Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 8 October 2024Main stream

“Ishim 4 dhe 6 vjeç”- Dy vëllezërit shqiptarë vranë kushëririn që i abuzoi s*ksualisht! Zbardhet dëshmia e babait të tyre: Denisi e pranoi, më tha “janë gabime të fëmijërisë…”

8 October 2024 at 14:37
Dy vëllezërit shqiptar që vranë kushëririn e tyre në Kypseli të Greqisë kanë treguar para hetuesve grek se 28-vjeçari i kishte përdhunuar kur ishin në moshë të vogël, përkatësisht 4 dhe 6-vjeç. I mituri Enis Loka, që ka marrë përsipër krimin duke pohuar se goditi kushëririn me thikë në qafë, dhe vëllai i tij 19-vjeçar, Aleksandros,

Nuk harrojmë asgjë/ Vranë kushëririn e tyre në Greqi, zbardhet dëshmia tronditëse e dy vëllezërve

By: V K
8 October 2024 at 12:34

Një dëshmi tronditëse ka ardhur nga dy vëllezërit Enis Loka dhe Aleksandros Loka, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, Denis Loka mbrëmjen e së hënës në Greqi.

Sipas mediave greke, pas vetëdorëzimit në polici, rreth 1 orë pas krimit, dy vëllezërit të moshës 17 dhe 19 vjeç kanë pretenduar se kushëriri i tyre kishte abuzuar seksualisht me ta kur jetonin ende në Shqipëri.

Ditët e fundit 28-vjeçari kishte mbërritur edhe në Greqi. Kur e panë, sipas dëshmisë, iu janë “zgjuar” kujtimet e këqija ndaj vendosën ta vrisnin.

Të tre burrat u takuan mbrëmjen e së hënës dhe patën një konflikt të ashpër, gjatë të cilit akuzuan 28-vjeçarin se i kishte përdhunuar në Shqipëri kur ishin ende fëmijë.

Më pas 28-vjeçari mësohet se u ka thënë: “Kanë vite që kanë ndodhur këto gjëra, le t’i harrojmë”, ndërsa dy vëllezërit u përgjigjën: “nuk harrojmë asgjë, as nuk e kemi kaluar”. Më pas nisi sherri i cili përfundoi në rrugën Chanion me vrasjen e 28-vjeçarit.

17-vjeçari ka rrëfyer se ka qenë ai që ka mundur ta godasë me thikë direkt poshtë qafës kushëririn e tij. Ky i fundit eci zvarrë në rrugën e Patisionit duke kërkuar ndihmë.

Ai është pikasur nga një veturë e policisë rrugore që po kalonte aty dhe polici thirri një ambulancë.

28-vjeçari u dërgua në spitalin Evangelismos, por nuk arriti që të mbijetonte duke humbur jetën.

Pothuajse një orë më vonë dy vëllezërit, së bashku me nënën e tyre, shkuan në stacionin policor të Kypselit dhe pranuan aktin e tyre. Ata pritet të dalin sot në gjykatë.

“E pashë duke ardhur nga kjo anë. Ai ndoshta as nuk e kuptoi se çfarë i kishte ndodhur. Ai ra në tokë dhe u mblodh një turmë e madhe. Kishte shumë gjak, sollën peshqirë nga një dyqan dhe më pas erdhën dhe e morën”, tha një dëshmitar okular i vrasjes së 28-vjeçarit për SKAI.

The post Nuk harrojmë asgjë/ Vranë kushëririn e tyre në Greqi, zbardhet dëshmia tronditëse e dy vëllezërve appeared first on Albeu.com.

“Abuzoi s*ksualisht me ne kur jetonim në Shqipëri”- Vranë kushëririn e tyre në Greqi, zbardhet dëshmia e dy vëllezërve: Kur e pamë, na u “zgjuan” kujtimet e këqija

8 October 2024 at 11:58
Është zbardhur dëshmia e dy vëllezërve shqiptarë, Enis Loka dhe Aleksandros Loka, të cilët akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, Denis Loka. Sipas mediave greke, pas vetëdorëzimit në polici, rreth 1 orë pas krimit që ndodhi mbrëmjen e së hënës (7 Tetor), dy vëllezërit të moshës 17 dhe 19 vjeç kanë pretenduar se kushëriri i

VIDEO/ Vranë kushëririn e tyre, zbardhet identiteti i dy vëllezërve shqiptarë (Emrat)

By: Ardit
8 October 2024 at 08:33

Janë zbardhur emrat e dy autorëve që vranë kushëririn e tyre në Athinë. Bëhet fjalë për dy kushërinjtë e të riut shqiptar, Enis Loka 17-vjec, i cili ka marrë përsipër edhe vrasjen ndërsa vëllai i tij Aleksandros Loka sipas dëshmisë së tij e ndihmoi në vrasje. Fillimisht 28-vjeçari Denis Loka u qëllua me thikë në […]

The post VIDEO/ Vranë kushëririn e tyre, zbardhet identiteti i dy vëllezërve shqiptarë (Emrat) appeared first on BoldNews.al.

Emri/ Dy vëllezërit masakrojnë me thikë kushëririn shqiptar: Na abuzonte

By: Ardit
8 October 2024 at 08:12

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Athinë, ku dy vëllezër kanë vrarë kushëririn e tyre shqiptar në Greqi. Mediat greke shkruajnë se oficerët e policisë gjetën në kryqëzimin e rrugëve Chania dhe Patisia një person të mbuluar me gjak me një plagë nga një objekt i mprehtë në qafë. Në vendngjarje […]

The post Emri/ Dy vëllezërit masakrojnë me thikë kushëririn shqiptar: Na abuzonte appeared first on BoldNews.al.

Vritet i riu shqiptar në Athinë, dy vëllezërit e goditën me thikë dhe e lanë në mes të rrugës

By: Java News
8 October 2024 at 08:08

Një i ri shqiptar është vrarë në Athinë mbrëmjen e djeshme. Policia greke gjeti 28-vjeçarin shqiptar rreth orës 22.50 të mbrëmjes, në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës.

Bëhet fjalë për  28-vjecarin Denis Loka, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt. Menjëherë është thirrur autoambulanca e cila e transportoi drejt spitalit “Evagelismos” ku ndërroi jetë.

Brenda një ore, në stacionin e policisë së Kipselit janë paraqitur dy vëllezër, 17 dhe 19 vjec, shtetas shqiptarë me dokumente greke, të cilët kanë pranuar krimin me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.

Autorët janë shoqëruar në stacionin e policisë nga nëna e tyre dhe dyshohet se 17-vjecari është autori direkt dhe vëllai tjetër bashkëpunëtor. Paraprakisht ka të dhëna se autorët dhe viktima janë kushërinj me njëri tjetrin. Policia greke vazhdon hetimet për ngjarjen ndërkohë që janë sekuestruar dy thika të përdorura në krim.

/a.r

E rëndë në Greqi/ Dy kushërinjtë e plagosën dhe e lanë anës rrugës, ndërron jetë 28-vjeçari shqiptar (EMRI)

By: V K
8 October 2024 at 07:54

Një 28-vjeçar shqiptar ka mbetur ndërruar jetë, pasi është goditur me thikë në Athinë. Rreth orës 22.50 të mbrëmjes së djeshme, policia ka gjetur në kryqëzimin e rrugëve “Hanion” dhe “Patision” në Kipseli të Athinës, 28-vjecarin Denis Loka, i cili ishte i plagosur me thikë në fyt.

Menjëherë është thirrur autoambulanca, e cila e transportoi drejt spitalit “Evagelismos” ku ndërroi jetë.

Brenda një ore, në stacionin e policisë së Kipselit janë paraqitur dy vëllezër, 17 dhe 19-vjec, shtetas shqiptarë me dokumente greke, të cilët kanë pranuar krimin me justifikimin se ishin dhunuar nga viktima.

Autorët janë shoqëruar në stacionin e policisë nga nëna e tyre dhe dyshohet se 17-vjecari është autori direkt dhe vëllai tjetër bashkëpunëtor.

Paraprakisht ka të dhëna se autorët dhe viktima janë kushurinj me njëri-tjetrin. Policia greke vazhdon hetimet për ngjarjen, ndërkohë që janë sekuestruar dy thika të përdorura në krim.

The post E rëndë në Greqi/ Dy kushërinjtë e plagosën dhe e lanë anës rrugës, ndërron jetë 28-vjeçari shqiptar (EMRI) appeared first on Albeu.com.

❌
❌