Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 20 September 2024Main stream

Siguria në punë/ Marinari 22-vjeçar humbi jetën në Portin e Durrësit, kreu i Sindikatës: Kontrata kolektive, jo konform Kodit të Punës

By: E.K
20 September 2024 at 10:46

Vështirësitë e punonjësve dhe mungesa e sigurisë kanë shkaktuar në vijimësi aksidente në punë, shpesh me pasoja fatale për jetën. Tonin Gjinaj, kryetar i Sindikatës së Transportit dhe Telekomunikacionit e vë theksin te mosrespektimi i kontratës kolektive në shumicën e institucioneve. Sipas përfaqësuesit të KSSH, në Durrës porti mbetet një sfidë më vete, ku punonjësit […]

The post Siguria në punë/ Marinari 22-vjeçar humbi jetën në Portin e Durrësit, kreu i Sindikatës: Kontrata kolektive, jo konform Kodit të Punës appeared first on FaxWeb.

Before yesterdayMain stream

Kryeministri nuk arrin të sqarojë pikëpyetjet mbi eksportin e mbetjeve të rrezikshme

12 September 2024 at 15:45

Në fillim të gushtit ‘Basel Action Network”, një organizatë mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara, ngriti alarmin se 100 kontejnerë me mbetje të rrezikshme, që del nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike, ishin ngarkuar në korrik në Portin e Durrësit me destinacion Tajlandën. Por kryeministri tha se nuk kishte asnjë analizë apo provë të […]

The post Kryeministri nuk arrin të sqarojë pikëpyetjet mbi eksportin e mbetjeve të rrezikshme appeared first on Reporter.al.

Kompania gjermane shet koncesionin e kalatës lindore në portin e Durrësit

2 September 2024 at 18:43

Kompania gjermane “EMS Shipping and Trading GMBH” u largua nga koncesioni i menaxhimit të kalatës lindore të portit të Durrësit më 31 korrik 2024, pasi ia shiti aksionet një kompanie kroate për një vlerë të paguar prej 13 milionë eurosh, sipas dokumenteve të depozituara në Qendrën Kombëtare të Biznesit. Kontrata e shitjes në favor të […]

The post Kompania gjermane shet koncesionin e kalatës lindore në portin e Durrësit appeared first on Reporter.al.

Mbetjet toksike/ Bardhi i përgjigjet Ballukut: Porti i Durrësit sipas “tortës Belinda”, është shndërruar në një “han pa porta”

By: V K
28 August 2024 at 14:12

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi teksa i është përgjigjur ministres Belinda Balluku për transportin e mbetjeve toksike, thotë se asnjë aferë nuk mund të bëhet pa mbështetjen e autoriteteve shtetërore.

Sipas Gazment Bardhit, edhe përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga entet private nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrje nga autoritetet shtetërore.

Bardhi paralajmeron se Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje.

Kreu i Grupit te PD, thote se siguron qytetarët shqiptarë se “nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar”.

Reagimi i Bardhit:
“Porti i Durrësit sipas “tortës Belinda” nuk ka asnjë përgjegjësi se çfarë hyn dhe çfarë del prej tij. Sipas Qeverisë kushdo me një vetëdeklarim, fut dhe nxjerr nga Porti i Durrësit çfarë të dëshirojë. Me pak fjalë, me vetëdeklarim kokaina mund të shënohet si miell; helmi mund të shënohet si bimë kurative; makina mund të shënohet si biçikletë; paratë e pista mund të shënohen si letra higjenike.

Në fakt prej kohës Porti i Durrësit është shëndërruar në një han pa porta, që nuk kontrollohet nga autoritetet shtetërore por nga krimi i organizuar. “Torta Belinda” e di më mirë se kushdo tjetër këtë, prandaj dhe nervozizmi, sulmi ndaj medias e opozitës dhe “faji i mbetur jetim” është e vetmja rrugë që i ka mbetur.

Afera e trafikut ndërkombëtar të mbetjeve të rrezikshme toksike nuk mund të realizohet kurrë pa mbështetjen, mosveprimin apo symbylljen e autoriteteve shtetërore. Edhe përgjegjësia, mosveprimi apo shkelja e ligjit nga entet private nënkupton mosveprim dhe mungesë mbikëqyrje nga autoritetet shtetërore që kanë lejuar abuzimin e privatit.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të përdor të gjitha mekanizmat e kontrollit parlamentar për zbardhjen e plotë të kësaj çështje, duke siguruar qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë në asnjë rast, që për shkak të një qeverisje kriminale dhe të papërgjegjshme të Edi Ramës, Shqipëria të jetë në një rrezik permanent për shkak të sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme brenda territorit shqiptar”, thuhet ne reagimin e Gazment Bardhit.

The post Mbetjet toksike/ Bardhi i përgjigjet Ballukut: Porti i Durrësit sipas “tortës Belinda”, është shndërruar në një “han pa porta” appeared first on Albeu.com.

Prokuroria heton ngarkesën e mbetjeve të nisur drejt Tajlandës

21 August 2024 at 19:03

Prokuroria e Durrësit njoftoi të mërkurën më 21 gusht se ka filluar hetim lidhur me raportimet në medie për një ngarkesë me mbetje të rrezikshme të nisura nga Porti i Durrësit drejt Tajlandës. Sipas prokurorisë, procedimi është regjistruar më 16 gusht mbi bazën e materialeve të referuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, për veprën […]

The post Prokuroria heton ngarkesën e mbetjeve të nisur drejt Tajlandës appeared first on Reporter.al.

‘Korrierët e krimit’: Rruga e parave të pista drejt kufijve të Shqipërisë

31 July 2024 at 17:55

Në vitin 2022, Livia*, një studente shqiptare në Francë zbriti në aeroportin e Rinasit me 30 mijë franga zvicerane të fshehura në një beze të lidhur rreth belit. Ajo kujton se ishte në ankth, por arriti të kalonte pa asnjë problem pranë punonjësve të sigurisë së aeroportit. Në dy udhëtime të tjera drejt Tiranës, ajo […]

The post ‘Korrierët e krimit’: Rruga e parave të pista drejt kufijve të Shqipërisë appeared first on Reporter.al.

❌
❌