Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Sainz vendos objektivin e fundit si pilot i Ferrari-t

4 October 2024 at 13:41

Spanjolli Carlos Sainz pranon se ka ende një objektiv për të realizuar me “Scuderia”-n, përpara se të transferohet te Williams në vitin 2025. Të fitojë edhe një garë si pilot i kokëkuqes.

Prej vitit 2021 kur u bashkua me “Scuderia”-n, Sainz ka disa arritje të rëndësishme në karrierë.

Të parin pole position dhe fitore ai i realizoi në “2022 British Grand Prix” ndërsa në vitin 2023 ishte i vetmi pilot që ndërpreu serinë e fitoreve të Red Bull kur triumfoi në Singapor.


Sainz shtoi një fitore të tretë këtë sezon kur dominoi “Australian Grand Prix” vetëm dy javë pas ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e apandesitit.

Dhe tani që ditët e tij janë të numëruara në skuadër për shkak të mbërritjes së Lewis Hamilton, Sainz është i motivuar të ngjitet edhe një në majën më të lartë të podiumit si pilot i Ferrari’t. Për këtë ai ka në dispozicion 1/3 e sezonit shto këtu edhe 3 evente Sprint deri në fund të tij.

Ndërkohë që Ferrari ka përjetuar disa oshilacione gjatë vitit 2024, së fundmi ka rigjetur momentum’in në klasifikimin për konstruktorë ku mban vendin e 3 me 441 pikë, 34 pas Red Bull.

Spanjolli beson se “Scuderia” jo vetëm mund të konsolidohet në vendin e 3-të por mund të shfaqë progres në cirkuite si Brazili, Austin, Katari dhe Abu Dhabi që duken pista normale.

Aktualisht Sainz është në vendin e 5-të në klasifikimin e pilotëve me 190 pikë, 16 më shumë se Hamilton.

Në përfundim të këtij sezoni, fituesi i 3 garave deri tani do të transferohet te Williams në vitin 2025, pas kontratës disa vjeçare që nënshkroi me skuadrën nga Grove.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Sainz vendos objektivin e fundit si pilot i Ferrari-t appeared first on Euronews Albania.

❌
❌