Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 3 October 2024Main stream

Tronditet Juventus, sezon i përfunduar për Bremer: “Do kthehesh më i fortë”

By: user 2
3 October 2024 at 14:22

Lajm shumë i keq për Juventus që humbet lojtarin kryesor të mbrojtjes, Gleison Bremer, deri në fund të sezonit. Lojtari brazilian, i cili u largua më herët nga fusha në mbrëmjen e Champions kundër Leipzig, iu nënshtrua kontrolleve të zakonshme në J|Medical mëngjesin e sotëm. Testet zbuluan dëmtimin e ligamentit të kryqëzuar të përparmë të gjurit të majtë. Siç raporton klubi bardhezi, Bremer do t’i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim. Ai pritet të jetë jashtë fushës për të paktën 6 muaj.

Lexo më tej: Juventus në ankth, dëmtim në gju për Bremer: dyshohet ndrydhje e ligamentit të kryqëzuar

FAGIOLI I DËRGON MESAZH: “DO TË KTHEHESH MË I FORTË”

Pas dëmtimit të rëndë të pësuar ndaj Leipzig, që do ta mbajë Bremer larg fushës për të gjithë sezonin, mesazhet e para të ngushëllimit vijnë edhe nga shokët e tij. I pari është mesfushori Nicolò Fagioli, i cili shkruan në Instagram: “Jam me ty. Edhe më shumë. Do të kthehesh më i fortë se më parë. 100%. Të dua fort fenomen.”

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NICOLÓ FAGIOLI (@nicolofagioli)

NJË MUAJ JASHTË EDHE GONZALEZ

Në vend të kësaj, Nico Gonzalez raportoi një dëmtim të shkallës së ulët në rectus femoris të kofshës së tij të djathtë. Argjentinasi mund të qendrojë jashtë për rreth 20-30 ditë. Sulmuesi anësor me siguri do të mungojë në ndeshjen kundër Cagliarit dhe gjendja e tij do të rivlerësohet pas pauzës ndërkombëtare.

The post Tronditet Juventus, sezon i përfunduar për Bremer: “Do kthehesh më i fortë” appeared first on Lapsi.al.

❌
❌