Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 30 September 2024Main stream

Fitues i Kupës së Botës me Francën, Antoine Griezmann tërhiqet nga kombëtarja

By: Re Nato
30 September 2024 at 19:26

Sulmuesi i Atletico Madrid dhe fituesi i Kupës së Botës me Francën, Antonie Griezmann, ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar.

Francezi publikoi një video në rrjetet sociale ku bëri të ditur vendimin e tij.

“Sot, me zemër të rëndë njoftoj tërheqjen time nga kombëtarja franceze. Pas 10 vitesh të pabesueshme të shënuara nga sfida, suksese dhe momente të paharrueshme, është koha që unë të kthej faqen dhe t’i hap rrugën brezit të ri. Veshja e kësaj fanelle ishte një nder dhe një privilegj. Që nga marsi 2014 dhe deri në shtatorin e kaluar, pata mundësinë të përjetoj momente të pabesueshme përkrah shokëve të jashtëzakonshëm të skuadrës. Ne ndamë fitore që do të mbeten përgjithmonë të gdhendura në kujtimet tona”, thuhej në mesazhin e tij.

C’est avec le cœur plein de souvenirs que je clos ce chapitre de ma vie. Merci pour cette magnifique aventure tricolore et à bientôt. 🇫🇷 pic.twitter.com/qpw8dvdtFt

— Antoine Griezmann (@AntoGriezmann) September 30, 2024

 

Video/ E bujshme, Griezmann largohet nga Franca: “Hapësirë brezit të ri”

By: user 2
30 September 2024 at 19:02

Si një rrufe në qiell të hapur. Antoine Griezmann me një video të postuar në profilin e tij në Instagram ka njoftuar tërheqjen nga kombëtarja franceze. Për të shoqëruar klipin, edhe një mesazh i vogël i shkruar nga sulmuesi: “Me zemër të mbushur me kujtime e mbyll këtë kapitull të jetës sime. Faleminderit për këtë aventurë madhështore trengjyrëshe dhe shihemi së shpejti”.

Le Petit Diable (“Djalli i Vogël”) është padyshim një nga protagonistët e padiskutueshëm të historisë së fundit të Francës. Ai bëri debutimin e tij me Les Bleus më 13 mars 2014, duke luajtur 137 ndeshje dhe duke shënuar 44 gola. Triumfi në Kupën e Botës 2018 në Rusi kundër Kroacisë ishte i paharrueshëm: në finale ai shënoi edhe një penallti (në atë Botëror kishte katër gola gjithsej). Në vitin 2021 fitoi edhe Nations League dhe një vit më vonë humbi finalen e Katarit me penallti kundër Argjentinës, duke mos mundur dot të bëhej kampion bote për herë të dytë. Ajo e dy viteve më parë nuk është humbja e vetme në finale me kombëtaren e Francës: një tjetër zhgënjim i madh ishte ai në shtëpi në Euro2016 ndaj Portugalisë.

Lexo më tej: Plas te Franca: Mbappé kapiteni i ri, Griezmann rebelohet, grindet me Deschamps: “Më mirë iki fare”

I konsideruar ende si një nga të preferuarit e teknikut Didier Deschamps, njoftimi i Griezmann për tu larguar nga kombëtarja krijoi habi dhe nostalgji të madhe mes tifozëve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Antoine Griezmann (@antogriezmann)

The post Video/ E bujshme, Griezmann largohet nga Franca: “Hapësirë brezit të ri” appeared first on Lapsi.al.

Griezmann “var këpucët në gozhdë”, tërhiqet nga kombëtarja

By: fra nc
30 September 2024 at 13:33

Antoine Griezmann është tërhequr nga kombëtarja franceze, me të cilën ka fituar Kupën e Botës. 33-vjeçari numëron 137 paraqitje me “Trikolorët”, ku ka shënuar 44 gola.

Ai bëri publik vendimin përmes një njoftimi në rrjetet sociale. “Me zemrën plot kujtime, kam vendosur të mbyll këtë etapë të jetës sime. Faleminderit për këtë aventurë magjike me ‘Trikolorët’ dhe shihemi së shpejti,” shkroi 33-vjeçari në postimin e tij. Kështu përfundon rrugëtimi i një futbollisti që u kthye në një nga lojtarët kyç të kombëtares franceze, me të cilën fitoi Kupën e Botës në 2018 dhe u shpall nënkampion në edicionin pasardhës.

Antoine Griezmann iu bashkua kombëtares franceze në vitin 2014 dhe numëron 137 paraqitje, ku ka shënuar 44 herë, përfshirë edhe një gol kundër kombëtares shqiptare. Ai ka fituar gjithashtu Ligën e Kombeve 2020-2021 me Francën. Federata Franceze e Futbollit e falënderoi atë për kontributin e tij 10-vjeçar përmes një postimi në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Griezmann “var këpucët në gozhdë”, tërhiqet nga kombëtarja appeared first on Euronews Albania.

❌
❌