Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 September 2024Main stream

SHBA dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 19:53

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa shtesë në Lindjen e Mesme në përgjigje të rritjes së dhunës mes Izraelit dhe Libanit – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Uashingtoni – që ka rritur rrezikun e një lufte më të gjerë rajonale.

Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, nuk ofroi detaje se sa trupa shtesë do të dërgohen apo se çfarë detyrash do të kenë. SHBA-ja aktualisht ka afër 40.000 trupa në rajon.

“Në dritë të rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme dhe për shkak të kujdesit të shtuar, ne po dërgojmë një numër të vogël shtesë të personelit ushtarak amerikan për të rritur numrin e forcave tona që tashmë janë në rajon. Por, për arsye të sigurisë operacionale, nuk mund të komentoj apo të jap specifika”, tha Ryder.

Dislokimi i ri vjen pas sulmeve ajrore nga forcat izraelite brenda Libanit që kanë vrarë qindra persona dhe në kohën kur Izraeli po përgatitet të kryejë operacione të tjera.

Ndërkaq, Departamenti amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje amerikanëve që të largohen nga Libani, teksa rreziku për një luftë rajonale po rritet.

LEXONI GJITHASHTU:

The post SHBA dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme appeared first on Euronews Albania.

❌
❌