Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 23 September 2024Main stream

Ideja për shtetin bektashi/ Komuniteti Mysliman: Nisma, e rrezikshme!

By: user 4
23 September 2024 at 21:11

Ideja për krijimin e një shteti bektashi në rrethinat e Tiranës sipas modelit të Vatikanit mund të konsiderohej si ëndrra në diell e një kryeministri vanitoz, qw peshkon mediat ndwrkombwtare. Por një deklaratë e Komunitetit Mysliman sapo e ka shndërruar atë, në një përplasje fetare, e para nw Shqipwri qw prej shumw kohwsh.

Deklarata e Komunitetit Mysliman është e drejtpërdrejtë. Kundër idesë së Ramës për një shtet islamik, por edhe kundër deklaratave të Baba Mondit, që e përkrahu publikisht kryeministrin.

“Nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit” shkruhet në reagimin e fortë të Komunitetit Mysliman.

Duket se ne elozhet e ditëve të fundit për Urdhrin Bektashi, është ndjerë anashkalimi dhe një devijim nga hierarkia që ka ekzistuar deri tani mes institucioneve.

Në fakt, pas bisedës me kryeministrin Edi Rama, gazetari amerikan, Andrew Higgins shkruajti se qëllimi i Ramës ishte të promovonte një version tolerant të Islamit. “Ne duhet të kujdesemi për këtë thesar, që është toleranca fetare dhe që nuk duhet ta marrim kurrë si të mirëqenë” i ka thënë Rama, duke vazhduar se një mikroshtet i moderuar islamik, do të dërgonte mesazhin: “Mos lejoni që stigma e muslimanëve të përcaktojë se cilët janë muslimanët”.

Deklaratave të Ramës u shkoi pas edhe Baba Mondi, që në fillim kishte ngritur supet për ato që ishin shkruar në New York Times. (Lexo këtu)

“Urdhri Bektashi, i njohur për mesazhin e tij të paqes, tolerancës dhe harmonisë fetare, do të fitojë sovranitet të ngjashëm me Vatikanin, duke e lejuar atë të qeverisë në mënyrë autonome çështjet fetare dhe administrative. Kjo lëvizje do t’i mundësojë Urdhrit të forcojë rolin e tij në nxitjen e dialogut global ndërfetar dhe në kundërshtimin e rritjes së ekstremizmit të dhunshëm në mbarë botën” thuhej në deklaratën, që siç duket ka nxitur pakënaqësi në rrethet e myslimanëve jobektashinj.

Komuniteti Mysliman e thotë që në fillim të deklaratës se institucioni ka një rol “ombrellë” ndaj atyre që i me konotacion jopozitiv i thotë “tarikate derivate”. Termi i referohet bektashizmit.

Deri para kësaj deklarate, në ritet fetare Baba Mondi është trajtuar në një marrëdhënie të barabartë mes klerikëve të komunitetit mysliman, që kanë evituar shfaqjet e varësisë, pa diskutuar asnjëherë më parë peshën që kanë klerikët bektashi apo ata të myslimanëve suni në vendin tonë. Ndryshe nga çfarë pretenton deklarata e mëposhtme.

“Shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë. Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën ombrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate” thotë Komuniteti Mysliman.

Përveç kësaj, duke parë rolin e shpëtimtarit të harmonisë dhe bashkëjetesës fetare që i kanë dhënë Baba Mondit këto ditët e fundit, Komuniteti Mysliman e vë në dukje se “nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë. Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit”.

Shprehjet e pakënaqësisë nuk mbarojnë këtu. Në median turke Sabah është publikuar një shkrim që  e nxjerr Baba Mondin si njeri të përdorur nga izraelitët. Për të dalë në këtë përfundim, gazetarët turq shkruajnë se nuk duhet nënvlerësuar fakti se para prezantimit të idesë së shtetit bektashi, në Tiranë erdhi për një vizitë presidenti i Izraelit, Herzog, i cili u takua me Baba Mondin.

Përveç kësaj, vetë Baba Mondi thonë ata, ka lidhje me izraelitët dhe për këtë publikojnë një foto të tij me rabinin shqiptar Joel Kaplan, që pak kohë më parë udhëtoi në Gaza për të luftuar.

Foto e Baba Mondit me rabinin Joel Kaplan, e publikuar nga mediat turke
Foto e Baba Mondit me rabinin Joel Kaplan, e publikuar nga mediat turke

Mediat turke aludojnë më tej, se ka një lidhje të Baba Mondit me Sorosin, ndërsa shtojnë se nuk bëhet fjalë për një shtet të modelit të Vatikanit, por një organizim si FETO në Turqi.

“Bien në sy lidhjet e dervishit bektashi Edmond Brahimaj, i njohur si “Baba Mondi”, i cili do të bëhet kreu i shtetit, me Izraelin dhe Sorosin. Kjo situatë forcon pretendimet se shteti do të krijohet me një strukturë të stilit FETO, jo me stilin e Vatikanit”, vijon artikulli i mediave turke.

Pas gjithë këtyre reagimeve që ka provokuar deklarata e Ramës për New York Times duhet thënë se është ironike se si u prezantua idenë për një shtet bektashi,. Rama folur se projekti do të realizohet në emër të harmonisë dhe të bashkëjetesës fetare, por nga sa duket po cënon pikërisht këto vlera, që prej kohësh, shqiptarët mburren se i kanë vënë në gjumë./Lapsi.al

Deklarata e plotë e komunitetit mysliman

Nisur nga interesi i lartë i besimtarëve, mediave, dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë deklarohet sa më poshtë vijon:

Komuniteti Myliman i Shqipërisë është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri.
Feja jonë ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilat janë:

1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,
2-Tradita Profetike,
3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Në këtë kontekst, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë.

Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate.

Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve myslimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare.

Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend.

Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë.

Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë Rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vjetësh.

Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilitdo tarikati, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim.

Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çëshjte dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.

The post Ideja për shtetin bektashi/ Komuniteti Mysliman: Nisma, e rrezikshme! appeared first on Lapsi.al.

“Nismë e pakonsultuar”, Komuniteti Mysliman kundër planit të “Shtetit Bektashi”

By: Fia Nelaj
23 September 2024 at 19:27

Nisur nga interesi i lartë i besimtarëve, mediave, dhe opinionit publik, lidhur me hapjen e diskutimit për themelimin e “Sovranitetit të Urdhërit Bektashi” në Tiranë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka shprehur mosdakordësi për këtë plan në një deklaratë, e cila vijon si më poshtë:

“Komuniteti Myliman i Shqipërisë është përfaqësuesi i vetëm dhe zyrtar i fesë Islame në Shqipëri.

Feja jonë ka tre komponentë themelorë mbi të cilët ushtron veprimtarinë e saj në Republikën e Shqipërisë për mbi një shekull, të cilat janë:

1-Kurani Famëlartë, fjala e Zotit të Gjithësisë,
2-Tradita Profetike,
3-Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Në këtë kontekst, ne shprehim shqetësimin tonë lidhur me deklaratat publike ku flitet për “Islam modern” apo “Islam shqiptar” apo edhe për shtet Islam brenda republikës tonë.

Këto terma nuk kanë asnjë lidhje me Islamin si fe, e cila është fe universale dhe bazohet mbi Kuranin dhe Traditën Profetike dhe respekton kushtetutat e ligjet në çdo vend ku bën pjesë.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është institucioni nën obrellën e të cilit kanë qenë dhe do të vijojnë të jenë të përfaqësuara të gjitha tarikatet derivate.

Ky ka qenë edhe qëllimi i dijetarëve myslimanë të cilët kanë punuar për një Shqipëri të pavarur, laike dhe multi fetare.

Komuniteti Mysliman është mazhoritar në Republikën e Shqipërisë dhe një ndër kontribuesit kryesor të dialogut e harmonisë fetare në vend.

Ky komunitet nuk e ka cilësuar kurrë harmoninë e dialogun si “domain” të tijin, pasi kjo vlerë e jashtëzakonshme që ekziston në vendin tonë është kontribut i secilit dhe i të gjithëve bashkë.

Në këtë kuptim, vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit.

Të gjitha fetë abrahamike në thelbin e tyre kanë si qëllim t’i shërbejnë Rrugës së Zotit dhe të japin kontributin e tyre në shoqëri, siç bëjnë prej mijëra vjetësh.

Kjo nismë për të cilën jemi njohur përmes medias është e pakonsultuar me komunitetet fetare, të cilat për të tilla raste kanë ngritur edhe një institucion të veçantë, të lavdëruar nga të gjitha vendet Perëndimore, siç është Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë.

Sa më lart sqaruam, ne sigurojmë besimtarët myslimanë në Republikën e Shqipërisë se do t’i përfaqësojmë ata dhe çdo besimtar të cilitdo tarikati, ashtu siç kemi bërë deri më sot, edhe në vijim.

Ne do të vijojmë ta ndjekim me vëmendje këtë çëshjte dhe do të ndërmarrim hapat e nevojshme konform Kushtetutës dhe ligjeve të vendit tonë.”

LEXONI GJITHASHTU:

The post “Nismë e pakonsultuar”, Komuniteti Mysliman kundër planit të “Shtetit Bektashi” appeared first on Euronews Albania.

❌
❌