Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 September 2024Main stream

Shteti Bektashi në Shqipëri, reagon Komuniteti Mysliman: Veprim i rrezikshëm, vetëm ne përfaqësojmë Islamin

23 September 2024 at 21:15

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar pas planit të deklaruar publikisht nga qeveria shqiptare për një “shtet sovran Bektashi” brenda territorit shqiptar, duke u shprehur kundër kësaj nisme.

Në një deklaratë zyrtare, KMSH thotë se ky është një precendent i rrezikshëm për të ardhmen, teksa thekson se Komuniteti Mysliman është përfaqësuesi i vetëm i fesë Islame në Shqipëri.

Deklarata zyrtare e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Nisur nga interesi i lartë i besimtarëve, mediave, dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë deklarohet sa më poshtë vijon:

Komuniteti Myliman i Shqipërisë është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri.

Feja jonë ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilat janë:

1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,

2-Tradita Profetike,

3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Në këtë kontekst, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë.

Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate.

Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve myslimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare.

Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend.

Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë.

Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë Rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vjetësh.

Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilitdo tarikati, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim.

Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çëshjte dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.

The post Shteti Bektashi në Shqipëri, reagon Komuniteti Mysliman: Veprim i rrezikshëm, vetëm ne përfaqësojmë Islamin appeared first on Telegrafi.

Nisma për shtetin e Bektashinjve/ Rama jehonë veprës së Robert Elsie: Një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes

23 September 2024 at 18:23

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me një postim në faqen zyrtare në “X” ka publikuar librin e autorit kanadez Robert Elsie, i cili flet për historinë dhe kulturën unike të “Urdhrit Bektashi”.

Libri në fjalë titullohet, “Bektashinjtë Shqiptarë. Historia dhe kultura e një rendi dervishësh në Ballkan”.

Ky reagim i Ramës vjen pas nismës së diskutuar në publik, ku Bektashinjtë kërkojnë të kenë një ent sovran shtetëror, me qendër në Tiranë.

“Një libër i jashtëzakonshëm për këdo që është i interesuar të mësojë më shumë për historinë dhe kulturën unike të Urdhrit Bektashi, një thesar që Shqipëria duhet ta ofrojë në shërbim të paqes, tolerancës dhe humanizmit si një entitet shpirtëror sovran në kryeqytetin tonë Tiranë, ku Selia Botërore e Bektashinjve është themeluar prej kohësh dhe më pas është ringjallur nga hiri i diktaturës ateiste komuniste”, shkruan Rama.

Selia Botërore e Bektashinjve ka mirëpritur shpalljen e nismës së jashtëzakonshme për krijimin e Urdhrit Bektashi si një entitet plotësisht sovran.

Sipas saj, kjo qasje do të sjellë një epokë të re për tolerancën fetare globale dhe promovimin e paqes/ abcnews.al

Before yesterdayMain stream

Një “Vatikan” brenda Tiranës? NYT zbulon planin e Ramës për krijimin e një mikroshteti për bektashinjtë

By: Ela
21 September 2024 at 12:32

New York Times i ka kushtuar një artikull mundësisë së krijimit të një shteti të stilit të Vatikanit në Shqipëri. Sipas NYT, kryeministri Edi Rama dëshiron t’u japë anëtarëve të Bektashinjve enklavën e tyre të stilit të Vatikanit si një mënyrë për të promovuar tolerancën fetare. Kleriku mysliman që përgatitet të udhëheqë atë që, nëse […]

The post Një “Vatikan” brenda Tiranës? NYT zbulon planin e Ramës për krijimin e një mikroshteti për bektashinjtë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌