritën objektivat e tyre. Ndryshe nga Irani ne nuk jemi në një sulm hakmarrës.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ekskluzive/ Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit flet për Euronews Albania appeared first on Euronews Albania.

❌
❌