Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 4 October 2024Main stream

Inspektori i Lartë i Drejtësisë vizitë pune në Suedi

By: fra nc
4 October 2024 at 14:56

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, zhvilloi një vizitë pune në Stokholm, Suedi, ku u shoqërua nga ambasadorja e Shqipërisë në Suedi, Albana Dautllari, dhe delegacioni i ILD-së. Gjatë kësaj vizite, Metani zhvilloi takime me përfaqësues të Parlamentit, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Jashtme të Suedisë. Në këto takime, ai prezantoi funksionin dhe rolin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e forcimit të shtetit të së drejtës dhe kontributin e këtij institucioni në procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në takimin me komisionin për çështje të BE në Parlamentin suedez, Metani u takua me kryetarin e komisionit, Erik Ottoson, dhe deputetët me origjinë shqiptare, Aida Birinxhiku dhe Arbër Gashi, duke diskutuar mbi pavarësinë e institucioneve dhe zhvillimet demokratike në Shqipëri.

Gjithashtu, në takimin me përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, përfshirë Cecilia Ruhström-Ruin dhe Björn Linderfalk, u shqyrtua progresi i reformës në drejtësi dhe roli i ILD-së në këtë proces. Në Ministrinë e Drejtësisë, bisedimet me Anna-Carin Svensson u përqendruan në standardet e punës së magjistratëve, besimin publik tek sistemi i drejtësisë dhe shkëmbimin e eksperiencave.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Inspektori i Lartë i Drejtësisë vizitë pune në Suedi appeared first on Euronews Albania.

❌
❌