Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 19 September 2024Main stream

Dhuna në ndeshjen Deçani – Prizreni, Komisioni Disiplinor merr vendimet

19 September 2024 at 17:49

Ndeshja mes Deçanit dhe Prizrenit kishte degjeneruar në dhunë. Klubi i futbollit Deçani është dënuar me zhvillimin e tri ndeshjeve jashtë stadiumit të saj dhe pa praninë e shikuesve, ndërsa dënime kanë marr edhe lojtarët që janë përfshirë në zënkën që ndodhi në këtë përballje. 

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka dënuar fillimisht klubin e Deçanit për dhunën e shfaqur. 

Ndeshja për xhiron e dytë të Ligës së Dytë në mes të Deçanit dhe Prizrenit u ndërpre pak para fundit pas përleshjes mes lojtarëve në fushë e po ashtu sulmit fizik ndaj lojtarëve mysafirë nga tifozët vendas.  

“Sjelljet e tilla janë të papërshtatshme, të papranueshme dhe josportive. Kjo mund të shkaktojë dëme për imazh dhe integritetin e sportit në përgjithësi. Ky vendim është i nevojshëm për të mbrojtur integritetin dhe imazhin e sportit dhe për të zbatuar rregullat dhe normat e përgjithshme të sjelljes sportive konform akteve normative të FFK-së”, shkruan në arsyetimin e FFK-së. 

Lojtarët e përfshirë në përleshje, Donat Aliçkaj e Beqir Tolaj të Deçanit si dhe Bill Willson i Prizrenit janë dënuar me gjashtë ndeshje moslojë.

Megzon Rogova i Deçanit u suspendua me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq, të cilin e mori për shkak se kishte tërhequr për flokësh Willsonin e Prizrenit.

Klubi i futbollit Deçani është dënuar me zhvillimin e tri ndeshjeve jashtë stadiumit të saj dhe pa praninë e shikuesve. Vendimi është marrë të enjten nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës. /Telegrafi/   

 

The post Dhuna në ndeshjen Deçani – Prizreni, Komisioni Disiplinor merr vendimet appeared first on Telegrafi.

❌
❌