Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Në kërkim nga Interpoli për falsifikim dokumentash, arrestohet 52-vjeçari iranian

By: M C
11 September 2024 at 16:29

Një 52-vjeçar iranian i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar ditën e sotme në hyrje të Kakavijës. Mësohet se Mehran Kamolpour 52 vjeç, është dënuar nga Gjykata e Teheranit me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Pritet të kryhet ekstradimi i 52-vjeçarit drejt Iranit.
Kakavijë/Kapet në hyrje të RSH-së dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas iranian që ishte në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Teheranit dhe Interpol Tiranës, Policia Kufitare kapi në hyrje të RSH-së, shtetasin iranian të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Mehran Kamolpour 52 vjeç, lindur në Iran dhe banues në Danimarkë.

Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Gjirokastër arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Iranit, shtetasin M. K., të cilin Gjykata e Teheranit e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

The post Në kërkim nga Interpoli për falsifikim dokumentash, arrestohet 52-vjeçari iranian appeared first on Albeu.com.

I shpallur në kërkim nga Interpol, i riu shqiptar arrestohet në Maqedoninë e Veriut

By: M C
27 August 2024 at 22:48

Një 28 vjeçar shqiptar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas mediave vendase, i riu ishte shpallur në kërkim nga Interpol dhe ishte dënuar me burg.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, por pa specifikuar detaje shtesë rreth këtij operacioni apo akuza penale që rëndon ndaj tij.

“Në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një 28-vjeçar nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në të dhënat operative është konstatuar se i njëjti është regjistruar me masën ‘arrest’ me kërkesë të Interpolit.

Ai është dorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës për veprime të mëtejshme”, kanë njoftuar nga MPB-ja maqedonase, raportojnë mediat e vendit fqinj.

The post I shpallur në kërkim nga Interpol, i riu shqiptar arrestohet në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

❌
❌