Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Kaosi në parlament, Kuvendi: Dëmet do rikuperohen nga paga e deputetëve të përfshirë

By: fra nc
1 October 2024 at 12:57

Kuvendi i Shqipërisë u përfshi nga kaosi gjatë seancës plenare të së hënës, ku disa deputetë të opozitës u përfshinë në akte dhune dhe zjarrvënie gjatë seancës plenare. Veprimet përfshinë goditjen me sende të forta dhe djegien e karrigeve në hapësirat jashtë parlamentit si shenjë revolte ndaj arrestiomit të deputetit Ervin Salianji.

Autoritetet e Kuvendit njoftojnë se kanë ngritur një grup pune për të vlerësuar dëmet e shkaktuara dhe kanë bërë të ditur se deputetët e përfshirë do të detyrohen të mbulojnë kostot e riparimit.

Sipas Kuvendit vlera e dëmeve do t’u mbahet deputetëve nga paga e tyre.

NJOFTIMI I KUVENDIT:

Kuvendi i Shqipërisë, si institucioni më i rëndësishëm kushtetues që mishëron vullnetin e popullit nëpërmjet të zgjedhurve të vet, u sulmua dje si kurrë më parë dhe u përball me akte të rënda, deri në zjarrvënie, të dënueshme në aspektin e legjislacionit shqiptar dhe absolutisht të papranueshme në çdo aspekt tjetër.

Veprimet e ndërmarra nga deputetët e përfshirë, përmes goditjes me sende të forta ndaj personave të tjerë dhe djegies, shkatërrimit dhe dëmtimit të pajisjeve në sallën e seancave plenare, kanë shkaktuar përveç veprave penale edhe dëmtime të rënda të pronës publike.

Kuvendi i Shqipërisë, ka ngritur një grup pune për të bërë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe në përfundim të këtij vlerësimi, deputetët e përfshirë do të ngarkohen me përgjegjësinë e dëmshpërblimit të plotë financiar. Karriget e djegura prej tyre nuk janë të tyret, po janë të popullit shqiptar dhe janë blerë e mirëmbahen ashtu si edhe të gjitha pajisjet e tjera, me taksat e shqiptarëve. Zëvendësimi i plotë i tyre dhe i çdo pajisjeje tjetër të dëmtuar do të bëhet ekskluzivisht me të ardhurat që do t’u mbahen nga paga deputetëve të përfshirë.

Kuvendi i Shqipërisë u kujton të gjithëve se ky institucion është besimi dhe vullneti i popullit dhe populli nuk është një karrige që digjet, po është Sovrani që shërbehet deri në fund nga Kuvendi për besimin dhe vullnetin e tij.

The post Kaosi në parlament, Kuvendi: Dëmet do rikuperohen nga paga e deputetëve të përfshirë appeared first on Euronews Albania.

❌
❌