Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 6 October 2024Main stream

Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

6 October 2024 at 18:52

Real Madridi është vënë në kërkim të opsioneve për të përforcuar fazën defanzive pas lëndimit të Daniel Carvajal dhe tashmë kanë tre emra në mendje për ta bërë këtë.

Castello Lukeba (Leipzig), Jorrel Hato (Ajax) dhe Vitor Reis (Palmeiras) janë tre emrat që po diskutohen në zyret e ‘Santiago Bernabeu’, ndërsa secili prej tyre do të sillte karakteristika të ndryshme në skuadër.

Në moshën 21-vjeçare, Castello Lukeba është një mbrojtës premtues nga Leipzigu. Me një prapavijë solide dhe me një aftësi për të lexuar lojën, Lukeba është bërë tejet i rëndësishëm për mbrojtjen e ekipit gjerman.

Vlera e tij në treg është rreth 40 milionë euro dhe kontrata e tij skadon në vitin 2028, por mosha e tij dhe potenciali për t’u zhvilluar në të ardhmen, e bën një opsion interesant për Real Madridin.

Foto: Castello Lukeba

Në anën tjetër, 18-vjeçari Jorrel Hato është një tjetër qendërmbrojtës në agjendën e klubit spanjoll.

I riu nga Ajaxi tashmë ka kapur syrin e disa ekipeve evropiane për shkak të pjekurisë së tij dhe aftësive në fushë. Aftësia e tij për të ndërprerë aksionet dhe shpejtësia me topin në këmbë e bëjnë të dalluar në kampionatin holandez.

Ani pse vlera e tij në treg është relativisht e ulët prej 30 milionë eurosh, talenti që ka është i jashtëzakonshëm.

Foto: Jorrel Hato

Dhe i fundit, mbrojtësi brazilian Vitor Reis tashmë ka dëshmuar vlerat e tij tek Palmeirasi. Reis njihet për fuqinë e tij fizike dhe aftësinë për të kontribuar në mbrojtje dhe në lojën në ajër.

Me një vlerë prej 10 milionë eurosh në treg dhe me një kontratë deri në vitin 2028, Vitor është një tjetër opsion i mundshëm për Real Madridin për ta përforcuar mbrojtjen.

Duke marrë parasysh raportet e mira që ka Reali me klubin brazilian pas transferimit të Endrick, atëherë do të ishte e lehtë që të negociohej edhe për transferimin e tij./Telegrafi/

Foto: Vitor Reis

The post Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit appeared first on Telegrafi.

1 ditë pas dëmtimit të rëndë, Real Madrid vendos t’i rinovojë kontratën Carvajal

By: armand
6 October 2024 at 15:31

Real Madridi ka mbetur i tronditur nga lajmi se Dani Carvajal do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit, pasi u konfirmua se ai pësoi një dëmtim të rëndë në gju në fitoren e së shtunës ndaj Villarrealit. Kontrata e Carvajal skadon në fund të qershorit dhe ajo kundër Villarreal mund të ishte ndeshja […]

The post 1 ditë pas dëmtimit të rëndë, Real Madrid vendos t’i rinovojë kontratën Carvajal appeared first on BoldNews.al.

Video/ Gjuri lëviz jashtë normales, pamje tronditëse nga dëmtimi i Carvajal: “Do kthehem një bishë”

By: user 2
6 October 2024 at 12:24

Dëmtim i rëndë për lojtarin e Real Madrid, Dani Carvajal, në një përplasje loje dje në minutat e fundit të ndeshjes kundër Villarreal. Që situata ishte serioze u kuptua menjëherë pas kontrastit, por tani shkalla e dëmtimit është bërë e ditur nga vetë lojtari i cili ka publikuar një postim me një foto të realizuar direkt nga ambulanca: “U konfirmua një dëmtim i rëndë në ligamentin e kryqëzuar, më duhet të shkoj në sallën e operacionit dhe të qëndroj jashtë fushës për disa muaj. Mezi pres për të filluar shërimin dhe për t’u kthyer si një bishë. Faleminderit shumë për mesazhet tuaja, ndihem shumë i prekur nga afeksioni juaj”.

Se confirma una lesión grave de ligamento cruzado, voy a tener que pasar por quirófano y estar unos meses fuera de los terrenos de juego.
Ya estoy deseando empezar la recuperación y regresar como una bestia.
Muchas gracias a todos por vuestros mensajes, me siento muy querido. 🤍 pic.twitter.com/FdVgVhrLEC

— Dani Carvajal Ramos (@DaniCarvajal92) October 6, 2024

Në një përplasje me Yeremy Pino, spanjolli pësoi një hiperekstension të gjurit të tij të djathtë pasi këmba e tij në fakt mbeti e lidhur me atë të kundërshtarit të tij. Carvajal u largua nga fusha në lot dhimbje e dëshpërimi, i shoqëruar me barelë.

Dani Carvajal was in tears as he was stretchered off the pitch with a serious injury to his knee 🙏🇪🇸pic.twitter.com/FjrCYdV27h

— LaLigaExtra (@LaLigaExtra) October 5, 2024

Në një video të publikuar nga Marca shihet qartë momenti kur lojtari e kuptoi se nuk mund të vazhdonte më lojën. Gjuri i tij lëvizte jashtë normalitetit duke i shkaktuar dhimbje të forta, që e detyruan Carvajal të ulej në tokë për të kërkuar ndihmën e mjekëve.

Ouch! #Carvajal had to leave the game due to a knee injury 🫣⚽ #RealMadrid #Madrid #LaLiga #Soccer #Viral pic.twitter.com/883PHuTOC1

— MARCA in English 🇺🇸 (@MARCAinENGLISH) October 5, 2024

The post Video/ Gjuri lëviz jashtë normales, pamje tronditëse nga dëmtimi i Carvajal: “Do kthehem një bishë” appeared first on Lapsi.al.

Reali konfirmon dëmtimin e rëndë të Carvajal, mbrojtësi ka këputur ligamentin e gjurit

By: armand
6 October 2024 at 12:10

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal ka pësuar një dëmtim horror mbrëmë në ndeshjen kundër Villareal. Ai shkoi për të marrë topin dhe ndërsa përpiqej të godiste me këmbën e tij të djathtë, pësoi një lëvizje të vështirë duke u rrëzuar në tokë. Kur u përpoq të ecte më pas, Carvajal k shpejt e kuptoi […]

The post Reali konfirmon dëmtimin e rëndë të Carvajal, mbrojtësi ka këputur ligamentin e gjurit appeared first on BoldNews.al.

Ancelotti flet për lëndimin e Carvajal: Jemi të trishtuar

6 October 2024 at 08:16

Real Madridi është rikthyer te fitoret në La Liga pasi ka mposhtur Villarrealin me rezultat 2-0.

Megjithatë kjo fitore ka mbetur në hije pas lëndimit të tmerrshëm të Dani Carvajal.

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti dha një lajm shkatërrues për dëmtimin e Dani Carvajal, duke konfirmuar se mbrojtësi pësoi një dëmtim të rëndë në gju në fitoren 2-0 të së shtunës ndaj Villarrealit.

“Carvajal ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju”, tha Ancelotti në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

“Ne jemi të trishtuar. Carvajal është një lojtar themelor për ne”, tha italiani.

Fjalët e trajnerit italian i bënë jehonë ndjenjave të mesfushorit Federico Valverde, i cili më herët shprehu shqetësimin për mirëqenien e shokut të skuadrës.

Ancelotti nuk ofroi asnjë afat kohor për rikuperimin e Carvajal, por pranoi gjendjen emocionale të mbrojtësit. Dani është i trishtuar. /Telegrafi/ 

The post Ancelotti flet për lëndimin e Carvajal: Jemi të trishtuar appeared first on Telegrafi.

Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit

5 October 2024 at 23:18

Real Madridi fitoi me rezultat komod 2-0 ndaj Villarrealit në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit spanjoll.

Ky ishte një reagim nga ekipi i Carlo Ancelottit pas humbjes befasuese që pësuan në mesjavë ndaj Lille në Ligën e Kampionëve.

Golat në këtë takim për madrilenët i shënuan Federico Valverde dhe Vinicius Junior, nga një për secilën pjesë.

Sidoqoftë, kjo fitore pati një shije të hidhur në fund për shkak të lëndimit të rëndë që ka pësuar Dani Carvajal

Po luheshin sekondat e fundit të takimit kur pas një dueli me Yeremy Pinon e mysafirëve, Carvajal ra në tokë duke ulëritur nga dhimbjet e mëdha.

Aty shumë shpejtë u ofruan bashkëlojtarët e tij të cilët u munduan ta qetësojnë derisa u nevojit ndihma e stafit mjekësor për të dalë nga fusha.

Me cago en mi vida, se le ha ido la rodilla a Carvajal. La pinta es feísima pic.twitter.com/RCn6laHU3C

— Madrid Sports (@MadridSports_) October 5, 2024

Siç dukej nga pamjet, me gjasë ai ka lënduar ligamentin ACL një lëndim që po ndodh shpesh në futboll e nga i cili së fundmi u prek edhe ylli i Barcelonës, Marc-Andre Ter Stegen.

Ditën e nesërme (e diel) pritet të mbahen disa teste mjekësore për të ditur përfundimisht shkallën e lëndimit të veteranit spanjoll./Telegrafi/

The post Ylli i Real Madridit ulërin nga dhimbjet e mëdha pas lëndimit të tmerrshëm që pësoi ndaj Villarrealit appeared first on Telegrafi.

❌
❌