Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 22 September 2024Main stream

Transformimi/ Imane Khelif pritet si divë në Javën e Modës në Milano

By: user 6
22 September 2024 at 20:16

Këmishë e verdhë, pantallona lëkure të zeza, flokë me xhel dhe aksesorë floriri. Imane Khelif, fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike Paris 2024, u shfaq plot shkëlqim, si një divë e vërtetë, në Javën e Modës në Milano.

Kampionia e boksit ishte e ftuar në shfaqjen e Bottega Veneta dhe pranë saj ishin ulur disa persona të famshëm, mes të cilëve edhe aktorja hollivudiane, Julianne Moore.

Imane Khelif alla sfilata di Bottega Veneta alla Fashion Week di Milano: le  immagini | Corriere.it

Imane u prit si yll nga fansa: autografe për të gjithë dhe buzëqeshje të mëdha. Të njëjtat ajo i ka treguar edhe në postimet dhe videot e saj të publikuara në Tik Tok dhe Instagram me të mbërritur në kryeqytetin e modës.

Imane Khelif sbarca a Milano (sulle note di Toto Cotugno). Sfilerà alla  Fashion Week? - Open

Gjatë përvojës në Olimpiadë, boksierja algjeriane ishte në qendër të një sensacioni mediatik ndërkombëtar që e vuri në provë. Ajo ishte “akuzuar” nga eksponentë të ndryshëm të botës së sportit dhe politikës për shkelje të rregullave për të përfituar, (sidomos) në ndeshjen me atleten italiane Angela Carini në fazën e 16-ave të peshës së lehtë për femra në Lojërat e Parisit.

Imane Khelif a Milano per la Fashion Week: i fan cantano alla campionessa  di pugliato "Sei bellissima"

Disa politikanë italianë e identifikuan Khelif si një “grua trans”, duke përhapur lajmin e rremë se asaj i ishte përcaktuar seksi mashkull në lindje dhe më pas kishte kaluar në tranzicion. Më pas pati shumë lajme kontradiktore dhe polemika për kampionen.

Imane Khelif, megjithatë, asnjëherë nuk e ka përcaktuar veten si interseks. Në fakt, atletja e lindur në vitin 1999 ka konkurruar gjithmonë në garat e femrave dhe gjithmonë e ka identifikuar veten si femër, siç duket edhe nga dokumentet e saj të lindjes.

Dhe, siç pranoi edhe presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach, “Imane është një grua dhe ka garuar për 6 vjet në nivel ndërkombëtar”. ©LAPSI.al

Imane Khelif alla sfilata di Bottega Veneta alla Fashion Week di Milano: le  immagini | Corriere.it

The post Transformimi/ Imane Khelif pritet si divë në Javën e Modës në Milano appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Lojërat Olimpike u shoqëruan me gjuhë urrejtjeje online kundër personave LGBTQ+

By: BIRN
13 August 2024 at 12:12

Dy javë ngjarje sportive të nivelit të lartë në Lojërat Olimpike të Parisit sollën shumë momente gëzimi dhe dhimbje, por Lojërat e 2024 u njollosen gjithashtu nga incidente të shumta të gjuhës së urrejtjes në internet kundër pakicave, si dhe nga një sërë mosmarrëveshjesh fetare dhe kombëtare në rrjetet sociale. Hulumtimi nga ekipi i monitoruesve […]

The post Lojërat Olimpike u shoqëruan me gjuhë urrejtjeje online kundër personave LGBTQ+ appeared first on Reporter.al.

❌
❌