Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 8 October 2024Main stream

Kurti: Pabarazia të luftohet në fëmijërinë e hershme

8 October 2024 at 12:35

PRISHTINË, 8 tetor/ATSH/ Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se pabarazia të luftohet në fëmijërinë e hershme.

Gjatë publikimin e raportit të monitorimit “Karta e Vlerësimit” nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), Kurti ka thënë se Qeveria ka siguruar që të rritet mbështetja për politikat sociale dhe të prezantohen skema të reja duke krijuar barazi që nga mosha e hershme.

“Të vetëdijshëm se ka shumë punë për të bërë ne parimisht kemi siguruar që të rritet mbështetja për politikat sociale dhe të prezantohen skema të reja, duke krijuar barazi nga mosha e hershme. Përqendrimi ynë ka qenë, që të mos lihet askush mbrapa, që pabarazia të luftohet në fëmijërinë e hershme. Ka 3 vite që kemi prezantuar shtesat për fëmijë nën moshën 16 vjeçare, të cilët i dyfishuam, e trefishuam sivjet dhe njëkohësisht shtesat për nënat lehona. Deri më tani kemi mbi 410 mijë fëmijë dhe afër 60 mijë nëna lehona që po përfitojnë”, ka thënë Kurti.

 

Ndërsa, drejtori i Zyrës për Qeverisje të mirë në Zyrën e Kryeministrit, Habit Hajredini tha se kjo zyre ka ndërtuar platformën për të drejtat e fëmijëve e cila ofron të dhëna të përditësuara në fushën cilësorë të të drejtave të fëmijëve.

Donjetë Kelmendi nga KOMF ka potencuar se ky raport është mjet për të unifikuar qëndrimet, pikëpamjet mbi situatën e të drejtave të fëmijëve në vend.

KOMF mbështetet nga Ambasada Norvegjeze në Kosovë. /KosovaPress/

The post Kurti: Pabarazia të luftohet në fëmijërinë e hershme appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Before yesterdayMain stream

“S’kisha bukë për të ngrënë”, reperi shqiptar rrëfen fëmijërinë e vështirë

By: gaze tare
4 October 2024 at 11:51

Reperi Labinot Gashi, i njohur ndërkombëtarisht thjesht si Gashi, ka folur në një intervistë të fundit më shumë për origjinën e tij shqiptare. Ai ka lindur në Tripoli të Libisë dhe familja e tij ka jetuar në 24 vende të ndryshme të botës para se të vendoseshin në Brooklyn kur ai ishte 11 vjeç. Ai konifrmoi se ka lindur në Tripoli, por theksoi se prindërit e tij janë nga Kosova.

Duke rrëfyer më shumë për fëmijërinë e tij, Gashi tha se familja e tij ka pasur probleme të mëdha ekonomike dhe ai madje është detyruar të mbledhë ushqim.

“E urreja të shkoja në shtëpi. Ishte gjëja më e keqe. Kam punuar kopshte nga e hëna deri të enjten. Kam punuar në kopshte edhe në gjashtë ndërtesa të tjera. Unë dhe babai i im mbanim nga gjashtë punë”, tha ai. “Të gjithë njerëzit qeshnin me mua, por unë isha ai.”

The post “S’kisha bukë për të ngrënë”, reperi shqiptar rrëfen fëmijërinë e vështirë appeared first on iconstyle.al.

❌
❌