Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Dafina kurorëzon martesën me Kreshnik Gjergjin, shkëlqen me fustanin e nusërisë

By: D Marku
14 September 2024 at 08:51

Ditën e djeshme, më 13 shtator, Dafina Zeqiri dhe Kreshnik Gjergji i dhanë fund beqarisë.

Përmes një postimi në InstaStory, Dafina Zeqiri fillimisht ka shpërndarë një foto, krahas së cilës shiheshin dy duar me rrathë që simbolizojnë martesën.

Përveç unazës, ajo që vihet re në dorën e Dafinës është edhe mbishkrimi “Mrs” në thonjtë e saj, çka nënkuptoi se ajo i ka dhënë fund beqarisë.

Por përveç këtyre fotove, Dafina nuk ka ngurruar që të shpërndajë pamje nga ceremonia e martesës ku duket mahnitëse.

Me një fustan të shkurtër të bardhë dhe me motive trëndafili, Dafina Zeqiri, thjesht ka shkëlqyer.

Kjo nuk i ka befasuar fansat e artistes pasi Dafina ka treguar më herët planet për të kurorëzuar dashurinë e saj me Kreshnikun.

Kujtojmë se Dafina është në një marrëdhënie romantike prej disa kohësh me Kreshnik Gjergjin.

The post Dafina kurorëzon martesën me Kreshnik Gjergjin, shkëlqen me fustanin e nusërisë appeared first on Albeu.com.

FOTO/ Ledri Vula në një romancë të re, partnerja shoqe me ish-in e tij

By: D Marku
10 September 2024 at 16:11

Prej kohësh aludohej se reperi kosovar, Ledri Vula ka nisur një lidhje të re dashurie me një vajzë të panjohur për publikun.

Megjithatë aludimet morën fund ditën e djeshme pasi një foto u bë publike ku shihej Vula me partneren e tij të re, Rina Zaiti.

Ky lajm vjen një vit pasi reperi dhe blogerja Sara Hoxha i dhanë fund lidhjes së tyre. Ish-çifti kanë edhe një fëmijë bashkë, Poem Blu.

E teksa Ledri po shijon romancën me Rina Zaitin, detaje të reja kanë dalë në dritë.

Partnerja e Ledrit, Rina është shoqe mjaft e afërt me ish-in e reperit, Dafina Zeqirin.

Nuk dihet nëse ka qenë Dafina ajo që e ka njohur çiftin me njëri-tjetrin. Kujtojmë se Ledri dhe Dafina kanë raporte mjaft të mira bashkë, pavarësisht lidhjes së dikurshme.

The post FOTO/ Ledri Vula në një romancë të re, partnerja shoqe me ish-in e tij appeared first on Albeu.com.

❌
❌