Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Sulmuesi që u ble për 55 milionë euro fshiu Instagramin e tij për shkak të fyerjeve – trajneri i Tottenhamit i del në mbrojtje

18 September 2024 at 19:39

Fundjavën e kaluar, Tottenham humbi ndaj Arsenalit në shtëpi me rezultat 1-0 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës Premier.  

Anësori Brennan Johnson (23) ishte në formacionin titullar të Tottenhamit dhe u largua nga fusha në minutën e 68-të. Mediat angleze shkruajnë se pas ndeshjes, tifozët kanë fyer në rrjetet sociale të riun uellsian, i cili më pas ka fshirë profilin e tij në Instagram. 

Trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou doli në mbrojtje të Johnson. “Unë e urrej që këto gjëra janë bërë normale. Ne po flasim për një të ri që nuk ka vetëbesim për momentin. Gjërat nuk shkuan ashtu siç donte. Por ai punon shumë dhe saktë çdo ditë, kërkon reagime dhe përpiqet shumë të bëhet lojtari që ai dëshiron të jetë”. 

“Nuk është se ai qëndron jashtë vonë ose nuk i intereson. Çfarë fshehu ai? Është faji i tij që nuk luan në nivelin që njerëzit presin prej tij. Si futbollist profesionist duhet të pranosh që do të kritikohesh për këtë, është pjesë e progresit tënd. Brennan është ende i ri, mendoj se do të marrim ende shumë prej tij”, deklaroi Postecoglou. 

Tutje trajneri australian shtoi se: “Është e trishtueshme të shohësh që gjëra të tilla janë bërë normale. Është abuzim, të cilin nuk e kuptoj. Çfarë lloj personi i shkruan mesazhe fyese dikujt? Kritika dhe zemërimi për një ndeshje është një gjë. Por të ulesh dhe të shkruash diçka fyese. … Më thuaj në fytyrë, do të të godasin në hundë Nuk do ta bësh më, miku im”. 

Tottenham i pagoi 55 milionë euro për uellsianin 

Johnson e filloi karrierën e tij në Nottingham Forest, ndërsa sezonin e kaluar arriti në Tottenham për një transferim prej 55 milionë eurosh. Ishte një surprizë duke pasur parasysh se publiku i gjerë sportiv nuk kishte dëgjuar për të. 

Këtë sezon ai ka bërë katër paraqitje për Tottenhamin, ndërsa në total në 38 ndeshje të luajtura ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë dhjetë asistime.  

Kontrata e tij është e vlefshme deri në vitin 2028, me mundësi vazhdimi për një sezon tjetër.  

Transfermarkt vlerëson vlerën e tij në 48 milionë euro. Ai ka 31 paraqitje dhe tre gola për kombëtaren e Uellsit. /Telegrafi/  

 

The post Sulmuesi që u ble për 55 milionë euro fshiu Instagramin e tij për shkak të fyerjeve – trajneri i Tottenhamit i del në mbrojtje appeared first on Telegrafi.

❌
❌