Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 1 October 2024Main stream

Basha në KiE: Të vihen para përgjegjësisë autorët e sulmit terrorist në Banjskë

By: fra nc
1 October 2024 at 13:24

Në Strasburg, gjatë punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Lulzim Basha, mbajti fjalën në emër të grupit parlamentar të EPP.

Basha foli në lidhje me sfidat me të cilat përballet Europa si pasojë e konflikteve, si lufta në Ukrainë dhe kriza në Lindje të Mesme.

Ai shfrytëzoi rastin për të sjellë në vëmendje situatën në Ballkan, ku liderët autoritarë mund të shfrytëzojnë tensionet rajonale. Basha bëri thirrje për vënien para drejtësisë të terroristëve që shkaktuan Banjskën një vit më parë dhe domosdoshmërinë për të mbajtur përgjegjës frymëzuesit dhe organizatorët që gjenden në Beograd.

Fjala e plotë e Bashës:

Dëshiroj ta nis duke përgëzuar presidentin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Europën, si raportuesin për këtë raport progres të periudhës nga qershori deri tani, por gjithashtu dua të kërkoj vëmendjen e Asamblesë lidhur me hapat që janë marrë nga Asambleja, por që ende nuk janë ndërmarrë nga Komiteti i Ministrave.

Lufta në Ukrainë vazhdon të zhvillohet me egërsi. Tmerr i papërshkrueshëm, sulme ndaj civilëve dhe fëmijëve, sulme ndaj spitalit të fëmijëve në Kiev, dhe krime të tjera lufte vazhdojnë të ndodhin.

Kjo Asamble ka qenë në ballë të propozimit të masave proporcionale për të trajtuar agresionin e paprovokuar të Rusisë.

Krijimi i tribunalit ndërkombëtar për krimin e agresionit është një nga këto masa. Ne të gjithë duam dhe shpresojmë të ketë progres në këtë drejtim përpara se të jetë tepër vonë.

Çështje e rëndësishme është edhe mekanizmi i kompensimit, i cili do të mundësojë që qindra miliarda asete ruse, asete të Federatës Ruse, të ngrira në Europë dhe kudo tjetër, të konfiskohen dhe të transferohen në Ukrainë. Pa dyshim, kjo masë është proporcionale dhe e vonuar, veçanërisht duke marrë parasysh përshkallëzimin nga Rusia të krimeve dhe shkatërrimit në Ukrainë dhe retorikën e Rusisë. Ndërkohë që Putin kërcënon me armë bërthamore, ne duhet të përgjigjemi me vendosmëri. Prandaj, uroj që Komiteti i Ministrave të mos vonojë marrjen parasysh të këtij propozimi unanim, të kësaj rezolute unanime dhe të kësaj rekomandimi unanim.

Bota po përballet gjithashtu me një konflikt tjetër që po përshkallëzohet në Lindjen e Mesme. Kemi parë të pafajshëm izraelitë, palestinezë dhe tani libanezë që janë vrarë në këtë konflikt. Rreziku që më shumë civilë të dëmtohen rritet nga dita në ditë. Diplomacia duhet të mbizotërojë mbi armët dhe një zgjidhje paqësore mbi terrorin dhe agresionin. Në të njëjtën kohë, e njohim realitetin fatkeq që konfliktet shpesh prekin civilët e pafajshëm. Ndërsa Izraeli, si çdo demokraci tjetër, tregon kujdes të madh për të minimizuar dëmin ndaj joluftëtarëve, është thelbësore të kujtojmë që fajtorët e vërtetë janë organizatat terroriste që përdorin civilët si mburoja dhe shfrytëzojnë kaosin që krijojnë.

Fokusi ynë duhet të mbetet në mbështetjen e të drejtës së Izraelit për t’u mbrojtur, duke kërkuar njëkohësisht të parandalohet humbja e jetëve të pafajshme të shkaktuara nga veprimet e këtyre grupeve ekstremiste.

Këto konflikte kanë ndikim në secilin prej vendeve tona. Në Ballkan, autokratët po përpiqen të përfitojnë nga situata për të shkatërruar më tej sundimin e ligjit dhe për të ringjallur konfliktet e vjetra.

Ka kaluar më shumë se një vit që nga sulmi terrorist në Banjskë. Ka kaluar më shumë se një vit që një prej kolegëve tanë, z. Knut Abraham, ka paraqitur një propozim të nënshkruar nga një numër i mjaftueshëm anëtarësh të kësaj Asambleje për një hetim të këtij akti.

Prandaj, i bëj thirrje Asamblesë të vazhdojë pa vonesë edhe në këtë drejtim.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Basha në KiE: Të vihen para përgjegjësisë autorët e sulmit terrorist në Banjskë appeared first on Euronews Albania.

Yesterday — 30 September 2024Main stream

Basha flet në KiE për burgosjen e Salianjit: E arrestuan edhe pse vëllai i ish-ministrit rezultoi të ishte i dënuar

By: V K
30 September 2024 at 14:01

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha, ka marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Popullore Europiane në Këshillin e Europës, ku kishin takim me sekretaren e Komisionit të Venecias.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha bën me dije se ky takim i ka dhënë mundësinë të shtroja për diskutim disa çështje të rëndësishme, mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Basha thotë se nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetitErvin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe Këshillit të Europës.

Postimi i Bashës:

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Popullore Europiane, në Këshillin e Europës. Seanca me Sekretaren e Komisionit të Venecias në këtë takim më dha mundësinë të shtroja për diskutim disa çështje të rëndësishme mbi gjendjen e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si bazament i demokracisë dhe zhvillimit të vendit.

Nevoja për të çuar përpara vettingun në politikë, të bllokuar nga mazhoranca por i mbështetur në parim nga Komisioni i Venecias; kriza kushtetuese e nxitur nga mosrespektimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Xhaçka, si dhe arrestimi i deputetit të opozitës Ervin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë, ndërkohë që vëllai i ish-ministrit Xhafaj rezultoi të ishte i dënuar dhe vetë ministri subjekt i ligjit anti-mafia, janë çështje që meritojnë vëmendjen e Komisionit të Venecias dhe KiE, për forcuar përpjekjet e përbashkëta në lidhje me sfidat me të cilat përballen shteti i së drejtës, sundimi i ligjit dhe demokracia funksionale në Shqipëri.

The post Basha flet në KiE për burgosjen e Salianjit: E arrestuan edhe pse vëllai i ish-ministrit rezultoi të ishte i dënuar appeared first on Albeu.com.

❌
❌