Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 18 September 2024Main stream

Çështjet shqiptare në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Lloga: RMV-ja njejtë si në vitet e 90-ta, drejt një rruge fatale

18 September 2024 at 19:46

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar përmes një statusi në Facebook për situatën momentale në Gjykatën Kushtetuese ku u zhvillua debate mbi “Balanserin” dhe u soll miratimi që balanser dhe punësime në baza etnike të mos ketë deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Lloga shkruan se tashmë elita politike maqedonase po përdor këtë gjykatë që me vendime të majorizoi shqiptarët, pasi me procedura në kuvend nuk munden.

“Të gjitha nismat që lidhen me çështjet e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat, përdorimin e gjuhës shqipe dhe çështje të tjera etnike në favor të komuniteteve jomaqedonase do të kenë të njëjtin fat si çështja e certifikatave të lindjes, respektivisht shfuqizimin e udhëzimit të ministrit të drejtësisë si dhe abrogimin e neneve përkatëse në ligj. Duhet theksuar se votimi i para një viti ishte i pastër etnik dhe majorizues; i tillë ishte edhe sot (6 vota maqedonase kundrejt 3 votave shqiptare dhe turke).
Dikur, elita politike maqedonase përdorte Kuvendin e Maqedonisë për të majorizuar shqiptarët. Tani, pasi e kanë të pamundur këtë në Kuvend, ata e kanë zhvendosur këtë praktikë në Gjykatën Kushtetuese.
Përderisa në Gjykatën Kushtetuese nuk ekziston votimi i dyfishtë për ligjet me Badinter, domethënë një mekanizëm mbrojtës për bashkësitë e tjera etnike, arroganca e elitës politike maqedonase do të rishfaqet, njësoj si në vitet 1991 apo 1997.”, shkruan Lloga.

Ai shton se më këto lëvizje anti-shqiptare, Maqedonia e Veriut po rrëshqet nga rruga europiane drejt asaj që quhet “Bota serbe”.

“Fatkeqësisht, Maqedonia e Veriut po rrëshqet në një rrugë që është provuar të jetë fatale për të. Sot, shteti ynë po ndan rrugët: ose do të ecë drejt Europës, ose drejt “Srpski Svet”; ose do të mbetet Maqedoni e Veriut dhe Europjane, ose oligarkia maqedonase do ta bëj një pjesë të saj “Južna Banovina”, përfundon reagimi i Llogës.

The post Çështjet shqiptare në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Lloga: RMV-ja njejtë si në vitet e 90-ta, drejt një rruge fatale appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Është e rëndësishme të dihet se kur do t’i përfundojmë negociatat

18 September 2024 at 19:29

Para takimit të nesërm me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula von der Lejen në Bruksel, kryeministri Mickoski thotë se qëllimi i vizitës është Plani i rritjes dhe jo bisedimet për zhbllokimin e integrimeve evropiane, shkruan Alsat.

Nëse ngrihet tema e integrimeve evropiane, ai do të përcjellë frustrimet e popullit maqedonas.

“Siç ishte në të kaluarën kur ishim opozitë, edhe tani si pushtet, tash kemi edhe më shumë argumente, duam t’i paraqesim argumentet, duam të përcjellim zhgënjimin e qytetarëve të Maqedonisë atje, sepse zhgënjimi është i madh, sepse më shumë se dy dekada e gjysmë pasi filluam rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, më shumë se një dekadë e gjysmë pasi morëm raportin e parë pozitiv nga Komisioni Evropian për fillimin e këtyre negociatave, ne nuk jemi në gjendje për të filluar. Jo sepse nuk respektojmë kriteret e Kopenhagës, jo sepse nuk jemi adhurues të vlerave evropiane, por sepse ka pengesa të imponuara artificialisht që asnjë komb apo shtet nuk i ka pasur, siç i kemi ne”, tha Mickoski.

I pyetur nëse në takimin me Von der Lejen do të diskutohet për ndryshimet kushtetuese me efekt të vonuar, Mickoski tha se nuk dëshiron të komentojë, por edhe qëndrimet e Qeverisë për këtë çështje janë të qarta.

“Mjaft me disfata, mjaft me politika dhe diplomaci me shtyllë të përkulur dhe puthje këpucësh. Tani kemi politikën dhe diplomacinë, e cila bazohet në një rrugë të dyanshme. Unë dua që ne të flasim për vlerat, për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të dimë se nëse e nisim, siç na premtuan në vitin 2018, maksimum për tre, katër, pesë vjet, do ta përfundojmë atë rrugë dhe do të jemi anëtarë të Bashkimin Evropian”, u shpreh kryeministri.

Mickoski në Bruksel pritet të prezantojë dokumentin për Planin e rritjes dhe do të ketë takime me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane.

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm Mucunski gjatë vizitës në Bruksel pritet të takojë sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg./ Alsat.mk

The post Mickoski: Është e rëndësishme të dihet se kur do t’i përfundojmë negociatat appeared first on Telegrafi.

Jankullovski: Mjetet nga Hungaria i presin komunat për projektet zhvillimore

18 September 2024 at 17:44

Pas miratimit të Ligjit të Huasë nga Banka Hungareze Eksport-Import, në fillim të muajit tetor do të vijojë nënshkrimi i Marrëveshjes së Huasë, me ç’rast pritet që mjetet t’i paguhen vendit në një transhe. Komunat tashmë janë në pritje të këtyre mjeteve për projekte zhvillimore, ndërkohë ekonomia do të jetë shtytësi kryesor i aktivitetit të përshpejtuar ekonomik.

Kështu deklaroi zëvendësministri i Financave, Nikollçe Jankullovski, në TV 24, ku theksoi se përveç realizimit të kësaj marrëveshjeje bilaterale, me të cilën avancohet bashkëpunimi ekonomik me Hungarinë, vendi ynë vazhdon të bashkëpunojë me kreditorët e tjerë ndërkombëtarë.

“Bashkëpunimi do të vazhdojë edhe me Bankën Botërore, me të cilën kemi pasur komunikim lidhur me projektet aktuale që janë në ngecje, si dhe në lidhje me bashkëpunimin e ardhshëm financiar. Bashkëpunimi me kreditorët e tjerë ndërkombëtarë nuk do të ndalet me këtë hua nga Hungaria”, theksoi zëvendësministri.

Ai shtoi se prioritet është që mjetet të arrijnë sa më shpejt dhe të sigurohet përkrahje për komunat dhe ekonominë.

“Komunat tashmë kanë parashtruar projekte. Është e rëndësishme që këto mjete që do të investohen në komuna të krijojnë vlerë të shtuar dhe t’i përmirësojnë kushtet e jetesës.

Interesi nga ana e komunave është i madh, respektivisht të gjithë kanë dorëzuar projekte, gjithsej 357, të cilat janë vlerësuar dhe presim që ato do kontribuojnë në realizimin e investimeve kapitale deri në fund të vitit”, theksoi Jankullovski.

Në lidhje me mjetet që do të destinohen për ekonominë, ai theksoi se ato do të destinohen për kompanitë vendore, para së gjithash për ato prodhuese, me qëllim që këto investime ta nxisin rritjen e PBB-së, ku si rrjedhojë të ulet deficiti buxhetor dhe borxhi publik.

Jankullovski shtoi se ka ende disa detaje për t’u përcaktuar lidhur me kriteret.

“Mjetet do t’u ndahen kompanive me normën e njëjtë të interesit me të cilën është siguruar kredia nga Banka Hungareze, respektivisht prej 3.25%. Qëllimi është që sa më shumë kompani t’i shfrytëzojnë këto mjete, fakt ky që do të rezultojë edhe me hapjen e vendeve të reja të punës”, nënvizoi zëvendësministri i Financave.

The post Jankullovski: Mjetet nga Hungaria i presin komunat për projektet zhvillimore appeared first on Telegrafi.

Banka Popullore: Norma bazë e interesit ulet për 0.25 pikë përqindje

18 September 2024 at 17:16

Kushtet e fundit në ekonomi mundësojnë fillimin për një normalizim gradual të kujdesshëm të përcaktimit të politikës monetare dhe është vendosur norma e interesit për bonot e thesarit të ulen me 0.25 pikë përqindje, në nivelin 6.05 për qind, kumtoi sot Banka Popullore.

Normat e interesit për depozitat njëditore dhe 7 ditore janë të pandryshuara, përkatësisht në nivelet 4.20 për qind dhe 4.25 për qind. Oferta e pandryshuar është edhe oferta e bonove të thesarit në ankandin e rregullt dhe është 10 miliardë denarë.

Bordi ekzekutiv për përcaktimin e politikës monetare të Bankës Popullore dje në seancën e rregullt shqyrtoi të dhënat dhe informacionet më të fundit për ekonominë globale dhe për kompanitë vendase dhe zhvillimet më të fundit në tregjet financiare ndërkombëtare dhe vendase në kuadër të përcaktimit të politikës monetare.

Me ndryshime të tilla, sipas BP-së, ruhet kujdesi në politikën monetare duke marrë parasysh rreziqet që lidhen me mjedisin e jashtëm që ekzistojnë ende, por edhe me faktorët e brendshëm që ndikojnë në kërkesën agregate. Dhe pritet ende që niveli i normave të interesit, së bashku me ndryshimet e mëparshme në rezervën e detyrueshme dhe masat makroprudenciale të marra, duke përfshirë rritjen graduale të normës së shtresës mbrojtëse kundër ciklike të kapitalit për ekspozimet bankare (1 për qind me aplikim nga korriku i vitit 2024), do të kontribuojë në stabilitetin e çmimeve në periudhën afatmesme dhe në ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit. Njëkohësisht, ndryshimet në instrumentin e rezervës së detyrueshme, të cilat zbatohen nga korriku 2024, kontribuojnë në mbështetje shtesë për përcaktimin e politikës monetare.

Nga Banka Popullore, madje informojnë se vendimi për politikën monetare është i bazuar në vlerësimet e inflacionit i cili lëviz brenda pritshmërive, si dhe në lëvizjet e vazhdueshme favorizuese të tregut valutor. Norma vjetore e inflacionit u ngadalësua ndjeshëm në muajin gusht dhe arriti në 2.2 për qind, me lëvizje të favorshme në të tre komponentët kryesorë, pra rënie të çmimeve të komponentëve ushqimore dhe energjetike dhe rritje të ngadaltë të inflacionit bazë.

The post Banka Popullore: Norma bazë e interesit ulet për 0.25 pikë përqindje appeared first on Telegrafi.

Formohen grupe pune për transformimin e sistemi të Menaxhimit me Kriza në RMV

18 September 2024 at 15:36

Është formuar grup pune, ku përfaqësues të disa institucioneve duhet të transformojnë sistemin e menaxhimit të krizave.

Duhet bërë analizë serioze shkaqeve që e çuan vendin në situatë ku nuk mund të përballet me zjarret, por edhe për të parë se si është situata dhe në bazë të kësaj të përgatitet strategji. Zjarret kanë shkatërruar qindra hektarë pyje në të gjithë vendin këtë verë.

“Hapi i parë është të jemi sa më të përgatitur për vitin e ardhshëm, për të përjashtuar çdo rrezik për diçka të ngjashme me atë që ndodhi këtë verë. Dhjetë ose më shumë ligje do të duhet të ndryshohen. Do të duhet të hartohet Ligj i ri për zjarret. Duhet të zgjerohen institucionet që do të përfshihen në sistem, për shembull Ndërmarrja publike për menaxhimin e kullotave”, tha Lupço Dimovski- zëvendëskryeministër.

Një nga zgjidhjet është bashkimi i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe Qendrës për menaxhim me kriza, por kjo nuk do të thotë se është zgjidhja përfundimtare, thotë Dimovski, megjithatë, shton se është proces kompleks që së paku do të zgjasë dy vjet.

“Kjo strategji do të jetë me hapa, është proces i gjatë dhe ndoshta do të zgjasë dy vjet, por kjo nuk do të thotë që me atë që kemi përfunduar, për shembull zjarret, nuk duhet të jemi gati”, u shpreh Lupço Dimovski- zëvendëskryeministër.

“Ohri ka numër më të vogël të zjarrfikësve, sipas asaj që është paraparë me ligj. Por nëse këto takime përfundimisht rezultojnë me zgjidhje sistematike për të gjitha institucionet që reagojnë në kohë krize, atëherë mendoj se shteti dhe komunat së bashku do të kenë sistem të plotë që do të mund të përballojë çdo krizë”, theksoi Kiril Pecakov- kryetar i komunës së Ohrit.

Transformimi i sistemit të menaxhimit të krizave u imponua pasi shteti rezultoi i papërgatitur për të reaguar në kohë në parandalimin dhe uljen e dëmeve gjatë fatkeqësive të ndryshme./Alsat/

The post Formohen grupe pune për transformimin e sistemi të Menaxhimit me Kriza në RMV appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Marrëveshja midis “Hej” dhe Lotarisë shtetërore është bazë për ngritjen e procedurës penale

18 September 2024 at 13:25

Marrëveshja e qirasë për hapësirën afariste lidhur midis “Hej” SHPKNJP dhe Lotarisë shtetërore, Qeveria jo vetëm që e ka zgjidhur, por është edhe bazë për ngritjen e procedurës penale dhe përgjegjësisë penale për autoritetet, sepse është nënshkruar me një çmim deri tre herë më i lartë se çmimi i tregut, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski.

Ai sot duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me zgjidhjen e kontratës midis “Hej” SHPKNJP dhe Lotarisë shtetërore, mes tjerash përmendi se licencat për organizimin e lojërave të fatit përmes internetit janë lëshuar në kundërshtim me ligjin, ndërsa kanë qenë dhe lëndë të llojeve të tjera të platformës dhe të gjitha ato siç potencoi, paraqesin abuzim të rëndë, shkelje të ligjit dhe bazë për padi penale.

“Sa i përket marrëveshjes e cila i është nënshtruar lëndës së qeverisë dje, po ajo është shkëputur me vendim të qeverisë. Jo vetëm që është shkëputur marrëveshja, por është edhe bazë për fillimin e procedurës penale dhe përgjegjësisë penale për autoritetet, sepse është nënshkruar me një çmim i cili është trefish më i lartë se në treg dhe janë parashikuar shpenzimet për rinovim. Ajo që është parashikuar, gjegjësisht 2.28 milionë euro për qiranë, ajo është vetëm një pjesë nga marrëveshja. Kanë dhe rreth 1.7 apo 1.8 milionë euro që janë parashikuar për rikonstruktimin e vetë objektit, sepse më parë ai objekt më herët shfrytëzohej për ahengje familjare, kremtime dhe lloje të tjera argëtimi, ndërsa tani është parashikuar që të jetë selia e Lotarisë shtetërore dhe për këtë arsye është ndërprerë”, tha Mickoski.

Ai ka thënë se deri në fund të kësaj jave ose në seancën e ardhshme të qeverisë të martën do të ndërpritet marrëveshja, duke potencuar se çdo dyshim i bazuar që ka ekzistuar për krim të kryer dhe korrupsion të përmasave epike do t’i takojë të kaluarës.

“Në seancën e djeshme është diskutuar, sot për shkak të disa pjesëve të cilat duhet të finalizohen do të jetë në rendin e ditës të kolegjiumit të përgjithshëm dhe pres që në fund të kësaj jave ose tashmë në mbledhjen e ardhshme të qeverisë të martën ajo të ndërpritet. Me këtë, të gjithë donatorët partiakë të cilët zyrtarisht dhe jozyrtarisht ishin të afërt me qeverisjen e kaluar të LSDM-së dhe BDI-së, për të cilët ekzistonte dyshim i bazuar dhe ende ekziston dyshim i bazuar për krim të kryer dhe korrupsion të përmasave epike i takon të kaluarës dhe më në fund qytetarët do të jenë të qetë se në tek ne sundon ligji”, shtoi Mickoski gjatë pjesëmarrjes në rindërtimin e SHFK “Blaze Koneski” në komunën e Aerodromit.

Qeveria dje kumtoi se ka shqyrtuar dhe miratuar informatën për veprimet e ndërmarra për ndërprerjen e Marrëveshjes për dhënien me qira të hapësirës administrative-hapësirën afariste të lidhur ndërmjet HEJ SHPKNJP Shkup dhe Shoqërisë aksionare për organizimin e lojërave të fatit, Lotaria shtetërore e Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Kjo marrëveshje e cila është lidhur në kohën e qeverisjes së kaluar shkaktoi polemika të fuqishme dhe shuma joreale të larta pas çka u përmendën edhe interesa të caktuara fitimprurëse. Marrëveshja është në vlerë prej 2.26 milionë euro për një periudhë disavjeçare”, kumtoi Pres shërbimi qeveritar.

The post Mickoski: Marrëveshja midis “Hej” dhe Lotarisë shtetërore është bazë për ngritjen e procedurës penale appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Bytyqi: Huazimi nga Hungaria, tradhti kombëtare

17 September 2024 at 22:44

Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së vlerëson se huamarrja nga Hungaria, që mori dritë jeshile në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, është tradhti kombëtare.

Sipas tij, kjo ka pasoja edhe ndaj ekonomisë dhe paraqet goditje ndaj kompanive vendase.

“Kjo huamarrje është goditje për kompanitë vendase, largimin e tyre nga orbita ekonomike e kësaj Qeverie. Kjo është goditje ndaj mundit të bizneseve të Maqedonisë, tradhti ekonomike e mëmëdheut”, tha Bytyqi.

Bytyqi më tej vlerëson se huamarrjet, si kjo, të cilat vijnë nga bankat EKSIM, pavarësisht se a është prej Hungarisë ose ndonjë shtet tjetër, kushtëzojnë që paratë të shfrytëzohen vetëm për firmat të cilat vijnë nga shteti amë.

The post Bytyqi: Huazimi nga Hungaria, tradhti kombëtare appeared first on Telegrafi.

Ministria e Mbrojtjes: Nuk është mbyllur kuzhina në kazermën “Goce Dellçev”

17 September 2024 at 20:29

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron informacionin e publikuar se Kuzhina e Akademisë Ushtarake është mbyllur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

“Ju njoftojmë se pas vëzhgimit të jashtëzakonshëm higjieno-epidemiologjik nga institucionet kompetente, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka lëshuar një deklaratë ku qartë thuhet se në kazermën “Goce Dellçev”, ku ndodhet Akademia Ushtarake, nuk janë konstatuar mospërputhje.

Sipas rezultateve të Qendrës për Shëndet Publik, AUV ka vendosur masën ndaj kompanisë që përgatit ushqime për nevojat e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë.

Pas marrjes së këtij informacioni, Ministria e Mbrojtjes do të nisë një procedurë në përputhje me ligjin dhe kontratën e prokurimit publik”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Mbrojtjes së RMV-së./Telegrafi/

The post Ministria e Mbrojtjes: Nuk është mbyllur kuzhina në kazermën “Goce Dellçev” appeared first on Telegrafi.

Qeveria e RMV-së prish marrëveshjen midis “Hej” dhe Lotarisë, Prokuroria me duar të lira

17 September 2024 at 20:05

Qeveria miratoi informacionin për prishjen e Marrëveshjes midis HEJ DOOEL Shkup dhe Lotarisë së Maqedonisë së Veriut. Sipas njoftimit Qeveria ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin për aktivitetet e ndërmarra për shkëputjen e Marrëveshjes për dhënien me qira të hapësirës administrative-afariste të lidhur midis HEJ DOOEL Shkup dhe Shoqatës Aksionare për organizimin e lojërave të fatit, Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lotaria shtetërore për 13 muaj i ka paguar mbi 300 mijë euro kompanisë “Hej” për dhënien me qira të ish-restorantit për dasma “Festina” në Vizbeg, i cili ruan terminalet e lojërave të fatit të blera për 19 milionë euro. Lotaria Shtetërore i ka paguar 25 mijë euro kompanisë “Hej” për dhënien me qira të hapësirës që nga korriku i vitit të kaluar.

Nga ajo që tashmë dihet në opinion, grupi hetimor i MPB-së dhe hetues të Prokurorisë së Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kanë kontrolluar të gjithë dokumentacionin që lidhet me shpalljet e publikuara, tenderët, kontratat e lidhura, por edhe çdo dokumentacion tjetër shoqërues në lidhje me prokurimet publike. Krahas kësaj, nën hetim është edhe themelimi i tre kompanive të reja për organizimin e lojërave të fatit: “77 Bits”, “Vesuv” dhe “Mozart”.

Në këto kompani, shoqëria aksionare shtetërore ka 51% të pronësisë ndërsa kompanitë private nga Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi, si bashkëpronarë posedojnë 49%. Një muaj më parë, me vendim të Qeverisë, dhe më parë në bazë të interpretimit autentik të disa neneve të Ligjit për Lojërat e Fatit, u konstatua se Lotaria shtetërore ka shpërndarë licenca në kundërshtim me ligjin. Ministria e Financave i ka dorëzuar të gjitha provat PTHP. /Alsat/

The post Qeveria e RMV-së prish marrëveshjen midis “Hej” dhe Lotarisë, Prokuroria me duar të lira appeared first on Telegrafi.

Loja me tabelat/ Ademi: Politikë për t’u treguar vendin shqiptarëve, do rezultojë e pasuksesshme

By: lia rda
17 September 2024 at 16:48

Arber Ademi nga Fronti Evropian ka thënë se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut duan atë që iu takon. Ai ka theksuar se ata po kërkojnë barazi dhe jo të marrin më shumë.

“Ne e kemi thënë atëherë dhe po e them dhe sot, ne nuk jemi të interesuar të marrim të gjithë shtetin. Ne jemi të interesuar të marrim pjesën që na përket ne si shqiptarë dhe si qytetarë, të barabartë me të tjerët. Mirëpo, të gjithë këta politikanë i paraqesin shqiptarët si uzurpues, si okupatorë dhe kështu me radhë dhe u ngrit si sendiment antishqiptar në opinionin maqedonas dhe sipas disa analizave më tepër se gjysma e maqedonasve si rezultat i diskursit maqedonas ndiheshin si qytetarë të dorës së dytë, që nuk është realiteti, por propaganda e ndihmuar nga oligarkë. Prandaj, ne realizuam dhe takime për të treguar që shqiptarët pengohen”, u shpreh Ademi në “Ballkan Update”.

Sa i përket lojës me tabelat në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, ai e konsideroi një politikë për t’u treguar vendin shqiptarëve, e cila do të rezultojë e pasuksesshme.

“Unë mendoj që është pjesë e një politike sistematike për t’ua treguar vendin shqiptarëve, që janë qytetarë të dorës së dytë. Këtë dëshiron kjo qeveri të ua ngulit shqiptarëve pa legjitimitetin e tyre, mirëpo do të jetë e pasuksesshme. Pra, tabelat në gjuhën shqipe hiqen dhe vendosen në gjuhën maqedonase, frënge, angleze, por nuk ka vend për gjuhën shqipe. Madje, deri para dy javësh 82 institucione të shtetit, nga dygjuhësia, kanë kaluar vetëm në gjuhën maqedonase”, përfundoi Ademi./abcnews.al

Kuvendi miratoi huamarrjen prej 500 milion euro nga Hungaria

17 September 2024 at 14:43

Kuvendi i RMV-së miratoi propozimin e qeverisë për huamarrje të re nga Hungaria me vlerë prej 500 milion euro. Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës, pushteti vijoi procedurën. Marrëveshja me Bankën hungareze për eksport dhe import, thonë nga qeveria, do të nënshkruhet menjëherë pas dekretimit të ligjit për huamarrje nga ana e presidentes.

“Borxhi do të paguhet në 24 rata gjysmëvjetore, më 15 shkurt dhe 15 gusht secilin vit”, tha Nikollçe Jankullovski, zv.ministër i Financave.

Opozita thonë se procedura është dyshimtë. Sipas tyre, pushteti i zhyt qytetarët në borxhe nga të cilat vështirë do të dalë. Ngre dyshime edhe për ndikimin e huasë në sovranitetin e vendit.

“Kjo huamarrje që zbatohet në fshehtësi, pa transparencë dhe qëllime skajshmërish të dyshimta është sulm ndaj ekonomisë së vendit, ndikon në stabilitetin financiar dhe sovranitetin. Si është e mundur që vetëm pesë ditë nga formimi i qeverisë së re Banka hungareze Eksim të dorëzojë shkresë me qëllim për huadhënie prej gjysmë miliard euro. Edhe me shqetësues është fakti që bisedimet për këtë huamarrje VMRO-ja i ka filluar me qeveri të huaj që në kohën kur ka qenë në opozitë”, Fatmir Bytyqi nga LSDM.

Ndërsa nga pushteti thonë se për dallim nga qeveria e kaluar që ka marrë hua për të paguar rrogat dhe pensionet, këto mjete do të shfrytëzohen për investime kapitale.

“Për herë të parë kemi huamarrje të cilën paraprakisht e dimë se për çfarë do të destinohet, për herë të parë kemi procedurë transparente se si ato mjete do të shfrytëzohen. Për herë të para ata mjete do të hynë në buxhet vetëm si në stacion kalimthi deri sa nuk dërgohen atje ku duhet të dërgohen. Ky borxh, më shumë do të përdoret për dy qëllime, për projekte infrastrukturore në komuna me vlerë prej 250 milion euro, e dyta, për financimin e kredive të lira për ekonominë, në vlerë prej 250 milion euro”, tha Bojan Stojanovski nga OBRM-PDUKM.

Borxhi do të tërhiqet njëherësh, do të ketë afat kthimi prej 15 vjetësh, me 3 vjet grejs periudhë. Kamata për të është 3.25%.

The post Kuvendi miratoi huamarrjen prej 500 milion euro nga Hungaria appeared first on Telegrafi.

Barometri i Ballkanit, qytetarët e RMV-së mendojnë se situata ekonomike do të mbetet e njëjtë

17 September 2024 at 10:57

Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit ka publikuar të dhëna të reja të Barometrit të Ballkanit, në lidhje me ekonominë, perceptimin e korrupsionit, si dhe klimën e biznesit.

Në pyetjen nëse qytetarët mendojnë se situata ekonomike do të përmirësohet, do të mbetet e njëjtë ose do të përkeqësohet, shumica e qytetarëve të RMV-së mendojnë se do të mbetet e njëjtë (44 përqind), përcjell Telegrafi Maqedoni.

26 përqind mendojnë se situata ekonomike do të përkeqësohet, ndërsa 24 përqind mendojnë se do të përmirësohet. 7 përqind nuk janë përgjigjur.

Kurse sa i përket efikasitetit të luftës kundër korrupsionit, shumica e qytetarëve mendojnë se lufta nuk është efikase.

Sa i përket politikave nacionaliste që penojnë më së shumti bashkëpunimin rajonal, qytetarët besojnë se politika nacionaliste në të gjithë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor po pengon bashkëpunimin rajonal, dukshëm më shumë sesa mungesa e besimit për shkak të historisë, paragjykimeve ose ndarjeve etnike.

47% e qytetarëve të vendeve të Ballkanit e mendojnë një gjë të tillë.

Anketat e Barometrit Ballkanik të vitit 2024 u kryen midis marsit dhe fillimit të prillit 2024 në Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi.

Anketa e Opinionit Publik parashtroi 48 pyetje për 6000 qytetarë dhe Anketa e Opinionit të Biznesit paraqiti 40 pyetje për 1200 pronarë, menaxherë apo drejtues biznesesh. /Telegrafi/

The post Barometri i Ballkanit, qytetarët e RMV-së mendojnë se situata ekonomike do të mbetet e njëjtë appeared first on Telegrafi.

Propozim-ligji për huanë nga Hungaria sot në seancë plenare

17 September 2024 at 08:43

Kuvendi sot do të mbajë vazhdimin e seancës së 14-të, në rendin e ditës të së cilës ka shumë pika, ndër të cilat është edhe Propozim-ligji për borxhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua prej gjysmë miliardë eurosh nga qeveria hungareze, me procedurë të shkurtuar.

Komisioni kuvendar për financim dhe buxhet në datën 13 të këtij muaji e dorëzoi në procedurë të mëtejshme Propozim-ligjin për huanë nga Hungaria.

Shuma e përgjithshme e huasë nga Banka Hungareze e Eksport-Importit është 500 milionë euro. Huaja do të tërhiqet në një transhë, afati për shlyerjen e kredisë është 15 vjet, me grejs periudhë prej tre vitesh, norma e interesit është fikse dhe arrin 3.25 për qind, Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i paguajë Bankës hungareze për eksport -import, shoqëri private me komision me përgjegjësi të kufizuar për mjetet e patërhequra në vlerë prej 0.5 për qind të huasë në nivel vjetor. Provizioni për mjetet e patërhequra do të llogaritet në baza ditore mbi pjesën e patërhequr të huasë, e llogaritur nga data e disponueshmërisë së fondeve dhe do të paguhet në ditën e parë të punës pas përfundimit të periudhës së disponueshmërisë. Huaja do të shlyhet me 24 këste gjashtëmujore, në datat 15 shkurt dhe 15 gusht të çdo viti. Për më tepër, Republika e Maqedonisë së Veriut do t’i paguajë provizion për shërbimet e ofruara juridike një firme të pavarur të përzgjedhur nga Banka Hungareze e Eksport-Importit shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar. Provizioni për shërbimet e kryera juridike do të paguhet përpara tërheqjes së transhës.

Gjysma e mjeteve nga kjo hua, siç sqaruan përfaqësuesit e qeverisë, do të përdoret për zhvillimin e komunave, ndërsa pjesa tjetër si ndihmë për ekonominë dhe për nevoja buxhetore.

Opozita akuzon se paratë nuk janë nga Hungarisë dhe se vendi po bëhet peng politik i këtij vendi.

Në rendin e ditës të seancës së 14-të të Kuvendit kanë mbetur disa pika, ndër to edhe disa që tashmë janë debatuar dhe duhet vetëm të votohet si propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndihmë juridike falas dhe propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për vetëqeverisjen lokale, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Para deputetëve është edhe propozimi për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Nacional për Arsim të Lartë dhe Veprimtarisë Kërkimore Shkencore, si dhe propozimi për zgjedhjen e një anëtari të Këshillit Nacional të Arsimit të Lartë dhe Veprimtarisë Kërkimore Shkencore, nga radhët e studentëve.

Në rend dite janë edhe disa raporte vjetore, duke përfshirë punën e Agjencisë për Rregullimin e Sektorit Hekurudhor, për punën e Komisionit Shtetëror për ankesa për prokurime publike, të Agjencisë për Komunikime Elektronike dhe Këshillit Gjyqësor, të gjitha për vitin 2023.

Në fund, si pikat 31 dhe 33 të rendit të ditës të seancës së 14-të të Kuvendit, është edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe anëtarëve të tyre të familjes, si dhe për propozim- ligjin për borxhin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua nga Banka Hungareze për Eksport-Import, shoqëri private me përgjegjësi të kufizuar sipas Marrëveshjes për hua për financimin buxhetor dhe financimin e qëllimeve të përgjithshme, të dyja me procedurë të shkurtuar.

Për sot është caktuar vazhdimi i seancës së 12-të, në të cilën pritet të konstatohet vetëm tërheqja e dhjetë ligjeve.

The post Propozim-ligji për huanë nga Hungaria sot në seancë plenare appeared first on Telegrafi.

DPHM: Gushti ishte një muaj jashtëzakonisht i nxehtë, temperatura më e lartë e matur në Demir Kapi

16 September 2024 at 20:32

Muaji gusht u karakterizua si një muaj jashtëzakonisht i ngrohtë dhe mesatarisht i lagësht krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare nga viti 1991 deri në vitin 2020, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 18.2 gradë në Lazaropole deri në 28 gradë në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare të mesmuajit të gushtit, për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), temperatura e këtij viti ishte 1.8 gradë mbi mesataren shtetërore”, thonë nga DPHM.

“Temperatura maksimale më e lartë është matur më 16 gusht në Demir Kapi dhe ka arritur në 42.2 gradë. Nga data 11 deri më 18 gusht është vërejtur një valë e të nxehtit. Temperatura më e ulët gjatë muajit është matur në Berovë më 1 gusht dhe ka qenë 8.5 gradë”, thuhet në njoftimin e DPHM.

Nga atje theksojnë se në muajin gusht sasia mujore e reshjeve në vend ka lëvizur nga 10 milimetra në Manastir deri në 53 milimetra në Kriva Pallankë. Reshjet ishin nga shiu dhe breshri. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 35 milimetrash është regjistruar në Kriva Pallankë më 20 gusht.

Krahasuar me mesataren shumëvjeçare të gushtit (1991-2020), sasia e matur mujore e reshjeve ishte 30 për qind më e ulët se mesatarja shtetërore./Telegrafi/

The post DPHM: Gushti ishte një muaj jashtëzakonisht i nxehtë, temperatura më e lartë e matur në Demir Kapi appeared first on Telegrafi.

Fshihen fjalët shqipe në tabelat e magjistrales së Kërçovës

16 September 2024 at 18:45

Pas tabelës në kufirin e Bllacës në të cilën nuk figuronte gjuha shqipe, një ngjarje tjetër po ndodhë në Kërçovë në rrugën magjistrale. Në disa tabela fjalët në shqip janë shkarravitur.

Raste të tilla shihen nga stacioni autobusëve e deri në dalje të Kërçovës rrugës drejt Ohrit.

Nga ndërmarrja Publike për mbrojtjen dhe mirëmbajtjen e rrugëve regjionale dhe magjistrale thanë se do të reagojnë duke i sanuar dhe duke i kthyer në gjendjen e mëparshme, ndërsa për përgjegjësit e kësaj vepre kërkojnë veprim nga institucionet përkatëse.

Ndërkaq zëdhënësi i nga SPB-Ohër Stefan Dimovski për “TV21” tha se rasti është paraqitur dhe dokumentuar në Stacionin Policorë të Kërçovës dhe po merren masa.

 

The post Fshihen fjalët shqipe në tabelat e magjistrales së Kërçovës appeared first on Telegrafi.

Heqja e shqipes nga tabelat, kryeministri Mickoski: Pjesë e planit për destabilizimin e vendit

By: user 8
16 September 2024 at 18:50

Kryeministri i RMV Hristijan Mickoski ka deklaruar se heqja e mbishkrimeve në shqip nga tabela në pikën kufitare Bllacë është pjesë e një plani për destabilizim të vendit. Ai thekson se përgjegjësia për këtë veprim nuk i përket ndonjë institucioni të veçantë, por përbën një veprim të struktura kriminale që për vite me radhë janë pasuruar në dëm të qytetarëve. Mickoski sugjeron se këto veprime janë rezultat i panikut nga disa grupe që janë të shqetësuar për afrimin e hetimeve ndaj tyre.

“Nuk mund të identifikoj një institucion të veçantë përgjegjës për këtë, sepse nuk besoj se është një institucion i caktuar, por është pjesë e një plani për destabilizim nga struktura kriminale që kanë përfituar përmes aktiviteteve të paligjshme në kurriz të qytetarëve. Kriminelët politikë që kanë manipuluar me institucionet, kanë ndarë licenca për video-lotari të paligjshme dhe lotari online, tani janë të frikësuar pasi hetimet po i afrohen. Këta individë, të cilët ndihen të kërcënuar, përpiqen të destabilizojnë shtetin, por nuk do të kenë sukses,” u shpreh Mickoski.

Nga ana tjetër, Arben Taravari nga VLEN ka kritikuar dramatizimin e rastit, duke theksuar se heqja e mbishkrimeve në shqip ishte një manovër për të shpërqendruar opinionin nga vendimi i Gjykatës së Apelit që kishte rikthyer vulat e partisë së Taravarit. Sipas tij, një arsye tjetër për këtë defokusim ishte konferenca e njëjtës ditë ku u shpalosën parregullsi nga ish-funksionarët e BDI-së.

“Rasti është dramatizuar pa arsye. Heqja e tabelave ishte një përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga vendimi i Gjykatës së Apelit dhe nga parregullsitë që u zbuluan në konferencën për shtyp. Tabela ishte ndryshuar me urdhër të ish-drejtorit të ndërmarrjes për rrugë publike dhe tani është rikthyer në përputhje me standardet. Përsëri, tabela e re do të jetë në tri gjuhë,” tha Taravari.

Në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga opozita shqiptare, të shtunën u bë e qartë se tabelat e reja që kishin hequr mbishkrimet në shqip janë zëvendësuar sërish me ato që përfshijnë edhe gjuhën shqipe. Reagimi i opozitës dhe veprimet e ndjekshme kanë sjellë rikthimin e tabelave në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet shumëgjuhëshe.

The post Heqja e shqipes nga tabelat, kryeministri Mickoski: Pjesë e planit për destabilizimin e vendit appeared first on Lapsi.al.

Maqedonia e Veriut kthehet në “fabrikë” të fake news, DW: Po i ndihmon Inteligjenca Artificiale

By: M C
11 September 2024 at 16:49

Tetë vjet pas zbulimit se lajmet e rreme në favor të kandidatit të atëhershëm presidencial Donald Trump janë prodhuar në mënyrë digjitale në Veles të Maqedonisë së Veriut, kjo “fabrikë” për prodhimin dhe shitjen e patriotizmit amerikan është ende aktive, thotë DW.

Pavarësisht faktit se në vitet e kaluara Facebooku ka fshirë dhe bllokuar shumë faqe që u zbuluan se shpërndanin lajme të rreme, Maqedonia e Veriut është akoma në krye të listës së vendeve që krijojnë fake news.

Revista e njohur “Forbes”, në një sondazh të publikuar më 26 gusht të këtij viti, tregon se janë zbuluar 67 faqe që manipulojnë opinionin. Ato janë kryesuese në prodhimin e lajmeve për kulturën ose identitetin amerikan, edhe pse këto faqe shpesh janë të vendosura jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Më 20 gusht, këto faqe kanë pasur rreth nëntë milionë ndjekës, më shumë se Wall Street Journal ose Washington Post. Ndërsa faqet e menaxhuara nga territori i Maqedonisë së Veriut janë bindshëm në vendin e parë me 4.7 milionë ndjekës.

Në Maqedoninë e Veriut ka pasur 33 lokacione për përhapjen e lajmeve të rreme, ndërsa të tjerat ishin në vende të ndryshme si Kanadaja, Franca, Maroku, Venezuela dhe Vietnami.

Zëdhënësja e kompanisë Meta, Margarita Franklin, tha për Forbes se të gjitha faqet që shkelin rregullat e kompanisë për autenticitetin, sepse kanë deklaruar në mënyrë të rreme vendndodhjen, janë hequr nga rrjeti. “Spammer-ët” maqedonas kanë një histori të gjatë në Facebook.

Gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA të vitit 2016, adoleshentët nga Velesi përhapën lajme të rreme për miliona amerikanë në Facebook, duke bërë dhjetëra mijëra dollarë të ardhura nga reklamat. Tani inteligjenca artificiale u ka dhënë atyre mundësinë për të prodhuar një sasi të pafund lajmesh me cilësi të ulët ose informacione të rreme.

Faqet kanë filluar të përdorin imazhe të krijuara nga IA për të tërhequr përdoruesit amerikanë të Facebook dhe, të paktën në disa raste, kjo po funksionon. Postimi i javës së kaluar në faqen “American Patriots” me bazë në Kanada, shfaqi një foto të krijuar nga IA të një ushtari amerikan dhe fëmijëve të tij. Ky postim kishte 100.000 klikime dhe 35.000 komente.

The post Maqedonia e Veriut kthehet në “fabrikë” të fake news, DW: Po i ndihmon Inteligjenca Artificiale appeared first on Albeu.com.

I shpallur në kërkim nga Interpol, i riu shqiptar arrestohet në Maqedoninë e Veriut

By: M C
27 August 2024 at 22:48

Një 28 vjeçar shqiptar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas mediave vendase, i riu ishte shpallur në kërkim nga Interpol dhe ishte dënuar me burg.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Maqedonisë së Veriut, por pa specifikuar detaje shtesë rreth këtij operacioni apo akuza penale që rëndon ndaj tij.

“Në pikën kufitare Bllacë, zyrtarët policorë kanë ndaluar një 28-vjeçar nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në të dhënat operative është konstatuar se i njëjti është regjistruar me masën ‘arrest’ me kërkesë të Interpolit.

Ai është dorëzuar në stacionin policor të Kisella Vodës për veprime të mëtejshme”, kanë njoftuar nga MPB-ja maqedonase, raportojnë mediat e vendit fqinj.

The post I shpallur në kërkim nga Interpol, i riu shqiptar arrestohet në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albeu.com.

❌
❌