Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Flasin fqinjët e Eneas: Nga i keqi e pëson dhe i miri. Ato (vajzat) nuk jetojnë më këtu

By: redi
4 October 2024 at 14:39

Enea Thomaraj është 29-vjeçari i cili ndërroi jetë pas 3 muajsh qëndrimi në koma, pasi mbeti i plagosur rëndë nga shpërthimi i 14 korrikut në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan. Fqinjët dhe banorët që jetojnë në këtë zonë, shprehen se kjo është një ngjarje mjaft e dhimbshme për familjarët e viktimës. ”Ato dy vajzat ishin qiraxhie aty, ku e dinim ne se çfarë kunjash kishin ata me…

Source

I riu viktimë e atentatit ndaj saj, reagon Xhovana Nikolli: Ngushëllime familjes, Zoti ju dhëntë forcë

4 October 2024 at 12:43

Xhovana Nikolli ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të fqinjit të saj në Elbasan, 29-vjeçarit Enea Thomaraj, viktime e pafajshme e një shpërthimi me tritol që ndodhi më 14 Korrik në qytetin e Elbasanit. Shënjestër e atentatit me tritol ishin fqinjet e tij, motratat Xhovana dhe Alda Nikolli. Enea Thomaraj ishte duke shkuar […]

The post I riu viktimë e atentatit ndaj saj, reagon Xhovana Nikolli: Ngushëllime familjes, Zoti ju dhëntë forcë appeared first on BoldNews.al.

Flasin fqinjët për vdekjen e 26-vjeçarit që humbi jetën nga tritoli:E pëson i miri!

By: gaze tare
4 October 2024 at 10:52

Pas tre muajsh në koma, Enea Thomaraj ndërroi jetë në spital. Lidhur me ngjarjen e rëndë kan folur fqinjët e tij, të cilët e përshkruajnë 26-vjeçarin si “një djalë i mirë dhe që ndihmonte familjen e tij”.

Shumë e dhimbshme. Të jetë tjetri në shtëpinë e vet dhe të gjejë vdekjen… Ka vuajtur 2-3 muaj në gjendje kome. S’e gjetën autorin, ato dy femrat ku ikën? Ato ikën në Turqi, nuk jetojnë më këtu”, tha një nga fqinjët.

“S’e besonim që do ndodhte kjo gjë. Çun babaxhan nga të gjitha anët. Ai e mbante shtëpinë, njëri pa fjalë. Të jesh në shtëpinë tënde të ndodhi kjo… katastrofë. S’ka më keq. Autori nuk është kapur akoma, ja shteti jonë”-, tha fqinji.

“Mjerë ai që e pëson, nga i keqi e pëson i miri. Keq na vjen shumë, djalë i ri. Mjerë nëna dhe baba”, u shpreh një tjetër.

Në prek shumë si ngjarje, çfarë të thuash. M’u mpi trupi”, thotë një nga fqinjët.

The post Flasin fqinjët për vdekjen e 26-vjeçarit që humbi jetën nga tritoli:E pëson i miri! appeared first on iconstyle.al.

U plagos nga shpërthimi në banesën e motrave Nikolli, ndërron jetë Enea Thomaraj

By: gaze tare
4 October 2024 at 08:35

Enea Thomaraj, është i riu i cili u plagos nga shpërthimi i tritolit në banesën e motrave Nikolli në Elbasan. Ngjarja është regjistruar më 14 korrik në katin e katërt të banesës ku jetonin me qira motrat Nikolli në lagjen “Haxhias”.  Aty shpërtheu një sasi lëndës plasëse, çka shkaktoi plagosjen e fqinjit të tyre, Enea Thomaraj, 26 vjeç.

Nga shpërthimi të riut i ra mbi trup dera e banesës.

Për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, me të cilin njëra prej tyre dy muaj më parë kishte nisur një romancë.

The post U plagos nga shpërthimi në banesën e motrave Nikolli, ndërron jetë Enea Thomaraj appeared first on iconstyle.al.

❌
❌